• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MIRENJOHJE DHE NDERIM NGA VATRA

June 13, 2022 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, me rastin e 110 vjetorit të themelimit të saj falenderon të gjithe pjesemarresit ne Konferencen Shkencore Nderkombetare me temë:

“VATRA” – 110 VJET NË SHËRBIM TË ATDHEUT DHE KOMBIT SHQIPTAR”.

Nderim, mirenjohje dhe respekt te veçante per kumtuesit:

1. DalipGreca (kumtesa u lexua nga Nazo Veliu)

Marrëdhëniet e “Vatrës” me Mbretin dhe Legalistët, sipërpjekje për të shpëtuar Shqipërinë nga komunizmi

2. Dr. Paulin Marku

Veprimtaria e Komisionit Organizativpër bashkimin e shoqërive shqiptare në SHBA dhe krijimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

3. Prof. asoc. dr. Jonela Spaho (Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan Noli” Korçë)

Roli dhe kontributi i Kristo Floqit si bashkëthemelues i “Vatrës” dhe editor i gazetës “Dielli”

4. Prof. asoc. dr. Ledia Dushku (Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë)

Nga suazat perandorake te pavarësia: Shpërthimi i Luftës sëParë Ballkanike dhe qëndrimi i “Vatrës”

5. Prof. ass. dr. Fitim Rifati (Instituti i Historisë – Prishtinë)

“Vatra” mbi çështjen e Kosovës gjatë Luftës së Parë Botërore – një përpjekje sensibilizuese për rishikimin e kufijve etnikë shqiptarë

6. Dr. Naim Musliu

“Vatra” në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920)

7. Prof. dr. Fatmira Rama( Departamenti i Historisë, Fakulteti Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës)

Kontributi i Thoma Nassit në lëvizjen kulturore e kombëtare të“Vatres”

8. Akademik, prof. dr. Beqir Meta (Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë)

“Vatra” dhe Ahmet Zogu-një marrëdhënie me lëkundje të mëdha

9. Prof. dr. Muharrem Dezhgiu(Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë) (Kumtesa u lexua nga Kerol Kaskaviqi)

“Vatra” dhe Shqipëria gjatë Luftës II-të Botërore

10. Prof. dr. Hamit Kaba (Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë)

“Vatra” dhe “Shqipëria e Lirë”- Zëra shqiptarë përtej Adriatikut, 1941-1944

11. Fran Shkreli

“Vatra” dhe festimet kastriotjane me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

12. Dr. Hasan Bello (Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë)

Marrëdhëniet e Fan Nolit me Enver Hoxhën dhe regjimin komunist

13. Dr. Erjon Dervishi

“Vatra” dhe Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë përballë presionit grek (1945-1950)

14. Dr. Sokol Paja

“Vatra” në dosjet e sigurimit të shtetit në vitet 60 -70-të

15. Idriz Lamaj

Petro Kolonja – Veprimtar i shqiptarizmës (1897 – 1991) (Kumtesa u lexua nga PhD Can. Haris Vongli)

16. Prof. dr. Ines Angeli Murzaku (Seton Hall University, New Jersey, USA)

“Vatra”- the hearth and heart of Albaniandom. Vatra’s Role in the Establishment of the Albanian Orthodox Church

17. Zef Ujkaj

Roli i “Vatrës” ndaj demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, pasqyruar në gazetën “Dielli”

18. Dr. Sylë Ukshini

Roli i diasporës shqiptare dhe i“Vatrës“në SHBA për kauzën e Kosovës në vitet 90-të

19. Prof. asoc. dr. Besim Muhadri(Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Kosovë)

“Arshi Pipa- Lidhjet e tij me “Vatrën” dhe zhvillimi i krijimtarisë letrare e shkencore në Amerikë”

20. Agron Alibali (LL. M. Senior Fellow, Universiteti i Massachusetts-it, Boston)

Veprimtaria lobuese e “Vatrës” së kryesuar nga Agim Karagjozi në kapërcyell të mijëvjeçarit tonë.

VATRA i shpreh mirenjohje te thelle posaçerisht Bordit organizues të Konferencës Shkencore Nderkombetare:

• Dr. Paulin Marku (kryetar)

• Dr. Iris Halili (anëtare)

• Dr. Pashko Camaj (anëtar)

• Dr. Elton Mara (anëtar)

• Dr. Sokol Paja (anëtar)

• Msc. Marjana Zeneli Bulku (anëtare).

