• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fleckenstein: Nëse një qeveri nuk është më e aftë të funksionojë…Zgjedhje të reja?

July 21, 2016 by dgreca

Raportesi për Shqipërin Knut Fleckenstein thotë se zgjedhje të reja mund të ketë vetëm nëse një qeveri nuk është e aftë të funksionojë.

Në një intervistë për DW, i pyetur për ngërçin e reformës, Fleckenstein thotë: “Është e vështirë të gjesh një fajtor, por bie në sy se opozita, gjithmonë kur është menduar se gjithçka u vu në vijë, sjell diçka të re në tavolinë.”

Intervista

Zoti Fleckenstein çfarë menduat sot kur u zgjuat pasi patë zhvillimet në Shqipëri, apo ishit informuar që dje?

E di që dje në darkë dhe kam qenë deri sot në mëngjes në kontakt të vazhdueshëm telefonik me kolegët, me komisionerin Hahn. Nga distanca duket e vështirë të gjykosh, po qe se nuk do të jesh i padrejtë, por duket se të gjithë kanë besuar se kishin një rezultat të përbashkët dhe në fund kuptuan se sërish nuk ishte ajo e përbashkëta ajo që kishin arritur.

Nuk e lexuan mirë kompromisin politikanët shqiptarë, apo ku ishte problemi?

Arsyet ishin fillimisht tek i ashtuquajturi procesi i vetingut, çfarë roli kanë vëzhguesit ndërkombëtarë në procesin e përzgjedhjes së atyre që zgjedhin gjykatësit, për këtë u ra dakord, po ashtu nëse vëzhguesit ndërkombëtarë e refuzojnë një kandidaturë, si duhet ata ta argumentojnë këtë, pasi kjo u zgjidh, të gjithë kishim ndjesinë se pengesat e fundit u kaluan, por duket se Partia Demokratike i ka dhënë rëndësi faktit që kjo të aplikohej edhe në proceset e tjera të emërimit.

Nuk ishte sqaruar kjo më parë, pra përzgjedhja e anëtarëve të rinj të institucioneve si Këshilli i Lartë i Gjyësorit e Këshilli i Lartë i Prokurorisë?

Kjo ishte sqaruar fillimisht, që duhej të funksiononte në bazë të një sistemi tjetër, por PD-ja ka pasur përshtypjen se e kishte bërë të qartë se kjo që u negociua, vlen për të gjitha institucionet. Më duket se është e vështirë të kuptohet për njerëz normalë.

Një rrugë e vështirë e mundimshme për një kompromis? Pse kjo situate, ku qëndron fajtori?

Le të presim se çdo të arrijë të bëjë sot parlamenti, është e vështirë të gjesh një fajtor, por bie në sy se opozita, gjithmonë kur është menduar se gjithçka u vu në vijë, sjell diçka të re në tavolinë.

Konferenca e kryetarëve të enjten në mëngjes nuk gjeti zgjidhje, duket se edhe LSI-ja mbështet qëndrimin demokrat, megjithëse thotë se do t’i japë votat për reformën…

Edhe unë e kam dëgjuar këtë, duket se ata janë të mendimit, që në fund kishin rënë në ujdi që procedurat do të jenë të njëjta për të gjitha proceset e emërimit, por nuk ka qenë asnjë nga BE aty, kur ata në fund i biseduan këto gjëra, prandaj nuk mund të jap informacion se cila është e vërteta. Procesi ka qenë kaq i vështirë dhe i mundimshëm. Ekspertë europianë, amerikanë, Komisioni i Venecias, të gjithë kanë punuar për këtë, besoj se edhe nëse nuk ka dakordësi për ndonjë detaj, ujdia e përgjithshme duhet të jetë kaq e madhe, saqë kush e do këtë reformë vërtet, thotë Po.

Një nga kërkesat e demokratëve ishte që reforma nuk duhet të prekë sovranitetin e institucioneve, pika e debatit këtu ishte Operacioni Ndërkombëar i Monitorimit. E shikonit ju sovranitetin të rrezikuar?

Jo aspak, këtë e tregon edhe kompromisi që u arrit. Kjo është asistencë në një vend, ku drejtësia përcaktohet nga politika, pra të kesh nga jashtë njerëz neutralë që ndikojnë në këtë proces, me qëllim që të bëhet i mundur vërtet një fillim i ri. Nuk flasim për një demokraci të gjatë, të forcuar, por për një vend që përpiqet shumë, së paku disa, të riformësohet në një demokraci të fortë, ku drejtësia nuk është top në duart e politikës.

Domethënë besimi tek pala shqiptare mungon, se mund ta bënte këtë reformë e vetme ashtu si duhet…

Besoj se ne nga jashtë mund të ofronim një asistencë të mirë, çështja nëse sovraniteti kufizohet merr përgjigjen jo. Kjo sepse vetëm nëse parlamenti shqiptar thotë Po, kjo asistencë do të pranohet. Nëse parlamenti thotë jo, atëherë kjo mbaron.

Nëse Parlamenti Shqiptar e voton reformën, a mundet që Shqipëria të hapë negociatat në vjeshtë?

Nëse do të flisnim për Parlamentin Europian është e vetëkuptueshme, që Komisioni do t’i propozojë Këshillit që t’i fillojë sa më shpejt bisedimet e anëtarësimit. Nëse nuk arrihet shumica për këtë reformë sot, sepse ka kritika për këtë apo atë apikë, atëherë kjo nuk do të jetë më e mundur kaq shpejt.

Nëse kemi një Jo, prisnin zgjedhje të reja në Shqipëri, siç flitet?

Ka mundësi për të cilat nuk dua të spekuloj tani. Zgjedhje të reja ka vetëm, nëse një qeveri nuk është më e aftë të funksionojë, kjo varet nga dy partnerët qeveritarë. Por në rast tjetër, ose duhet pyetur populli me referendum, ose duhen vazhduar negociatat, deri sa të gjendet konsesusi në Parlament.

Si e shihni Shqipërinë nga larg, kaq shumë përpjekje, kaq shumë mundim për kompromis, ju jeni angazhuar shumë këto kohë…

Kam filluar ta dua këtë vend. Kam njohur kaq shumë njerëz, jashtë politikës që duan të japin kontributin e vet në vend. Shoqëria civile po fillon të zhvillohet. Kam njohur deputetë, jo vetëm në një parti, por në disa që e duan vërtet ndryshimin, prandaj ia vlen mundimi të ndihmosh këtë vend, popullin e këtij vendi që të ketë një jetë më të mirë.

Filed Under: Interviste Tagged With: Fleckenstein:, zgjedhje et reja

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT