• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VOTIME KOSOVE TË DIELEN NË VERI

May 18, 2019 by dgreca

-Nesër zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës me shumicë serbe. Garojnë tre parti, dy shqiptare e një serbe: Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe/

-Bashkimi Evropian (BE) pret që të gjithë aktorët e përfshirë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës të respektojnë integritetin e procesit zgjedhor/

-Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallën pasi kryetarët e katër komunave veriore, të gjithë serbë, kanë dhënë dorëheqje në 27 nëntor 2018, sipas tyre, si reagim pas vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat e Serbisë/

SPECIALE – Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

 PRISHTINË, 18 Maj 2019/  Nesër, të dielën e 19 majit 2019, mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës. Garojnë tre parti, dy shqiptare e një serbe: Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe (Srpska Lista).

Gjithësej 57 983 qytetarë kanë të drejtë vote, 970 më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Numri i votuesve në Mitrovicën e Veriut është 22 055, në Zubin Potok 8 535,  në Leposaviç 18 164 dhe në Zveçan 9 229. Në katër komunat gjithësej janë 44  qendra të votimit me 87 vendvotime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dizajnin, përmbajtjen dhe formatin e fletëvotimeve me emrat e kandidatëve për krytarët, të veçanta për secilën nga katër komunat. Fletëvotimet janë me Stemën e Republikës së Kosovës dhe logon e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës.

Numri i vëzhguesve të akredituar sipas KQZ është: 464 dhe përfaqësojnë 2 parti politike, 2 misione ndërkombëtare, 1 Komision Evropian, 2 misione diplomatike, 12 ambsada, 1 OJQ ndërkombëtare, 4 OJQ vendore dhe 15 media.

Bashkimi Evropian ka kërkuar respektimin e integritetit të procesit në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore.

“Zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme që ofrojnë një përzgjedhje domethënëse të kandidatëve janë themeli i demokracisë”, është shprehur Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorja Nataliya Apostolova në deklaratën e dërguar.

Ajo thekson se,  BE-ja pret që të gjithë aktorët e përfshirë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës të respektojnë integritetin e procesit zgjedhor. 

“BE-ja thekson rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të rekomandimeve të Misionit Vëzhgues të BE-së nga zgjedhjet e kaluara. Puna duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjen e fundit të arritur në mes të gjitha partive politike në Kuvend”, përfundon deklarata.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka, në 8 prill ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës me shumicë serbe, të shpallura një ditë më parë nga presidenti i Republikës Hashim Thaçi,  për t’u mbajtur në 19 maj 2019.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallën pasi kryetarët e katër komunave veriore, të gjithë serbë, kanë dhënë dorëheqje në 27 nëntor 2018, sipas tyre, si reagim pas vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat e Serbisë.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan, qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare për Komisionin Qendror Zgjedhor 471,484 euro dhe për Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa 18,618 euro.

 Në Kosovë komuniteti serb  përbën 1.47 % të banorëve sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, kur u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë, prej tyre  92.93 % shqiptarë, pa përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen në regjistrimin e popullsisë të katër komunave veriore të Kosovës, ku serbët e kanë refuzuar.

Në Kosovë, që ka gjithësej 38 komuna, nga10 komunat me shumicë serbe 5  janë të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Paketës Ahtisaari. Po sipas kësaj Pakete, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Filed Under: Politike Tagged With: Veri-Kosove, Votime

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT