Nga Farida Ramadani/Shkoder/
Për tu shprehur e sinqertë nuk kisha shumë njohuri dhe informacion për qytetin e bukur të Kërçovës apo siç njihej më parë Uskana e vjetër.Ne facebook shpeshherë komunikojmë me miq shkrimtarë dhe poetë ndoshta thjesht duke vlerësuar punën e tyre si përsonazhe te letrave.Nga këtu kisha marrë një informacion për një takim poetik por asgjë e konfirmuar.Sapo mora njoftim nga mikja ime Mine Qaushi se do të bëhej takimi poetik tre ditor në Kërçovë nga klubi letrar Mugullimi e mirëprita dhe shpreha dëshiren e menjëherëshme për ta njohur këtë qytet dhe për të ditur më shumë rreth kulturës apo traditave të banorëve të këtij qyteti.Me shumë dashamirësi Z .Safet Hyseni më dërgon ftesën dhe u nisëm.Sapo arritëm në stacionin e Kërçovës pashë korrektësinë e organizatorëve .Nga një veturë doli një djalë simpatik dhe u drejtua nga ne siç duket na dalloi menjëherë se ishim të ftuarit.Takimi ishte disa kilometra larg.Një vend malor plot gjelbërim ku që në këtë udhëtim shijova bukurinë natyrore të këtij vendi shoqëruar dhe me kërshërinë për t’u inforuar për çdo gjë. Mjediset e resortit “Shtëpia e Artit” një befasi për ne.Nuk dije ku të ndaleshe më parë nga madhështia e veprave të artit në këtë mjedis. Për momentin menduam që ti linim kohë vëzhgimit më në detaje të këtyre veprave të artit por nuk mund ti reziastoje dot. Secila prej veprave kishte të detajuar një histori.Shumica e tyre ishin të ndërtuara prej metali dhe përsonifikonin një mesazh historik apo social.Edhe brenda në mjediset e hotelit të shoqëronin kudo piktura dhe skulptura që secila prej tyre kërkonte ti sodisje dhe ti kushtoje vemendje të veçantë.Disa nga të ftuarit kishin ardhur dhe të tjerë po vinin kohë pas kohe.Filluam prezantimet dhe takimet me poetët e të gjitha trevave shqiptare.Shkëmbenim biseda ,flisnim për traditat e secilit vend nga kishim ardhur dhe shkëmbenim informacionet e krijimeve tona letrare.Për mua ishin shumë miq të rinj dhe kjo më nxiste të di më shumë rreth tyre .Pyesja për çdo gjë dhe i dëgjoja me shumë vemendje.Ishte vetëm një shkodran N. Spathari me të cilin shpalosëm vokalin tonë me këngë shkodrane.Në darkë pas mirëseardhjes u zhvillua konkursi letrar ku të gjithë poetët shpalosën punën e tyre në shërbim të poezive deri në orët e vona ku kalonin nganjëherë limitet letrare .Ato gërshetoheshin me këngë e valle nga pjesëmarrësit. Morëm njoftim se të gjithë pjesëmarrësit duhet të dorëzonin nga një poezi dhe naten e tretë do të ndahen tre çmimet fituese.Një garëe bukur mes poetësh.
Dita e dytë ishte vizitënë fshatin turistik Qafë ku historia mbarte me vete vepra të trashigimisë së asaj zone.Shtëpitë prej rrasash guri që ngjasonin dhe me arkitekturen e shtëpive të vjetra shkodrane kryesisht në fshatra .U promovuan disa libra të shkrimtarëve pjesëmarrës ndër të cilët bëra dhe promuovimin e librit tim “Pikturoj në qiell”me 100 poezi në shqip dhe anglisht .Prezantimin ma bënë shkrimtarët Adem Xheladini dhe Namik Selmani me prejardhje çame Fieri të cilët shkëputën disa poezi nga ky libër.U ndjeva teje nderuar.
Dita e tretë vizitë në promemorien e heroinës Sulltana e cila kishte rënë heroikisht në Emër të Popullit.Simbolika e saj ishte se ajo për të mos u dorëzuar kishte luftuar jo me armë por me mjete rrethanore si bareshë.Pastaj u drejtuam për në Qendren Përkujtimore “Nëna Shqiptare.Kjo ishte befasia ime e madhe. Arkitektura e kësaj qendre ishte e admirueshme për çdo qytet.Një përkujdesje moderne deri në detaje të një ndërthurjeje të kulturës, historisë,respektit për të rënët dhe jetëgjatësisë së saj.Një monument madhështor të Nënës Shqiptare në qendër rrethuar në mënyrë të harmonishme me varret e të rënëve .Për evidentimin e tyre puna ishte në vazhdimësi.Ishte menduar deri në detaje për çdo gjë në mënyrë që të gjithë të rënët të prehen në paqe ,të jenë të respektuar dhe të vlerësuar për kontributin që kanë dhënë në kauzen e tyre për liri.Bëmë shumë foto në ato ambiente të cilat sikur të thërrisnin me të ultin ton për të qenë pjesë e madhështisë dhe repektit së këtij vendi.U larguam duke mbajtur me vete vlerat e mëdha të një respekti të madh për krijuesit e këtyre veprave madhështore të cilat shprehin identitetin e një populli. Vazhduan aktivitetet në kompleksin malor “Dardha” ku virgjëria e asaj zone frymonte ajrin e pastër nga gjelbërimi i spikatur.Duke dëgjuar cicërimat e zogjve dhe ferfërimen e gjetheve të pemëve përshkoheshim nga aroma e këndëshme e luleve shumëngjyrëshe që të ftonte në vallen e saj.Gjatë gjithë rrugës Zyfer Rrushaj në rolin e një cicëroni spiegonte me hollësi për traditat e kësaj zone,bukuritë,punën e banorëve dhe historinë e këtyre viseve.E nuk mungonte rrugës dhe kënga jonë dhe humori që si miq të mirë krijonin rrethin e një dite të bukur dhe mjaft zbavitëse.Guri i Hyjneshës Ilire Thana thërriste nga larg dhe kumbonte me oshëtimen e saj si një figurë vigane ku shoqërimi i saj me historinë na bënte shumë kuriozë me simbolikën e saj të një trimëreshe e kthyer tashmënë Hyjni.Në mbrëmje ishte ndarja e çmimeve.Ne respekt të këtij evenimenti letrar erdhi kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari i cili pas urimit të mirëseardhjes së të pranishmëve shpërndau mirënjohje për të gjithë poetët e ftuar një gjest mjaft i bukur nga ana e tij.Vlen për tu përgëzuar dhe mbase duhet të jetë shembull i njëkryetari që e dashuron artin ,respekton dhe vlerëson poetët.Kjo cilësi i dallon njerëzit e progresit modern dhe navigimin e risive dhe zhvillimit.Ditëve të aktivitetit po i vinte fundi.Në të gjitha ditët pashë një impenjim të madh të stafit për ti dhënë kënaqësinë dhe respektin secilin prej nesh. Dashamirësia e organizatorëve na ndjekte kudo.Djaloshi që u prezantuam që ditën e parë që tashmë ia mësuam emrin Him Koca qëndroi gjatë gjithë kohës pranë nesh .E shikoje sa andej këndej, me të gjithë.Dukej sikur kujdesej për cdo poet dhe me sy sikur ndjekte çdo lëvizje të tyre.Duke përshkruar koridoret dhe mjediset e ndryshme të hotelit besoj se i ka bërrë rreth 20 km rrugë.Kjo për pak humor.Kishte mjaft humor ai djalë ,formim dhe kapacitete e njohuri në shumë fusha.E shikoje gjithmonë te buzëqeshur një buzëqeshje që të bënte për vete .Përshtatej shumë mirë me të gjitha moshat. Edhe publicisti Z Safet Hysenaj një burrë i qetë i kudondodhur kalonte sa në një tavolinë në tjetrën dhe komunikonte me të gjithë me dashamirësi.Dukej si i preukupuar që çdo gjë të shkonte mirë dhe që të gjithë ta kalonin mirë.E kështu me radhe respekte për të gjithë.
Të nesërmen u përshëndetëm duke marrë me vete respektin , modestinë dhe mirënjohje për të gjithë.Jam larguar nga Kërçova duke mbajtur për një kohë të gjatë kokën pas ,me shumë mbresa ,kujtime të bukura dhe mbi të gjitha do transmetoj në qytetin tim Shkodër kulturën e bukur dhe cilësitë e vyera të kërçovarëve si një shembull i një veprimtarie letrare shumë të sukseshme.U ndjeva e priviligjuar dhe e emocionuar pranë jush.Faleminderit për gjithçka Kërçovë.Mirënjohje të thellë për Ju.
Shenim I redaksise: Duke qene se Farida na shkruan per te paren here nga shkodra, po e prezantojme per lexuesit tane: Eshte mesuese e gjuhes shqipe, eshte shkrimtare. Ka botuar deri tani:
1-Shumemirenjohje Itali- tregime dokumente- shqip &italisht
2-Dhimbje nga prinderit e mi- tregime-10 seanca gjyqesore me detyren e psikologes per femije-tematika-.si e perjetojne femijet divorcin e prinderve
3- “Pikturoj ne qiell”- 100 poezi shqip &anglisht -2014
Eshte duke punuar për dy libra te tjere enciklopedi dhe per gjakmarrjen. FARIDA Ramadani eshte anetare e Klubit te Shkrimtareve te Shkodres, eshte pjese e Lidhjes se Shkrimtareve PEGASI-Albania,