• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA PRITI JURISTIN E NJOHUR JORDAN DACI, EKSPERT I SË DREJTËS KUSHTETUESE

June 4, 2021 by dgreca

Ditën e premte më 4 qershor 2021 në New York, juristi i mirënjohur, eksperti i së Drejtës Kushtetuese Jordan Daci, vizitoi Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra. Ai u prit nga sekretarja Nazo Veliu, arkëtari i Vatrës Marjan Cubi, kryeredaktori i Diellit Dalip Greca, anëtari i Kryesisë së Vatrës Mark Mrnaçaj, ish Nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati, anëtarët e Këshillit të Vatrës dr. Paulin Marku e Sokol Paja, vatrani Saimir Burgaj dhe gazetari Orest Çipa. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti sekretarja Nazo Veliu, ndërsa dr. Paulin Marku bëri një prezantim rreth aktivitetit profesional të mikut të ri të Vatrës z.Daci. “Është një nder i veçantë të jesh në Vatër. Atë që ka bërë Vatra nuk e ka bërë asnjë organizatë tjetër shqiptare. Vatra ka qenë lidhje e fortë e shqiptarëve me Amerikën. Ju faleminderit për punën e jashtëzakonshme që bëni në Vatër. Shqiptarët i kanë sytë te Vatra dhe Uashingtoni” – deklaroi në fjalën përshëndetëse z.Daci. Shqiptarët rrezikojnë të mos jenë më faktor në Ballkan pas shpopullimit të Shqipërisë si pasojë e keqqeverisjes ku më shumë se 300 mijë familje nuk kanë të mundur miniumin jetik në Shqipëri – u shpreh i shqetësuar juristi Jordan Daci. Ai kërkoi që vatranët dhe shqiptarët e Amerikës të jenë sa më aktiv pasi situata në Shqipëri po përkeqësohet çdo ditë. Sipas Dacit, në Shqipëri ka filluar një frymë antiamerikanizmi që shqiptarët i dëmton. Kontributi juaj është jetik për Shqipërinë. Shpopullimi dhe pakësimi i popullsisë na defaktorizon si shqiptarë në Ballkan. Është domosdoshmëri ndalja e shpopullimit të Shqipërisë përsëriti me shqetësim juristi Jordan Daci. Shoqëria shqiptare ka nevojë politikisht për përfshirje dhe ekuilibra interesash. Prania amerikane në Shqipëri është më e madhe dhe më e fortë se kurrë. Ata kanë ardhur për të mos ikur më nga Shqipëria si pasojë e investimeve strategjike në fushën e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale – përfundoi fjalën e tij juristi Daci. Kryeredaktori i gazetës Dielli z.Dalip Greca e pyeti profesor Dacin për Zgjedhjet Lokale të vitit 2019, Zgjedhjet Parlamentare të 2021 dhe Komisionin Parlamentar të shkarkimit të Presidentit të Republikës Meta. “Zgjedhjet u projektuan që më përpara për tu manipuluar. Vota u ble dhe u manipulua. Në Shqipëri ka 30 vjet që nuk njihen zgjedhjet. Ne jemi larg standardeve për të bërë gjykatat hetime për zgjedhjet. Opozita duhet të bindë njerëzit se zgjedhjet u manipuluan dhe opozita duhet të frymëzojë njerëzit që ta votojnë. Kreu i shtetit Meta edhe pse kishte të drejtë përballë një sistemi të tërë, disa deklarata dhe sidomos përplasja me ambasadoren amerikane ishin të tepruara. Nuk ka shkelje për ta shkarkuar presidentin Meta. Nuk ka shkelje të rënda. Parlamenti është legjitim dhe Komisioni i Venecias në rastin e anullimit të dekretit e dha opinionin e saj se nuk kishte shkelje të rënda të kryera nga Presidenti – saktësoi juristi Daci. Më tej eksperti i të Drejtës Kushtetuese Daci bëri thirrje që figura të larta kombëtare si At Gjergj Fishta të studiohen dhe të promovohen sa më shumë nga shqiptarët e Amerikës pasi janë personalitete që na lartësojnë si komb. Z.Burgaj diskutoi mbi kushtetutshmërinë e shkarkimit të Presidentit Meta, z.Bushati diskutoi rreth çështjes së sigurisë kombëtare në tërë shqiptarinë, z.Cubi zgjoi interesin e diskutimit rreth antiamerikanizmit në Shqipëri. Z.Mrnaçaj dhe z.Çipa diskutuan rreth atmosferës politike në Shqipëri me sfond situatën e shkarkimit të Presidentit të Republikës Meta. Në fund të takimit miqësor z.Greca i bëri një ekspoze të gjerë rreth rolit të Vatrës në çështjen kombëtare që nga shpallja e Pavarësisë e deri në ditët e sotme.

Filed Under: Featured Tagged With: Juristi Jordan Daci, vizitoi Vatren

NJË QENDRESTAR DHE LUFTËTAR I LIRISË SË KOSOVËS VIZITOI VATRËN

May 17, 2021 by dgreca

Sot, e Hënë 17 Maj 2021, së bashku me anëtarin e  Kryesisë dhe arkëtarin e Vatrës Marjan Cubi dhe anëtarin e këshillit të Vatrës, poetin Ramiz Mujaj, pritëm në selinë e Vatrë një nga qendrestarët dhe luftëtarët e Lirisë së Kosovës, i dënuar në burgjet e represionit sllav, i mërguar më pas në Zvicër, një nga drejtuesit e Fondit Vendlindja Thërret për Zvicrën, zotin Gani Vlahna.

Mysafiri tregoi për qëndresën gjatë kohës së represionit në kohën e Ish Jugosllavisë dhe organizimin e shqiptarëve të Zvicrës për clirimin e Kosovës.

Editori i Diellit e informoi z. Vlana për historinë e Diellit dhe të Vatrës, për veprimtaritë e djeshme dhe të sotme të Vatrës. Ai përshkroi rrugëtimin historik të Vatrës dhe Gazetës që i priu themelimit të Vatrës. Po ashtu mysafiri vizitoi arkivin dhe bibliotekën e  Vatrës.

Ai shkroi mbresat në librin e vizitorëve:” Sot vizitova selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” dhe ndjehem i mbushur me emocione. Preka historinë më shumë se 100 vjecare të Shqiptarëve të Amerikës dhe u njoha me kontributet e mëdha të VATRËS dhe gazetës së saj DIELLI. Shumë gjëra i dëgjova për herë të parë, më mbeti në mendje Fushata e madhe e Vatrës me 3 Qershor 1917, takimi i Nolit me 4 korrik 1918 me presidentin Wilson, organizimi i shërbimit diplomatik në SHBA dhe Europë prej Vatrës në kohën mungesën e shtetit, Huaja Kombëtare, dërgimi në Shqipëri i Trupave Vullnetare të Vatrës dhe i bandës Muzikore VATRA, shtypja dhe dërgimi i mijëra librave në Shqipëri, lidhjet me arbëreshët dhe qëndresa e Vatërs nën presionet e shtetve komuniste të ish Jugosllavisë dhe të Tiranës, pushkatimet dhe denimet e vatraneve qe lane Ameriken per Shqiperine… etj. Faleminderit Vatër Kombëtare! Faleminderit z. Greca, z. Cubi dhe Muaj per pritjen e ngrohte!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gani Vlahna, vizitoi Vatren

HANA NOKA, ARTISTE E NJOHUR, VIZITOI VATRËN

February 21, 2019 by dgreca

–Modelja, aktorja, gazetarja, regjisorja dhe autorja e librit “BESA PO” kushtuar Mbretëreshës TEUTA, shpreson se Historia e Mbretëreshës Ilire do të frymëzojë gratë anembanë Botës-/

 

1 hana profil firme1 a ok Hana treshe1 a Hana me vajzen2 Hana

Të Enjten pasdite, 21 Shkurt 2019, Selinë e Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës”VATRA” e vizitoi një artiste e njohur, Hana NOKA. Ajo është një modele e njohur ndërkombëtarisht,aktore,regjisore, shkrimtare dhe ndjehet mirë tek kujton rrënjët e saj shqiptare. E flet bukur gjuhën shqipe edhe pse ka jetuar nëpër botë. Synimi i saj është që të bëjë të njohur me veprën e saj Kombin Shqiptar.Hana e ka filluar karrierën në modelim në moshë fare të re, por edhe pse e zënë me modelimin që në vegjëli, ajo kurrë nuk e la mënjanë arsimimin e saj. Hana u diplomua në Griffith College- Dublin në Irlandë me diplomë BA (Hons) në Gazetari dhe Media Vizuale. Më pas ajo erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si një admiruse e grave të forta në histori, Hanën e tërhoqën dhe e inspiruan historitë e grave të lashta Ilire. Brenda saj nisi shtysa për të treguar historinë e udhëheqëses së madhe , Mbretëreshës trime, Teuta, që sundonte Ilirinë, që përfshinte kombet e sotëm të Ballkanit, që nga viti 231 Para Krishtit e deri në 227 Para Krishtit.

Hana shpreson se se Historia e Mbretëreshës Ilire do të frymëzojë gratë anembanë Botës ashtu sic e ka frymëzuar atë vetë.

Hana jeton në Los Anxhelos dhe flet disa gjuhë, duke përfshirë gjuhën shqipe, anglishten, kroatisht dhe turqisht.

Artistja e njohur u prit në Vatër nga editori i Diellit , Dalip Greca dhe nga z. Marko Kepi, President i Rrënjëve Shqiptare(Albanian Roots) dhe Këshilltar i Kryetarit të Vatrës z. Mishto.

Artistja vizitoi mjediset e Vatrës, u njoh me materiale arkivore e fotografike. Editori i tregoi pikat kulmore të Historisë së Vatrës dhe të Gazetës”DIELLI” që këtë vit celebron 110 vjetorin e publikimit në SHBA. Ajo dhuroi me autograf për bibliotekën e Vatrës librin e saj në gjuhën angleze””BESA PO”.

Ju mund ta porositni librin në Amazon dhe për më shumë të dhëna mund të shkoni në adresën:www.besapo.com

Filed Under: Featured Tagged With: artistja, besa Po, Hana Noka, vizitoi Vatren

DEPUTETI AGRON SHEHAJ VIZITOI VATRËN

November 11, 2018 by dgreca

1 dyshe1 kater1 agron shehaj shkruan
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë z Agron Shehaj vizitoi selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” të Shtunën me 10 nëntor 2018. Ai u prit nga kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto. Kryetari Mishto duke i uruar mirëseardhjen e vlerësoi vizitën e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe e informoi atë rreth veprimtarive të Vatrës në qendër dhe degëve të saj në Amerikën e Veriut dhe Kanada. Po ashtu u këmbyen mendime rreth situatës dhe zhvillimeve në Shqipëri. Ndërsa deputeti Shehaj u shpreh se:Ishte kënaqësi që pata mundësinë të vizitoj Vatrën e Shqiptarëve të Amerikës. Është frymëzuese cfarë kanë bërë dhe bëjnë shqiptarët e Amerikës për të mbajtë gjallë frymën kombëtare për më shumë se një shekull. Uroj që ta vazhdoni veprën e paardhësve që themeluan Vatrën dhe bënë aq shumë punë për cështjen tonë kombëtare!”.
Gjatë takimit u bisedua edhe për bashkëpunim në të ardhmen.
Editori i Diellit shpalosi para deputetit fragmente nga Historia e Vatrës dhe gazetës së saj “DIELLI”.
Në takim ndodhej edhe anëtari I Kryesisë së Vatrës Zef Balaj.
Në fund të takimit deputeti Shehaj shkroi mbresat e tij gjatë vizitës në librin e vizitorëve.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: dalip greca, DEPUTETI AGRON SHEHAJ, vizitoi Vatren

GAZETARJA E ZERIT TE AMERIKES, LAURA KONDA, VIZITOI VATREN

April 1, 2017 by dgreca

1 GrupTë premten, me 31 Mars 2017, gazetarja e Zërit të Amerikës Laura Konda e shoqëruar nga bashkëshorti Gjergji Konda, vizituan Selinë e Federatës Vatra.

Mysafirët u pritën nga Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj i shoqëruar nga zv/kryetari Asllan Bushati, sekretarja Nazo Veliu, anëtari i Kryesisë së Vatrës Marjan Cubi, anëtari i Këshillit Zef Balaj, Idriz Lamaj, dhe Zef Përndocaj si dhe Editori Dalip Greca.

Kryetari Buçaj u uroi mirëseardhjen bashkëshortëve Konda dhe i njohu ata me qëndrimet dhe veprimtaritë e Federatës Vatra. Dr. Buçaj tha se Vatra ndjehej e nderuar që pret mysafirë të tillë si gazetarja e Zërit të Amerikës Laura Konda dhe ish Minisitri i Financave të Shqipërisë pas viteve ’90 Gjergj Konda, financier i njohur, me Master në Ekonomi nga nga Universiteti i njohur i Columbias, sot pjesë e Bankës Botërore.

Në bashkëbisedim morën pjesë zv/Kryetari Asllan Bushati, sekretarja Nazo Veliu, studiuesi Idriz Lamaj, Zef Balaj, Marjan Cubi, Zef Përndocaj.

Editori i Diellit i njohu mysafirët me rrugëtimin 105 vjeçar të Vatrës duke u ndalë në dokumente dhe fotografitë e ekspozuara.

Gazetarja Laura Konda tha se e kishin marrë këtë udhëtim për ta parë nga afër Vatrën dhe për të prekur historinë e saj me gjithë shiun që i shoqëroi gjatë të gjithë udhëtimit nga Virxhinia ne Nju Jork, ia kishte vlejtë. Ndërsa Gjergj Konda tha se me Vatrën dhe Diellin atë e lidhte gjyshi i tij, një nga miqtë e Konicës dhe të Nolit, ish menaxher i parë i Gazetës Dielli që në numrin e parë të botimit, Gjergj Konda(Gjonleka).

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Lauar Konda, vizitoi Vatren

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT