• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

O Zot, mos na provo!

November 4, 2016 by dgreca

“Fol, ja këtu nxirre qumështin e mëmës ose përndryshe vdiqe. Fol!…Fol!”/

AtZefPllumi“Rrno për me tregue”/ Torturat çnjerëzore në hetuesinë komuniste dhe mesazhi në murin e bugut që tmerroi At Zef Pllumin: “Un Dom Vlash Muçaj këtu më 22 korrik piva urinën time për mos me dekë etjet. U tmerrova. A thua njeriu arrin deri aty, ma keq se kafsha?”/

Nga Luljeta Progni/

1-luli-progri

Nesër më 5 nëtor, Shqipëria do të jetë sërish në vëmëndjen e mediave të huaja, pasi në Shkodër mbahet mesha për martirizimin e 38 klerikëve të Kishës Katolike, të vrarë gjatë sistemit komunist. Autoritete të larta të Vatikanit do të jenë nesër në Shkodër, për të marrë pjesë në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për Shqipërinë, por edhe për kishën në tërësi.

martiretJanë 38 histori tragjike të klerikëve shqiptarë që në të vërtetë përcjellin qindra të tjera të ngjashme të klerit katolik, por edhe të viktimave  të sistemit komunist në Shqipëri. 27.al, ka zgjedhur një pjesë nga libri i At Zef Pllumbit për të përcjellë kalvarin e vuajtjeve të tyre. Kush më mirë se At Zef Pllumi, i përcjell mundimet e tij e të gjithë klerikëve e shqiptarëve të tjerë, që u persekutuan nga diktatura e egër komuniste. Është një rrëfim i ndjerë i At Zef Pllumit që përcjell disa ditë të jetës së tij, në toruturat komuniste, por edhe bashkëvujatësit e tij fatkeqë. Ai rrëfen një mesazh që kishte gjetur në murin e burgut, i shkruar nga një prift që ishte torturuar çnjerëzisht. Një mesazh që e kishte tmerruar At Zefin.

“Rrno për me tregue” nga At Zef Pllumi:at-zef-pellumbi

Dr. Paulin Pali, jurist. Ishte nji emën i ndigjuem për mirë, në të mbështeteshin shpresat e shumkuj prej atyne intelektualeve që thurrshin plane të bukura për të ardhmen e atdheut. E takova për të dytën herë aty ku nuk duhej.

Nën shkallë ishte WC-ja alaturka; ngjitun hamamxhiku i vogël; të dyjave u kishin hjekë dyert për t’i kontrollue polici edhe prej së largu. Aty në hamamxhikun e vogël ishte nji burrë i gjatë, i madh, me nji mjekër të zezë deri në gjoks. Kambët e zbathuna të shterngueme në zinxhirë kali me dry e të kapuna në murin mbrapa me nji hallkë, duerët të lidhuna para.

Kush je ti? – ndigjova zanin e tij, ndersa po i avitesha WC-së. Ai e persriti nen zâ emnin që i thashë.

– A të njofun ty?…

Vetëm kaq se pjesën tjetër e zuni zani i egër i gardjanit që bërtiti prej së largu: Paulin… Paulin, he derr as aty nuk rrin urtë, – dhe e mbylli frazen me nji të shame të turpshme. Gjithë natën e gjatë e kalova i varun aty n’atê pjeshkë, mes oborrit të vogël në cegmen e Dhetorit. Sytë i drejtoshem te ai burri në hamarnxhikun e vogël: A ishte ky Paulini?.. Për bishtin e shkurtë të trumës, aty pranë derës, nji tjetër i lidhun kambësh, në nji pozicion që as nuk rrinte drejt në kambë, as i ulur kacuk. Kushedi sa kohë ishte i lidhun ashtu, sepse lëshonte ulurima të tmerrshme, kishte kalue nga mendja dhe fliste fjalë të ndyta papushim. Mâ vonë e mora vesht se ai ishte Taipi. Perbrí meje disa tjerë largas njeni-tjetrit të shtrimë përtokë, të mbledhun palmuç të mbluem me nga nji batanije leckë; ndërsa, përballë me fëtyrë të sjellun nga muri kater tjerë, në kambë drejt qiri, të mbuluem me batanije leckë. Në atê heshtje nate të tronditej kryet nga hapat e randë të rojes që sillej aty me automatik ngrehë, dhe të gjamave, pshertimave e ulurimave t’atyne që vuejshin n’atê oborr dhe të disa tjerëve që nuk shiheshin se ku ishin.

O Zot i madh, – thashe me vedi, – a thue ndoshta kam dekw e gjindem n’atê ferrin real, “ku nuk ka tjeter, por vajë e kërcllim dhambësh”? N’atê moment mund ishte ora 1 mbas mesnate; po zbrisnin nga pvetjet apo torturat nji tjeter të mjerë. Kadale e ulnin shkallëve; rojet kqyren pjeshkën ku ishem i varun un, njani kthej vrap përpjetë, mandej zbriti. Atëherë të mjerin tjetër e lidhën afër WC- së ndër parmakët e shkallëve. E kishin sakatue. Gjithë naten gjimonte, ndërsa roja i avitej e kërcnonte dhe e shante me fjalët mâ të ndytat. Atê natë nuk pat asnji krismë automatiku.

Në mëngjes herët filloi radha për WC. Rojet u shtuan ndër të gjitha anët. Para orës 7 ra qetsi, mandej u ndrruen rojet. Kah ora 10 erdhën e më zgjidhën nga pjeshka. Kur kalova nga WC-ja përsri ai Paulini aty në hamamxhik, ndërsa ai i varuni ndër parmakët e shkallëve nuk ishte mâ i zoti me lshue kurrfare zani. Në krye të shkallve ishte nji salon, i cili shërbente për hymjen ndër kater dyer. Ndeja aty në kambë. Përballë meje ishin dy persona të lidhun, Cin Lezha dhe nji tjeter që nuk e njofta….

Vazhdoi nji heshtje, ndërsa ai sillej rrotull nëpër dhomë.

– Nuk don të flasësh?…

– Po shka të flas?

– Fol këtu, na trego përse të kemi arrestuar?

– Pse më keni arrestue, këtë e dini ju; un nuk dij gjâ, duhet të ma thoni ju mue.

– Si nuk ditke gjë? Kujt i thua ti? Mblidhe mendjen e fol!

– Po shka të flas? Ti më pvet shka don e un të përgjigjem.

– Ti të më përgjigjesh mua? Mejtohu mirë se këtu para meje kanë vdekur burra më të fortë se ti. – Fol, ja këtu nxirre qumshtin e mëmës ose përndryshe vdiqe. Fol!…Fol!…

– Nuk dij shka me folë.

– Nuk din ti ë?

Kapi shufren e hekurit, me të cilen shprishte zjarmin e sobës së ndezun dhe me të m’u versul mbi shpatulla, shpinë, kofshë e kambë. E vetmja fjale që thonte: Fol! Këtu nxirre qumshtin e mëmës!

Un nuk kishem shka me folë. Mbasi u lodh ai, edhe un ishem i dermuem, thirri kapterin dhe i tha: Merre. Kur më zbriti në oborr ajo pjeshka ishte e zanun, sepse kishin varë nji tjeter, atê që e kishin lanë ndër parmakët e shkallëve, e kështu mue më varen aty përballë WC-së e hamamxhikut. Paulini aty. Kqyrshim vazhdimisht shoqishojnë. Por gardjani sillej aty afer e nuk mund folej. Në murin e WC-së ishin shumë shkrime, pothuej të gjithë emna e data të grryeme në mur me prangat e duerve. Ajo që më mbeti e ngulun në mendje kje:

“Un, Dom Vlash Muçaj këtu më 22 korrik piva urinen time për mos me dekë etjet.”

U tmerrova.

A thua njeriu arrin deri aty, ma keq se kafsha? O Zot, mos na provo!

***

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Luli Progni, mos na provoko, Rrno per me tregue, Zot

TURP-ZOT, MBANA GOJEN MBYLLUR, KUR S’KEMI GJE PER TE THENE…

December 10, 2012 by dgreca

Sqarim per lexuesit dhe miqte e mi pas akuzave te sajuara ne kuzhinat e mbetjeve komuniste?/

NGa Dalip Greca/

Te dielen, me 9 dhjetor, u organizua aktiviteti i Shoqates Cameria para Selise se Kombeve te Bashkuara. Pasi une, ne detyren e editorit te Diellit,  bera kroniken dhe e publikova ne on line,  dhashe mendimet e mia si gazetar se perse qe e paefektshme ajo veprimtari dhe pse duhej organizuar me mire.Dhe numerova disa arsye: Ishte e nxituar, nuk u pergatit opinion qe te kishim me shume pjesmarres, ishte e papershtashme koha, 20 minuta para se te perendonte dielli, dhe dite e papershtashme-te dielen askush nuk punon ne Seline e Kombeve te bashkuara dhe kalimtaret ishin shume te paket. Permenda numrin e pjesmarresve; ku sipas vete organizatoreve, nuk ishin me shume se 50 vete. Kjo i ka merakosur shume organizatoret, te cilet bene cmos qe te shmangnin Vatren nga ky organizim dhe perpiqen te fshehin deshtimin e tyre.

Te ishte nje keqkuptim, nuk do ta beja kete shenim, por duke qene se eshte nje inskenim I pshitire allakomuniste, nga pseudointelektuale, qe ne kerkim teidentitetit te tyre te munguar, kerkojne te me bejne pis pse guxova dhe shkrova kroniken e manifestimit cam me nota realiste, me duhet te respektoj miqte e mi dhe t’u tregoj se komentetet jane emocionale dhe shpifese e dashakeqese, te nxitur nga nje nga ato qe sot rreh gjoksin si par excellence, nje theshethemexheshe klasike, qe ka gjete ca vegla te verbera dhe ne kor sajojne, me idene se dicka do te mbese.Tash po e kuptoj pse na qenka ngrite forumi me emer te madh ku kane gjete vend edhe thashethemexhinje e shpifes ordinere. !

Duke e pare veten te sulmuar pse thashe nje te vertete, une perseri I mbetem besnik profesionit, nuk mund te mashtroj. Une mund te shkruaja edhe ndryshe, te shkruaja edhe per fjalimet folklorike qe nuk I sherbyen askujt,  pervec atyre qe I mbajten, te shkruaja qe sheshi gjemonte nga qindra pjesmarres, te shkruaja se ne I tundem grekerit nga vendi etj etj.,..Por keshtu ndergjegja profesionale do te penalizohej brenda meje. Te thuash se tre organizata nuk sollen dot as 50 veta, une mendoj se kjo eshte detyre e gazetarit, mirepo tani gazetare jane beret e gjithe dhe te gjithe te japin mend si te shkruash. Dhe pse thua kete te vertete, te shpallin”Spiun”! Zoti na ruajte nga Spiunet dhe thashethemexhinjet!

Monstruoziteti eshte akuza se une paskam qene spiun! Pika atyre qe sajojne akuza te till ate prodhura ne kuzhina spiunesh.I autorizoj akuzuesit cmirzinje qe te shkojne dhe te hapin arkivat, kurre ne jete time nuk e kam luajte kete rol te peshtire dhe kam urryer dhe vazhdoj t’I urrej spiunet. E keqja eshet se Shqiperia duke moshapour dosjet I kep mundesi spiunit te therrasi:Kapeni Spiunin! Po ashtu I autorizoj ata qe kane sajuar thashethemen me te fundit per mua se jane te lutur te shkojne ne Arkivin e Partise Republikane dhe te shikojne se dy here eshte marre dokumenti I Pastertise se Figures time nga qe kam konkuruar per Deputete per Opoziten dhe Komisionet antispiune vepronin atehere. O mjerane, nuk  mund t’I hapni vend organizatave tuaja duke luftuar vatren dhe editorin e Diellit. Kushdo e kupton kaq. Une e shkrova dhe ne komentet para se te organizohej mitingu, vatra ka 100 vjet qe lufton per camerine dhe nuk e shmang nga rruge as shoqatat qe lindin sot apo neser, asnndonje inatcor cam, qe nuk do te bashkepunoje me vatren. Dhe une kam bindjen se shoqata te reja do te lindin e do te shuhen, por Vatra eshte lis qe nuk rrezohet. E verteton kete qendresa e saj 100 vjecare. Sa kane luftuar panheleniket e Greqise ketu per ta rrezuar kete lis dhe nuk akne mundur! Sa ka luftuar Sigurimi I shtetit per ta percare kete federate, por nuk akne mundur. Po perse po e luftojne pikerisht tani Vatren? Sepse ajo eshte ne rilindje e siper. Po shtohet perdite, po lindin dege et reja dhe sigurimseve ose bijeve te tyre ose hibrideve inatcore, nuk u intereson kjo. Gazeat e Vatres DIELLI, eshet rikthyer ne kohete e saj me te mira dhe bashkepunetor cilesor ne te gjitha trojet kombetare, me perjashtim te disa kandidateve te supozuar per PHD, te cilet vuajne per identitet.

Me vjen keq per miqte e mi cam, per te cilet kam shkruar aq shume, kam investuar, i kam ndjekur ne te gjitha aktivitetet e tyre, por derisa keta qe po i shmangin sot camet nga Vatra dhe Dielli nuk e duan bashkepunimin, u jap fjalen se lufta per ceshtjen came do te vazhdoje edhe pa lejen e tyre. Turp per ata qe aktivizojne llumin e ketij komuniteti per te hedhur gure mbi te verteten dhe per te sajuar thashetheme per te denigruar ata qe nuk u shkojne pas avazit…Me vjen keq edhe per nje gje tjeter, qe atje kishte dhe vatrane dhe me ndonje perjashtim, nuk shkruan nej fjale per t’i pergenjeshtruar ato akuza qe hodhi llumi dhe te tregonte se e everteta ishet ashtu sic e pershkrova une. Ne mbyllje te ketij sqarimi, une do te kerkoja ndihmen e fjaleve te konices-Lutja e Editorit:Zot mbana gojen mbyllur kur s’kemi gje per te thene…! dhe do te shtoja nga veta:Zot, mbana larg llumit qe kerkon te na baltose! Amin!

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Mbana Gojen mbyllur, Zot

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT