*Dega e Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA ne Washington DC – Ne Kujtim te Viktimave te Komunizmit/
- Vatrane viktima te komunizmit: Aqif Permeti (pushkatuar), Kole Tromara (pushkatuar), Koco Kota (vdiq ne burgun e Burrelit), Kristo Kirka (vdiq ne burgun e Burrelit), Ali Kuci (vdiq ne tortura ne hetuesin e Beratit), Aqile Tasi (burgosur), Kole Rodhja (burgosur), Faslli Frasheri (burgosur), Kristo Floqi (burgosur), Andon Frasheri (burgosur), Halit Qyteza (burgosur)/
Me 17 Korrik me 2017 Dega e Federates PanShqiptare e Amerikes VATRA Dega Washington DC mori pjese ne perkujtimin e vdekjes se fituesit te çmimit Nobel te Paqes dhe te luftetarit per demokracine ne Kine, Dr. Liu Xiaobo i cili vdiq me 13 korrik 2017 ne burgjet e diktatures komuniste kineze ne moshen 62 vjeçare. Kjo perkujtimore e cila u shoqerua nga ndezje qirinjesh ne Monumentin kushtuar Viktimave te Komunizmit ne kryeqytetin amerikan u organizua nga Fondacioni i “Viktimave te Komunizmit” ne Washington DC.
Dr. Liu Xiabo pjesen me te madhe te femijerise se tij e kaloi ne internimet e shkaktuara nga Revolucioni Kulturor i Mao Ce Dung. Siç dihet pasojat e kesaj çmendurie komuniste kineze u pane qarte ne Shqiperine komuniste ku pasojat e ketij revolucioni u shoqeruan nga shkaterrimi barbar i objekteve fetare, shkaterrimi i leterise dhe arti perendimor si dhe masa te medha internimesh, burgosjesh dhe ekzekutimesh.
Pas vdekjes se kriminelit Mao Ce Dung Dr. Liu Xiabo arriti te behej mesues letersie dhe shkrimtar i degjuar ku perplasjet e tij me hierarkine dhe ideologjine komuniste nuk do te ndalonin. Ne vitin 1989 ai do kthehej nga New York-u, ku ishte caktuar per te dhene mesim per tu bashkuar mijera studenteve ne sheshin Tiananmen te cilet protestonin kunder regjimit te diktatures komuniste ne Kine dhe kerkonin ndryshime politike ne sistemin komunist kinez. Ne fakt ishte gjithe bota qe ishte ngritur kunder ideologjise barbare komuniste ne fund te viteve 80 dhe fillim te viteve 90, duke filluar nga muri i Berlinit, ne Poloni, Çeki, ne Timishuara Rumani dhe deri ne Shqiperi.
Masakra ne sheshin Tiananmen do linte gjurme tek Dr. Liu Xiabo i cili megjithese se u arrestua nuk do ndalonte ta quante regjimin komunist te Kines “Republika Popullore e Harreses”. Ne vitin 1996 pas burgut do dergohej ne kampet e internimit te punes. Metodat e denimit te barbarise komuniste jane gjithmone te njejta ne çdo pjese te planetit ku ushtrohen.
Ne vitin 2000 pas daljes nga kampet e punes Dr. Liu Xiabo udhehoqi qendren e gazetareve kineze te pavarur te cilet kundershtonin shtypjen dhe mohimin e te drejtes se lirise se shtypit ne mbare Kinen Komuniste. Do ishte viti 2008 qe do ndryshonte fatin e Dr. Xiabo. Ne kete vit ai do ti bashkohej levizjes se Chapter 08 (Kapitulli 08). Kjo levizje eshte nje manifesto drejtuar Partise Komuniste Kineze qe i kerkonte qe regjimi komunist ti bashkohej Kartes se Drejtave te Njeriut te Helsinkit i cili perfshin te drejtat universal njerzore si: liria e fjales, e drejta e shtypit, e drejta e te protestuarit. Gjithashtu Chapter 08 i kerkonte regjimit komunist liri te pushtetit politik, ku ndaraja e pushteteve dhe zgjedhjet e lira do ishin themelet e nje shoqerie te re. Per tu theksuar eshte se kur erdhen komunistet ne pushtet ata i perdoren kerkesat e te drejtave me themelore te njeriut si talismane te revolucionit te tyre. Por me te ardhur ne pushtet keto te drejta u harruan dhe vetem dikatura e tyre barbare ishte themeli i shoqerise se re qe ata ndertuan dhe kushdo qe kundershtonte ate e pesonte me jeten e tij.
Menjehere qeveria komuniste kineze filloi shkaterrimin e plote te kesaj levizje ndersa Dr. Liu Xiabo do arrestohej perseri dhe do denohej me 11 vjet burg me akuzen per aktivitete ne dem te shtetit komunist. Gjithe esete e tij dhe shkrimet e tij u sekuestruan. Do ishte pikerisht nje vit pas denimit te tij qe komisioni norvegjez i çmimit Nobel deklaroi Dr. Liu Xiabo fitues te çmimit Nobel te paqes me motivacionin ne perpjekejt e tij jo te dhunshme ne emer dhe sherbim te drejtave te njeriut. Menjehere qeveria kineze ndaloi çdo person te shkonte dhe te merrte çmimin Nobel te Paqes. Bashkeshortja e tij u vu ne arrest shtepie dhe nuk u lejua te komunikonte me askend. Nuk eshte hera e pare qe regjimet komuniste nuk lejojne ata qe e kundershtojne barabarine e ideologjise te tyre te marrin çmimet e botes se civilizuar demokratike. Regjimi barbar komunist i Bashkimit Sovjetik nuk do te lejonte shkrimtarin Boris Pasternak i cili ne vitin 1958 u nderua me çmimin Nobel te letersise me kryevepren boterore: “Doktor Zhivago” qe regjimi komunist ne Bashkim Sovjetik nuk e lejoi te botohej asnjehere. Nderkohe me 1988 i njejti regjim me hiprokizine me te madhe pranoi çmimin Nobel te letersise te dedikuar Boris Pasternak pasi ai kish vdekur, te njejtin çmim qe i njejti regjim nuk e la ta merrte me 1958. Po ashtu si Boris Pasternak, Dr. Liu Xiabo humbi jeten duke mos u lejuar te merrte çmimin qe bota e lire ja kish dedikuar por gjithashtu duke mos u lejuar te mjekohej ndaj kancerit qe vuante. Duke pasur kete parasysh Dega e VATRES ne Washington DC ndezi qirinj ne momunentin e Viktimave te Komunizmit per te perkujtuar jo vetem luften per te drejtat e njeriut e Dr. Liu Xiabo por dhe jeten e atyre VATRANEVE qe lane lirine dhe rehatine te SHBA dhe vajten per te ndihmuar zhvillimin dhe demokracine e Shqiperise, por fatekeqesisht ata humben jeten apo vdiqen burgjeve nga diktatura komuniste shqiptare. Ja disa nga ata VATRANE qe humben jeten nga barbaria komuniste e kriminelit Enver Hoxha vetem se donin nje komb shqiptar te lire, demokratik dhe te zhvilluar ekonomikisht:
- Koco Kota – vdiq nga torturat e regjimit komunist ne burgun politik te Burrelit
- Aqif Permeti –– pushkatuar nga regjimi komunist
- Kole Tromara –pushkatuar nga regjimi komunist
- Kristo Kirka – vdiq ne burgun politik te Burrelit
- Aqile Tasi- vdiq ne burgun politik te Burrelit
- Kole Rrodhaj – vdiq ne burgun politik te Burrelit
- Ali Kuci – vdiq nga torturat gjate procesit te hetuesise
- Faslli Frasheri- pushkatuar nga regjimi komunist
- Kristo Floqi- i burgosur nga regjimi komunist
- Andon Frasheri- diplomuar ne Universitetin e Havardit –i burgosur nga regjimi komunist
- Halit Qytetza – burgosur nga regjimi komunist
Jetet e humbura te Dr. Liu Xiabo, Boris Pasternak apo e gjithe ketyre vatraneve gjate barbarise komuniste jane vetem nje pike ne oqeanin e 100 milion viktimave qe humben jeten nen regjimet komuniste anembane planetit tone. Eshte e domosdoshme qe brezat e rinj ta dine te verteten e absurdidetit dhe barbarise kriminale te ideologjise komuniste e cila solli vetem vdekje dhe shkaterrim ne te gjitha nivelet e jetes. Dega e Washington DC do vazhdoje te bej te njohur krimet e komunizmit dhe te perkujtoje ata qe bene sakrificen me sublime ne emer te lirise dhe demokracise. Te gjitha vendevet qe vuajten nga çmenduria komuniste u takon te kujtojne ata qe dhane jeten per lirine kunder diktatures me barbare dhe anormale te shekullit 20 qe zgjati per nje shekull dhe vazhdon akoma ne disa vende. Kjo kujtese fillon me nje gjest shume te thjeshte, nje qiri per nder te atyre qe dhane jeten ne lufte kunder erresires se diktatures. Dega e VATRES e hodhi hapin e pare ne Memorialin e Viktimat te Komunizmit (VOC) ne Washington DC.
Korrespondenti
VATRA -Washington DC