NGA FASLLI HALITI/
Viz. S.kamberi «Artist i Popullit»________________________________
-Të paskan tmerruar ata lushnjarët. Ç’duan të thonë ata me këtë “sa pa qenë tepër vonë”? Domethënë sa pa të fut në burg. Më tha Ramiz Alia, sapo u futa në zyrën e tij në KQ
________________________________
-TAKIMI ME RAMIZ ALINË PËR KRITIKËN E 10 GJIMNAZISTËVE KUNDËR POEMËS «DIELLI DHE RRËKERAT»/
-Kritikuesit e poemës, beniaminët, militantët e komitetit të partisë dhe të sekretarit të parë, kishin përhapur versionin se mua nuk’më kishte pritur fare Ramiz Alia, se më kishin nxjerrë me shqelma nga zyra e tijPor e vërteta …../
Kërkova të takohesha me shokun Ramiz Alia që ishte sekretar i Komitetit Qendror për ideologjinë.Pas dy-tre kërkesash u takova me të.Ilo Kodra më tregoi zyrën e shokut Ramiz. Trokita dhe u futa.Në zyrë ishte shoku Ramiz dhe Hamit Beqja. Me të më parë shoku Ramiz shprehu habinë:
-Ti qenkë Faslli Haliti?
Unë të përfytyroja më të moshuar. Ti qenke i ri.
Unë atëhere isha 37 vjeç.
Hamit Beqja më tha të hiqja pardesynë mbasi zyra ishte e ngrohtë. Unë nuk e hoqa pardesynë, pasi xhaketën e kisha të vjetër. Ai më thotë përsëri:
-Po hiqe xhaketën se bën ngrohtë.
-Mirë e kam – i them.
-Po hiqe – më thotë.
-S’ka gjë se mirë e kam – i them.
Ndërhyri shoku Ramiz:
-Lere Hamit, lere, se myzeqarët edhe në mes të korrikut rrinë me fanela leshi.
U ula.
Hamit Beqjen e kisha përballë. Në krye të tavolinës në formë T-je qëndronte shoku Ramiz.
Në fillim biseduam për gjëra të zakonshme. Më pyeti për familjen. Mua më ishte tharë buza nga emocionet. Gjatë bisedës buza po më lëngëzohej. Më thotë:
-Ka diell Myzeqeja?
-Ka, si s’ka – i them.
-Të paskan tmerruar ata lushnjarët. Ç’duan të thonë ata me këtë “sa pa qenë tepër vonë”? Domethënë sa pa të fut në burg?
Pastaj shtoi me seriozitet.
-Mirë, mirë. Ne nuk jemi dakord me atë pjesë të kritikës që të bëhet në planin politik e personal. Për këtë do t’u heqim vërejtje atyre shokëve të gazetës “Shkëndija” dhe atij shokut të Komitetit të Partisë që përgjigjet për gazetën. Kritika që të bëhet për poemën qëndron, është e drejtë.
Ndërkaq shoku Ramiz nxjerr nga sirtari i tavolinës së tij, gazetën “Zëri i Rinisë ku ishte botuar poema dhe gazetën “Shkëndija” ku ishte botuar kritika e 10-të gjimnazistëve.
Më thotë:
-A bëjmë një diskutim krijues?
-E bëjmë – i them.
Diskutuam për poemën dhe kritikën.
Në kritikë thuhej se unë bëja thirrje me qitje të largët për përmbysjen e pushtetit popullor. Kjo ishte insinuata në planin politik. Në kritik thuhej gjithashtu se unë kërkoja vilë, kjo ishte insinuata në planin personal.
Kishte dhe insinuata të tjera. Kritika ishte vepër e përbashkët e H. Ç. Dhe e Razi Brahimit. Ndihmesë të madhe në përpilimin e saj kish dhënë padyshim edhe Gazmend Kongoli, konformisti, shkrimtari mediokër, Demka i sekretarit të Komitetit të Partisë, servili i
e prorëve, pederasti i demaskuar publikisht.
Më pyeti shoku Ramiz:
-Ky titull “Dielli dhe rrëkerat” mos ta kujton pak atë thënien “uji nga lart vjen i kulluar, por turbullohet rrugës?”
-I jam ruajtur kësaj. E dija që këtë e ka kritikuar shoku Enver – i them shokut Ramiz.
-Këtë s’kishe se si të mos e dije ti – më thotë shoku Ramiz.
Në të vërtet unë s’e dija që Enver Hoxha e kishte kritikuar, por ma bëri të ditur poeti Fatos Arapi, kur unë i dhashë poemën ta lexonte për të dhënë ndonjë mendim ose sugjerim. Dhe ai më sugjeroi që titullin e poemës ta ndryshoja, t’i vija një titull tjetër, sepse shprehjen se uji nga lart vjen i kulluar, por e turbullojnë rrugës të cilën e kishin thënë klerikët në gjyq dhe, Enver Hoxha me ta mësuar, e kishte kritikuar thënie e tyre. Atëherë i hoqa poemës titullin «Burimi dhe rrëkerat» dhe i vura titullin «Dielli dhe rrëkerat».
Pastaj shoku Ramiz më tha:
-Ti Faslli, kap tema të mprehta dhe bën mirë. Më kanë pëlqyer disa poezi të tuat në revistën “Nëntori”. Vetëm duhet të kesh një gjë parasysh. Duhet që këto tema të mprehta të trajtohen saktë nga nga ana ideologjike. Kritika të integrohet, të shkrihet në gjithë poezinë. Nuk duhet që një strofë të jetë pozitive dhe tjetra negative. Pozitivja dhe negativja të shkrihen në një, në tërë poezinë.
Ndërhyn Hamit Beqja:
-Lenini ka thënë se « jeta ka tmerret e veta. Po u more me këto tmerre, tmerron dhe të tjerët veten edhe ».
-Stalini, pasi kish lexuar poemën «Bataku» të Demian Biedni e cila merrej me anët e errëta të jetës i tha ati se ai kishte rënë vetë në batak.
-I ditke mirë këto, më thotë Shoku Rmiz! Pra duhet të jesh më i saktë ideologjikisht. Me këtë nuk dua të them që t’i hedhësh verës ujë, domethën të mos e zbusja kritikën.
Kjo shprehje më dha zemër. Edhe habija e Ramiz Alisë se unë i dija mirë vërejtjet që i bëheshin Demjan Bjednit nga Komiteti Qëndror i PKBS, personalisht nga Stalini, tek i cili poeti ankohej se i bëheshin kritika tendencioze, më dha zemër. Fillova të bisedoj më lirshëm, më me guxim. Ramiz Alia m’u duk shumë i komportueshëm, shoqëror, gati liberal. Me të mund të bisedoje gjërë dhe thellë. Ndjehej shpirti tolerant i tij. Me mendje krahasova pritjen që më bëri Rrap Gjermeni, me pritjen që po më bënte Ramiz Alia. Ku njëri, ku tjetri.
-Edhe një gjë të kesh parasysh, – më thotë Ramiz Alia. – Partinë nuk duhet ta fetishizomë, apo jo?
-S’e kam fetishizuar – i them – ja e kam konkretizuar:
“Partia dhe Enveri kanë vënë dorën aty ku pikon” i lexova gjithë strofën. Më thotë me seriozitet:
-Që ti je një poet i talentuar, kjo s’ka diskutim.
Më bëri përshtypje ky vlerësim i Ramiz Alisë. Edhe më erdhi mirë, por edhe se si m’u duk, sikur…
Tani pas 17 vjetësh më duket sikur unë e politizova bisedën. Nuk e di në se kam të drejtë, por kështu m’u duk.
Ramiz Alia kishte folur mirë për disa poezi të miat, sidomos për ciklin e nëntorit të vitit 1971 dhe të vitit 1972.
I pari përshtypjet e Ramiz Alisë, m’i tha Dritëro Agolli në prani të Nirvanës, gruas sime duke ecur drejt Radio Tiranës, ku Dritëroi po shkonte për të dhënë një intervistë. Dritëroi më tha se për poezitë e mia atij i kishte folur Ramiz Alia, se i kishte vlerësuar ato. Atë ditë Dritëroi më foli me entuziazëm për krijimtarinë time. Këtë vlerësim të Dritëroit unë e mora si diçka etike. Meqë unë isha me gruan, ai në sytë e saj, më foli me superlativa për poezitë.
Edhe Kadareja pasi lexoi kritikën për poemën më tha se:
poema është në rregull, se për të i kishte folur mirë Ramiz Alia, kur kishte shkuar në shtëpinë e tij që ta uronte për lindjen e vajzës, Besianës. Në bisedë e sipër për letërsinë, ra fjala për poetët e rinj. Ramiz Alia, më pyeti për ty nëse të njihja apo jo. I thashë se e njoh, se jam kujdesur për botimin e librit të parë «Sot». Dhe ja tani shoku Ramiz më foli vetë direkt për poezitë e botuar në revistën «Nëntori»
Xhevahir Spahiu gjithashtu, më tha atëherë se për këto poezi të revistës «Nëntori», kryeredaktori i «Zërit të popullit», Dashnor Mamaqi, kishte folur me entuziazëm para gazetarëve të Zërit…
Kjo poezi na duhet, iu tha Mamaqi gazetarëve.
Në fund të takimit shoku Ramiz më tha:
-Pra jemi dakort me kritikën që të bëhet në planin ideologjik, por nuk jemi dakort me kritikën që të bëhet në planin politik e personal. E kupton?
-E kuptoj – i them.
Takohemi. Më rrok në qafë. U ndam . Dola nga zyra. Poshtë në korridor më priste Kiço Blushi, i cili më shoqëroi gjatë gjithë peripecisë.
Një diçka.
Kiço Blushi insistoi dhe më nxiti që unë ta ngrija zërin kundër asaj kritike ultra denigruese. Bile i vinte inat që unë nguroja të takohesha me shokun Ramiz. Një nga arsyet që guxova të takohem me Ramiz Alinë ishte edhe nxitja e Kiço Blushit. Por nxitja më e madhe qe çasti kur Kiço më tha:
-Bisedoja një ditë me Ismail Kadarenë për punën tënde Faslli. Ismaili më thotë:
-More Kiço, pse është tulatur kaq shumë Faslliu, sikur të ketë ndonjë grup dhe ai të jetë kryetari i tyre.
I them Kiços duke qeshur:
-Si, si? Unë grup? Vërtetë kështu tha Ismaili?
-Po. Kështu tha. – Të betohem.
Të nesërmen kërkova takim me shokun Ramiz.
Ecja dhe mendoja. Para sysh më kalonin të gjitha telashet.
Pas leximit të kritikës së pashembullt që mund të ishte bërë për ndonjë krijues.
Kadare më thotë, mos u mërzit o Faslli Haliti. Mjafton të mos ia kemi me hile Partisë. M’u duk mjaft e sinqertë, inkurajuese kjo thënie e tij dhe me një formulim që tregonte afërsi shoku, vëllai, madje. Sapo dola nga Komiteti Qëndror, bëra një copë rruge me Kiço Blushin.
-Hë, – më thotë, si vajti takimi.
-Shumë mirë, – i them, – shumë mirë.
Ecëm gjer te sheshi i Skënderbej. Aty u ndava me Kiçon.
Afër Lidhjes së Shkrimtarëve,përballë Kinema “Republika” takoj Ismail Kadarenë. Ishte me Luan Qafëzezin.
Hë, më tha, u takove me shokun Ramiz? U takova, i thashë. Si të priti? Shumë mirë, i them. Ç’të tha? Më pyeti se mos titulli i poemës të kujton pak atë thënien se uji nga lart vjen i kulluar por turbullohet rrugës?
Kjo është e vërtetë, tha Kadare, pavarësisht se këta nuk duan ta pranojnë…
Unë u habita që Ismaili foli kështu në sytë e Luan Qafëzezit.
Po tjetër, më pyeti Ismaili. Tjetër, më tha, se nuk ka dyshim që ti je një poet i talentuar. Por të duhet të shprehesh më qartë kur trajton tema të guximshme, siç është lufta kundër shfaqeve të burokracisë apo kur kritikon kuadro të nomenklaturës…
-Po për Razi Brahimin të pyeti. Më pyeti, si s’më pyeti.
U habita që shoku Ramiz më pyeti për Raziun e zi, Gazmend Kongolin dhe për Hasanin, kunatin e zëvendës ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ç’kanë këta me ty?, më pyeti. Nuk e kuptoj, i them.
Po me Ismailin ç’kanë? Razi Brahimi e ka inatin me Ismail Kadarenë. Pse ç’ka Raziu me Ismailin? Raziu ka një urrejtje biologjike për Ismail Kadarenë. Po këta dy të tjerët, Gazmendi dhe Hasani, ç’kanë ? Këta mbajnë anën e Raziut. Po Gazmendi si sillet me ty? Çkaaaaaa, i them duke e zvarritur fjalën çka.
Po pse e vë dorën në zjarr, për atë maskara, mor Faslli Haliti, më tha Kadareja i cili i njihte mirë këtë xhongler, ambicjozt, xheloz dhe me karakter bitum.
***
Kur u ktheva në Lushnjë, më rrethuan shokët. Shtëpia u mbush plot. Djali im Helidoni që ishte i vogël, tre-katër vjeç, nuk e kuptonte pse vinin kaq shumë njerëz ato ditë në shtëpi. Manjola, vajza e mitur, gjithashtu. Plaka, nëna ime, e kuptonte se diçka e keqe vërtitej. Ajo rrinte me gjak të ngrirë. Po kështu dhe gruaja ime, me të cilën bisedoja gjithçka.Në qytet qarkullonin lloj-lloj mendimesh, fjalësh, supozimesh, pohime, mohime.Dashamirësit thoshin se me porosi të Ramiz Alisë, mua më sollën me «Benz» nga Tirana në Lushnjë.Ramiz Alia nuk e di ku ka kokën e vet, u thoshte me nervozizëm përkrahsve të poemës, vëllai i sekretarit të parë të komitetit të partisë që duke qenë vëllai i anëtarit të KQPPSH, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor i cili ishte në dijeni të disa zhvillimeve për të cilat nuk dinin gjë njerëzit e thjeshtë. Kritikuesit e poemës, beniaminët, militantët e komitetit të partisë dhe të sekretarit të parë, kishin përhapur versionin se mua nuk’më kishte pritur fare Ramiz Alia, se më kishin nxjerrë me shqelma nga zyra e tijPor e vërteta qëndronte ashtu siç e tregova unë më sipër.
Shkurt 1973