• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dorëhiqet Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri

January 2, 2018 by dgreca

1 visari ok

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri dha dorëheqjen nga të gjitha pozitat e tij në parti. Në konferencën për shtyp gjatë së cilës nuk pranoi pyetje, Ymeri tha se këtë po e bën si shenjë mospajtimi për zhvillimet që kanë ndodhur në këtë parti së fundmi, por edhe si një akt zhgënjimi.“Kohëve të fundit kam parë një intesitet të shtuar të shpërfilljes së plotë të pozitës time si kryetar dhe të organeve drejtuese të Lëvizjes sa herë që këto kanë marrë vendime që nuk kanë qenë në përputhje me vullnetin e një pjese të aktivistëve. Në këto rrethana është e pa mundur të drejtosh, e nëse nuk drejton atëherë nuk ka kuptim që të mbetëm kryetar. Shpresoj që kjo dorëheqje e imja do të kuptohet si alarm për gjendjen në të cilën kemi ardhur”,

Komentet e Ymerit treguan ndarjet brenda Vetëvendosjes, ndërsa kjo forcë i drejtohet zgjedhjeve për kryetarin e ri, garë ku merr pjesë edhe ish-kryetari i saj Albin Kurti.

“Jemi përballur me një fushatë sistematike, të shpifjeve, insinuatave, linçimeve etiketimeve nga më të ndryshmet. Njerëzit janë quajtur abuzues e bashkëpunëtor shërbimesh, njerëzit që kanë shpërndarë një propagandë të tillë vazhdimisht janë thirrur në emrin e Albin Kurtit. Disa herë jemi marrë vesh që këto gjëra të ndalohen, por kjo nuk ka ndodhur as sot. Këtë metodë nuk e pëlqej, nuk e mbështes sepse kjo e dëmton shumë organizatën tonë, pra metodën e eliminimit politik.

Megjithëse shfaqi problemet e partisë, Ymeri vlerësoi aritjet e saj si ndalimi i asosacionit të komunave serbe, apo i demarkacionit me Malin e Zi.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Dorëhiqet Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri

VETËVENDOSJA NË SELINË E VATRËS NË NJU JORK:JA PLATFORMA JONË QEVERISËSE

July 11, 2017 by dgreca

KRYETARI I VETËVENDOSJES, Z. VISAR YMERI U PRIT NË VATËR NGA KRYETARI DRITAN MISHTO DHE KRYESIA/

1 Grup2 Bisedime1 Kryetaret1 Kryesia2 Nazo grup

Foto nga takimi me Kryetarin e Vetëvendosjes z. Visar Ymeri. Për më shumë fotografi shkoni ne facebook(Dielli,Vatra)/

Të Hënën në mbrëmje, me 10 Korrik 2017, në Selinë e Vatrës në Nju Jork ishte mysafir Kryetari i VETËVDOSJES, z. Visar Ymeri. Takimi u kërkua nga Vetëvendosja dhe Vatra e mirëpriti.Mysafirit ia uroi mirëseardhjen Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, i cili pasi prezantoi bashkëpunëtorët e tij pjesmarrës në këtë takim, i tha z. Ymeri se për Vatrën është kënaqësi që të presë vizitorë nga Kosova, aq më shumë kryetarin e  formacionit politik që qytetarët e  Kosovës i dhanë më së shumti mbështetje me votat e tyre.Urimet tona për suksesin që arritët!

– Le të jetë ky një bashkëbisedim i hapur, i sinqertë, ku së pari ne dëshirojmë të informohemi për gjendjen paszgjedhore në Kosovë dhe platformën e këndvështrimet e projektet Qeverisjes së Vetëvendosjes, nëse ajo do të arrijë të marrë mandatin qeverisës.

Kryetari i Vetëvendosjes, z. Visar Ymeri shoqërohej nga kordinatorja për marrdhënie me jashtë.

Kreu i Vetëvendosjes, shprehu konsideratat më të larta për Vatrën dhe falenderoi Kryetarin Mishto për mikpritjen.

Në optikën e kreut të Vetëvendosjes, në Kosovë është krijuar një realitet i ri pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Qytetarët e Kosovës, me votën e tyre, e nxorën Vetëvendosjen, forcë të parë politike, nga vendi i tretë që ajo mbante në zgjedhjet e mëparshme. Ky rezultat i kësaj force politike, ndryshe nga koalicionet e  tjera, që patën edhe forcën dhe paratë e pushtetit në këto zgjedhje,për Vetëvendosjen ishte veçse rritje e besimit të qytetarëve në programin e saj dhe transparencën e komunikimit me qytetarët, tha Ymeri. Në të vërtetë, kjo është fitorja e popullit të Kosovës, i cili ndëshkoi me votë koalicionin qeverisës, kreu i Vetëvendosjes.

Duke analizuar realitetin paszgjedhor dhe mundësitë qeverisëse, ai shprehu mendimin se koalicioni, që ka  kandidat për Kryeministër z.Ramush Haradinaj, i ka të pakta mundësitë e krijimit të Qeverisë, edhe nëse do të mundëte, përfshi edhe Listën Serbe, ajo do të ishte një qeveri e paralizuar që në lindje dhe e ndërvarur nga Beogradi.

Gjatë bashkëbisedimit z. Visar Ymeraj iu përgjigj Pyetjeve, që u bënë nga : Asllan Bushati, Agim Rexhaj, Marjan Cubi,Nazo Veliu, Bashkim Musabelliu, Zef Balaj, Besim Malota, Pashko Camaj, Idriz Lamaj, Dritan Haxhia e të tjerë.

Pyetjet kërkonin të informoheshin për qëndrimet e Vetëvendosjes në kushtetet e reja, kryesisht: Për formulën qeverisëse, për demarkoacionin, për Ushtrinë e Kosovës, për marrdhëniet me Asosiacionet me shumicë serbe, dialogu në këndvështrim e Vetëvendosjes, Kushtetuta dhe Kufizimet që rëndojnë mbi shtetin e  ri të Kosovës, nëse vijnë në qeverisje çfarë do të bëjnë me Platformën për Bashkimin Kombëtar, çfarë mendon Vetëvendosja për ndikim rus në Kosovë dhe në Ballkan, cili është rreziku në këndvështrimin e Vetëvendosjes për tendencën e turqizimit të  Kosovës etj.

Herë-herë bashkëbisedimi nuk u mjaftua vetëm në pyetje-përgjigjet, por edhe në debate të hapura. Kreu i Vetvendosjes në përgjigjet e tij ishte i hapur, i sinqertë dhe i mirëkuptuar.Përsa i përket “Demarkacionit”, Ymeri tha se Mustafës i ka mbetë”Patatja e nxehtë” në dorë, që ishte “dhurata” e Thaçit, që ia la atij në dorë, ndërsa Ushtria e Kosovës, me nismën e Thaçit, e futi më shumë në udhëkryq procesin, dhe duket se ka mbetë”peng” i Listës serbe, e cila e kundërshton me forcë.

-Na duhet që të bindim serbët e Kosovës se Ushtria e Kosovës është domosdoshmëri, tha Ymeri.  Kryetari i Vetëvendosjes tha se praktika e deritanishme apo nisma e Thaçit të çojnë tek modeli Boshnjak i Ushtrisë, ndërsa ne si Vetëvendosje do të synojmë modelin kroat të Ushtrisë së Kosovës. Kushtetuta, me paketën Ahtisaari, fatkeqsisht është e pa amendamentushme, ky është realiteti, që duhet njohur për të sjellë një realitet të ri, sqaroi ai.

Dialogu me Beogradin, për Vetëvendosjen nuk ka patur transparencë, nuk dihet se çfarë është arritur nëse është arritur diçka. Edhe këtu duhet ta kemi parasysh realitetin, tha z. Ymeri, sepse në aparencë, duket se ne si Kosovë ‘bëjmë” sikur jemi Shtet i pavarur dhe Serbia bën sikur e ka ende Kosovën në adminsitrimin e  vet, përderisa e ka ende në Kushtetutën e saj. Deri kur kështu? Ne, tha ai, do të risjellim në një format të ri për dialogun.

Përsa i përket Bashkimit Kombëtar, z. Visar Ymeri, tha se Bashkimi Kombëtar, mbetet synimi ynë, por ndërsa SHBA dhe Europa, mund të na ndalojnë bashkimin e kufijve ndërshqiptarë, por, nuk mund të na ndalojë të unifikojmë bashkëpunimin në ekonomi, veçanërisht në Energjitikë.Siç dihet, dy shtetet tona kalojnë kriza energjitike, dhe që të dy shtetet tona në kohë krize, blejnë energji nga Serbia, nëse do të harmonizionim rezervat hidrike të Shqipërisë dhe termo në Kosovë, ne, jo vetëm do të kapërcenim krizën, por edhe do të eksportonim energji….Ai tha se bashkëpunimi  duhet të shtrihet edhe në fushën kulturor, në sporte etj, ç’ka do të na afronte më shumë shpirtërisht.

Në fund të takimit Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, falenderoi Kryetarin e Vetëvendosjes për vlerësimin që i bëri Vatrës, për kohën që vuri në dispozicion, për informacionet që ndau me kryesinë e Vatrës. Z. Mishto uroi që klasa politike e Kosovës të ngrihet në nivelin e qytetarëve në zgjedhjet e 11 Qershorit 2017. Z. Mishto tha se Vatra mbetet e hapur për të bashkëpunuar me të gjithë faktorët në Kosovë dhe do të kryej detyrat e veta  këtu në SHBA ndaj Kosovës.

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, dritan Mishto, Vetevendosja en Vater, Visar Ymeri

Edhe Vetëvendosja Keqardhje për dështimin në Paris

November 9, 2015 by dgreca

Ymeri: Një lajm i keq, indinjues/
-Deputeti Deda i Vetevendosjes: Nderprisni dialogun me Serbine/
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në ‘facebook’ ka shkruar:Mospranimi i Republikës së Kosovës në UNESCO është një lajm i keq për ne dhe njëkohësisht indinjues. Fatkeqësisht Asambleja e kësaj agjencie të OKB-së, agjenci kjo që është e thirrur t’i mbrojë dhe çojë përpara vlerat e të drejtat universale për zhvillim kulturor e arsimor të popujve, sot vendosi bazuar në partikularitetin e interesave të ngushta mes shteteve të caktuara dhe avancimit hegjemonist të Serbisë dhe Rusisë.
Ofensiva diplomatike e Serbisë e ushtruar gjatë kësaj kohe kundër pranimit të Republikës sonë në UNESCO e dëshmon shumë qartë atë që të gjithë e dinë, e që disa nuk po duan ta kuptojnë, Serbinë e kemi armik që nuk zgjedh mjete për të na luftuar. Sa më të urtë dhe të nënshtruar ndaj Serbisë, aq më e egër ajo ndaj nesh. Prandaj me të nuk mund të merremi vesh e të dialogojmë pa ndryshuar thelbësisht njëherë ajo. E, aq më pak t’ia plotësojmë kërkesat në Kosovë.
Megjithë rezultatin negativ për Kosovën gjejmë rastin të falenderojmë përzëmërsisht Republikën e Shqipërisë, Ministrat Bushati e Kumbaro, si dhe vendet mike që sinqerisht e mbështesin Kosovën.
Deputeti Deda: Kosova t’a ndërprejë dialogun me Serbinë

Deputeti Deda i Vetevendosjes: Nderprisni dialogun me Serbine/
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda ka kërkuar që asnjë dialog të mos zhvillohet me Serbinë derisa ajo të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
“Dështimi për anëtarësim në UNESCO është dështimi i parë i Kosovës në arenën ndërkombëtare që prej shpalljes së pavarësisë. Njëjtë, është edhe dështim i procesit të Brukselit ‘të normalizimit të marrëdhënieve’. Kosova menjëherë duhet t’a ndërprejë dialogun me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për Bashkësinë e komunave, dhe të bëjë të qartë që pa njohje të pavarësisë nuk ka më asnjë kuptim për dialog. Dhe, të gjithë përgjegjësit në Qeveri të japin dorëheqje”, ka shkruar Ilir Deda në Facebook.

Filed Under: Opinion Tagged With: lajm i keq, Visar Ymeri

VETEVENDOSJA: OPOZITA FITOI, DETYROI KOALICIONIN E “ZAJEDNICËS” TË FSHIHET SKUTAVE

October 24, 2015 by dgreca

VISAR YMERI:”Mbrëmë për nëntë orë rresht ka zgjatur protesta e opozitës së bashkuar, brenda sallës së Kuvendit dhe jashtë saj. Kjo protestë rezultoi me fitore të subjekteve opozitare për shkak se edhe mbrëmë, me gjithë tentativat e turpshme të pushtetit ata nuk arritën dot që ta normalizojnë “Zajednicën”, përmes tentim-normalizimit të seancave të Kuvendit. Shfrytëzoj rastin që t’i falenderojë të gjithë deputetët e opozitës, të gjithë aktivistët dhe qytetarët që protestuan mbrëmë dhe juve mediave për durueshmërinë dhe qëndrueshmërinë tuaj dje.
Për shkak të protestës së Opozitës së bashkuar deputetët e pozitës u detyruan të fshihen skutave për t’u shtirur kinse po marrin vendime. Takimi i mbajtur në restoran duke i përjashtuar një të tretën e deputetëve të Republikës, është shpërfaqje e inatit dhe dëshpërimit të këtij pushteti.
Një qeveri që e tëra vendoset në funksion të zbatimit të kërkesave dhe interesave të Serbisë brenda Republikës së Kosovës, nuk do të jetë njëkohësisht as transparente e as demokratike: ata janë zaptues që merren vesh skutave, rrënues të Republikës që veprojnë natën. Dhe kështu nuk mund ta kenë të gjatë.
Protesta jonë do të vazhdojë. Kuvendi i Republikës nuk do të bëhet mekanizëm për kontrabandim të ‘Zajednicës’, e as mekanizëm për shpërlarjen e të palarave të qeverisë.”
ALBIN KURTI:
“Duke qenë të bashkuar, të vendosur dhe aktiv nuk kemi lejuar normalizimin e “Zajednicës” në Kuvendin e Republikës. Në Kosovë nuk mund të ndërtohet edhe Republika edhe “Zajednica”. Prandaj “Zajednica” do të bjerë ose bashkë me të do të bije edhe qeveria. Nuk ka zgjidhje tjetër.
Ata kanë pritur që ne do të lodhemi, ata kanë pritur që ne do të mërzitemi, por asnjë nga këto nuk ka ndodhur. As në rrugët e Prishtinës dhe as në sallën e Kuvendit. Rezultat i qëndrueshmërisë sonë të pakompromis është edhe fitorja e mbërmshme.”

Filed Under: Politike Tagged With: Opozita fitoi, vetevendosja, Visar Ymeri

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT