• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË VEPRIM SHQIPTARIE NGA IDEALISTET

July 20, 2015 by dgreca

Përgatiti:Kadri Tarelli/
Në kushtet e ditëve të sotme, kur të gjithë i kanë sytë tek paraja dhe sa të mundin po rendin ku është fitimi, gjithkush mund të mendojë se fisnikëve idealistë u erdhi fundi, për të mos thënë se edhe kur çfaqen shikohen si të dalë mode, apo të ardhur nga nonjë planet tjetër.
Pavarësisht se nuk ka dobi të merresh me analizën e shkaqeve dhe rrjedhojën e kësaj dukurie shoqërore, duhet thënë se kjo racë e idealistëve nuk shuhet kurrë. Analiza nuk i shërben askujt, sepse askush pa e patur në shpirt, ndërgjegje, botkuptim, kulturë e prejardhje fisnike, nuk mund të bëhet idealist me urdhër, vendim apo dekret institucionesh. Le që po e hape këtë temë muhabeti, të shikojnë me mospërfillje, (kjo më e ëmbla e më e buta), pasi ka edhe kundërshti me zë të lartë, për të mos thënë deri në cinizëm. Të turren e të japin një dynja me shembuj e argument se shpirti nuk mbahet me idealizma, ose kjo frymë e përvojë nuk sjell para e fitim për jetë bollëku, qejfi e lluksi.
Edhe kur përpiqesh të kapesh te shumë figura atdhetarësh të vjetër e të rinj, apo të mbështetesh te bëmat e rilindasve tanë të ndritur, që shkrinë mençuri, energji dhe pasuri për ta bërë këtë copë Shqipëri, bëjnë sikur nuk dëgjojnë nga ai vesh, e të përgjigjen me përçmim: ishte kohë tjetër atëherë. Kësaj llogjike të çoroditur i shkon përshtat pragmatizmi i çastit, që shkon deri në harrimin, për të mos thënë mohimin dhe shkatërimin e vlerave të kombit, për të cilat aty-këtu, edhe ngrihet zëri, pa shtruar pyetjen pelin të hidhur: Kush i dëgjon, e kush i pyet? Ndëras mbledhim buzët e fjala meket për veprimtarët që, heshturazi, pa bujë e klithma për lavdi, mundohen me çka mundin të thonë fjalën e tyre, të mbledhin e të ruajnë me fanatizëm, ato sende e objekte që i shërbejnë historisë, traditës dhe kulturës shqiptare dhe t`i shfaqin në publik, jo thjesht për njohje, por për edukim me ndjenja krenarie kombëtare e atdhetarie.
Nuk mund të rrinja pa i thënë këto fjalë, tani që u njoha me një veprimtari të çmuar shqiptarie, të ndërmarrë kohët e fundit nga Qëndra Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë në Tiranë, me presidentin e saj, historianin e koleksionistin e njohur Shpëtim Sala. Është një njoftim në faqet e internetit me shumë pak fjalë, ku i kërkohet krijuesve shqiptar të dhurojnë libra të shkruar në gjuhën shqipe, për fëmijët, shkollat dhe bibliotekat shqiptare të Plavës dhe Gucisë. S`besoj se ka nevojë të komentohet më gjatë ky njoftim dhe veprim, bile kam frikë se fjalët e shumta e zbehin vlerën dhe rëndësinë e kësaj ndërmarrje të guximëshme, që ka brenda shqiptari, fisnikëri e idealizëm pa kufi. Edhe krahasimet, sado të bukura e të qëlluara qofshin, janë të padobishme, pasi secili le gjurmë duke bërë jetën dhe historinë në kohën që jeton, në kushtet, rrethanat dhe mjetet që ka.
Edhe unë, së bashku me z. Bajram Gashi, si shumë krijues të tjerë i`u përgjigjëm thirrjes, duke çuar secili nga pesë kopje të librave tanë, përkatësisht “Misionarë në udhën e dijes” dhe “Një shekull në udhën e dijes”, ku në faqe të parë shkruam shënimin: “Dhuratë për Plavë e Guci”.
Një kafe me z. Shpëtim dhe vizita në shtëpinë e tij, na mundësoi të njihemi më mirë me veprimtarinë e Qendrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptar, me ekspozitat e hapura në Tiranë, Prishtinë, Prizren, Ulqin, Strugë, Durrës, Korçë, Pogradec, Vlorë e deri në Budapest të Hungarisë. Në të gjitha rreh pulsi i atdhetarëve pasionant për kulturën materiale të gjetur e grumbulluar dhe të ruajtur me aq kujdes e dashuri, pa u kursyer edhe për shpenzimet që dalin vetvetiu. Ky është vështrimi i parë dhe i përmasave mbarkombëtare, por mrekullohesh kur njihesh nga afër me objektet që ka secili, në këtë rast vetë z. Shpëtim. Pa i përmendur të gjitha, po mjaftohem vetëm me koleksionin e plotë të flamurëve shqiptar, mijëra dokumenta e fotografi të arsimit e shkollës shqipe, e deri tek kopjet origjinale të fjalorëve të Kristoforidhit e Thimi Mitkos. Një “thesar” i tërë për historinë dhe kulturën tonë, me të cilin do krenohej secili nga ne. Një thesar njohjesh e dijesh për publikun shqiptar, e në veçnti për shkollarët dhe të rinjtë.
Përshëndetje falënderimi dhe urimi për suksese në përmbushjen e pasionit të tyre, është më e pakta gjë që mund të themi për këta misionarë të heshtur të historisë dhe kulturës materiale.

Përgatiti
Kadri Tarelli
Durrës më: 20. 07. 2015

Filed Under: Kulture Tagged With: idealistet, Kadri Tarelli, veprim shqiptarie

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT