-Kryeministri Isa Mustafa: Marrëveshja për Stabilizim Asociim, një prej dokumenteve më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë. Hap rrugë për një proces të reformave thelbësore në Kosovë/
PRISHTINË, 21 Prill 2016-B.Jashari/Kosova me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim e ka nënshkruar një prej dokumenteve më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë, vlerësoi sot kryeministri Isa Mustafa, ndërsa theksoi se, ky dokument hapë rrugë për një proces të reformave thelbësore.“Me nënshkrimin dhe ratifikimin në Kuvend të kësaj marrëveshje, Republika e Kosovës ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, dhe këto marrëdhënie do të thonë më shumë të mira për njerëzit e Kosovës, dhe po ashtu edhe më shumë të mira për Bashkimin Evropian, si dhe më shumë stabilitet dhe integritet në këtë rajon”, u shpreh kru i qeverisë kosovare.
Mustafa tha se, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje më 27 tetor të vitit të kaluar është konfirmuar vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës për perspektivën e integrimit si vizion madhor i Kosovës dhe i qytetarëve të saj.“Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar edhe Ligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshje, gjë që është konstatuar edhe vullneti i përfaqësuesve të qytetarëve të Kosovës për rrugën tonë evropiane”, theksoi ai.Kryeministri Mustafa siguroi se, përkushtimi i qeverisë së Republikës së Kosovës është shumë i madh për zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.“Do të punojmë shumë dhe dëshirojmë që në zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim të jemi së bashku të gjithë, sepse në këtë formë do të arrijmë më shumë. Një fjalë popullore thotë se ‘kur njeriu ecën vetëm shkon më shpejt, por kur ec në grup, atëherë arrin më larg’, dhe ne dëshirojmë që të arrijmë më larg me këtë Marrëveshje”, u shpreh ai.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në tryezën e rrumbullakët me temën “Si ta shndërrojmë MSA-në në një proces për reforma thelbësore në Republikën e Kosovës?’, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).
Në 1 prill 2016 ka nis zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e nënshkruar në 27 tetor 2015 në Strasburg dhe e ratifikuar në Parlamentin kosovar pas pak ditësh, në 2 nëntor.Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian është miratuar në 10 mars 2016 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Në 27 tetor 2015 kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, kanë nënshkruar në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Në ceremoninënë e zhvilluar, Marrëveshja është nënshkruar edhe nga ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku dhe komisioneri i BE-së për Politika të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.Negociatat për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, kanë nisur në 28 tetor të vitit 2013.Kosova dhe Komisioni Evropian kanë vënë inicialet në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit qysh në korrik të vitit 2014.Procesi i nënshkrimit është ngadalësuar për shkak të mungesës së konsensusit brenda vetë Bashkimit Evropian, përkatësisht mosnjohjes së Kosovës ende nga pesë vende të BE-së.Më vonë, megjithatë, është rënë dakord që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të mos ratifikohet nga parlamentet e secilit shtet anëtar veç e veç, ashtu siç ka qenë praktika me vendet e tjera.Në 22 tetor 2015 Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.Në 24 tetor, nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Stabilizim Asociimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës u miratua nga qeveria kosovare.Marrëveshja ka strukturë dhe përmbajtje të njëjtë sikur marrëveshjet e të gjitha vendeve të rajonit dhe përfshinë të gjitha elementet e një bashkëpunimi të plotë politik, ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. MSA, marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përmban 597 faqe, në X tituj, VII anekse dhe 5 protokolle.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.