RRËNJËT SHQIPTARE, ALBANIAN COUNCIL, BIJTË E SHQIPES, PERSONALITETE E INDIVIDE UROJNË PRESIDENTIN E VATRËS, Z. DRITAN MISHTO/
Presidenti i sapozgjedhur i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, ish Konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Nju Jork, z. Dritan Mishto,vazhdon të marrë urime nga Organizata, personalitete, individë të komunitetit shqiptar në SHBA dhe Europë, nga Shqipëria dhe Kosova.
Presidenti i Rrënjëve Shqiptare(Albanian Roots” z. Marko Kepi, në urimin e tij me shkrim shpreh urimet më të përzemërta për zgjedhjen e z. Mishto në Krye të Federatës Panshqiptare Vatra, duke besuar fort se në krye të Vatrës, z. Mishto do ta cojë perpara Vatren 105 vjecare.
Në urimin e tij z. Kepi shkruan:
I nderuar Z. Dritan Mishto,
Organizata Rrenjet Shqiptare – Albanian Roots ju uron perzemersisht per detyren e re dhe te rendesishme te Presidentit te Federates Panshqiptare Vatra.
Te rinjte shqiptaro-amerikane e priten me gezim kete lajm te madh per tere diasporen dhe jane te bindur se nen drejtimin tuaj, Vatra do te arrije lartesi te reja, te denja per emrin dhe historine e saj. Shpresojme qe ne te ardhmen Vatra dhe Rrenjet Shqiptare te kene projekte te perbashkta per te miren e komunitetit tone dhe kombit shqiptar.
Ne ju urojme suksese dhe presim me padurim bashkepunimin me Ju.
Me respekt,
Marko Kepi/President
Një urim i vecantë vjen nga Presidenti i AAC(Albanian American Council), z. Haxhi Dauti, artist i njohur i shqiptarëve te Amerikes, i cili përvec urimeve shpreh besimin se z. Mishto me përvojën dhe vizionin e tij do ta cojë përpara Vatrën.
Në urimin drejtuar presidentit të Vatrës, z. Dauti shkruan:”E kam nderin dhe respektin, në emër të Këshillit Shqiptaro Amerikan(AAC), dhe në emrin tim personal t’ju uroj dhe t’ju përgëzoj me rastin e zgjedhjes në postin e kreut të Vatrës. Ardhja juaj në këtë post, ka gëzuar të gjithë komunitetin shqiptar sepse sheh tek Ju personalitetin e duhur për bashkimin e komunitetit rreth Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”….Pas largimit tuaj nga posti i Konsullit të Përgjithshëm këtu në Nju Jork,Komuniteti shqiptar në Nju Jork, ka një rënie drastike. Ne shohim tek ju njeriun, personalitetin, që do ta ringrejë Komunitetin. Urime!
Një urim i vecantë i ka ardhë z. Mishto nga Presidenti i Shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, z. Adnan Mehmeti, i cili përcjell urime dhe shpresat se Vatra do të vazhdojë t’i prijë komunitetit shqiptar me energji të reja, ai shfaq besimin se bashkepunimi do te jeté i ngushte. Po ashtu edhe Tajar Domi, kryetar i Shoqates Bijte e Shqipes në Filadelfia, pervec urimit ben Ftese per bashkepunim.
Shkollat Shqipe dhe Televizioni Alba Life e urojne dhe vleresojne ardhjen e z. Mishto ne krye te Vatres dhe shpresojne per nje bashkepunim te frytshem per komunitetin.
Zoti Elezi Biberaj e ka uruar z, Dritan Mishto për zgjedhjen në krye të Vatrës, ambasadori Mal Berisha-anetar nderi i Vatres, Sami Milloshi,Sammy Rugova, gazetari Alfons Zeneli,Nenny Sulejmani, Ruki Konda e Ajet Nuro nga Komuniteti shqiptar ne Toronto dhe Montreal-Kanada, dhe shume personalitete.
Biznesmeni dhe veprimtari Harry Bajraktari ka përcjellë Presidentit të të Vatrës urime të përzemërta, duke i uruar atij suksese në krye të Vatrës. Dr. Sulejman Cela,Ibrahim Egriu nga Suedia, gazetari Shkëlqim Bylykbashi,Nevruz P. Nazarko,Koco Sterjo, Ilir Bulku, Lek Përlleshi,Pierr Simsia, Saimir Mertiri, Gani Haxhaj, artistët Rakipe Karaj dhe Ylli Kalaja, Drita Lamaj, Shkëlqim Hajdari, Ylli Asllani, Adriatik Leka, Ylli Dosku, studiuesi Engjëll Zerdelia dhe shume individë kane uruar Kryetarin e ri të Vatrës.