Në buqetën poetike”Po të shkruaj”kushtuar vajzave të saj Yllkës dhe Rajnës/
Nga Sokol Demaku/
Duke bërë rrugëtim retrospektiv në librin me buqetë peotike, të poetës Vjollca Spaho, ”Po të shkruj”, lexuesi bënë një ecje nëpër jetën dhe veprën saj, më të cilin rrugëtim dhe ecanakje mundë të shoh, të ndjej dhe të vlerësoj qeshtje themelore të jetës së njeriut. Në lirikën e saj femërore ka rezervuar një hapësirë të gjerë, të jetës së saj me baticat dhe zbaticat që ajo ka përjetua. Edhepse e fortë në shpirt, poetja lë të ndjejmë se nuk dëshiron të degdiset nga ajo që jeta i solli, nga vuajtja në vetmi pas humbjesh së udhetarit të jetës.
Vëllimi poetik “Po të shkruaj” është libri i radhës i autores Vjollca Spaho. Ky vëllim me lirika malli dhe dashurie, vuajtje, vjen si pasqyrë e artit krijues të autores, ku e përballë me lexuesin ndjenjën e vetmisë dhe dëshirën për jetën dhe kudjesin për më të dashurit. Krijimet ndërthuren me ndjenjën e shpirtit për më të dashurinë të cilin autorja e humbë në momentet me delikate të jetës, në kohën më të veshtirë të jetës, kur ajo mbetet me dy vajza bonjake në jetë. Këtë më së miri e pasyron në poezinë e saj “Trändafila të bardhë”
Për ty!
Trëndafila të bardhë, si pëllumba fluturojnë,
Ngarkuar me kristale bore e malli të largët,
Prej syrit tim një pikë loti rëndoi sa globi
Në udhëshpirt që prej 10 vitesh u tret…
me art në unitet të brendësisë shpirtërore, me botën jashtë kësaj brendësie të cilën autorja e shtrinë në krijimet e saj, e metaforizon, i jep kontrast, i fal nota muzike dhe e bën të vibrueshme fjalën e thjeshtë, të bukurën poetike. Çdokush ndihet sikur është pjesë e krijimeve, sikur vargu flet qartë për këdo, pasi jetët ngjajnë. Rrugët e bëra në kohë e stinë sikur përputhen në pikëtakime të jetës, sikur kryqëzimet janë njësoj dhe horizontet lindin mëngjeset e ngrysin mbrëmbjet, sikur stinët vijnë e shkojnë e njeriu ndihet në një me zogjtë migratorë… Janë rrugë dhimbjesh, rrugë emigrantësh që sytë i mbajnë nga tej Adriatiku dhe gjurmët u mbetën larg perëndimit. Janë sytë e prindërve që mbetën përherë nën vesën e mallit, tek shtyjnë ditët vetëm në pleqërinë e ftohtë. Diku mermeret flladërojnë trëndafilët e përlotur… Një mall, një nostalgji për një kohë të kaluar, për një jetë sa idilike aq edhe të vështirë, por tani në këtë gjendje ajo thërret me forcë brengat, mundohet të ngrihet mbi ëndrrat e ato ti bejë realitet. Hyn në palcën e ndjenjave përmes vargjeve thjeshtësisht dhe del më një forcë dhe enërgji të madhe që asaj i duhet më së shumti në këtë kohë dhe gjendje që është, e këtë e shohim të paraqitur me mjaft mjeshtri tek peozia “Dashuria jote”
Unë dëshiroj ta dish Ti mirë,
Thënë në menyrë më të qartë,
Se unë jam tingulli i shiut mbi varrin tënd.
Ndodhë që gjithashtu,
Të jem një lule-fushe,
E mbirë mbi dheun tënd.
Jeta është më shumë e idhët se sa e ëmbël. Ajo sjell befasi, ka batica e zbatica, momente që duhet sfiduar me gjithë forcën shpirtërore, deshëm apo nuk deshëm ne, sepse ashtu është realiteti në të cilin jetojmë dhe duhet pranua ate. Shumë herë pesimizmi është një opcion të cilin autorja e ka në funksion të vargut.
Kështu mendon autorja e buqetës poetike “Po të shkruaj”, ajo është gjithmonë e zhytur në mendime e këtë e shohim më së miri tek peozia me titull “Erë e shfrenuar” kur autorja thotë:
Që nga ai çast jetoj pa dashuri,
E lirë, pa vuajtje dhe dëshirë.
Erë e shfrenuar, përrua prej akulli.
S`është e zbehtë në netët pa gjumë,
As e përflakur fytyra ime.
E humba ecjen indiferente,
Freskin në vështrimin e papërqendruar.
