SHBA, 26 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej nga ka shkruar në ‘facebook”:
Madeline Albraight, një heroinë e kohës sonë, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme.
Me miken e madhe të Kosovës folëm për progresin që ka arritur Republika e Kosovës, falë mbështetjes së vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E ftova zonjën Albright që të vizitojë Kosovën dhe të ketë adresim të posaçëm në Parlamentin tonë. Miqësia dhe bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të thellohet edhe më tej në gjitha fushat./b.j/