• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur Spiro Kosturi vrau Mitropolitin e Korçës

September 14, 2017 by dgreca

Vrasja e Mitropolitit të Korçës Foti Kallpidhis më 9 Shtator 1906, erdhi si hakmarrje për vrasjen e dy vëllezërve, të cilët ishin mësonjës të shkollave shqipe, Theodhos dhe Kristo Harallambo-Negovani që u masakruan nga grekët më 12 Shkurt 1905./

1 Spiro Kosturi

Ne Foto:Spiro Kosturi/ 

Nga Arben Llalla/

Qyteti i Korçës gjithnjë ka qenë nën presionet e Greqisë për greqizmin e tij me anë të kishës dhe shkollave greke, të cilat janë munduar të krijojnë një pakicë artificiale që para 200 vitesh. Lufta e ashpër është zhvilluar midis patriotëve shqiptarë dhe strukturave kishtare dhe shtetërore greke. Kjo luftë nuk ka kursyer shumë figura të larta shqiptare dhe greke, luftë e cila në një formë më klasike zhvillohet edhe sot.

1 Mitropoliti Fotis

Ne foto:Mitropoliti i Korçës Foti Kallpidhis/

Një ngjarje ende e pa zbardhur mirë nga historianët shqiptarë është vrasja e Mitropolitit të Korçës, Fotis, i cili nën robën e udhëheqësit shpirtëror të ortodoksëve bënte punën për greqizmin e shqiptarëve në zonën e Voskopojës, Korçës e deri në Përmet.

Vrasja e Mitropolitit të Korçës Foti Kallpidhis më 9 Shtator 1906, erdhi si hakmarrje për vrasjen e dy vëllezërve, të cilët ishin mësonjës të shkollave shqipe, Theodhos dhe Kristo Harallambo-Negovani që u masakruan nga grekët më 12 Shkurt 1905.

1 Jovan Kosturi

Ne Foto:Jovan Kosturi/

Gjithnjë është shkruar se Mitropolit Fotin e vrau çeta e Bajo Topullit, por pa përmendur asnjë emër. Studiuesi Xhevat Lluri shkruan se më 1914, në Prongji të Gjirokastrës vijnë 200 ushtarë grekë dhe gjënë e parë që bënë arrestuan Bajram Ligun i njohur për atentatin që kishte kryer me Hito Lekdushin mbi Bimbashin e Gjirokastrës, mars 1908. Nga torturat në burg grekët i thyen disa brinjë dhe i prenë njërin vesh, pasi e akuzonin për vrasjen e Mitropolitit të Korçës, Fotis Kallpidhis. Fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dërguan komandës greke me anë të Majko Llurit për lirimin e tij. Pasi u pranua shuma e florinjve komandanti grek dha urdhër që Bajrami i sakatuar të lirohet. Por, nuk u mësua, nëse Bajrami kishte qëlluar vërtetë mbi Mitropolitin grek.

Në kujtimet e tij Eqerem Bej Vlora shkruan se çetat e Spiro Kosturit dhe e Spiro Bellkamenit kanë vrarë Mitropolitin Fotis dhe klerikë të tjerë antishqiptarë.

Studiuesi dhe shkrimtari grek, Tasos Kondojanidhis, shkruan se Mitropolitin e Korçës, Fotin e vrau Spiro Kosturi.

Gjatë kërkimeve të mia dola në përfundimit se Tasos Kondojanidhis ka të drejtë në tezën e tij se Mitropolit Fotis Kallpidhin e ka vrarë Spiro Kosturi. Këtë tezë e mbështes edhe unë në bazë të ngjarjeve që u zhvilluan pas vrasjes së Mitropolitit grek dhe të disa të dhënave që gjeta gjatë kërkimeve në lidhje me këtë ngjarje.

Mihal Grameno në një shkrim të botuar në gazetën “Drita” të Sofjes, më 1 shkurt 1908, shkruan se Spiro Kosturin e vranë grekët, sepse ata mendonin që familja Kosturi ka gisht në vrasjen e Mitropolitit. Familja e Jovan Kosturit ka qenë njëra nga mbështetëset kryesore të Komitetit të Fshehtë të Manastirit. Vetë Jovan Kosturi ka qenë anëtarë i degës së Korçës të këtij Komiteti. Ka të dhëna se kryetar i vërtetë i Komitetit të Fshehtë të Manastirit ishte Jovan Kosturi, por kjo gjë mbahej shumë e fshehtë. Në të vërtetë Komiteti i Fshehtë i Manastirit është projekt i familjes Kosturi, sepse ata ishin drejtuesit kryesorë dhe financuesit e saj.

Mitropolitin Fotis, nuk e vranë shqiptarët myslimanë, nuk e vranë as komitët bullgarë dhe rumunë, atë e vranë ortodoksit shqiptarë të Korçës për veprimtarinë antishqiptare që bënte ky klerik i ardhur nga Azia e Vogël. Korçarët e vranë atë, duke ju vënë ballas kundër greqizmit të shqiptarëve me përhapjen e gjuhës greke dhe mallkimin e gjuhës shqipe. Por, Patriarkana e Stambollit nuk hoqi dorë lehtë për të dërguar misionarët e saj për përhapjen e greqizmit tek shqiptarët. Në vend të Foti Kallpidhis, ajo çoi Mitropolitin Gjervasio, i cili edhe ky ishte pondios, pra sllav nga Azia e Vogël.

Mitropoliti i Korçës Foti Kallpidhis renditet në historigrafinë greke tek heronjtë e luftës për Maqedoninë greke, e cila u zhvillua nga viti 1904-1908. Ai renditet si martiri i parë me robën e një kleriku fetar i kësaj lufte. Fjala është për atë Maqedoni që pretendonin grekët nga Manastiri, Ohri, Prespa, Korça, Pogradeci.

Kush është Foti Kallpidhis

Mitropolit Foti Kallpidhis ka lindur më 1865 në Çakrak- Giresun, të Turqisë, afër kufirit me Gjeorgjinë dhe Armeninë. Foti Kallpidhi i përket grupit ortodoks të Azisë së Vogël. Ata identifikohen si ortodoksë pondios (tradiat, zakohet, veshjet dhe ana antropologjike e pondiove është më afër sllavëve të Azisë së Vogël dhe osmanëve se sa europianëve dhe më larg me grekët e vjetër). Familja e tij ishte shumë e varfër dhe e dërgoi për të mësuar në shkollën fetare. Kallpidhis i ngjit shpejt shkallët e karrierës duke zënë poste të rëndësishme në Patriarkanën e Stambollit, ku i besojnë detyra të rëndësishme. Në vitin 1897, ai caktohet një nga drejtuesit kryesorë të revistës javore “Ekklisiastiki Alitheia” (E Vërteta Kishtare), organ zyrtar i Patriarkanës së Stambollit.

Në Maj të 1902, Foti Kallpidhis u caktua Mitropolit i Voskopojës, Korçës dhe i Përmetit.  Ai nisi aktivitetin për greqizimin e ortodoksëve shqiptarë, ashtu si shumë klerikë të tjerë. Fotis Kallpidhis financoi hapjen e disa shkollave greke në Prefekturën e Korçës, ku mësonin fëmijët shqiptarë. Për këto veprime Mitropolit Foti mori lëvdata nga shteti grek. Në përfundim të vitit shkollor më 1905, konsulli grek i Manastirit në ndarjen e diplomave të nxënësve shqiptarë që ndiqnin shkollën greke të Korçës e mbylli fjalimin e tij përshëndetës me fjalët: “Ky është greqizmi i pastër! Rroftë Korça greke!” (ka mundësi që ky konsull të ketë qenë Stamatios Kuzes Pezas, sepse ai lëvizte shumë në fshatrat shqiptarë ato vite nga Follorina-Korçë)

Në Qershor të vitit 1905, Mitropoliti Fotis i shpëtoi një atentati në fshatin Plasë. Pas këtij atentati ai i kërkoi autoriteteve turke që ta ruanin, por shqiptarët e kishin ndarë që ta vrisnin. Në fillim të shtatorit të vitit 1906, rrugës për në fshatin Bradvicë, Spiro Kosturi vret Mitropolitin Fotis Kallpaidhis. (Bradvica i përket Komunës së Hoçishtit).

Greqia dhe Patriarkana e Stambollit kërkojnë gjetjen e vrasësit të Mitropolitit.

Revista javore “Ekklisiastiki Alitheia” (E Vërteta Kishtare), organ zyrtar i Patriarkanës së Stambolli, i kushtoi vëmendje të veçantë vrasjes dhe figurës së Mitropolitit Fotis Kallpidhis. Në numrin e 16 Shtatorit, 1906, shkruhet një faqe për vrasjen dhe biografinë e tij. Lajme rreth vrasjes, meshën që mbajti në Korçë Mitropoliti i Kosturit, Germanos Karavangjeli për nder të Mitropolitit të vrarë Fotis dhe shqiptarëve që akuzoheshin për këtë vrasje u botuan në disa numra të revistës në fjalë.

Fjalimin gjatë ceremonisë së varrimit të Foti Kallpidhit e mbajti Mitropoliti i Kosturit, Germanos Kravangjeli, i cili u betua se do t’i gjende vrasësit e klerikut grek. Mitropoliti Karavangjelis hapët shprehu para besimtarëve shqiptarë se misioni i Mitropolit Fotit për përhapjen e greqizmit do të vazhdojë, sepse gjaku u derdh për çlirimin e Greqisë. (Grekët Korçën e kanë quajtur dhe e quajnë tokë të tyre). Në përfundim të fjalës ai mallkoi shqiptarët dhe vrasësit.

Mitropoliti Germanos Karavangjeli kishte raporte shumë të mira me qeveritarët turqë dhe u angazhua personalisht për të gjetur vrasësit e Foti Kallpidhit. Mitropoliti Karavangjeli kishte patur shumë lidhje të ngushta me Kallpidhis. Ata kishin qenë shokë klase gjatë studimeve dhe midis tyre ruhej një lidhje e fortë miqësie, Foti Kallpidhis dhe Karavangjeli i përkisnin grupit të ortodoksëve Pondios, nga Azia e Vogël.

Mitropoliti i Kosturit, Germanos Karavangjeli, kur gjendej në vështirësi kërkonte ndihmën e ushtrisë turke. Më 1903, turqit vranë komitin bullgar Lazar Poptrajkov, i cili ishte nga fshatrat bullgarë të Kosturit. Karavangjeli ua kërkoi trupin e tij turqve dhe pasi i preu kokën e mbante në zyrën e tij si triumf ndaj luftës bullgaro-greke të viteve 1904-1908.

Më 11 nëntor 1906 dy grekë vranë në Selanik Spiro Kosturin si i akuzuari kryesor për vrasjen e Mitropolit Fotit. Grekët nuk u mjaftuan vetëm me këtë vrasje, ata vranë edhe Kostaq Kosturin. Pas disa ditësh qeveria turke arrestoi babanë dhe vëllezërit e Spiros. Këto veprime ishin bërë në bashkëpunim me Mitropolitin e Kosturit, Karavangjelin dhe qeveritarëve turqë kundër patriotëve shqiptarë. Gazeta “Drita” e Sofjes më 26 Shkurt 1907, botonte një artikull të bujshëm të redaksisë me titull “Pse grekët vranë Spiro Kosturin? Ç’bëri qeveria barbare, ç’duhet të bëjnë shqiptarët?”

Pas shumë presioneve nga mediat shqiptare dhe pagesës që paguan shoqatat patriotike, qeveria turke për mungesë provash i liroi nga paraburgimi Jovan Kosturin dhe dy djemtë e tij.

 

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, kur Spiro Kosturi, vrau Metropoliten e korces

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT