• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Historia kronografike e Korçës:” – Një libër i ngjarjeve te frikshme

July 26, 2015 by dgreca

Nga Vepror Hasani/
KORÇË- Masakrat e kryera mbi popullsinë myslimane të qytetit të Korçës dhe rajonit të saj nga andartët grekë, përfshi këtu plaçkitjet, djegiet, therjet, torturat etj, jo vetëm mbi burrat por edhe mbi fëmijët, gratë dhe pleqtë, çuditërisht u mbajtën të fshehta për dekada të tëra më radhë, pa dashur t’i denoncojnë ato si krimet më monstruoze që ka njohur populli shqiptar. Për këto ngjarje tragjike ekzistonte një libër, “Historia kronografike e Korçës”, botuar në vitin 1919 në Boston të Amerikës nga korçari Petro Harizi, sekretar i krahinës autonome të Korçës, e cila u themelua më 10 dhjetor 1916. Libri u bë pjesë e shumë bibliotekave, por me kalimin e kohës ai nisi të mos gjendej më. E njëjta gjë ndodhi edhe me periodikun që pasqyroi masakrat e andartëve grekë, kryesisht në qytetin e Korçës përgjatë viteve 1912-1920; ato ose u dëmtuan, ose u zhdukën, ndërsa tashmë ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e tyre. Duket se një “dorë e padukshme”, kishte nisur të “përkujdesej” për ekzistencën e tyre. Megjithatë, tashmë libri i Harizit aq shumë i kërkuar nga banorët e këtij rajoni, mbërriti sërish në qytetin e Korçës, i ribotuar nga shtëpia botuese “Helga’SSecrets”, Tiranë, fal, sponsorizimit të z. Lulëzim Brahja. Tashmë, gjithkush që mund të marrë në dorë këtë libër do të nisë të ndihet i lënduar që në reshtat e parë të leximit.
Shpërngulja e Devollinjve
Ja një paragraf: “Populli i Korçës pa gjëra të cilat e elmuan fort. Tërë atë natë, duke u gdhirë Shënkolli, dhe tërë natën e 6/19 dhejtorit, (datat u përkasin dy kalendarëve; allaturka dhe allafrënga), nuk u resht e ardhura në Korçë e shumë familjeve myslimane. Arrinin në Korçë, më të shumtit më këmbë, të pangrënë dhe pothuaj të paveshur, zbathur, burra, gra, fëmijë duke qarë dhe shumë të kequr; kishin lënë të shkreta shtëpitë e tyre me gjithë plaçkat me tërë vadallëket, duke pasur frikë nga grekërit që po afroheshin…” (Historia kronografike, fq 31) Gjithashtu në të njëjtën faqe lexojmë: “Andartët kishin pllakosur në më të shumtën e katundeve të Devollit, shumica e ndjenjësve, të të cilave qenë myslimanë. Në ato katunde mësuam që andartët grekë bënë shumë plaçkë dhe dogjën mjaft shtëpira të myslimanëve, të cilët pa u afruar ushtria greke kishin fryer (ikur) në Korçë dhe kishin lënë të shkreta shtëpitë e tyre me gjë dhe prona…”. “…Por edhe në Plasë, në Kuç, në Dishnicë, në Mborje, në Kamenicë dhe gjetkë andartët grekë së bashku me ushtarët rrëmbyen tërë pothuaj plaçkat dhe mobiljet e mira të shtëpive të shqiptarëve dhe dogjën shumë shtëpi të ca agallarëve dhe bejlerëve. Ato plaçka më të poshtrat ( të pavlerat), të shtëpive që u bënë plaçkë, të cilat plaçka i lanë dhe si muarë, shfrynë (vrapuan) vobektësia kristiane dhe evigjitët e Korçës dhe të katundeve, i muarë dhe i suallë nëpër shtëpitë e tyre…”. Udhë e Plasës dhe më sipër, sikundër edhe udha e Dëshnicës gjer në Korçë, nxinte mund të themi, nga njerëz që thamë më sipër, të cilët të ngarkuar vetë ose duke patur kafshët e tyre, sillnin lloj-lloj plaçka dhe mobilje të shtëpive që kishin bërë plaçkë. Kazan , tenxhere, pasqyra, tryeza, kareklla si kundër edhe qe, lopë, dhen, dhi, pula, grurë, elp, mjellëra, djathëra, gjalpëra me qype dhe gallanoska silleshin që nga fshatrat e prishur në Korçë…”.
Hyrja në Korçë
Po kaq tragjike përshkruhet edhe hyrja e andartëve grekë në Korçë: “Andarët, si u çlodhën mirë e bukur në Korçë u sulën, të parën herë natën nëpër Kasaba dhe rrëmbyen shumë prej plaçkave të shtëpive myslimane, prej atyre më të mirave dhe më të vyerat. Pastaj zunë të rrëmbejnë dhe të bëjnë plaçkë edhe ditën, jo vetëm nëpër shtëpitë po edhe nëpër dyqanet dhe magazinat e myslimanëve. … Ca korçarë rrëmbyen dhe spastruan tërë ato plaçka të myslimanëve të cilat kishin lënë nëpër shtëpitë myslimane, andarët. Mund që t’u vijë liksht cave që e deklarojmë këtë gjë, por ju sjellim nëpër mend këtyre që jemi të detyruar të themi të vërtetën edhe vetëm të vërtetën…” Kjo është vetëm hyrja e këtij libri, pasi ngjarjet që pasqyrohen aty janë të shumta dhe tronditëse, por për të kuptuar më mirë që, ushtria greke ishte një nga ushtritë më mizore të planetit, veçanërisht ndaj myslimanve, mund ta krahasojmë atë edhe me ushtri të tjera. Ushtria greke nuk mund të krahasohet me asnjë ushtri tjetër, përsa u përket krimeve të saj
Ushtritë e huaja
Ushtria turke kishte falimentuar, ndodhej në gjendjen më të vështirë të saj. Petro Harizi e përshkruan kështu: “I vinte keq me të vërtetë çdo njeriu kur vështronte gjithë këto ushtri të zbërthyera fare, të kapitura, të demoralizuara; të pangrena, të zhveshura pothuaj në mes të dimrit, në mes të shiut dhe dëborës, të lodhur, të kequr dhe të sëmurë; i vinte keq njeriut, thomi, kur vështronte këtë ushtri kaq të disiplinuar, me kaq edukim ushtarak të mirë sa me gjithë ato të këqija rrinte dhe flinte jashtë në fushë, nën tenda (çadra) ose jashtë fare nëpër udhët, nën strehët e shtëpive dhe nën tendat e magazinave, çdo njeriut, thomi, një çik të qytetëruar dhe me ndjenja të mira, kur vështron ata ushtarë, të cilët kishin lënë të shkretë nënat, gratë dhe fëmijët e tyre, edhe vërtiteshin në vendin tonë si skelete, të verdhë, të ligur, të dobësuar, të sëmurë nga tërë të kqijat e tjera, por më tepër nga e pangrëna, që po kërkonin nëpër shtëpitë, duke lutur një çikë bukë sa të mbajnë shpirtin, një çikë bukë, të cilën e kërkonin të mjerët, jo rreptësisht dhe me të egër, por me të lutur, një çikë bukë, të cilën padyshim se kishin parë prej shumë ditësh, dhe të cilën, ca prej atyre ushtarëve që kishin të holla, e blinin me të tepërt duke dhënë edhe 4-5-6 franga për një çyrek”.
Asnjë plaçkitje
“Tërë dyqanet në çarshi zunë e po hapeshin. Ushtarët që kishin të holla blinin çdo plaçkë, me të paguar dhe kurrë ndonjëherë s’u dëgjua që rrëmbyen gjë dhe nuk paguan. Me të vërtetë është lavdim i madh për një ushtri të tillë, e cila kishte arrirë në një të keqe kaq të madhe, sa të mos ketë ngrënë bukë prej shumë ditësh, është për t’u lëvduar shumë kjo ushtri, thomi, kur afroheshe nëpër furrat e pazarit ose të Varoshit, por si macet rrethuar mëlçisë, edhe atje ku vështronte bukët e ngrohta që po avullonin, me gjithë që ishte kaq i urtuar, sikundër thamë, nuk guxonte kurrë t’i afrohej bukës dhe të merrte vetë dhe të rrëmbente, por duke mbajtur duartë përpra zemrës së tij çdo ushtar, dhe duke qarë, kush me lotë të syve dhe kush me lotë ëtë zemrës, luteshin që t’u jepej një copë bukë! Po më tepër qe për të çuditur me ata ushtarë të mjerë, të cilët kur iknin me duar thatë, shihnin me sytë e mbushura me lot te buka, pa guxuar të rrëmbejnë një copë të vogël, sa të mbajnë shpirtin e tyre dhe të mos vdesin atë vdekjen, më të ligën dhe më të tmerruarën, e cila është vdekja që vjen nga uria…”. Kjo ishte panorama e një ushtrie të huaj, gjë që tregon më së miri se maskrat e ushtrisë greke nuk kanë të krahasur me asnjë ushtri tjetër.

Filed Under: Kulture Tagged With: e Korces, Historia Kronografike, Vepror Halili

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT