Nga Mimoza Dajçi/
Ne Foto: Gjergj Dedvukaj dhe Bashkimi Kombetar ne Festivalin Kombetar Gjirokaster 2015/
Artistët dhe instrumentistët e Shoqërisë Kulturore “Bashkimi Kombëtar” i gjetëm në prova e sipër nën drejtimin e drejtorit ekzekutiv Z. Gjergj Dedëvukaj. Po pregatiteshin për të marë pjesë në festimet e datëlindjes së Nënë Terezës që do të mbahen së shpejti në Bronx. Kjo festë do të organizohet në Ludyg, më datë 25 gusht 2015 nga Council Member James Vacca, Assembly Member Mark Gjonaj dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan, ku njëherësh personalitet e mesipërme bëjne thirrje për grumbullime në ushqime për familjet me të ardhura të pakta. Moto kjo e njohur e Nënë Terezës për familjet e varfëra.
Megjithëse ka pak kohë që Asambli “Bashkimi Kombëtar” është kthyer nga Shqipëria, ku mori pjesë në Festivalin e 10-të Folklorist Kombëtar të Gjirokastrës, përsëri nuk ndalet së ushtruari pasionin për artin edhe në diasporë.
Pjesëmarjen ne festimet e përkujtimit të Nënë Terezës ata e vlerësojnë si një obligim parësor e shpirtëror. “Jemi krenar që jemi trashëgimtarët e saj – thotë Z. Dedevukaj – dhe presim me padurim Shenjtërimin nga Vatikani, kështu që performanca jonë me këngët e vallet tona do ti japë ngjyrat e rëndësinë e duhur datëlindjes së saj”.
Duke u ndalur paksa tek Festivali i Gjirokastrës Z. Dedëvukaj thotë se, përveç pranisë tonë në këtë festival ku shquheshim për kostumet tona të bukura shqiptare, vemendjen tonë e tërhiqte edhe valëvitja e flamurit amerikan përkrah flamurit shqiptar. Qysh prej vitit 1988, Kalaja e Gjirokastrës për ne tashmë është bërë si “shtëpi e dytë, ku flamuri amerikan ka qenë i pranishëm në çdo festival. Çdo vit jemi pritur e jemi vlerësuar nga të gjithë atje – si dhe nga qeveria, por këtë vit thotë ai mbetëm shumë të zhgënjyer nga mos respekti që treguan qeveritarët e sotëm. Sipas Z. Dedëvukaj gjithë ajo pregatitje që të dilnin sa më mirë në këtë festival u shpërblye me një mospërfilllje nga Ministria e Kulturës apo qeveria mbarë, gjë që i kishte befasuar vërtetë. Prisim më shumë respekt e dashuri – thotë ai – por ajo na mungoi, gjë që u vu re tek të gjithë artistët tanë.
Veterani i folklorit shqiptar në Amerikë Gjergj Dedëvukaj, themeluesi kryesor i kësaj shoqërie kulturore e ka orientuar këtë grupim artistik drejt trojeve shqiptare qysh nga viti 1988 e akoma vazhdon të ndjekë këtë intenerar mes brezash. Disa nga artistët pjesëmarës të këtij asambli kanë lindur këtu, një pjesë në Shqipëri, Kosovë e Malësi, afërsisht bëhen 30 instrumentistë, të moshave nga 7 deri 75 vjeç.
Sipas Z. Dedëvukaj qëllimi kryesor i kësaj shoqërie artistike është ruatja dhe kultivimi i muzikës shqiptare në SHBA dhe bartja e kësaj pasurie kombëtare tek brezat e rinj.
Historikisht “Bashkimi Kombëtar” është vlerësuar me shumë Tituj e Çmime nderi. Në vitin 2014, me rastin e “Ditës Kulturore Shqiptare” në Berlin, Ministria e Kulturës së Kosovës e ka dekoruar “Për vlera të larta artistike”. Ky asambël është edhe një shoqatë atdhetare ku shquhet për një sërë veprimtarish në dobi të komunitetit si dhe përkrahjes së madhe që i ka dhënë luftës në Kosovë e ndihmave në Mal të Zi.
Ambasadori i artit shqiptar në diasporë Z. Gjergj Dedëvukaj personalisht me kontributin e tij financiar është përfshirë në shumë aksione bamirëse e patriotike. Në të gjitha spektaklet që ka marë pjesë ky asambël, kudo është pritur me duartrokitje e dashamirësi, ku edhe spektatoret artëdashës janë mahnitur nga larmia e kostumeve, valleve e repertori i pasur i këngëve popullore.
I riu shqiptar Gjergj Dedëvukaj ardhur në Amerikë në vitin 1970 nga Hoti i Malësisë së madhe drejton prej vitesh shkollën e parë shqipe “Naim Frashëri”në Bronx. Gjergji ka në pronësi edhe Restorantin e njohur “Giovanni” në Bronx, ku kanë drekuar Presidentët e Amerikës Bill Clinton, George W. Bush, Znj. Hillary Rodham Clinton, Kryebashkiaku Rudy Giuliani e shumë të tjerë.
New York, gusht 2015