-Disa nga ngjarjet që po ndodhin nëpër botë, kohët e fundit përveç pandemisë së Covid-19 …
– Murtaja e Karkalecave Kërcënon Kontinentin Afrikan…
– Rritja e popullsisë amerikane është në rënie… mund të kërcënohet më tej nga pandemia e Covid-19.
Nga Manjola Barçi-Kozi/ New York-DIELLI
Ndërsa beteja me pandeminë e virusit Covid-19 vazhdon, edhe pse rastet po zvogëlohen, ka shumë të reja të tjera që kanë ndodhur nëpër botë së fundmi. Disa lajme janë të mira dhe disa jo dhe aq. Bota çdo ditë përballet me qindra të reja që e trondisin apo e lumturojnë atë. Më poshtë janë disa nga ç’ka ndodhur në botë kohët e fundit.
• Qindra miliarda karkaleca gumëzhojnë në Afrikën Lindore
Murtaja e karkalecave, më e keqja në Afrikë për dekada, që ka kërcënuar kontinentin me muaj, tani është përhapur edhe në Iran, Jemen dhe shumë pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.
Briri i Afrikës-një gadishull në Afrikën Lindore që futet në kanalin Guardafui, shtrirë përgjatë anës Jugore të Gjirit të Adenit dhe Detit të Kuq në jugperëndim– konkretisht Kenia, Etiopia dhe Somalia – po përjetojnë një përhapje dhe shtim të tufave me karkalecë, të cilat mund të lënë miliona njerëz pa ushqim ose jetesë, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara-KB.
Kjo murtajë ka bërë që Somalia të shpallë një gjëndje emergjencë kombëtare në shkurt, dhe tashmë ka rezultuar në humbjen e qindra mijëra hektarë drithrash.(thenewhumanitarian.com)
Karkalecat e shkretëtirës janë krijesa të egra, të njohura për zhvillimin e tyre të shpejtë dhe oreksin e madh, duke bërë që KB të kërkojë ndihmë dhe të marrin masa, për të përballuar këtë krizë.
• Popullsia në Sh.B.A është në rënie
Të dhënat e publikuara nga Byroja e Regjistrimit të Sh.B.A-Census Bureau, tregojnë se rritja e popullsisë amerikane është në rënie, dhe mund të kërcënohet më tej nga pandemia e Covid-19.
Javën e kaluar, Byroja e Regjistrimit të SHBA-Census lëshoi të dhëna që tregonin se popullsia amerikane po rritet me ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1919. Të dhënat janë mbledhur për 12 muaj dhe kanë filluar në korrik 2019, shumë më përpara se të shpërthente përhapja e koronavirusit.
Sipas një punonjësi të Census—nëse pandemia shkakton aq vdekje sa është parashikuar, atëherë mund të shohim më shumë vdekje sesa lindje për herë të parë në historinë e SHBA.
Shkalla e lindjeve dhe imigracioni, janë forcat që nxisin rritjen e një vendi dhe të dyja kanë rënë, si rezultat i nivelit të vdekjeve që kanë ndodhur kohët e fundit.
Nëse shpërthimi i koronavirusit vazhdon me këtë normë alarmante, SHBA mund të shohë një rënie drastike të popullsisë.
• Personi i dytë i kurohet nga HIV në Angli
Personi i dytë i shëruar nga HIV është ende pa shenjat e këtij virusi pas më shumë se dy vitesh. Pacienti në Londër, Adam Castillejo, mbaroi terapinë antiretrovirale të HIV-it mbi dy vjet e gjysmë më parë pasi iu nënshtrua një operacioni të ndryshëm nga të tjerët, që e bëri atë rezistent ndaj virusit.
Castillejo iu nënshtrua një transplanti të qelizave burimore për të trajtuar limfomën dhe dhuruesi i tij ishte mbartës i CCR5-delta 32— një mutacion gjenetik i njohur që është përgjegjës për të dy llojet e rezistencës ndaj HIV që ekzistojnë. Kjo gjë bëri që ky pacient të bëhej rezistent ndaj HIV-it. Meqenëse ai është vetëm pacienti i dytë që i nënshtrohet këtij lloji të trajtimit eksperimental, autorët e studimit të botuar nga revista mjekësore “The Lancet HIV” shpjegojnë se Castillejo do të monitorohen vazhdimisht në rast se virusi rishfaqjet.
“Eshtë e rëndësishme të theksohet se ky trajtim kurativ është me rrezik të lartë, dhe përdoret vetëm si mjeti i fundit për pacientët me HIV të cilët gjithashtu kanë edhe rreziqe hematologjike vdekjeprurëse,” shpjegon Ravindra Gupta, autori kryesor i studimit. “Prandaj, ky nuk është një trajtim që do të ofrohet gjerësisht për pacientët me HIV që janë duke u trajtuar suksesshëm me tabletën tantiretroviral.” Le të shpresojmë se një nga viruseve më të pashërueshme deri tani do ti vijë fundi së shpejti.
• Fluturimi i një asteroidi në prill…
Një asteroid që ka pasur përmasa midis 1.1 dhe 2.5 milje (1.7 deri ne 4 km) i gjerë ka fluturuar afër tokës në fund të prillit – por ashtu siç ishte parashikuar, nuk është përplasur. Nëse do të ndodhte, pra nëse do ishte përplasur, do të kishte “gjasa të mëdha për të shkaktuar efekte globale”, sipas NASA.
Asteroidi u zbulua për herë të parë në 1998 dhe kalojë brenda 3,908,791 milje (6,290,589 km) mbi tokë, duke lëvizur me një shpejtësi prej 19,461 miljesh (31,319 km) në orë.
Ky ka qënë asteroidi më i madh që ka të fluturuar afër tokës gjatë muajve të fundit, por jo më i madhi i të gjitha kohërave. Asteroidi u klasifikua si një objekt potencialisht i rrezikshëm për shkak të rrugës së tij afër orbitës së Tokës – por ashtu siç NASA kishte parashikuar nuk ka pasur impakt me tokën.
• Shkencëtarët po luftojnë kundër rezistencës ndaj antibiotikëve
Antibiotikët janë shumë të rëndësishëm në trajtimin e shumë bakterieve dhe mikrobeve vdekjeprurëse. Kohët e fundit një rezistence e fortë kundra antibiotikëve është konstaktuar si rezultat i mbipërdorimit të tyre. Kombet e Bashkuara kanë shpallur rezistencën e antibiotikëve një ‘kërcënim thelbësor’ për shëndetin global, për të çilin disa shkençëtarë parashikojnë se mund të vrisnin 10 milion njerëz në vit deri në vitin 2050. Por siç duket beteja ende nuk është humbur.
Në fillim të këtij viti, shkencëtarët njoftuan zhvillimin e një molekule që kthen mbrapsh rezistencën e antibiotikëve, duke e testuar në një shumëllojshmëri bakteriesh, dhe duke e bërë këtë një nga përparimet më premtuese të pasura deri më tani, në luftën kundër bakterieve dhe mikrobeve rezistente.
Studentja australiane e doktoratës, Shu Lam, ka shkaktuar një habitje të madhe me hulumtimin e saj, i cili është një mënyrë për të vrarë bakteriet pa ndihmën e atibiotikëve… Ajo ka zhvilluar një polimer në formë ylli që mund të vrasë gjashtë shtresa të ndryshme mikrobi rezistent pa antibiotikë, thjesht duke i shkatërruar dhe shpërbëre muret e tyre qelizore. (Sciencealert.com)
• Kolorado u bë shteti i 22-të në SHBA që shfuqizoi dënimin me vdekje
Më 23 Mars, Kolorado u bë shteti i 22-të në SH.B.A. që shfuqizoi dënimin me vdekje. Dënimi me vdekje është administruar vetëm një herë që kur u rikthye në fuqi në vitet 1970, në një rast përdhunimi dhe vrasjeje në 1997.
Guvernatori demokrat Jared Polis nënshkroi vendimin në ligj, i cili shënon tendencën në rritje që shtetet e tjera të Amerikës të eleminojnë përdorimin e ndëshkimit me vdekje. Sipas një sondazhi të vitit 2019, 60% e amerikanëve thanë se do të preferonin burgun e përjetshëm mbi ekzekutimin me vdekje, si formën më të rëndë e dënimit në SH.B.A.
Të gjithë të burgosurit me dënime me vdekje paraprake në Kolorado janë zhvendosur në burg të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.