FASLLI HALITI/
E DO ZAKONIN, BABA…/
Shtatë ditë/
Shtatë net/
Krisi kënga,/
U drodh vallja,/
Buçiti gërrneta,/
Gjëmoi, u ça darja./
Ditën e tetë u ngjit vajza nuse mbi kalë/
Umj, unj, unj nisi vajza nuse të qajë…/
Zbritmani çupën nga kali/
Zbritmani nga kali i huaj/
Ku po ma çoni çupën /
Me zor/
Duke qarë,
Ku po ma çoni?
E kërkon zakoni baba, zakoni…!
Prill, 2016
NDËRSA…
Migjenit
Ndërsa të tjerët mërmëritnin
Migjeni buçiste,
Zgjonte
Të përgjumurit
Ndizte vatrat e shuara.
Kur të tjerët qëndisnin mandilet
Migjeni qepte, arnonte zhelet e mjerimit
Sapo feks agu gjer në rrezet e mbrame të perëndimit!
2016