Bisedë me zonjën Haxhire Capri Redzovic/
HAXHIRE CAPRI REDZOVIC: Unë besoj se aftësia për të përballuar sfidat është në thelb të identitetit tonë/
Zonja Haxhire Capri Redzovic është një intelektuale shqiptare e integruar në botën amerikane. Per arritjet e saj të suksesshme zonja Redzovic është përzgjedhur në librin “Zonjat shqiptare në New York”.Në vitet e kaluara znj.Redzovic ka ndarë historinë personale në websitin: afterall-this.com e cila qëndron për rrugët pafund të jetës përmes shpresës, frymëzimit dhe suportit.Ajo është një grua e afirmuar. Ka përfunduar studimet për kompjuter në Baruch College, ku 20 vjet më parë ishte e dominuar nga burra. Ajo ka punuar për 8 vjet në Wall Street. Filloi si instruktore e teknologjisë dhe shumë shpejt filloi menagere dhe drejtore e Wachovia Securities. Znj. Salaj jep mësim çdo të dielë, leksione të vallëzimit dhe të këngës, rekordon episode të shfaqjes së gatimit dhe paraqitet në dokumentarët komercialë në Broadway, punon pas skenës në javën e modës së New Yorkut dhe ndryshon stilin sa më shumë të jetë e mundur. Në 2003 ajo humbi binjakët dhe ka pasur probleme me shëndetin. Ka qenë dy muaj në reaminacion me veshka pa funksion dhe mushkëri të sëmura, ka bërë transfuzion gjaku dhe dializë, humbi shikimin, ra në koma, dhe më vonë mësoi të ecte përsëri. Vetëm 20% kishte shpresa shpëtimi nga doktorët. Ajo i surprizoi doktorët, familjarët me luftën e saj dhe pozitivitetin absolut. Në vitin 2006 ajo pati një vdekje tragjike të motrës së saj dhe të kunatit. Ishe shumë vështirë për çdo njeri, por ajo luftoi dhe i mbajti njerëzit me shpirt dhe moral të lartë. Ajo ka 10 vjet që punon për komunitetin, ajo mëson të rinjtë dhe frymëzon për të ecur më tej. Në vitin 2014 znj.Haxhire Redzovic u vlerësua me çmim mirënjohjeje për punën e saj të palodhur nga shoqata “Ana e Malit” në New York. Sot është duke punuar në një organizatë jo-fitimprurëse, ku vazhdon të ndihmojë dhe udhëzojë të rinj, e individë në nevojë. U mëson procedurat e zyrës dhe i ndihmon për të marrë një çertifikatë në shërbim të konsumatorëve. Në këtë mënyrë ata janë në gjendje të bëjnë zgjedhje më të mira në jetën e tyre dhe të kontribojnë në shoqëri.
Zonja Redzovic cila ka qenë fëmijëria juaj, disa mbresa dhe kujtime nga kjo pjesë e bukur e jetës suaj?
Prindërit e mi ishin brezi i parë që emigruan ne ShBA në vitin 1970. Ata erdhën këtu për një jetë më të mirë. Unë me vëllezërit dhe motrën u lindëm dhe u rritëm në New York. Gjatë kohës më të madhe të fëmijërisë e kam ndjerë tensionin midis kulturës amerikane dhe kulturës që prindërit kërkonin të ruanin në familje. Së bashku me vëllezërit dhe motrën jemi përpjekur shumë t’i përshtateshim mjedisit e të pranoheshim prej shoqërisë. Procesi i përshtatjes ishte i vështirë nga njëra anë unë haja petulla dhe pite (byrek) kurse shoqëria në shkolla hante panine peanut butter e jelly. Gjithashtu ata gëzoheshin nëpër festat që ne nuk i festonim.Kujtimet më të bukura të fëmijërisë jane ato që kam ndarë me dy vëllezërit dhe motrën time. Pjesa më e madhe e kujtimeve kanë qenë mbresëlënëse e pozitive. Kishte një lloj pafajësie në fëmijërinë tonë të viteve 80 – ishim kuriozë, merrnim veprime të guximshme, udhëhiqeshim nga nje imagjinatë e shfrenuar e besonim se do te ishim gjithmonë të lumtur e të pandashëm. Të dy prindërit punonin për të mbajtur familjen, kështuqë kur ktheheshim prej shkolle, nuk kishim mbikqyrjen e prindërve. Megjithatë, ato kohëra na krijuan mundësine të mësonim se si të mbështetemi tek njërti tjetri e t’i përshatetmi situatave të vështira.
Si i keni vazhduar traditat e mrekullueshme të familjes suaj këtu në Amerike, ka qenë e vështirë për prindërit tuaj largimi nga vendlindja e tyre?
Prindërit e mi kishin frikë që ne mund të adaptoheshim shpejt e të asimiloheshin në kulturën e panjohur amerikane. Për këtë arsye ata na izolonin prej femijëve të tjerë. Kjo ishte mënyra e tyre për t’u siguruar që ne të ruanim identitetin kulturor shqiptar. Fundjavat i kalonim duke shtruar dreka e darka ose duke u bërë vizita kushërinjve, pra duke qëndruar me “njerëzit tanë”Nga një herë organizonim aktivitete përjashtë si familje. Më kujtohet kur prindërit vishnin rrobat më te mira e na dërgonin për të parë vende të ndryshme në qytetin e New Yorkut. Më kujtohet që daljet me familjen ishin te pakta, por mbresëlënëse. Kur nuk dilnim e rrinim në shtëpi prindërit na flisnin për fëmijërinë e tyre në Mal të Zi. Hisoritë e tyre ishin shumë edukuese sepse flisnin për rëndësine e respektit, marrjen e vendimeve të duhura e kryrjes së veprimeve të mira.
Cilat janë disa nga përvojat tuaja të punës pasi ju jeni një grua e suksesshme në profesionin tuaj?
Në vitin 1990, fillova studimet në Baruch College dhe më vonë u diplomova në Shkenca Kompjuterike. Gjatë karierës sime arsimore, kam punuar në laboratorin kompjuterik Apple si asistente. Aty fitova shumë përvojë pune me kompjuterat.Gjatë kësaj kohe m’u kërkua për të dhënë seminare për Internetin – se çfarë ishte dhe se si ai ka punuar. Pasi mbarova studimet, kam pranuar si specialiste teknike për një ndërmarrje të kujdesit shëndetësor. Pas atij posti m’u afrua një pozicion si instruktore e Teknologjisë në Wall Street për një firmë prestigjioze investimesh. Aty mësova shumë në lidhje me teknologjitë më të fundit. Pas vetëm pak viteve, u promovova si menaxhere e trajnimit të Teknologjisë dhe pastaj më vonë u bëra drejtoreshë trajnimi e Teknologjisë. Unë kam qenë përgjegjëse për organizimin e trajnimit të mbarë firmës dhe isha pjesë e një ekipi prej 25 individëve që drejtoheshin prej meje. Për fat të keq, mu desh ta lija punën në vitin 2003, pasi u diagnostikova me një sëmundje të rëndë e të rrezikshme për jetën. Me shpresën tek Zoti, unë ngadalë mposhta sëmundjen dhe perspektiva për jetën ndryshoi.
Për mua, jeta nuk ishte më e lidhur me paratë, por me nevojën për të ndihmuar të tjerët në çdo mënyrë që të kisha. Unë kam qenë dhe jam e vendosur për të dhënë kontributin tim në komunitet në çdo formë apo mënyrë.
Vendosa për të punuar si vullnetare në një shkollë private lokale brenda Qendrës Kulturore Islame Shqiptare. Puna më gëzonte kaq shumë sa që përpjekja ime si vullnetare u shndërrua në një punë me kohë të plotë, ku për shtatë vitet e ardhshme u dhash mësim si instruktore teknologjie qindra studentëve nga klasat 3-12. Aty zbulova aftësinë time për tu lidhur e për të udhëzuar brezin e ri. Sot jam duke punuar në një organizatë jo-fitimprurëse, ku vazhdojë të ndihmojë dhe udhëzojë të rinj, e individë në nevojë. U mësoj procedurat e zyrës dhe i ndihmoj për të marrë një Çertifikatë në shërbim të konsumatorëve. Në këtë mënyrë ata janë në gjendje të bëjnë zgjedhje më të mira në jetën e tyre dhe të kontribojnë në shoqëri. Besoj se suksesi nuk është vetëm në lidhje me atë që ke arritur në jetë, por ajo që përcakton suksesin për mua është sa je në gjendje për të frymëzuar të tjerët të bëjnë dicka me jetën e tyre.
Ju jeni një grua e fortë i përballoni plot sukses sfidat e jetës, mund të na flisni për disa nga sfidat tuaja?
Njeriu gjatë jetës së vet do të ballafaqohet me probleme të vogla ose të mëdhaja. Unë besoj se aftësia për të përballuar sfidat është në thelb të identitetit tonë. Unë kam patur sfida të ndryshme në jetë. Në 2003 gati humba jetën. Pak kohë më pas u gëzova me një dhuratë të mrekullueshme, por që e humba shpejt. Gjatë kohës që punoja në Wall Street, mësova se isha shtatëzënë me binjakë. Fatkeqësisht mbas 6 muajsh, u sëmura keq dhe humba bebet. Kjo humbje më shkaktoi dëme të mëdha, humba vështrimin, mushkëritë dhe veshkat m’u dëmtuan, po ashtu humba aftësinë për të ecur. U detyrova të qëndroja në reanimacion për dy muajt e ardhshëm. Fatmirësisht besimi në Zot dhe bindja e papërkuluar në aftësinë për të kapërcyer çdo sfidë më dhanë forcë për të përballuar dhimbjen. Unë besoj se kujdesi i mjekëve dhe mbështetja emocionale prej familjes dhe shoqërisë kanë qenë një shërim mrekullor.
Ju jeni një aktiviste e dalluar në komunitetin në shoqatën e mirënjohur “Ana e Malit”, cili është opionioni juaj për këtë shoqatë dhe aktivitetet tuaja me të rinjtë?
Unë besoj se është punë e çdo shoqate të bashkojë me çdo mjet komunitetin. Shoqata Ana e Malit ka bërë hapa të mëdha në afrimin e komunitetit. Kur është fjala për brezat e ardhshëm, ne të gjithë duhet të punojmë shumë për të mësuar rininë tonë në lidhje me detyrat e saj qytetare e për t’i krijuar mundësite që ata të bëhen të suksesshëm dhe të ndikojnë pozitivisht në botë. Si pjesë e këtij komuniteti vajza ime dhe unë kemi nisur dhe zhvilluar “EAGLES COMMUNITY NETWORK”, në të cilën “EAGLES” ne anglisht është një akronim që do të thotë grupi i shqipatarëve të edukuar, në rrugën e suksesit e te rritjes profesionale. Kjo nismë e re u krijua për të zbuluar, dhe ushqyer potencialin e të rinjve shqiptarë, duke krijuar mundësi për zhvillim profesional dhe udhëzime për karierë
Cilat janë lidhjet tuaja me Ulqinin, me vendlindjen e të parëve të familjes suaj dhe disa nga ndihmat konkrete që i keni dhënë bashkatdhetarëve?
Unë dhe familja ime kemi një shtëpi në Mal te Zi dhe në 25 vitet e fundit kemi kaluar 15 vera atje. Jetesën e kemi në Amerikë por vizitat e shpeshta në Mëmëdhe na kujtojnë për sakrificat e prindërve. është shumë e vështirë të shpërngulesh nga vendlindja por udhëtimet e shumta janë kthyer në një simbol falënderimi për vendin që na krijoi mundësinë të arrijmë kaq shumë në jetë.Nuk di se çfarë ndihme konkrete u kam dhënë bashkatdhetarëve në Mal të Zi, por shpresoj që njohuritë që kam ndarë me pasardhësit e tyre në Amerike t’u kenë shërbyer në sukseset që kanë arritur.
Cilat jane ëndrrat e parealizuara të Haxhires?
Në përpjekjen tonë për të ruajtur të gjallë trashëgiminë e pasur kulturore në Shtetet e Bashkuara, ne u rritëm duke shikuar në video muzikë e këngë shqiptare. Unë kam qenë e mahnitur gjithmonë nga shfaqjet me këngë e valle dhe nuk harroj se sa e gëzuar isha duke studiuar lëvizjet interesante e të bukura të valleve shqiptare. Në moshë të re 5 vjeçe, kam ëndërruar gjithmonë për të qenë koreografe vallesh popullore. Sapo dëgjoja ndonjë këngë shqiptare përdorja imagjinatën time për të koreografuar një valle interesante. Ndërsa isha shumë e mirë në kërcim me daulle “Tupana”, e dija se prindërit e mi nuk do të më përkrahnin po të ndiqja karierën si koreografe, prandaj hoqa dorë, por e vazhdova si hobi. Që atëherë, vallja ka qenë dhe vazhdon të jetë pasioni im sekret! Kjo mund të quhet si ëndrra ime e parealizuar, por ka mbetur një pasion që më lejon për të shprehur emocionet e mia dhe personalitetin tim. Dekada më vonë, unë ende e shoh veten duke koreografuar një shfaqje folklorike me valle shqiptare dhe shpresoj t’i mësoj një ditë të rinjtë.
Cilat jane disa nga planet tuaja per te ardhmen?
Më pëlqen të jem mësuese, sepse mësimi, për mua, është më shumë se dhënie e njohurive – është frymëzim për ndryshim. Puna ime si edukatore është që të vazhdoj të mësoj për ta perfeksionuar profesionin. Plani im i ardhshëm është që të vazhdojë shkollimin tim në mënyrë për të luajtur një rol efektiv në formimin e brezave të ardhshëm. Besoj se suksesi nuk është vetëm ajo që ke arritur për veten tënde në jetë. Suksesi ka të bëj edhe me sa je në gjendje për të frymëzuar të tjerët. Për fat të mirë, unë jam e inkurajuar vazhdimisht nga zgjuarësia dhe mbështetja e burrit tim si dhe vajzës time të dashur dhe të mahnitshme për të ndjekur pasionin tim në jetë. Diçka më thotë se në qoftë se unë vazhdoj të dëgjoj thirrjen e zemrës sime, do të përfundojë në destinacionin e duhur në jetë!Steve Jobs, bashkëthemelues i Apple, e ka thënë më mirë si: “Ju nuk mund ta kuptoni të ardhmen duke parë vetëm përpara; ju mund ta kuptoni duke parë prapa. Kështu që ju duhet të besoni tek e ardhmja e juaj”.
Cili është mendimi juaj rreth librit “Zonjat shqiptare të Nju Jorkut”?
Unë mendoj se krijimi i një libëri të tillë është një ide e shkëlqyer dhe e vonuar! Ne jemi, ajo që unë e quaj “brezi i kufirit” që do të thotë se disa prej nesh kanë kaluar kufirin dhe me sukses kanë integruaruar jetën amerikane me rrënjët e tyre shqiptare. Megjithatë, ka ende disa që kanë frikë nga ky dualitet. Ky libër do të flasë për shumë gra shqiptare që kanë arritur suksese, pa hequr dorë nga karakteristikat e tyre kulturore. Ne do të lexojmë në lidhje me jetën, vuajtjet, dhe fitoret e tyre. Unë shpresoj që në fund të gjithë ata që e lexojnë këtë libër do të pajtohen me esencën e librit si: “Gratë duke bashkëpunuar me njëra tjetrën pa hequr dorë nga identiteti i tyre.” Kjo përfshin edhe vajzën time të bukur, Salihe Redzovic, e cila, në moshën 20 vjeçare, ka tejkaluar arritjet e mia dhe po tregon se do të bëhet një forcë shtytëse brenda komunitetit tonë.
Faleminderit Kozeta Zylo, faleminderi Albanian excellence!
Bisedoi Keze Kozeta Zylo