• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Histori suksesi- MARGARITA XHEPA, ZONJA E MADHE E SKENES

October 13, 2015 by dgreca

Flet zonja e madhe, artistja e merituar dhe e popullit Margarita Xhepa ‘’Nder I Kombit’’/
Interviste nga Liliana Pere/
Nuk gabojmë nëse e cilësojmë një margaritar.Margarita Xhepa është një aktore shqiptare.Ajo lindi më 2 prill 1934 në Lushnjë. Çuditërisht, puna , vitet nuk i kanë ndryshuar asgjë Margaritës, është një hyjneshë e vërtetë, në bukuri dhe në skenë, e cila e nisi udhën e jetës këmbëzbathur në Lushnjën e saj të dashur, për të mbërritur në majat e skenës dhe kinematografisë shqiptare.Familja e saj përbëhej nga një vëlla dhe tre motra.Nëna u nda nga jeta dhe e la Margaritën 9 vjeçe .Ka qenë një dhimbje e madhe për të, për motrat dhe vëllain e sajpasi nëna është ajo që shikon me sy për herë të parë kur lind,nëna është ajo që gjatë gjithë jetës të ushqen me ngrohtësi e dashuri pa kushte. Ajo ka parë tek nëna modelinmë të mirë të një nëne,e cila për vite me radhë jetoi brenda saj si një pasuri shpirtërore , figura e së cilës të ndjek në çdo hap,duke mos lejuar dhimbjen të të mund , por ka jetuar si nje ëndërr në sytë e saj, një figurë e thjeshtë që e ka ndihmuar shumë në krijimin e roleve të saj. Artisti ka shumë nevojë tëmarrë dhe të japë nga jeta e tij.
‘’Një thënie e bukur e Heminguejit thotë se : artisti del nga jeta dhe e vërteta’’
Pasi mbaroi Liceun Artistik Margarita ngjitet në skenëme poezi e cila i bënte shumë përshtypje.
Mësuesja e parë e saj Sofie Kushti ka qenë mbështetja e saj e parë.Ajo e stimuloi Margaritën dhe e vlerësoi për timbrin e zërit , lirshmërinë dhe sinqeritetin me të cilin u paraqit para publikut në festën e çlirimit të Lushnjes me poezinë : Vajza shqiptare la tërkuzen dhe shatin.
Në vitet 30 ajo xhiroi filmin shqiptar për artisten e madhe Sopranon shqiptare Tefta Tashko Koco në rolin e Lola Gjokës që u kthye nga jashtë për ti dhënë vendit vet frymën e muzikës dhe tëkulturës.

Margarita Xhepa është një nga Zonjat e Mëdha të teatrit shqiptar.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, Dega e Dramës.Kjo ka qenë një kënaqësi sepse artisti ka nevojë të ketë një formim shkollor ,aq më shumë të profilizuar.

Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek “Lumi i vdekur” (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek “Cuca e maleve” (Loni Papa), Zonja Mëmë tek “Kush e solli Doruntinën” (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha) etj.
Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë” (Figereido), Lena tek “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ledi Milford tek “Luiza Miler” (Shiler), Zonja Berling tek “Vizita e inspektorit” (Pristli), Zonja Lomen tek “Vdekja e një komisioneri” (A. Miller), Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol), Marsela tek “Qeni i kopshtarit” (De Vega), Mashenka tek “Mashenka” (Afigenov), Shejla tek “Morali i zonjës Dulska” (Zapolska), apo Dado tek “Elektra” e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Rolet në Kinematografi të zonjës së madhe Margarita Xhepa

Veç roleve në teatër, ka realizuor edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron “Vitet e para” dhe “Gjurmët”, me I. Muçajn e K. Mitron “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë” dhe “Apasionata”, me Viktor Gjikën, “Gjeneral gramafoni”, me E. Musliun, “Rrethi i kujtesës” dhe “Vitet e pritjes” (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, “Dora e ngrohtë”, me Dhimitër Anagnostin, “Gurët e shtëpisë sime”, me P. Milkanin, “Pranvera s’erdhi vetëm”, me S. Kumbaron, “Koncert në vitin 1936”, me Gj. Xhuvanian “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.
Në kërkim të kujt (2011), serial Tingulli i heshtjes – (2010) telenovela
Kronikë provinciale – (2009) Ne dhe Lenini – (2008) I dashur armik – (2004)
Mirupafshim – (1997) E diela e fundit – (1993) Një djalë edhe një vajzë – (1990), Mësuese Kristina Vitet e pritjes – (1990), nëna e Helenës Kush e solli Doruntinën (1989) teatër-drama, nëna e Kostandinit dhe Doruntinës. Pesha e kohës (1988)
Pranvera s’erdhi vetëm – (1988). Misioni përtej detit – (1988) Rrethi i kujtesës – (1987)
Fillim i vështirë – (1986), shoqe e Zanës Gabimi – (1986) Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Militanti – (1984) Apasionata – (1983) . Dora e ngrohtë – (1983). Shokët – (1982)
Dita e parë e emërimit -(1981)Me hapin e shokëve – (1979) (TV) Dollia e dasmës sime – (1978)
Gjeneral gramafoni – (1978) Koncert në vitin 1936 (1978) Dimri i fundit – (1976)
Pylli i lirisë – (1976) nëna e Vlashit. Tokë e përgjakur – (1976) Vitet e para – (1965) si Zyraka

Në vitin 1997 interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh ne Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Ndiqni Intervisten…..
Kush ka qenë zbuluesi i talentit tuaj të spikatur për herë të parë që vazhduat pastaj me një karriere të shkëlqyer profesionale përveç familjes ?

Pandi Stillu regjizori i teatrit i cili kishte mbaruar në Rumani, ka qenë shkaktari dhe orientimi im, ka qenë një ndihmesë e jashtëzakonshme drejt Teatrit ku më mori aty për të luajtur role të ndryshme .Hyrja në teatër për mua ka qenë një universitet për mua, aty gjeta një repertor konteporan, klasik dhe dramaturgji të traditës kombëtare
Besimi që kisha në vetvete bëri që unë të mos merrja pjesë në formimin e estradës por të qëndroja një aktore teatri.

Znj. Margarita: Cilat janë disa nga rolet kryesoreqe keni lujtur me passion vërtetësi dhe dinamizëm, mund t’na i sillni në vëmendjen e lexuesit?
Roli kryesor që kam luajtur në Teater ka qenë: 1-Majlinda, një grua që kërkote të drejtendhe ky rol u prit me mjaft interes dhe pata sukses të plotë.2-Roli i dytë ka qenë Mashenka pjesë Ruse , dhe kjo pati interes dhe u vlerësua shumë nga kritika dhe trupa e teatrit si dhe publiku.
Në vitin 60 teatri vuri në skenë Hamletin me regji tërusit Vladimir Botko. Ndihmesa ka qenë shume e madhe puna për të realizuar rolin e jashtzakonshmëm.
Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek “Hamleti”, Vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, Dado tek “Romeo e Xhulieta”, Mbretëresha Margaret tek “Rikardi i III”, të Shekspirit.

Znj Margarita ju jeni një aktore e madhe si në gjinine e teatrit dhe në atë të filmit , paraqisni virtuozitet, bukuri roli dhe performancë të shkëlqyer, si e arrinit ju këtë gjë ?
Jame lumtur që figura si aktore profesioniste erdhi duke u rritur, dhe besimi i regjizorëve për punën tonë u rrit me kalimin e viteve.Çdo aktor krijoji një personalitet artistik që u bënë shtylla për teatrin dhe Kinematografinë.

E realizoja me shumë punë bija ime , me shume dashuri ,devocion dhe me një bashkepunim real me kolegetdhe regjizorët. Unë numëroj rreth 35 filma me role të luajtura nga unë me gjithë kapacitetin tim aktoresk dhe dinamizmin e duhur, panvarësisht se vështirësitë ishin të mëdha dhe të natyrave të ndryshme, por me dashuri vendosmëri dhe passion ato kapërxeheshin në grup.

Znj. Si ka qenë bashkëpunimi i ndërsjelltë me kolegët: I sinqertë , ndihmuaes, dhe të bënte të ngriheshe një shkalle më lart ?
Ishte koha e aktoreve të mëdhenj, dhe njerëzve të mëdhenj me talent mjeshtëror dhe njerëzorkur punuam ne.
Po sigurisht, ka qenë një bashkëpunim i një familjeje të madhe të kinematografisë , kështu do ta quaj , dhe ruaj respektin më të madh për kolegët .Po të përmend tre kolege do të gaboj , por edhe po të përmend 13 përsëri do të gaboj.Të gjithë ishin një trup, një mendje, një vullnet i kalitur fort, një shpirt i madh i skenës ku performonim të gjthë. Personazhet mjeshtërore ngelen akoma në kujtesën e popullit.

Znj.-Si jeni pritur dhe vlerësuar nga publiku , strukturat e artit dhe ato të shtetit ?
-Kur te do familja eshte lumturi , gje shume e bukur.
-Kur te vlerëson shoqëria dhe publiku eshte nje mrekulli ne mes te mrekullive
-Kur të vlerëson struktura e lartë e artit dhe shteti është Hyjnore,duke lënë pas modestinë unëi kam gëzuar këto attribute dhe i kam fituar të treja..

Znj.Cili ështëmendimi për pozicionin dhe mesazhi juaj për gruan shqiptare sot ?
Gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë sakrifikuese për interesat e familjes dhe vendit, kërkuese e zonja dhe ka pasur dëshire të ecë, të rritet. Ato e kanë dashur dhe duhet ta duan fort punën
Zëri i fuqishem i gruas duhet të ekzistoje dhe të dëgjohet.Jam e emocionuar që ky zë sot dëgjohet nëçdo qelizë të shoqërisë , në të gjitha sferat publike dhe ato politike si p.sh në Parlament si organi mëi lartë ligjvënës.Sikur botën ta qeverisnin gratë bota do të ishte më e drejtë dhe më e bukur. Gra merrni hapësirë për t’u rritur nëçdo punë që bëni.
Nisma juaj më pëlqen bija ime sepse vë në lëvizje pjesën më produktive të shoqërisë , gruan atë që lind, rrit , edukon, dhe inkurajon gjithë gratë për punën dhe veprën që ato realizojnë.
Falenderim nga nj Margarita Xhepa
Ju falenderoj shumë për intervistën e këndshme dhe do dëshiroja të bënim bashkë një film me metrazh tëshkurtër dhe ta përjetësonim këtë trend të ridhe këtë lëvizje femërore ku i bëhet hymn intelektuales shqiptare.Platforma juaj më bën të mendohem. Faleminderit Liliana.
Mbaj mend këto thënie në punën tënde bija ime :
Kur keni filluar të mos jepni më kontribut, keni filluar të vdisni. (Eleanor Rusvelt)
Dëshira për t’u rritur mund të zvarritet, por mund të ngrihet edhe në fluturim. (Edmund Burke)
Ndryshimi ndërmjet asaj që bëjmë dhe asaj që jemi në gjëndje të bëjmë, do të mjaftonte për të zgjidhur shumicën e problemeve të botës. (Gandi)

Liliana Falenderim
Faleminderit ju e madhja zonja e nderuar Margarita për nderin dhe kohën që më kushtuat me aq respekt ,dashuri e fisnikëri.
Ju jeni dhe do të ngeleni shkëlqyese Diva e Artit Shqiptar.
Ju ngeleni një artiste e madhe, sepse rolet e saj, qofshin ato pozitive apo negative, janë interpretuar në nivelin më të lartë. Jeni një korife e teatrit dhe kinematografisë dhe mendoj se është nder i madh për kombin, që ka në gjirin e tij artistë të kalibrit “Margarita Xhepa”. Ka dhënë karaktere të fuqishme, me një vërtetësi të jashtëzakonshme, si vetë ajo, sido që ishte një vajzë e butë lushnjare.
Të gjithe brezat do të kujtojnë me repekt dhe do të mbajnë sinjëikonë të Kinematografisë shqiptare qëdite të hyje në shtëpinë dhe shpirtin e çdo shqiptari.
Liliana Pere
Ing Informatik
Presidente
Oranizimi Internacional.
”Gruaja Shqiptare Në Botë”
Advisor of Diplomatic Mission DMPP

Filed Under: Interviste Tagged With: Liliana Pere, Margarita Xhepa, zonaje madhe e skenes

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT