• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dita e Flamurit Kuq e zi festohet në Vjenë

December 1, 2017 by dgreca

Një kurorëzim afirmativ i konkursit letrar mbështetur nga Ministria e Diasporës. Në prozë, tregimi “I huaj” me autor Hazir Mehmetin, çmimi i parë. Në poezi, vjersha “Në shkon ti…” me autor Besim Xhelilit dhe “Serenatë” e Hazir Mehmetit fituese të çmimit të parë. Mirënjohje për gjithë konkurruesit./

Shkruan nga Vjena Hazir MEHMETI/*Vjen

“Evropa ka nevojë për shqiptarë autentik, për shqiptarë të vetvetes”
         (Adem Demaqi. Vjenë, 20 nëntor 2012, nga takimi me kryesinë e Lidhjes)

28 nëntor 2017, Vjenë/

Në një ambient të bukur ku flet arti, në “Der Kunstraum”, në qendër të Vjenës u mbajte orë festive letrare e organizuar në Javën e Kulturës Shqiptare në Austri, nga Lidhja e Shkrimtarë dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” dhe Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri. Programi u prezantua me shije nga moderatoria, Kaltërina Durmishi. Të pranishmit me një minutë heshtje nderuan të ndjerën  Dr.Vlora Mehmeti-Tërshani,  e cila ishte pjesë e  realizimit të disa aktiviteteve letrare që nga themelimi i Lidhjes. Në emër të nikoqirit, përshëndeti Hubert Thurnhoffer, pronari i ,,Der Kunstraum’’ Galeri duke falënderuar për prezencën dhe bashkëpunimin: “Ju falënderoj për prezencën tuaj në hapësirat e sallës sonë ku ofrohet ambient i mrekullueshëm për ata që adhurojnë artin”, tha mes tjerash ai. Në fjalën e tij  Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri, uroi të pranishmëve 28 Nëntorin-Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe falënderoi të pranishmit. “Është nderë për ne të jemi pjesë e programeve të Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, ku sonte do kurorëzojmë Konkursin Letrar me shpalljen e fituesve. Falënderojmë Ministrinë e Diasporës e cila e mbështeti këtë eveniment. Lidhja jonë po shënon suksese në botime ku tani kemi dy antologji nga krijuesit shqiptarë, “Iliricum I” dhe “Iliricum II”. Në gjashtë vjet jetë Lidhja jonë mbajti orë letrare të shumta në gjithë Austrinë”. Këtë mbrëmje e nderoi me pranin e tij dhe Dr. Musa Ahmeti, ligjërues në UN-e Budapestit i cili kishte ardhur enkas për këtë ngjarje.

Zyrtari, z. Shani Hamitaga, përfaqësues i Ministrisë së Diasporës së Kosovës i uroi të pranishmit, mes tjerash shtoi: “Ndihem i nderuar sonte të ju uroj dhe përshëndes në këtë ditë feste nga ky vend mik siç është Austria e cila e përkrahu vazhdimisht kombin tonë në momentet vendimtare historike, andaj një falënderim i veçantë këtij vendi mik…Shumë bijë e bija nga mërgata lanë rahatinë dhe me dashuri iu bashkëngjitën radhëve në luftë për liri të cilën e gëzojmë sot. Edhe tani rinia jonë po shkollohen në gjithë botën dhe po merr dije që nesër të mund të kontribuojnë në vendin e tyre. Sot shumë bijtë e bijat mërgimtare po radhitën në Top-listen, në shkencë, sport, kulturë, art në të gjitha vendet. Mirënjohje për të gjitha ato familje që japin aq shumë për vendin, progresin, për të ardhmen tonë”. Nga Ambasada e Shqipërisë z. Idlir Kaba, sekretari i dytë i saj, ua uroi festën. “Sot është festë e veçantë për shqiptarët, shpallja e pavarësisë u bë për të gjitha trevat shqiptare, por fatkeqësisht një vit më vonë u njoh vetëm një territor i ngushtë. Fatmirësisht  kjo padrejtësi historike  u rregullua, ne tani kemi dy shtete, një komb dhe detyrat tona janë të shumëfishta drejtë ruajtjes së vlerave kombëtare dhe lidhjes me diasporën. Shembulli më i mirë nga diaspora është ai i rilindësve tanë, edhe pse ishin jashtë trevave shqiptare dhanë shumë për çështjen kombëtare. Dhe sot përgëzimet e mia për Lidhjen e Shkrimtarëve këtu e kudo në diasporë për afirmimin e vlerave artistike e të gjuhës sonë”. Z. Imer Lladrovci, konsull në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës uroi të pranishmit. “Që nga nëntori i krye heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, nëntori i Vlorës, nëntori i ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, janë bazamenti i krenarisë sonë kombëtare. Sot Kosova e njohur nga shtetet më të fuqishme të botës do ec drejtë demokracisë e zhvillimit”. Tingujt e flautës luajtur nga  studentja, Fortesa Softa freskuan të pranishmit në ambientin e bukur.

Programi letrar filloi me promovimin e romanit të autori, tani i njohur, nga Budapesti, Driton Smakaj, romani i tij i tertë i radhës “D11” të cilin shkurtas e prezantoi poeti Besim Xhelili. “Driton Smakaj, u lind në Abri të Drenicës, aktualisht jeton e punon në Hungari, ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga ditët e para të luftës deri në mbarimin e saj. Është veprimtar e krijues i njohur, ky është romani i tij i tretë”. Për një analizë përmbajtjesore të romanit foli Dr. Etleva Lala, ligjëruese në UN e Budapestit, Katedra e Albanologjisë. Ajo në fjalën e saj e përshkroi veprën të një niveli të bukur artistik dhe përmbajtjesorë si nga ana gjeografike të shtrirjes së temë, po ashtu me elemente figurative të realizuara me sukses. Një roman që duhet përkthyer në gjuhët tjera”. Në fjalën e tij autori, Driton Smakaj, falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan realizimin e veprës dhe promovimin e saj.
Ora letrare vazhdoi me leximin e poezive nga disa autor mes tyre ishte edhe Bardha Mance e cila kishte ardhur nga Athina, pastaj lexuan Gjin Morina, Vjollca Koni, Mërgim Osmani, Marigona Ramadani,  Rreth realizimit të fituesve të konkursit nga juria në përbërje: Dr.Ina Arapi, Entela Kasi dhe Hasan Qyqalla, foli Dr. Ina Arapi. “Konkurrimi ishte tërësisht anonim dhe ne kemi vlerësua sipas kritereve letrare artistike të krijimeve në poezi dhe prozë. Fituesve sukses të reja”,  tha mes tjerash. Shpërblimi i parë në prozë i takoi Hazir Mehmetit me tregimin “I huaji”; i dyti: Edona Reshidi me tregimin “Ajo”; të tretin: Angjelina Marku, me tregimin “Helena”. Në poezi shpërblimi i parë me pikë të njëjta u takoi dy krijuesve; Besim Xhelili me poezinë “Në shkon ti…” dhe Hazir Mehmeti me poezinë “Serenatë”; të tretin autorja Violeta Allmuça me poezinë “Miklimi i Jetës”. Për të gjithë konkurruesit u ndanë mirënjohje: Marigona Ramadani, Anton Marku, Alban Kastrati, , Vjollca Koni-Ajasllari, Uran Krasniqi, Melita Sulejmani, Mërgim Osmani. Shkodran Elshani.  Nën përkujdesjen e  Besim Xhelilit, nga punimet e  konkurruesve u nxor fletushka “Konkursi 2 letrar 2017”, të cilën Lidhja… ua shpërndau të pranishmëve si dhuratë mbrëmje. Në fund u dha një koktej rasti shoqëruar me pije vendore. U organizua dhe këndi i librave nga autorët e shumtë që jetojnë në Austri.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” është një shembull i mirë për gjithë diasporën në rrugën e saj në afirmimin e krijimeve letrare nga kombi ynë në ambientet shumë kulturore në Austri. Disa nga autorët shqiptarë janë tani më anëtarë të asociacioneve letrare më të njohura në Austri, PEN-Club-it dhe Lidhjes së Shkrimtarëve në Austri, janë pjesë e antologjive në gjermanisht krahas krijuesve të njohur vendës.

*Hazir Mehmeti eshte bashkepunetor i Gazetes “Dielli” ne Vjene.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Hazir Mehmeti, Kremtimi i Dites se Flamurit, Vjeni

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT