ANOMALI TË SHUMTA SOCIALE NË DIBËR/NGA VJOLLCA SADIKU/Dibër, Janar 2017– Në Dibër tani më një kohë të gjatë ka një dukuri sociale e cila nga dita në dit mer përmasa të mëdha , dhe le pasoja të mëdha . Bastoret të cilët gjenden në një numër të theksuar nëse meret parasisht numri i banorëve, janë përplot me të rrinj, edhe atë shum herë edhe me femijë të mitur. Pjesa dërmuese e e të rrinjve të cilët janë vizitor të rreegullt të bastorëve u takonë familjeve me probleme sociale. Të dhënat jooficiale të cilët mund të ndëgjohen nëpër bastoret të Dibres thone se gjatë një jave në bastoret inkasohen reth 5o mij euro . Janë këta të dhëna jooficijale, por ata flasim për një bixhoslëk të pastër nga i cili pësojnë qytetaret të rrinj , dhe normalisht familjet e tyre.
Antare të familjeve socijale pothuajse mund ti gjesh këtu çdo ditë A.V ka 23 vjet dhe tjhot se luan bast me pak para .,, Luaj nga 5o denarë, me shpresë që të fitoj. Ka ndodhur që kam fituar disa her, por pranjo se kam lanë më shum para se sa kam fituar,, thot ai. Poashtu po të njejtën gjë e thonë edhe shumë të tjerë. ,,Luajmë me shpresë që të fitojmë por nuk kan shkon,,shton një 4o vjeçar i cili shton se shpresa vdes e fundit.
E derisa një përqindje e madhe e atyre që janë vizitor të rreegullt u takojnë familjeve me probleme sociale, ka edhe të tillë të cilët thonë se kanë një standard të mirë i cili u mnudëson që të vijnë në bastore dhe të bëjnë bast. Ata për shkaqe të njohura nuk duan që emri i tyre të bëhet publik por thonë se ndjejnë një kënaqsi por edhe mvarsi prandaj janë vizitor të rregullt nëpër bastoret të Dibrës. Kur jemi tek grupmoshat të cilët mund ti gjesh nëpër bastore , ata janë nga 15 e deri më 7o vjet. Poër pjesa më e madhe u takon moshave 2o deri më 4o vjeç. Puntoret social thonë se dukuria e luajtjes bast apo viyita e saloneve te fatit eshte me pasoja teje negative për personat por edhe për familjet . Sipas tyre vërehet një rritje i numrit të atyre që vizitojnë bastoret por edhe që vizitojnë salonet e lojrave të fatit.
Bostoret e Dibërs kanë vizitor të shumët edhe nga komunat Qender Zhupë dhe Mavtovë- Rostush . Mbi 2o përqind të atyre që bëjnë bast mbrenda një dite janë nga Zhupa dhe Reka thonë njohësit të mirë të punës nëpër bastoret e Dibrës. Sa u takon atyre , pjesa më e madhe janë nga familjet që kanë gurbetqarë . ,,Ata janë të rregullt në bastoret të Dibrës,, thonë disa bashkëbisedues tanë të cilët i tajkonjmë në nj kafiteri të njohur të qytetit e cila është në afërsi të një bastore .
Pothuajse trefishohet numri i atyre që bëjnë bast në bastoret të Dibrës kurë në vendlindje arijnë gurbetqarët. Ka shumë gurbetqarë por edhe mergimtare dibran që vijnë nga Amerika në pushime në vendlindje , dhe lanë para të mëdha nëpër bastoret por edhe në salonet të tjera të lojrave të fatit . Janë përsona të cilët siduket edhe atje ku punojnë dhe jetojnë vizitojnë salonët të lojrave të fatit dhe bastoret . Flitet se ka persona të cilërt vijnë nga gurbeti dhe lanë sasi të trasha të parave pikërisht duka luajtur pa ndërpre nëpër salonot e fatit apo bastoret.Duhet theksuar eedhe faktin se ka një numër i theksuar edhe i shteatve nga Shqipërija të cilët vizitojnë bastoret. Ai numër tani më është në rrijte , dhe bëhet fjalë krzesisht për perosna të rrinj . Dukuria në fjalë është shqetsuese dhe ka dibranë të cilët kërkojnë dislokimin e bastoreve dhe salonave të lojrave te fatit në peri te Dibrës.