
Nga Sokol PAJA-
Shqipëria po rrëshket drejtë një autoritarizmi ekstrem. Ndryshimet e njëanshme kushtetuese, votimi i njëanshëm në kundërshtim me frymën ligjore, kushtetuese, politike, faktorin ndërkombëtar dhe marrëveshjen e 5 qershorit të Kodit Zgjedhor, ka minuar çdo progres të arritur me ndërmjetësimin e SHBA dhe faktorit politik e diplomatik europian. Përbindëshi politik në ikje, Edi Rama, kryeministri më i keq në historinë e Shqipërisë në tranzicion, së fundmi ka shkatërruar një progres të brishtë politik të arritur mes pushtetit absolut totalitar Ramist dhe opozitës reale jashtë institucioneve. Shqipëria varfërohet çdo ditë politikisht, intelektualisht, ekonomikisht e kulturalisht. Largimi i Edi Ramës nevojë emergjente kombëtarë dhe detyrë e shenjtë patriotike. Shërbimi më fantastik që u bëjmë brezave tanë. Rama dhe sekti i betonit dhunoi institucionet e trashëgimisë kulturore. Rama në dy mandate u shfaq në infinit si dhunues i Kushtetutës dhe ligjeve. Rama dhe rilindja janë pushtues barbar i të gjitha institucioneve të varura e të pavarura. Rama ka vrarë shpresën dhe bindjen se Shqipëria bëhet.
Rama është shkaktar kryesor e shpopullimit të Shqipërisë. Keqqeverisja e Ramës ishte një genocid ekonomik mbi të varfrit në Shqipëri. Rama është fajtor direkt për mjerimin dhe varfërimin e popullit shqiptar. Rama në dy mandate u shfaq brutal në qeverisje, dhunues në menaxhim, shkatërrimtar i të ardhmes se brezave të tërë. Edhe pse KLSH ka denoncuar miliarda lek abuzime prej pushtetit rilindas, sekti qeveris i qetë. Rama me çuna problematikë vjedh zgjedhje, fonde publike, institucione, dekrete, vjedh ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve. Sekti Ramarilindja i ngjan një përbindshi gjigand që dhunon, kafshon e shkatërron gjithçka që i del përpara. Shqipërinë në këto dy mandate e drejtuan funksionarë të lartë publik të lidhur me krimin e trafiqet, me nxjerrjen e sekreteve hetimore, me dhunimin e shkeljen e të drejtave të njeriut dhe qasja diktatoriale e shkallmuese në raport me ligjin, dominoi për dy mandate. Në përballje me katastrofën politike Ramarilindja, Opozita duhet të ketë frymë të fuqishme, ekip përfaqësues, skuadër të bashkuar. Opozita duhet të ngjallë shpresë dhe besim te qytetarët. Opozita duhet të hapet, të promovojë vlera, personalitete, jo individë politik ngatërrestarë që skanë çi japin më publikut. Opozitës i duhet rigjenerim, forca të reja, energji e re, motiv i ri, frymëzim i ri. Opozitës i duhet një program real i prekshëm gjithë përfaqësues. Federata Panshqiptare Vatra duhet të luajë rolin e saj shekullor, patriotik e atdhetar duke dhënë kontribut real për të ardhmen e zhvillimin e Shqipërisë, Kosovës e viseve të tjera shqiptare në Ballkan. Për specifikat sinjifikative, aspektin historik, ndjeshmëritë e komunitetit Vatranë, takimi i lidershipit të Vatrës me ministrin e diktaturës Ruçi ishte një shëmti e pakuptimtë. Një autogol fatal. Takim me Ruçin do të thotë takim me komunizmin. Takim me diktaturën. Takim me një kriminel përgjegjës direkt për vrasjet e studentëve të dhjetorit 90 në Shkodër dhe vrasjet e të rinjve shqiptarë në kufi teksa arratiseshin prej ferrit komunist. Nëse Amerika sot e lufton me çdo mjet komunizmin, nuk mundet Vatra kurrësesi të shkojë në Shqipëri dhe të nderojë komunistët Ruçi dhe eskortën e tij. Vatra nuk duhet kurrë të kërkojë bashkëpunimin e komunistëve por të shqiptarëve patriot që duan atdheun e tyre mbi gjithçka. Sa herë Atdheu ka qenë në rrezik, Vatra e ka sakrifikuar gjënë e jetën në shërbim të kombit. Sot më shumë se kurrë Vatra ka nevojë për një axhendë afatgjatë patriotike. Vatra asesi nuk mund të bëhet dekor i një qeverie komuniste në ikje por faktor dhe kontribuese reale e një Shqipërie që lulëzon e përparon. Sot Shqipëria më shumë se kurrë ka nevojë për çdo shqiptar që të bashkohet kundër frontit të së keqes me emrin Rilindje. Një Shqipëri pa Edi Ramën dhe sektin e tij rilindas është bekimi më i madh për Shqipërinë e viteve që vijnë.