Vec në greminën e dhimbjes bie përditë,
Harruar në skutat e trishtimit.
Atë ajo e kishte gjithnjë afër, gjithëmonë ishin bashkë, por ajo nuk e kuptonte brendësinë e asaj se tani ajo ishte e vetme, ishte nda përgjithëmonë nga ai, ajo ishte mësua pra që të jenë çdo herë bashkë e këtë e shprehë tek peozia me titull “Rri me mua” kur thotë:
Rri me mua
Në mbrëmjet dimërore,
Ashtu si dikur
Ngjyra ylberi të hedhim mbi borë.
Aty ku sot një pikë loti rri ngrirë.
Rri me mua
Pranë kodrave me ullinj.
Bashkë t`i këpusim menekshet e para,
Qiellit t`i dërgojmë pëshpërima të kaltra,
Aty ku sot një karkafte e kadifenjtë ka celë.Po pse nuk ngrihesh të ecësh më e fortë përpara? Ah po. Mendoje se të dy ushqenit ndjenja të pastra për njëri – tjetrin, dhe u zhgënjeve? Po kush tha që jeta është e lehtë? I ka dhe ajo kurthet e saj, nga të cilat duhet të dalësh përherë triumfuese.Ndaj ngrihu! Jeto! Trego që je dhe më e fortë se vetë jeta! Ti mund t’ia dalësh!
Dhe kur të arrish ta bësh këtë, më kujto përherë, gjatë kohës që do të kesh në krah dikë që do të dojë sinqerisht; dikë që do të jetë i gatshëm të japë dhe jetën e tij për ty.Autorja përmes vargut të sajt ë lirë e qanë jetën, e qanë dashurinë e humburë. Ajo atë e ndjen në cdo pjesë të trupit të saj, e ndjen edhe në gjumë, ëndërra është ajo e cila flet me bashkudhetarine e jetës, të cilin autorja e humbi. Ajo ndjehet e mbyllur në sferën e saj të dhimbjes. Një dashuri e humburë, e cila dashuri lenë vragë në jetë. Por njeriu sipa autorës duhet të jetë i fortë, e këtë poetja e përjetoi vet dhe e shprehu me lirikën e saj në peozinë “Cast” kur thotë:
Vij tek Ty e dhembja më qeshet në gjoks,
Më pikon shpirti të të shoh e dot s`të shoh.
Afrohem mbi Ty e sytë më çmenden,
Ty të të puth e vetë shembem.
Por jeta është thash në fillim sa idhët por edhe e embël, e njeriu nuk bënë të dorëzohet, sepse ka njerëz të tjerë që jetojnë me buzëqeshjene tij. E në këtë rast edhe poetja me vuajtje në shpirt nga akullnajata e largëta të Torontos ndjen një fije shprese për jetën, një dritë nga atje fillon dhe ngrohë shpirtin e esaj, sepse atje ka lindur një Yll e që poetja thotë në peozinë e saj “Toronto, nën yje”:
Linde prej akullnajave
Që para se të venitet shkelqimi
Nën yje lagur prej ujvarës m,agjepse të Niagarës,
Toronto sa e largët dhe e afërt për mua,
Shkelqimi i borëruar, mall i pashuar.
Toronto nën yje, sa shumë të ëndërroj,
Vajzat e mia hënëzuar me ty,
Rrethoi me diellin, magjepsi me shkelqimin
E ndritshëm të Ujvarës së Niagarës.
Topronto e largët, sa afër të ndjej.
Sa interesant jeta vazhdon me tempon e saj, e edhe autorja e buqetës poetike “Po të shkruaj” fillon të ndjej entuziazmin e jetës dhe se shihet se çdo gjë edhe pas tëre atyre perpiecishë, vuajtjesh, ndjenjash, mundimesh, vetmish, por edhe kudjesi për vajzat e saj të cilat me shumë mundime dhe vuajtje ua ka sigurua jetën, pra tani ato ka pasardhësit e saj që autores i japin forcë dhe shpirtë për jetë. Këtë ajo e shprehë me ndnjenja optimizmi tek peozia “Hëna ime” kur thotë:
Cdo hënë sillet rreth
Tokës së saj,
Toka ime është dashuria:Arba,
Ajo-Hënë.
Vërtitet çdo cast rrreth meje,
Hënëzuar nga vështrimi hënor.
Ngjallem çdo ditë,
Tek vizatoj ënërrën me penelin hënëzak.
Perlë muzike ninulla e shpirtit tim.
E puthë nga kaq larg në sy, buzë, ballë.
Dhimbjet e tilla janë shumë të vështira për tu përballua, por sidoqoftë të gjitha këto ishin sfida të vështira shpeshëherë edhe të papërballueshme. E një shprehje filozofiek shqipe thotë:
Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte
dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm
nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.
Kur njeriu del nga mjegullnaja e lotëve, nuk duhet harrua te falenderoj, hyjnitë por edhe përenditë, që të kthejnë buzëqeshjen, sepse dashuria njerëzore është ajo e cila krijon mrekulli në jetë dhe në ato fjollat e bardha të jetës, edhe ti je pjesë e saj. Hap krahët mblidh doçkat e tua ato rritën e bymehen krijohen sfera dhimbjesh e gëzimesh me pas vala e jetës i rrotullon e shpërndahen në hapësirë dhe autorja thotë në poezine e saj “Vetmi në vjeshtë” kështu:
Në vjeshtë vetmia ka dy pamje.
Ashtu si toka: e artë dhe gri.
Sot në prag nëntori, është
E pranishme si një re,
Se Rajna gatit valixhet.
Një pamje më është e trishtuar,
Tjetra e ngjahsme me një hënëzim.
Poetja vazhdon të shprehë ndjenjën e saj të vetmisë dhe lotët përplasen në vargun e saj, por ajo është e fortë dhe duket se ecën përpara.it ndjenja të pastra për njëri – tjetrin, dhe u zhgënjeve? Po kush tha që jeta është e lehtë? I ka dhe ajo kurthet e saj, nga të cilat duhet të dalësh përherë triumfuese.
Ndaj ngrihu! Jeto! Trego që je dhe më e fortë se vetë jeta! Ti mund t’ia dalësh!
Dhe kur të arrish ta bësh këtë, më kujto përherë, gjatë kohës që do të kesh në krah dikë që do të dojë sinqerisht; dikë që do të jetë i gatshëm të japë dhe jetën e tij për ty.
Lufto në betejën me jetën dhe fito! Vetëm ai që ka vullnet të hekurt se mund t’ia dalë mbanë, arrin të triumfojë. Lëre pas të shkuarën dhe projekto të ardhmen! Një grua me sens të fortë për jetën për ti treguar botës, se është nëna e virtytit, që zgjon imazhin e shtëpisë e cila ka nevojë për njerëz, ku banon ankthi dhe të lë shijen se njeriu është i fortë në jetë dhe se ai është ai i cili duhet ta jetoj jetën.
Një ndër poezitë më të bukura që të bënë të rikthehesh dhe ta rilexosh ca herë është poezia “Një zgjim i bukur” ku autorja shprehetë keshtu:
Kam nevojë të qaj me ngashërime,
Të derdh lot si ky qielli gri,
Të nxjerrë dufin që mbaj brenda,
Këtë mbrëmje qiellin e kam zili.
…..
Shtëpia ime është tepër e vogël,
Po sa e madhe më duket tani,
Nuk dëgjoj as “Dua”, as “Pse”
Malli më mbyt e ngashërimi më zë.
Mu kujtua mua kjo thenjë e Helen Keller dhe besoj se kjo është realiteti që poetja paraqet ne këtë buqetë poetike kushtuar jetës dhe vajzave të saj.
Megjithëse bota është plot vuajtje, ajo është gjithashtu plot me shembuj për kapërcimin e tyre. (Helen Keller)
Buqeta poetike e Vjollca Spahos ka një përfundim pozitiv, një perfundim me plot optimizëm për jetën e këtë do e hasim tek poezia e fundit e përmbledhjes “Dhuratë për Vitin e Ri 2010”
Më beret bojqielli, o kukulla ime,
Sa e bukur dukesh me berete
Në kahet e mamit dhe babit tënd
Nënës i dukesh si princeshë.
…..
Êshtë fundhjetori dhe ti je e vogël,
E vogla ime,
E nana s`të bleu as kukull,
As fustan me zbukurime.
Të parin libër të jetës tënde,
Mendova si dhuratë,
Që kur të vish tek unë,
Ta lexojmë të dyja bashkë.
Pra jeta vazhdon edhe pse nëpër vuajtje, mundime por më në fund cdo gjë vjen në vendin e saj dhe ka efektin pozitiv në jetë.
E Eduard Gibon thotë:
Era dhe dallgët janë gjithnjë në anën e detarit të zot. (Eduard Gibon)
Kjo përmbledhje poetike e radhes e Vjollca Spahos përfundon me një formë të re të poezisë të cilën ajo ka fillua ta kultivoj me plotë vullnet dhe dëshirë e kjo është “Haiku”, ku autorja thotë se: Mua më pëlqen haiku, sepse te kjo poezi gjejmë drithërimën tinzare, thjeshtësinë mjeshtërore dhe çeljen spontane të lulës së kuptimit.