• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli në selinë e Vatrës

December 9, 2018 by dgreca

Kryeparlamentari Veseli: Në Vatrën Shqiptare gjeta të gjallë shpirtin e atdhedashurisë për vendin dhe Kombin; gjeta të ndezur idealin e atyre burrave që themeluan Vatrën dhe i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, gjeta përpjekjet shekullore të Vatrës për ti shërbyer Kombit, gjeta të ndezur shpirtin Kombëtar për forcimin e demokratizimin e Shtetit të pavarur të Kosovës, ku kontributi i shqiptarëve të Amerikës, mbetet gurë-themeli.1 a e perbashket1 a dritani flet1 a salle nga prapa1 dielli Veseli1 dalipi flet1 dysheIMG_7393

Nga Rafaela Prifti & Dalip Greca*/

Të Shtunën me 8 Dhjetor, Kryetari i Parlamentit të Kosovës ishte mysafir në Vatër. Ai shoqërohej nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington Vlora Citaku dhe Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatcija.

Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto i uroi mirëseardhjen në Vatër z. Veseli dhe diplomateve të Kosovës, duke e vlerësuar vizitën e kryeparlamentarit si historike, pasi është e para herë që një lider i këtyre përmasave i Kosovës në pushtet viziton Vatrën. Kryetari i Vatrës ka prezantuar qëndrimet e  Vatrës rreth cështjeve aktuale që po kalon Kosova dhe Shqipëria, duke prazantuar mospajtimet me votën kundër SHBA-ve, të shtetit shqiptar. Për Kryetarin e Vatrës, miqësia ndaj SHBA-ve, është detyrim moral i Kombit shqiptar.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës falenderoi për pritjen e ngrohtë dhe vlerësoi se Federata Panshqiptare e Amerikës Vatrës, sot është vazhduese e punës historike të Vatrës për më shumë se një shekull.

Duke iu referuar zhvillimeve në Kosovë dhe marrdhënieve me SHBA, Veseli  tha se pavarësisht sfidave demokratike edhe ekonomike të shtetit të ri,Republika e Kosovës ka vetëm një orientim, atë perëndimor, përkatësisht evropian dhe amerikan. Një nga synimet e zhvillimeve demokratike është mbajtja në Kosovë e kapaciteteve intelektuale dhe vecanërisht rinisë së Kosovës. Për sa i takon arritjeve, Republika e Kosovës është në nivel të ngjashëm ekonomik e jetësor me Ballkanin Perëndimor, por larg standarteve të vendeve të përparuara evropiane.

Shkuarja drejt tyre është synimi i reformave ligjore dhe ekonomike,  ndërsa synimi politik është anëtarësimi në OKB me gjithë pengesat e vazhdushme që po vendos në këtë rrugë Serbia. Ai tha se Kosova është e vendosur në rrugëtimin e saj, nuk ka hapa pas, vetëm përpara, ndërsa për Kufijtë e Kosovës, nuk do të lejohet cënimi i tyre.

Kryeparlamentari i Kosovës Veseli informoi edhe për vizitën e tij në shtetin e Iowa-s. Ai tha se Partneriteti me shtetin Iowa, në fushën ushtarake dhe më tej do zgjerohet edhe në fushën bujqësore dhe akademike. Për dijeni, 25 donacione të pajisjeve nga ushtria amerikane do jenë në Kosovë në fund të muajit, pjesa më e madhe e tyre kanë mbërritur. Me 7 dhjetor z. Kadri Veseli vizitoi shtetin e Iwoa. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë kësaj vizite  është pritë edhe në  Gardën Kombëtare të Iowa-s, ku ka parë nga afër mënyrën e organizimit dhe ka diskutuar me ta për mbështetjen që i është dhënë deri më tani Forcës se Sigurisë së Kosovës. Kryetari Veseli informoi se është pritur nga gjenerali Timothy Orr dhe drejtues të tjerë të Gardës se Iowa-s. Gjatë vizitës u konfirmua edhe një herë mbështetja për Forcën e Sigurisë së Kosovës edhe pas transformimit të saj në Ushtri të Kosovës. Kjo mbështetje do të vazhdojë të jepet në trajnime dhe edukim por edhe në aspekte të tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e saj si ushtri. Kryetari Veseli rikonfirmoi se Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri e paqes në Ballkan, por edhe në zona të tjera kudo qe do të kërkohet angazhimi i saj, në ruajtjen e paqes.  Gjenerali Timothy Orr , ka ritheksuar edhe një herë përkrahjen për Kosovën, e në veçanti për Forcën e Sigurisë sa Kosovës.

Sipas Kryetari Veseli, kurrë shqiptarët nuk kanë qenë më mirë se tani, kurrë më të fortë se tani, por kërkohet më shumë organizim dhe bashkëpunim për të ecur përpara.

Duke iu referuar marrdhënieve me SHBA dhe lobimit në SHBA,ai konstatoi se disa nga  miqtë tanë të vjetër amerikanë, që na dhanë mbështetje të fuqishme para dhe gjatë luftës, janë larguar nga skena politike, janë plakur apo kanë ndërruar jetë, prandja duhet lobim i fuqishëm për të bërë miq të rinj. Edhe klasa tradicionale e biznesmeneve shqiptare jane plakur dhe prandaj nevojitet riaktivizimi i lobit shqiptar.

Kryeparlamentari Veseli ishte në një mendje me Kryetarin e Vatrës për votimin e Perfaqesueses se Shqiperise ne OKB kunder votes se SHBA. Ky, tha ai, eshte tregues negativ në marrdhëniet me mirëbërsin e shqiptarve, shtetin amerikan. Politika e Republikes se Kosoves eshte nje me ate te SHBA, tah Veseli.

Në mbyllje të fjalës së tij, z. Veseli, iu drejtua Kryetari të Vatrës duke thënë se duhet të jesh krenar për paraardhësit e Vatrës si edhe misionin e saj historik.

Më pas janë bërë pjesë e debatit me pyetje përgjigje disa nga pjesmarërrsit në takim. Pasi i uroi mirëseardhjen z. Asllan Bushati pyeti nëse: Kosova ka plan për të shpëtuar nga zgjedha e Kushtetutës së Kosovës të hartuar nga Ahtisari? Dhe a mendonte Kryeparlamentari se kishte zgjidhje tjetër për taksën e Rrugës së Kombit, e cila më së shumti rëndon mi qytetarët e Kosovës?

Përgjigja e Kryeparlamentarit: Kushtetuta e Ahtisarit e ka kryer funksionin e saj dhe nuk mund të mbajë peng ecjen përpara. Barrierat duhen zvogëluar për të komunikuar më mirë.  Rruga e Kombit kërkon mirëmbajtje financiare por vendosja e taksave e vështirëson lehtësinë e komunikacionit të hapur e të lirë.

Anëtari i kryesisë së Vatrës z. Marjan Cubi tha se Demokratë e Republikanë në SHBA pajtohen për Kosovën dhe kjo është pozitive. Me rëndësi është përkrahja për ushtrinë e Kosovës. Shtetet shqiptare duhet që të punojnë më shumë për mbështetjen e Presidentit Trump.

Lekë Përlleshi :-Përkrahja ushtarake për ushtrinë e Kovovës, mendoj se është goditje për Serbinë

Kam mendimin se vendosja 100 per qind taksës për Serbinë është pozitive dhe në kohën e duhur.

-Kam mendimin se punëtorët e arsimit nuk janë kompensuar për punën gjatë që kryen në kohën e okupimit serb, ku u ngrit sistemi paralel i arsimit. A keni ndonjë plan kompensimi?

Përgjigje: Kërkesat për reparacione nuk mund të përmbushen nga shteti i ri i Kosovës,Përvec arsimtarëve, janë policët e minatorët etj

Veprimtari i njohur nga Komuniteti Esad Gjonbalaj,  një nga themeluesit e Shoqatës se Plave-  Guci në SHBA kërkoi nga kryetari i parlamentit që Jakup Ferri të shpallet hero kombëtar nga shteti i Kosovës.

Gjonbalaj tha: Jakup Ferri është një figurë kombëtare që theu vendimet e kongresit të Berlinit, është një figurë kombëtare që mundi ushtarakisht Malin e Zi dy herë në vij të frontit, është një komandant i shquar i Lidhjes së Prizrenit, që vrau Magjar Pashën në Gjakovë.  Stambolli e kishte dërguar atë për të nënshtruar Plavë Gucinë për Malin e Zi. Komandanti që me 4000 ushtarë mundi ushtrinë malazeze me 12000 ushtarë.Mendoj se nuk ka asnjë arsye pse nuk është i shpallur hero kombëtar, komentoi Gjonbalaj.

Kryeparlamentari Veseli deklaroi në Vatër se shumë shpejt kjo kërkesë do të  shqyrtohet  dhe garantoi se  brenda dy muajve Jakup Ferri do të shpallet hero kombëtar nga shteti i Kosovës.
Nga atmosfera e krijuar aty në takim shpërtheu i madhi Gezim Nika duke kënduar një refren të këngës, për Jakup Ferrin, duke ndezur atmosferën e takimit.
Esad Gjonbalaj tha për Diellin se të njëjtën kërkesë do t’ia bëjë edhe shtetit të Shqipërisë. Do t’i drejtohem presidentit Meta sepse gjate kohës se diktuarës Jakup Ferrit i ishte mohuar ky titull, tha Gjonbalaj.

Editori i Diellit e njohu Kryeparlamentarin me historinë e Vatrës.

Kryeparlamentari shënoi në librin e vizitorëve: Në Vatrën Shqiptare gjeta të gjallë shpirtin e atdhedashurisë për vendin dhe Kombin; gjeta të ndezur idealin e atyre burrave që themeluan Vatrën dhe i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, gjeta përpjekjet shekullore të Vatrës për ti shërbyer Kombit, gjeta të ndezur shpirtin Kombëtar për forcimin e demokratizimin e Shtetit të pavarur të Kosovës, ku kontributi i shqiptarëve të Amerikës, mbetet gurë-themeli. Por asgjë nuk përfundon këtu; Shqiptarët nuk do të ndalen në rrugëtimin e vet të lirë. Shqiptarët do të jenë gjithëmonë mirënjohës vendit të Lirisë dhe demokracisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Largohem nga Vatra plot emocione. Faleminderit!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës

-Kadri Veseli- Firma

Me fotografime me Kryeparlamentarin dhe me një fotografi të përbashkët është mbyllë takimi i Vatrës me Kryeparlamentarin Kadri Veseli.

*Per me shume fotografi shihni ne Facebook

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Rafaela Prifti, Vater, Vizita e Kadri Veselit

Artikujt e fundit

  • Skulptori Gëzim Muriqi vjen me “ringjalljen” e Skënderbeut
  • Mistika dhe Fizika
  • “Atdhetari i shtigjeve të lirisë” – monografi për heroin e kombit Xhavit Hazirin!
  • THE UNITED STATES DAILY (1928) / AHMET ZOGU FALENDERON PRESIDENTIN AMERIKAN CALVIN COOLIDGE PËR NJOHJEN DHE URIMET E TIJ ME RASTIN E NGJITJES NË FRONIN E SHQIPËRISË (TELEGRAMI)
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe Kongresistin Torres
  • Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet
  • Shoqata studentore shqiptare në Columbia “Columbia University Albanian Society,” organizon: Bashkëbisedim mbi Eposin e Kreshnikëve
  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM
  • PROF.DR. ZYMER NEZIRI LIGJËRATË NË VATËR TË ENJTEN MË 30 MARS ORA 6.30 PM
  • “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”
  • BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO
  • Dashuri dhe vdekje – Fati tragjik i prindërve të Karl Thopias
  • Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
  • Kosovë-Homazhe te Memoriali në Izbicë
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT