NGA ZAMIRA RUBJEKA*/”Pershendetje të gjitheve- Faleminderit per mundesine qe me jepni per të marre pjese ne kuvend gjithashtu të dale ketu perpara jush.
Se pari pergezoj editorin e Diellit, per dekoraten dhene nga President Nishani.Desheroja të tregoja me pak fjale si u bera vatrane. Prej vitesh kisha ne mendje të hapja nje klase per mesimin e gjuhes Shqipe. Nuk kam qene asnjehere mesuese por kjo ide gjithmone me vinte ne mendje dhe u perkrah menjehere nga nena ime, por per disa vite mbeti enderr sepse aty ku jetoja nuk kishte shqiptare. Pas disa vitesh levizem familjarisht ne Clearwater.
Nena ime gjithmone me inkurajonte qe të angazhohesha ne komunitet duke shpresuar qe të jepja mesim ne gjuhen shqipe dhe te kontriboja ne komunitet.
E nisa duke kontribuar ne nje organizate shqiptare qe kishte dy vjet qe ishte krijuar por ishte me shume per qellime kulturore. Ne perpjekje per të mbledhur fonde per nje rast bamiresie jam njohur me Z. Isuf Spahiaj qe eshte ketu me present me ne.
Sinqerisht pas shume viteve ne emigracion po filloja te takoja shqiptare qe ishin të gatshem per të ndihmuar me shpirt dhe pa kushtezime. I pari person qe me foli per Vatren para 3 vjetesh ka qene Z. Isuf.
Dicka qe I mbetetem gjithmone mirenjohes. Qe nga ai moment une fillova të lexoja per Vatren me cfare munda të gjeja ne internet. Sa me shume lexoja per Vatren aq me shume I afrohesha të vertetes dhe mesoja nje history ndryshe nga ckisha mesuar ne shkolle, por njekohesisht isha shume e irrituar qe gjithe jeten time mesova nje histori të sajuar plot me genjeshtra- ky ishte nje zhgenjim shume i madh – me keq sesa zhgenjimi I femijve qe mesojne qe Santa Klaus nuk egziston.
Per nje kohe shume të gjate kam qene e inatosur, por nuk e dija pse, nuk e kisha kuptuar qe duke urryer komunizmin pa kuptuar po urreja vendin tim.
Kur mesova per Vatren mu ngroh zemra, doja me të veterte të besoja ne Shqiperi dhe ne shqiptaret. Ne gjithe keto vite emigracioni të rralle kane qene shqiptare qe me kane dashur pa kushtezime. Sa me shume qe mohoja origjinen nga dhimbja qe kishte shkaktuar komunizmi aq me shume humbja vetveten sidomos ne kete dhe të huaj, larg familjes dhe vendlindjes.
Me Vatren une gjeta arsyen per të qene prape krenare me qene shqiptar. Vatra me solli prape ne atdhe , ne origjinen dhe familjen time ku mesova akoma me shume per vuajtjet dhe persekutimi bere ndaj gjysherve të mi. Vatra me zgjoi edhe njehere dashurine per Shqiperine. Të duash Shqiperine do të thote të duash vetveten, të duash rrenjet shqiptare.
Nderkohe qe mendoj sesi erdha deri ketu, besoj qe ka shume shqiptare si une. Ata kane nevoje të vijne ne Vater të gjejne vetveten. Por dicka u pengon. Dicka shume shkaterruese. Ne akoma jemi të perndjekur nga komunizmi sepse mentaliteti komunist akoma po na ndjek edhe ne toke të huaj.
Kur flas per Vatren flas me pasion- sepse Vatra me sheroi shpirtin. Disa nuk kuptojne dhe nuk jane të informuar ose kane humbur plotesisht kontakt me veteveten sepse per nevoja ekonomike jane kthyer ne greke ose italiane. Shpeshhere ato e krahasojne Vatren me ndonje institut shtetetor të nje qeverie shqiptare të viteve të komunizmit , te vetmin system qe njohin gjithe jetes se tyre, ku populli priste gjithmone nga shteti komunist.
Ky koncept ka qene nje fenomen normal per me shume se 50 vjet dhe fatkeqesisht vazhdon edhe ditet e sotme.
Prandaj mendoj qe ky eshte faktori kryesor qe po na pengon të ecim perpara. Sepse shqiptaret akoma mendojne të perfitojne ose të marrin dicka nga Vatra. Shume persona behen anetare duke shpresuar të marrin dicka dhe kur nuk arrijne, zhgenjehen.
Kur u flasim shqiptareve per Vatren i ftojme duke i pyetur A do të antaresohesh me Vatren? Me kete pyetje automatikisht sipas mentalitet tone lind pyetja tjeter: Po te paguaj $ 100 cfare ka per mua?
Une mendoj qe kur flasim me patriote qe shprehin deshiren per tu bere vatrane- pyetja jone duhet te ndryshoje ne A je gati të japesh, të kontribosh per ceshtjen kombetare?
Nga pergjigja eshte shume e thjeshte të kuptosh kush duhet të behet anetare. Ky eshte nje element shume kyc dhe mbetet kritik jo vetem ketu por me shume ne Shqiperi, ku korrupsioni vazhdon të thellohet.
Fatmireshisht brezat e rinj jane të prekur shume pak nga ky mentalitet. Prandaj syte tane duhet te kthehen tek rinia si ne Diaspore ashtu edhe ne Shqiperi.
Vetem me kete parim mund afrojme njerzit e duhur per të garantuar jetegjatesine e vatres dhe misionin e saj.
Fjala e John Kennedy me ka mbetur ne mendje dhe besoj qe qendron aktuale dhe per Vatranet dhe bashkeatdhetaret:
“Mos pyet Cfare të beje atdheu per ty,
Por Cfare mund të besh ti per atdheun!!!”
Kjo duhet të jete dhe Motoja jone.
Ne të gjithe i kemi borxh kombit.
Ka ardhur koha ti bejme pyetje vetes
” Çfarë mund të bëjmë ne shqiptarët e Amerikës për kombin ?”
Faleminderit shume per vemendjen.
*Fjala e mbajtur ne Kuvendin e Vatres, 10 Qershor 2017!!
Manhattan College