• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bisede me Violonçelistin virtuoz Redi Hasa

November 14, 2016 by dgreca

redi-violencelsti

Nga Mimoza Dajci/Pak ditë më parë në NYU Skirball Center for the Performing Arts në Manhattan, orkestra spektakolare e pianistit e kompozitorit italian Ludovico Einaudi, mbajti një koncert artistik si pjesë e turneut të tyre botëror me pjesëmarrjen e mijëra artëdashësve si dhe muzikantëve profesionistë të nacionaliteteve të ndryshme. Eshtë një ansambël muzikor i përbërë prej instrumentistësh me famë botërore, ku bën pjesë edhe violonçelisti virtuoz shqiptar Redi Hasa. 

Kryesisht meloditë e kompozimet e tyre performohen si kolona zanore nëpër filma të suksesshëm Hollivudian si: “The Intouchables”, “Doctor Zhivago”, “I’m Still Here”, “Nocturnal Animals”, etj.  

Me Redin zhvilluam biseden e meposhtme:

-Përshëndetje Redi!

-Përshëndetje!

-Për ju është hera e parë që vini në SHBA si violonçelist së bashku me orkestrën e njohur me famë botërore të Ludovico Einaudi-t?

Redi Hasa:- Eshtë hera e dytë, që vij si instrumentist. Herën e parë kam ardhur në mos gaboj, para 2 vitesh, me albumin TimeLapse gjithnjë me Ludovico Einaudi-n.

-Po në Shqipëri a keni patur rast të performoni me këtë orkestër?

Redi Hasa – Në Shqipëri ende jo. Por po flitet ndoshta për të organizuar një Koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Të shikojmë, mbase nga viti tjetër.

-Sa kohë keni që bashkëpunoni me Ludovicon?

– Redi Hasa – Bashkëpunimi me Ludovicon ka nisur rreth 4 vite më parë, në jugun e Italisë ku unë jetoj prej 20 vitesh. Ludovico ishte i ftuar në një festival shumë të madh që mbahet në Itali dhe që quhet La Notte della Taranta. Ky është ndër festivalet më të mëdhenj në Europë që vlerëson traditën e muzikës tradicionale të territorit, të Lecce-s. Ludovico ka qenë i ftuar si drejtor artistik dhe drejtor gjeneral i orkestrës së Tarantës, që përbëhej nga 36 elementë pak a shumë.

-Si muzikant i talentuar, si janë raportet tuaja me skenën e muzikës shqiptare?

– Redi Hasa – Kam 20 vjet që mungoj nga Shqipëria. Fatkeqësisht jam shkëputur pak edhe nga territori, por kam një dëshirë shumë të madhe të kthehem dhe të prek skenën e Shqipërisë. Eshtë një mall, një dëshirë…. Më mungon jashtë mase.

-Ju Redi, keni edhe një vëlla pianist. Sikurse edhe ju, ai ka arritur majat e suksesit në Itali, apo jo?

– Redi Hasa – Po, është e vërtetë. Im vëlla është pianist klasik dhe shpeshherë organizon koncerte me orkestrën e Teatrit të Operas ne Tiranë.

-Edhe ai jeton në Itali?

– Redi Hasa – Po, edhe ai jeton në Itali, por i ka ruajtur të themi kontaktet. Ndërsa unë jam larguar nga Shqipëria i vogël, kështu që kam humbur pak kontaktet me artin në Shqipëri, por e ndjek nga larg dhe jam shumë i informuar për gjithçka ndodh atje.

-Sa ju ndjek publiku shqiptar?

– Redi Hasa – Sinqerisht nuk e di.

-Mendoni se ka pasur artëdashës shqiptarë sonte në koncertin tuaj, këtu në Manhattan?

– Redi Hasa – Shpresoj që po.

-Planet tuaja për të ardhmen në fushën e muzikës?

– Redi Hasa – Kam një projekt në dorë. Sapo kam rregjistruar një disk që do të dalë në shkurt. Eshtë një duet me violonçel dhe vokal. Inçizimet i kemi realizuar në Londër në studion e Peter Gabriel “Real World”. Jemi në pritje të publikimit të këtij disku dhe jemi shumë të kënaqur. Eshtë një projekt që shikon nga njëra anë Shqipërinë dhe nga ana tjetër vendin ku unë jetoj prej shumë vitesh. Gjithmonë kam lidhje me Shqipërinë, nuk jam ndarë asnjëherë edhe pse larg. Eshtë një lidhje që dua ta forcoj sa më shumë dhe t’i afrohem sa më shumë vendit tim.

– A keni koncerte të tjera pas New York-ut, si pjesë e këtij turneu botëror?

Po, patëm dy performanca dy netë me rradhë në New York, ku sonte ishit edhe ju që na ndoqët. Ndalesa tjetër do të jetë në Washington, DC. Kemi bërë gati 15 koncerte deri më tani, kemi qenë në San Francisco, më pas në Kanada, Toronto e Montreal. Kemi bërë një turne të Amerikës dhe shpresojmë të kthehemi përsëri.

-Nga instrumentet që pamë në skenë, dukej sikur kishit përfshirë edhe instrumente popullore.

– Redi Hasa – Magjia e këtij koncerti është ndërthurrja e instrumenteve. Ludovico i ka zgjedhur instrumentet me shumë kujdes. Ka nga ato që vijnë nga tradicione popullore dhe ka të tjera që shohin eksperimentimin e zërit, eksperimentimin e tingullit.

-Sa vura re orkestra juaj ishte e pajisur me instrumente tepër interesantë. Më tërhoqi syrin edhe një vaskë xhami me ujë. Cili është roli i saj në orkestër, ç’farë impakti muzikor i jep pllaka e metalit vendosur brenda saj?

– Redi Hasa – Instrumenti në ujë është thjesht një vaskë me ujë. Duke futur brenda një peshë metali, një pllakë metali, nga uji dalin tinguj shumë natyral dhe kjo shërben për të marrë tingujt e natyrës, për t’i marrë dhe për t’i organizuar. Ludovico ka bërë një punë jashtë mase të mirë në organizimin e të gjithë tingujve, që në fakt quhen “Elemente”, ashtu si edhe titulli i albumit, pra duke marrë elementet dhe duke i bashkuar bashkë.

-Shumë faleminderit Redi dhe suksese! Ishte vërtetë kënaqësi që u takuam.

– Redi Hasa – Faleminderit edhe juve. Shumë kënaqësi edhe për mua.

New York, 2016 

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Bisede me Violonçelistin, Mimoza Dajci, virtuoz Redi Hasa

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT