• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SEMINAR RAJONAL I MESUESEVE TE DIASPORES NE ZAGREB

December 14, 2017 by dgreca

 

1 Zagreb 2.JPG2_Foto Zagreb.jpg

Shkruan:  Hazir MEHMETI/

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe mbështetur nga trupi i mësuesve shqiptarë në Kroaci, shoqata e veprimtarë shqiptarë, u mbajt seminar ku morën pjesë mësues nga Austria, Greqia, Italia, Kroacia, Sllovenia, Gjermania dhe Zvicra. Punimet e seminarit u mbajtën në hotelin Phoenix në Velika Goricë, periferia e Zagrebit. Moderimi i programit shqip dhe kroatisht u bë nga mësuesi Mendu Imeri i shoqëruar nga znj.Leonoara Zenuni.

I pranishëm ishte dhe zëvendësministri në Ministrinë e Diasporës, Faruk Nura, i cili në fjalën e tij  përshëndetëse mes tjerash tha: “Ministria e Diasporës ka një mesazh shumë konkret për ju, projekt – programet që organizoni me qëllim të ngritjen e vetëdijesimit rreth kulturës e gjuhës shqipe, ne do i mbështesim.  Republika e Kosovës funksionon si shtet dhe ne do funksionojmë me një logjikë shtetërore.”  Nga kjo ministri si organizatore  ishte i pranishëm dhe drejtuesi i dikasterit për mësimin plotësues Ymer Avdiu, hartuesi dhe koordinatori në përpilimin e realizimin e programit të seminarit. Nga Ministria e Arsimit të Kosovës përshëndeti  Nuhi Gashi.  “Është e dhembshme që sot nga 50 %  e shqiptarëve që jetojnë në diasporë të kemi vetëm diku rreth 1,5 % të fëmijëve të moshës së arsimit të detyrueshëm që ndjekin mësimin shqip. Modeli më i mirë në përkujdesjen kulturore e arsimore është shkolla.” Nga ambasada e Shqipërisë në Kroaci përshëndeti Ilir Qorrri: “Jam i nderuar që gjendem në mesin tuaj sepse kauza e juaja, njëra nga më e rëndësishme, gjuha shqipe të transmetohet brez pas brezi, ky është edhe qëllimi ynë i përbashkët. Me marrëveshjet e fundit mes dy shtet tona do mbështet më fuqishëm mësimi shqip në diasporë”  Ifete Çeku, sekretare, përshëndeti në emër të Ambasadës së Kosovës në Kroaci: “Kam filluar karrierën time me mësuesinë dhe  më lejoni të ju uroj nga zemra për përkushtimin tuaj, punën tuaj fisnike që bëni për ruajtjen e gjuhës amtare. Isha mësuese në periudhën e pushtimin të Kosovës nga pushteti kriminal serb i drejtuar nga krimineli Slobodan Millosheviqi, Dhe, vetëm ai që e ka ndier në lëkurën e vet përvojën e mësuesit në këto rrethana, e di se sa i rëndësishme është për një komb të mësuarit e gjuhës amtare”.

Seminari u cilësua nën patronatin e deputetes shqiptare në parlamentin e Kroacisë, Nermina Lekaj Përlaskaj e cila i përshëndeti pjesëmarrësit duku u dëshiruar sukës seminarit. “Ne folëm, sa e vlefshme është mësimi i gjuhës sonë me të cilën ne do ruajmë identitetin, traditën dhe kulturën tonë. Në takim me një deputet në parlamentin europian para disa ditësh, sugjerimi i tij ishte që t’i ruajmë vlerat madhështore, gjuhët e popujve të vegjël nga zhdukja. E përgëzova për mësimin e tij, por e pyeta: “Ku është përkujtesa ndaj çamëve në Greqi, gjuhës e kulturë së tyre si banorë autokton, pasi ai foli për vlera evropiane dhe përmendi atë vend. Ai nuk pati përgjigje”.  Në hapje përshëndetën mësuesit; Hazir Mehmeti nga Austria, Vera Xhafa Haliti nga Sllovenia, Mustaf Krasniqi nga Gjermania, Merita Hida Ymeri nga Greqia, Hamzë Morina nga Zvicra, Rajmonda Popaj nga Italia, Florina Lumezi.  nga Kroacia.  Esat Qollaku, kryetar i Unioneve: “Ledhatimi i gjuhës shqipe na bënë krenar që jemi shqiptari, mësuesit janë më meritorët në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës sonë”. Nadica Zuzan, zëvendës kryetare e bashkisë (zhupan)  së Zagrebit: “Në emër të Bashkisë së Zagrebit dhe emrin tim përzemërsisht i përshëndes mësuesit dhe zyrtarët e pranishëm. Uroj organizatoret që kanë zgjedhur Zagrebin si vend i seminarit ku jetojnë rreth tetëdhjetë mijë shqiptarë.”  Prof.Dr. Maksimiliana Baranqiq, studiuese dhe veprimtare nga Zara e cila foli në gjuhën arbëreshe mes tjerash tha: “Zemra ime sonte është e plotë dhe është me ju.” Kryetari i Këshillit Shqiptar të Prefekturë së Zagrebit, Adem Zenuni: “Me vjen mirë që jemi mbledhur këtu në rrethin tonë ku kemi nevojë për mbështetje të mësimit shqip dhe aktivitetet tona kulturore.”  Selim Mulliqi nga Trieshta.”Ju mësues jeni kalorës të shkronjave shqipe nëpër Evropë për të ruajtur identitetin dhe gjuhën shqipe. Ky rrugëtim i juaj do jetë i shënuar si detyrë e shenjtë shekujve.” Viktor Ramaja, nga Istra: “Nga Istra përshëndetje për ju që bëni shumë për gjuhën e bukur shqipe”  Seminaristët i përshëndeti gjithashtu Snjezana Ruklic, nga shkolla fillore “Eugena Bumcic” në Velika Gorica.

Në pjesën kulturore, nxënësit shqiptar Anesa, Enisi, Kristi, Edisoni recituan vjersha të përgatitur nga mësuesja nikoqire, Melita Oreshkoviq. Ndërsa nga nxënësit e shkollës fillore “Eugena Bumcic” u dha një program artistik i bukur me motive nga të Turopoljes dhe nga  Prigorja Shoqata Kulturore Duçeci. Aktori Leonard .Hamitaj doli me monologun e njohur “Plisi” i cili u prit me duartrokitje.

Në seancën e ditës së dytë me kumtesat e tij u paraqit Ymer Avdiu:”Rëndësia e shoqatave-këshillave të mësuesve dhe e bashkëpunimit rajonal për organizimin e mësimit plotësues në diasporë. Seminaret rajonale, përkundër vështirësive në organizimin e tyre, kanë rol me vlerë në këmbimin e përvojave, njohjeve dhe hulumtimit të mundësive në ngritjen e cilësisë së mësimit plotësues në diasporë. Ministria e Diasporës do përkrah fuqishëm projektet konkrete.

Nga vendoret, Nada Zidar-Bogadi, këshilltare dhe eksperte në Sektorin për pakicat në Ministrinë e Arsimit të Kroacisë mbajti ”Rregullativat e mësimit në gjuhën e pakicave në Kroaci”. Ajo shpjegoi si funksionon sistemi shkollor në Kroaci me theks gjuha e pakicave kombëtare. Organizimi ligjor sipas modeleve A, B dhe C ishte interesant dhe shembull edhe për vendet tjera. Prof. Andrija Kuric, këshilltar për mësimin e gjuhës sllovake (Osijek) doli me kumtesën e tij: ”Sllovakët dhe mësimi i gjuhës sllovake sipas modelit C” Ishte një temë me dobi të pasurimit të përvojës në angazhim se si duhet përpjekur për realizimin e kërkesave të komunitetit që përfaqëson.Prof.dr. Maksimiliana Barancic mbajti kumtesën prej praktikës së saj mësimore në mësimdhënien e arbërishtes në Zarë. ”Ora mësimore në gjuhën arbëreshe”. Ajo është autore e tekstit të rrallë sot “Teksti i të folurit arbërisht, arbërishte – kroatisht dhe kroatisht – arbërisht”  Nuhi Gashi: “Formati ndërkulturor i orës mësimore. Deri te kompetencat përmes komplemenitaritetit didaktik/kurrikular” Një temë e gjerë në konceptin organizativ didaktik e pedagogjik, jo vetëm njëorëshe e cila u analizua në grupe pune. Vera Xhafa Haliti (Slo): ”Përvoja me vështirësitë e ambientimit të nxënësve dhe prindërve nga Kosova dhe Maqedonia në shkollat sllovene dhe shoqërinë sllovene”. Një temë nga realiteti i rrethit ku ajo jeton, me theks në kundërthëniet kulturore dhe niveli arsimor i prindërve të nxënësve në përgjithësi dhe problemet konkrete në veçanti. Nga Tirana u paraqit  Blerta Avdia me  kumtesën “Kur legjendat thërrasin në tokën mëmë”. Një temë përmbajtjesore në kontekstin mësimor, edukativ e kulturor. Hazir Mehmeti, mbajti temën nga praktika mësimore. “Përgatitja për orë mësimore heterogjene”. Pothuaj të gjitha klasat mësimore në diasporë janë heterogjene ku gravitojnë nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën, andaj përgatitja dhe organizimi i orës mësimore do përgatitje të lartë nga ana e mësuesit. Miradije Berishaj mbajti kumtesën:”Roli i ekskursioneve mësimore njohëse në atdhe në ruajtjen e identiteti dhe lidhjen me atdheun e të parëve”.  Një temë e ilustruar. Mësueset nga Greqia, Merita Hida-Ymeri dhe Eva Paloka  paraqiten me temën nga ora praktike e mësimit, “Metodologji të mësimdhënies dhe teoritë e të nxënit. Orë e xhiruar, ndërthurja e roleve mësues nxënës” Një temë e kapshme nga praktika e begatë mësimore në rrethana specifike të klasës heterogjene. Për seminaristët ishte siguruar vizita në muzeun etnografik në Turopolje dhe koncerti festiv i Ditës së Kordinimit të Pakcave Etnike në Kroaci. Aty ishin të prezantuar dhe shqiptarët në zhanrin e muzikës klasike me dy këngë me motive arbëreshe nga Kalabria.

Ishte një seminar me vlerë, i organizuar në një ambient mikpritës. Mjerisht disa nga të lajmëruarit nuk morën pjesë edhe pse ishin pjesë e programit dhe rezervimeve nga organizatori. Na duhet të mësohemi ca, huqet e tekat personale të mos i bëjmë të dëmshme për organizimi tonë me aq sakrifica. Një e metë e madhe e të gjitha seminareve rajonale dhe atij vjetor në vendlindje që  kumtesave  nga praktika mësimore u jepet kohë e shkurtër dhe ç ’vlerësuese nga planifikuesit, kur dihet se ato janë brumi i asaj për çka thirret seminari.

Filed Under: Featured Tagged With: Hazir Mehmeti, mesuesit e diaspores, ZAGREB

ZAGREBI MIRPRITI GRATE SHQIPTARE NE DITET E MBRETERESHES TEUTA

October 18, 2017 by dgreca

Dite te pazakonta tetori ne Zagrebin e bukur qe mirpriti gra nga treva te ndryshme shqiptare ne Ditet e Mbretereshes Teute ku u mbajt edhe nje kuvend mbarekombetar organizuar nga Klubi i Grave te Kroacise me presidente zonjen Shenida Bilali./1 TeutaNGA MARJANA BULKU/
4 ok teutaDite te pazakonta tetori ne Zagrebin e bukur qe mirpriti gra nga treva te ndryshme shqiptare ne Ditet e Mbretereshes Teute ku u mbajt edhe nje kuvend mbarekombetar organizuar nga Klubi i Grave te Kroacise me presidente zonjen Shenida Bilali. Ky organizim ka 27 vjet jete dhe vitet e fundit financohet nga shteti kroat pasi ne vizionin e vet ka historine, kulturen dhe traditen shqiptare si pasuri jo vetem e shqipfolesve por edhe e bashkejetuesve me ta.

5 Teuta flamure

Te ruash historine e sterlashte dhe heronjte e saj legjendar ne nje vend tjeter , eshte nje investim jo i vogel qe i behet te shkuares por edhe te ardhmes. Artistja dhe regjizorja njekohesisht drejtuesja e kesaj organizme shprehet se e ben me art dhe atdhedashuri kete pune dhe ndjehet mire kur rrenjet ilire dhe mbretereshen Teute ia prezanton shtetit kroat ku ajo jeton dhe punon. Veprimtarite ne gjuhen shqipe ne funksion te historise shqiptare jane mjete mjaft efikase bashkejetese ne unionin evropian ku kultura lidh dhe bashkon kombet permes gjuhes paqesore te artit . Eventi me i fundit ishte nje kulmim i asaj qe Shenida e Teutave shqiptare ka rreth 27 vjet qe promovon ne Kroaci, i konceptuar si  nje marshim Teutash qe nis nga Zagrebi per te vazhduar ne Presheve, Mal te Zi, Kosove Maqedoni e Shqiperi e pse jo ne  Kalabri ,Gjermani , Belgjika SHBA dhe Kanada. 2 TeutaMikpritja e ngrohte shqiptare, kostumet popullore plot larmi stilimesh e ngjyrash , interpretimet muzikore, koreografia magjike me mjeshtren e valles Lili Cingu,ekspozita e kostumeve mbarekombetare, nderimet dhe vleresimet te cilat nuk munguan per miqte dhe specialet e ftuar ,i bene keto dite te paharrueshme per organizatoret dhe pjesmarresit gjithashtu. Dhe ajo cfare eshte me e rendesishmja eshte se tashme nje pjese rrenjesore e historise tone , kultures tone, simboleve tona kombetare eshte vulosur ne kujtesen e atyre mjediseve kroate deshmitare te historise shqiptare me rrenje te thella ne Iliri. Krenaria kjo ndjesi qe mbron trupin dhe shpirtin eshte nje menyre perfekte per te ruajtur jo vetem identitetin por edhe dinjitetin ne kushtjet e luhatjeve politike e historike qe kane vene ne dyshime ekzistencen tone . Teuta mbretereshe, Teuta krenare, Teuta parimore , e serta dhe e drejta Teute per te cilen sot flitet pak eshte sejcila zonje ne familje e shoqeri , muzike kinematografi apo kudo ajo performon . Te duash veten , rrenjet e tua, historite , perpjekjet ,sakrificat do te thote shume , pikerisht ketu fillon adhurimi apo respekti i te tjereve ndaj teje. Kjo lexohej qartesisht ne interpretimet mjeshterore te Lili Cingut e cila padyshim eshte nje Teute e Skenes.”Ne krenohemi me rrenjet tona shprehet Shenida, por ne pak perpjekje bejme per ti njohur ato.”Shenida po shkruan nje monodrame per Mbretereshe Teuten  ku pervec rrenjeve ilire , tokes e pasurive gjeografike  trasheguam edhe mjaft vlera e vyrtyte fisnike qe kulmojne me nje fron mbreteror femeror qe gruan e vlereson dhe nderon per vyrtytshmeri . Keto jane te vertetat qe pertej artit dhe perfomances , larmise dhe ngjyrave , organizatorja e “Diteve te Mbretereshes Teute “ka dashur te vere ne pah. Marshimi i Teutave ilire nisi nga Zagrebi ne tetor 2017 me Laura Albanezin e Dr Ruki Kondaj qe trashegimnine kulturore e festojne tashme edhe me ligj ne Kanadane e larget, me Shenida Bilalin qe ka 27 vjet qe i therret Teutes me art e me shkrime dhe qe nderon me mirnjohje e respekt cdo kontributor ,me dhjetra e dhjetra artiste e krijues qe do ti bashkohen ketij rrugetimi te sterlashte drejt udheve te reja. Dhe qe te gjitha keto akte jane te sistemuara ne  revisten Iliria ku Shenida eshte kryeredaktore dhe gazetare. Le ta leme monologun e Teutes te flase  …

“Plot 23 shekuj më kanë përndjekur e persekutuar, plot 23 shekuj më kanë fshehur, kanë folur dhe kanë thënë shumë të pavërteta për mua, më kanë quajtur pirate, më kanë quajtur grua e shfrenuar, ndërsa unë kamë qenë vetëm një grua e guximshme dhe e fuqishme, mbretëreshë që u është kundërvënë civilizimeve të mëdha, superfuqive, Greqisë së vjetër dhe Romës së fuqishme, për ta ruajtur popullin tim, tokën time, Ilirinë.

Më kanë tradhtuar, më kanë tradhtuar ata të cilëve më së shumti u kamë besuar dhe më së shumti i kam dashur, më ka tradhtuar njeriu që e adhuroja, për të ma rrëmbyer fronin.

Plot 23 shekuj kanë treguar historinë e vet ata që kanë ngadhënjyer e fituar, ndërsa të vërtetën e kanë fshehë thellë në shpirtin e tyre, që vetëm ata e dinë.

Unë jam dhe kam mbet ajo e njëjta, Mbretëresha Teutë, legjenda që rrugëton me shekuj dhe digjem në vetvete si prushi që pastaj shndërrohet në pishtar dhe ua ndriçon rrugët juve, pasardhësve të mi dhe mua.

Unë jam këtu, në këto hapësira, ndërmjet njerëzve, qyteteve, shteteve. Në Shkodër, Rizon, Hvar, Vis, Nin…

Shpirti im është gjithkund, në të gjitha fiset ilire e në veçanti në popullin shqiptar, që me shekuj më ruan, më mbron, më kultivon dhe jetën e tyre ma sjellin si kurban, për të mbrojtur emrin e vet dhe emrin e Mbretëreshës Ilire. Pasardhësit e mi, shqiptarët, por edhe fiset tjera, i kanë përndjekur shekuj me radhë nga vatrat e veta, por gjaku nuk është ujë. I kanë shpëtuar dhe ndihmuar gjatë historisë, pikërisht ata që janë fise me prejardhje ilire në Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci, Bosnjë, Slloveni… Fisi ilir Albi, ka mbijetuar deri në ditët e sotme dhe sot kanë shtetin e vet, pavarësinë dhe më nderojnë si mbretëreshë të veten-të tyre.

Shumëkush gjatë shekujve më ka kërkuar dhe më kërkon atje ku më kanë lënë dhe më kanë parë për herë të fundit. Nuk e dijë se çfar kërkojnë; të vërtetën, dashurinë ose dëshirojnë të shpërlajnë e pastrojnë ndërgjegjen…

Jo, jo, ata kërkojnë thesarin tim për të cilin flasin se e dijnë se ku ndodhet. Por, se si është zhdukur ai thesar, dhe ku ndodhet tani, më së miri e dinë ata.

Gjithçka më kanë rrëmbyer e vjedhur dhe më kanë rrëmbyer mbretërinë, popullin, por, dashurinë nuk kanë mundur dot, sepse unë Teuta, jetoj në çdo shpirt, në çdo gurë, në çdo shkëmb, në çdo pikë të ujit që udhëton dhe shqyen e grisë çdo gjë.

Në Rizon, ku kam kaluar ditët e fundit pas mashtrimit dhe tradhtisë, edhe sot e kësaj dite qëndron dhe sfidon e nuk përfill të keqen dhe padrejtësitë, është shkëmbi që me shekuj qanë për shkak të padrejtësisë së madhe historike që më kanë bërë.

E ata që më kërkojnë për shkak të thesarit dhe kur mendojnë se më kanë gjetur, u ndalet fryma se si ka mundësi që të mos munden me mbërri tek unë dhe thesari im? Sepse para shpellës ku supozojnë se fshihem me thesarin, më mbrojnë ata që më kanë mbetur besnik, është populli im. Ata që më kanë dashur dhe më kanë veshur me petkun e tyre, me petkun-lëkurë gjarpri. Më mbrojnë e më ruajnë në shpellë deri tek e cila askush nuk mund të arrijë.

Shumëkush dëshiron të bëhet legjendë, mirëpo për të hyrë në legjendë duhet pas fletëhyrje, në legjenda hynë vetëm të zgjedhurit, karizmatikët, të shënuar me fatin dhe qiellin e tyre që i dallon nga tokësorët e rëndomtë. Ata me vdekjen e tyre tokësore, nuk vazhdojnë jetën me aurolën që është më e fortë se vdekja, para së cilës janë të pafuqishme koha dhe kalimtarja.

Këtë aurolë që mbaj si Mbretëresha Teuta, mbetet jashtë zhvillimeve dhe rrjedhave kohore. Edhe flethyrjen edhe aurolën e kam vetëm unë, Teuta, kjo grua e çuditshme, me fuqi mbinatyrore, që përsëri ju pushton, ju lëviz nga vendi edhe pas 23 shekujve.

Jo, jo, nuk do të ndalem që tu joshë me forcën time, me bukurinë time por edhe me fatin tim dhe rolin tim jo bash të kënaqshëm, që ma kanë përcaktuar Perënditë e atëhershme.

Është vështirë të bartet kjo barrë mbi supe të një gruaje të brishtë, por ama, sot jam shumë krenare, sepse pasardhësit e mi të Ilirëve-Shqiptarët, nuk më kanë harruar, më madhërojnë, më glorifikojnë, madhërojnë veprën dhe dashurinë time për njeriun, tokën, popullin dhe këtë e ndajnë me të tjerët.

Nuk më lënë të qetë, më zgjojnë nga gjumi i thellë i quajtur legjendë dhe tregojnë tregimin dhe rrëfejnë se asnjë forcë, asnjë fuqi nuk është më e fortë dhe më e fuqishme se e vërteta dhe dashuria, posikur që një lule e brishtë, irisi, është më e qëndrueshme nga imperia Romake.

Irisi dhe Teuta edhe sot jetojnë në të gjitha hapësirat, nëpër ujdhesa, në ajër, dhe në sytë e tyre, në sytë e kaltër të ilireve, që ju pushtojne ”

Mbreteresha Teuta 2017

Kuvendi i pare mbarekombetar mbahet me date 12 Tetor 2017,

Zagreb Kroaci

 

 

  • Presidente, Shenida Bilalli,  gazetare dhe regjisore, Zagreb, Kroaci

 

  • dr.Ruki Kondaj, Presidente Nderi e SHBSHK, Këshilltare Publike e Ministrisë së Shëndetësisë, Toronto,ON-Kanada

 

  • Mjeshtre e Madhe Lucia Martino, Presidente e Shoqates Vorea, Frasnitë, Kalabri

 

  • Shpresa Sinani, ish mësuese, Kryetare e Gruas demokrarike Tetovë, Maqedoni

 

  • Flora Durmishi gazetare, redaktore  –Radio Kosova, Prishtine

 

  • Myfarete Laze, Mjeshtre e madhe, Tiranë-Shqipëri

 

  • Alida Hisku, këngëtare e mirënjohur, Gjermani,

 

  • Valdete Berisha, Poete, Belgjike

 

  • Dr. Zylfie Duraku, Kryetare e shoqates gruas Anima, Ulqin

 

  •  Ekspozita
  • Erodita Qorkadiu-Haxhiu, Etnografe, Prishtine, Kosove

 

  • Arjete Miftari, Skulptore, Prishtine, Kosove

 

Filed Under: Featured Tagged With: grate shqiptare, Marjana Bulku, MBRETERESHES TEUTA, NE DITET E, ZAGREB

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT