Një lajm i gëzuar na vjen nga Chikago. Vogëlushja shqiptaro-amerikane Liza Dema fitoi vendin e pare në garat e gjimnastikës që u zhvilluan këtë javë në “Chicago Park District.” Natyrisht cdo sukses i fëmijëve shqiptarë, kudo që ndodhen, në cdo akktivitet ose sport na gëzon të gjithëve. Ndaj le ti përcjellim Urimet më të mira gjimnastes së vogël Liza dhe suksese të mëtutjeshme ne sportin e bukur të gjimnastikës. {Sh.K}.