Filed Under: Opinion Tagged With: Vatra

PROGRAMI I KONFERENCËS SHKENCORE NDËRKOMBËTARE: “VATRA” – 110 VJET NË SHËRBIM TË ATDHEUT DHE KOMBIT SHQIPTAR

June 9, 2022 by s p

PROGRAMI I KONFERENCËS SHKENCORE NDËRKOMBËTARE:

Filed Under: Opinion Tagged With: Vatra

Pritje spektakolare për Kryeministrin Albin Kurti në Vatër

May 21, 2022 by s p

Sokol Paja/

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA i rezervoi një pritje spektakolare Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Albin Kurti. Përfaqësuesit më në zë e dinjitozë të komunitetit shqiptar në New York e shtetet përreth, vatranë, veprimtarë, media e të ftuar zhvilluan një takim mbresëlënës me Kryeministër Kurtin i cili u shpreh i mahnitur nga pritja madhështore në Vatër. Nën prezantimin e Dr. Pashko Camaj, kryetari i Vatrës Elmi Berisha në fjalën e mirëseardhjes theksoi dhe shpalosi rolin e Vatrës në histori dhe proceset ku Vatra ka pasur një ndihmesë përcaktuese në formimin, ruajtjen dhe forcimin e themeleve të shtetit shqiptar. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shoqërohej në Vatër nga Ministri i Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi, Zv.Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi, Ambasadori i Kosovës në Uashington Ilir Dugolli, Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Luan Dalipi, Konsulli i Kosovës në New York Lulzim Krasniqi dhe ekipi i diplomatëve e stafit mbështetës. Në fjalën e tij para komunitetit shqiptar në Vatër, Kryeministri Albin Kurti ndër të tjera tha: ” Këtu është shtëpia ku u vu harta e rrugës që hapi rilindasi i madh, më i riu prej tyre Noli bashkë me Faik Konicën i ndihmuar nga patriot bashkë me të gjitha organizatat e shqiptarëve që veprojnë këtu. Tani e 110 vjet, Vatra juaj, Vatra jonë, e paraprirë nga Dielli e Kombi i dhanë shqiptarëve këtu e veçanërisht në trevat e tyre, vrullin dhe organizimin për liri deri në pavarësi. E njëjta, si rrallë ndonjë organizim tjetër, jehon ende nga arritjet madhështore që janë mbrritur nga ky organizim. Këtë e kemi edhe 113 vjetorin e Diellit, gazetës tonë më të parë, si në ditar e kemi të shkruar të gjithë historinë politike të para pavarësisë së 12_tës, organizimin deri tek arka e shtetit të ri. Veçanërisht në 10 deri 15 vitet e para të krijimit të shtetit shqiptarë, Vatra e shpëtoi, e ndërtoi dhe anëtarësoi shtetin e ri të kërcënuar ngado, mes kombeve si të barabarta, dhe ja siguroi mbështetjen më të lartë ndonjëherë deri në atë kohë, për të drejtën për vetëvendosje të kombit shqiptar. Vatra është në themel të deklarates monumentale të presidentit amerikan Woodrow Wilson, e miqësoi përjetësisht Shqiptarinë e Amerikën dhe e vendosi në nivelin më të lartë cilësinë e kësaj marrëdhënie falë dijes, patriotizmit ekselent, ndershmërisë dhe këmbënguljes së pathyeshme përballë drejtuesve politik e përfaqësueve diplomatikë. Sot Republika e Pavarur e Kosovës e ka pak a shumë moshën e Shqipërisë së asaj kohe. Në arkivin tuaj të vyer dallohet më së miri se çka do të thotë organizimi i këtij lloji dhe ndihma rrëzëllonjëse për ta forcuar Shqiperinë ndërkombtarisht. Sot në këtë vit jubilar të 110 vjetorit të Vatrës, kushdo prej nesh, kudo që ndodhet, ja uron ditën e themelimit dhe jetë të gjatë sa të jetë kombi, për hir të historisë, për hir të nëvojave të mëdha për organizim dhe bashkërendim, për hir të shqiptarëve dhe veçanërisht për hir të Kosovës aktualisht. Natyrshëm jo vetëm unë por kushdo që e njeh veprimtarinë, shpreson dhe beson në forcën, aftësinë e bujarinë tuaj vatranë të nderuar” tha ndër të tjera Kryeministri Kurti. Nën kujdesin e posaçëm të Kryetarit Elmi Berisha, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA me rastin e 110 vjetorit të krijimit të saj nderoi me Mirënjohje Kryeministrin Albin Kurti me motivacion: “Për përfaqësimin dinjitoz shtetëror e kombëtar, për punën e shkëlqyer, kontributin e reformat e thella në shtetin e Kosovës, në ndërtimin e një imazhi të bukur e të fortë, forcimin e jetës pluraliste e Institucionale, Sigurisë Kombëtare dhe Promovimin e Integrimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”. Kryeministri Kurti zhvilloi një bashkëbisedim intensiv dhe shumë interaktiv me komunitetin ku u vu theksi te zhvillimi ekonomik, shteti ligjor, zbatimi i ligjit dhe forcimi i miqësisë me Amerikën. Vatra i shpreh mirënjohjen e veçantë Kryeministrit Kurti për respektin e treguar dhe seriozitetin e një vizite ndër më të suksesshmet në dekadën e fundit në Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA.

Filed Under: Featured Tagged With: Albin Kurti, elmi bersha, Sokol Paja, Vatra

U MBAJT NË KISHËN ZOJA E SHKODRËS NË NEW YORK, SIMPOZIUMI: “25 VJET PA SHËN TEREZËN”

May 5, 2022 by s p

Sokol Paja/

Në Qendrën Kulturore NënaTereza pranë Kishës Zoja e Shkodrës në NeW York u mbajt një Simpozium kushtuar 25 vjetorit të ndarjes nga jeta të Shën Terezës. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës-Vatra, Gazeta Illyria, Qëndra Kulturore Nënë Tereza mikpritën dhjetëra besimtarë, media, aktivistë, veprimtarë, drejtues organizatash e shoqatash shqiptare në New York e më gjerë në një mbrëmje përkujtimi ndaj shenjtores shqiptare Shën Tereza. Nën prezantimin dinjitoz të Dr. Pashko Camaj, Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Kishës, referuesit paraqitën fakte nga jeta dhe veprimtaria e Nënë Terezës dhe ndjesi e përkujtime nga takimet personale me Shën Terezën. Në ligjeratën hapëse Dom Pjetër Popaj rrëfeu takimin me Nënë Terezën e Imzot Rrok Mirditën në kohën që sapo ishte shuguruar meshtar. “Zoti e zgjodhi Nënë Terezën për mbarë njerëzimin. Zoti e zgjodhi dritë për njerëzimin. Duke i shërbyer Zotit dhe njëri-tjetrit sidomos njerëzve në nevojë” citoi ndër të tjera Famullitari Popaj. Dom Lush Gjergji në kumtesën e tij u ndal te prezantimi i librit kushtuar Nënë Terezës “E kam në zemër popullin tem shqiptar” libër në gjuhën angleze që përmban me detaje 5 vizitat e Nënë Terezës në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, 7 intervista ekskluzive të Nënë Terezës dhe ndjesitë personale se çfarë ka parë e çfarë ka dëgjuar nga Nënë Tereza Don Lush Gjergji. Librin e parë ia dhuroi Dom Pjetër Popajt dhe e falenderoi për punën  e jashtëzakonshme si Kryebari i grigjës së Zotit në New York e më gjërë. Dom Lush Gjergji referoi për Shën Jeronimin Ilir dhe rëndësinë e tij si dijetar, përkthyes, biblicist etj. Vehbi Bajrami u shpreh në ligjeratën e tij se libri “E kam në zemër popullin tem shqiptar” përfshin veprimtarinë e shenjtores shqiptare, shpirtin, mendjen dhe lidhjen e Nënë Terezës me popullin shqiptar dhe marrëdhënien e ngrohtë me shqiptarët e Amerikës. Z.Bajrami shpjegoi dhe takimet e Nënë Terezës në Bronx dhe objekte të kultit fetar në New York. Gjithashtu z.Bajrami shpjegoi se vëllezërit Gojçaj ndërtuan statujën e pare të Nënë Terezës në Sukryq në Tuz, shtatorja e dytë është ndertuar në Prishtinë, e treta në New York, Detroit etj. Tonin Mirakaj rrëfeu për të gjithë pjesëmarrësit takimin e ngrohtë me Nënë Terezën në New York, përjetimet dhe emocionet e jashtëzakonshme që përshkroi nga takimi me Shën Terezën. Kryetari i Vatrës Elmi Berisha në referatin e tij “Energjia hyjnore e Nënë Terezës dhe ndikimi te shqiptarët” u ndal te figura e Nënë Terezës si nënë e mbarë botës. “Kombi shqiptar vuri dritë në themelet e qytetërimit perëndimor. Ne i dhamë botës një shenjtore universale, rrezatuese, frymëzuese, krijuese. Ajo la testament për mbarë njerëzimin. Nënë Tereza i dha shkëlqim dhe krenari kombit shqiptar dhe Kishës Katolike në mbarë botën” u shpreh ndër të tjera z.Berisha. Marash Nucullaj paraqiti detaje nga lamtumira e fundit të Nënë Terezës në Indi dhe bisedat më zëvendësen e Nënë Terezës motër Nimalla për lutjet që Nënë Tereza i bënte për popullin e kombin shqiptar. Anton Raja falenderoi pjesëmarrësit dhe sponsorizuesit e dakës së Simpoziumit: Kujtim Funiqi, Pjetër Palushaj, Petrit Grishaj, Prena Bujaj dhe stafin ndihmës të Kishës që punuan me përkushtim që ky simpozium të mbesë i pa harruar në kujtesën e  gjithë të pranishmëve.

Filed Under: Featured Tagged With: Nene Tereza, Sokol Paja, Vatra

110 VJETORI I VATRËS, JEPEN DONACIONET E PARA

May 5, 2022 by s p

Me rastin e 110 vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, vatranët fisnikë dhanë donacionet e para si garanci ekonomike dhe patriotike për një organizim model të kremtimi të Darkës solemne dhe Konferencës Shkencore Ndërkombëtare. Kryetari i Këshillit të Vatrës Kolec Ndoja dhuroi 2 mijë dollarë, Kryetari i Vatrës Elmi Berisha dhuroi 1 mijë dollarë, Nënkryetari i Vatrës Alfons Grishaj dhuroi 1 mijë dollarë, Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Vatrës Dr. Pashko Camaj dhuroi 1 mijë dollarë, Anëtari i Kryesisë Mondi Rakaj dhuroi 1 mijë dollarë, Sekretarja e Vatrës Nazo Veliu dhuroi 500 dollarë, Presidenti i Nderit të Vatrës Agim Rexhaj 500 usd. Dje më 4 maj Komisioni i Organizimit të Festës (Darkës Solemne) të 110 vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA u mblodh në Selinë e Vatrës për të raportuar mbi planin organizativ të masave për mbarëvajtjen e procesit përgatitor. Komisioni i Organizimit të Darkës Solemne për 110 vjetorin e Vatrës përbëhet nga Besim Malota- Kryetar, Nazo Veliu, Mondi Rakaj, Bashkim Musabelliu, Anton Raja, Agustin Mirakaj, Tasim Ruko – Anëtarë. Kryesia e Vatrës në mbledhjen e fundit të datës 26 Prill 2022 autorizoi z.Besim Malota që të shtojë anëtarë të rinj dhe ekip me të rinj e të reja për një organizim energjik e dinjitoz të festës Gala. Ekipit përgatitor dje iu shtuan vatranë Paulin Mrnaçaj, Gëzim Nika, Drita Vushaj, Ylli Dosku, Angjelina Nika. Mbledhja e radhës u la në selinë e Vatrës më 18 maj në orën 2 pm, për ata që nuk mund të marrin pjesë fizikisht takimi mundësohet në zoom. Kërkohet pjesëmarrje dhe angazhim serioz për të përmbushur një angazhim patriotik e vatran për të dalë faqebardhë në festën e Vatrës së të gjithë shqiptarëve.

Vatra fton të gjithë bizneset shqiptare dhe patriotët shqiptarë që ti bashkohen festës së Vatrës jo vetëm me prezencën e tyre, por edhe me fisnikërinë e tyre të dëshmuar me anë të donacioneve me këtë rast.

Konferenca Shkencore Nderkombetare organizohet ditën e Dielë, 12 Qershor 2022, Ora 1: 00 PM, Adresa: “Illyria Community and Wellness Center at Jacobi Hospital -1400 Pelham Parkway South, Rotunda (Next to Building 4), Bronx, NY 10461,”  (Salla e Amfiteatrit). 

Darka solemne do të organizohet ditën e Dielë, 12 Qershor 2022, Ora 7: 00 PM, Adresa:  Villa Barone Manor, 737 Throggs Neck Expy, Bronx, NY 10465.

Hyja për publikun për të marrë pjesë si dëgjues në Konferencën Shkencore Nderkombetare është falas.

Pjesëmarrja në Darkën Solemne kushton 150 usd për person, me të gjitha të përfshira. Një tavolinë ka në përbërje 10-12 persona.

Për çdo informacion personat përgjegjës të kontaktit janë: Besim Malota cel: 917 418 3392 dhe Anton Raja cel: 646 594 4747.

Filed Under: Opinion Tagged With: 110 vjetori i vatres, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT