Dr. Zekri Palushi, Australi 12 Janar, 2023/
Nëpërmjet këtij shkrimi vet-rreflektues , nuk kam ndërmend të diskutoj rreth kancereve të gjoksit në përgjithsi, -por deshiroj që të ndalohem pak, vetëm në Karcinomën Duktale In Situ, -që megjithse s’është kancer, -klasifikohet si kancer, mjekohet si kancer, dhe përbën 25% të të gjitha rasteve të kancereve të gjoksit.
Karcinoma Duktale In-Situ. (Ductal Carcinoma In Situ-DCIS), -(që nganjëherë quhet edhe Intraductal Carcinoma), është një proliferim anormal, jo-invaziv i qëlizave epiteliale të kanalit të qumshtit.
Ndërsa, këta qëliza duken malinje, ata prap se prap gjenden vetëm brenda sistemit duktal, -dhe prandaj quhen in-situ.
Më poshë, për shkurtim, këtë diagnose, do ta përmendim vetëm me inicialet e sajë, –DCIS.
DCIS, -si një diagnose, -ka filluar të vihet vetëm atëhere kur mamografia (mammography), hyri në mjetet e skrinimit të gjoksit, (Screening Mammography).
Skrinimi i gjoksit, – (Breast screening), -rrekomandohet tek të gjitha grate e moshave 40-74 vjeçare, -si një mjet për kapjen e herëshme të kancereve të gjoksit, para se të shfaqen shenjat e sëmundjes.
Kështu, në Australi, -kësaj grup-moshe, i rrekomandohet që të bëjnë një mamografi, ç’do dy vjet, -dhe kjo është falas.
Në një rast me DCIS, -mamografia tregon një zonë/grumbull, mikrokalcifikimi granular, në pamje heterogjen.
Megjithatë, duhet të kemi parasyshë që mikrokalcifikimet janë gjetje jashtzakonisht të shpeshta në gjinjë, dhe zakonisht s’marrin ndonjë rëndësi të veçantë.
Pra, sot qe ky ekzaminim përdoret rregullisht për skrinimin e gjoksit, -DCIS përbën qerekun (25%) e të gjitha rasteve te diagnostikuara me kancere gjoksi.
Kjo do të thotë se, – rreth 1.600 gra Australiane, 7.000 gra Angleze dhe 60.000 gra Amerikane, -për ç’do vit u thuhet se kanë kancer gjoksi, -kur në fakt nuk e kanë. -Aq më keq, kur dihet se mamografia kapë vetëm rreth 75% të rasteve me DCIS, –që do te thote se rreth 25% e grave të skrinuara, vazhdojnë jetën e tyre të gëzueshme, pa qenë në dijeni të një kanceri që mund ta kenë.
Ne fakt, 98% e grave të diagnostikuara me DCIS, rrezultojnë të jenë shëndosh e mirë, edhe pas 10 vjetesh diagnostikimi, -pa ju nënshtrua as edhe një mjekim të vetëm.
Ndërsa,vetëm rreth 1% e rasteve me DCIS, mund të zhvillojnë kancer gjoksi, -por, edhe nëse po, -format e këtij kanceri, janë pare të jenë të një grade shumë të ulta , dhe me një progresim shumë të avashtë, -gjë që i bën lehtësisht të trajtueshëm.
Në ekzaminimin histo-pathologjike, shifet se në ata qeliza të indit të gjoksit qe rrethojnë kanalin e qumshtit, (duct) kanë filluar disa ndryshime jo-normale, -por në fakt, s’dihet me siguri nëse këta qeliza mund te shpërndahen apo të invadojnë indin e gjoksit.
Në klinikën time, kemi pasur disa pacjente, -të diagnostikuar me DCIS, por që fatkeqësisht janë trajtuar njësoj, sikur të kishin qenë diagnostikuar me kancer gjoksi.
Pra, një grup i posaçëm mjekësor, që bënte vlerësimet, -kishte rrekomanduar përafërsisht të njejtën strategji trajtimi, – ku përfshihen kemoterapia (chemotherapy), radiotherapy, mastectomy/heqja kirurgjikale e gjoksit, tamoxifen, – trajtime tepër të lodhëshme dhe me komplikacione jo të pakta,… përfshi këtu edhe uljen e tejskajshme të imunitetit.
Në një rast, u preferua edhe heqja kirurgjikale totale e të gjithë gjoksit, (full mastectomy), -ndërkohë që do të kishte qenë shumë më e mirë që ne, -si grup specialistësh të ndryshëm, të përfshirë në këtë vendim, të thelloheshim më tepër, dhe në bashkpunim të ngushtë me të sëmurën të vendosej që trajtimi i kësaj diagnose, të mos bëhej si për një gjendje kanceroze.
Ndërkohë, trajtimi i DCIS, vashdon prap që të bazohet në klasifikimin e sajë, si një gjendje kanceroze, –kur në fakt, është vetëm një formë jo-invazive, -por që shpesh diagnoztikohet si kancer gjoksi, në stadin zero (stage 0).
Siq shifet, – kjo diagnozë vazhdon të përfshijë fjalën tmerruese “kancer,” -një fjalë që ngjallë frikë dhe panik të menjëherëshëm, si për pacjenten, ashtu dhe për doktorrin, -dhe pikërisht në këto rrethana, merret edhe vendimi më I pa llogjikshëm, deri në heqjen e plotë kirurgjikale të gjoksit, që edhe sot mbetet zgjedhja më e preferuar.
Si pasojë, –nuk mjekohet e sëmura, por mjekohet klasifikimin diagnostik i sajë, -me pasoja të pa riparueshme fizike, e psikollogjike.
Do të ishte tepër njerëzore, dhe një praktikë e mirë profesionale që të uleshim rrafsh me një pacjente të tillë, për ti shpjeguar me durim, dhe me një gjuhë të thjeshtë, se ç’far është kjo diagnozë (DCIS), -pra t’ju shpjegohet se s’kanë kancer, e që ndoshta s’do ta kenë kurrë!
Po kështu, pacjentja, familjarët e sajë, së bashku me mjekun e familjes, duhet të diskutojnë edhe, me onkologjistet, -për ti pyetur ata se, pse disa prej onkologjistëve kanë tendencë për të ndjekur protokollin më agresive të trajtimit, kur nëtë vërtetë, e dijnë shumë mirë se DCIS reprezanton nje rrisk aq të vogël për jetën e të sëmurës?
Një lajm i mirë, dhe inkurajues në këtë drejtim është ai që, disa prej specialistve më me influence në fushën e onkologjise botërore, kanë ndërmarrë një fushatë për t’i hequr kësaj diagnose fjalën “kancer”, -duke propozuar pak a shumë termin korrekt, ‘’Çrregullime qelizore të vogla’’ (minor cell abnormality).
Nëse kjo fushatë do të jetë e suksesëshme, -atëhere, -kjo diagnose nuk do të tmerrojë më grate, si më pare, -e po kështu, edhe vetë onkologjistet do të ndryshonin perceptimin e këtije problem, për t’mos marrë vendime të nxituara, të mbështetura më së shumti në frikën se mos pacjentja mund ti hedhë në gjygj, për pa-kujdesi.
Dr. Zekri Palushi, Australi 12 Janar, 2023