Nga Dionis Xhafa/
Gjeneza e popullit shqiptar është shënuar në Shqipërinë e mesme dhe veçanërisht në trekëndësihin e krahinave të Dibrës, Matit, Ishmit dhe të Krujës, ku shtrihej Arbëria. Pikërisht në gjenezën e ngjizjes së një populli të tërë, nga ku kemi trashëgëmi një shtet krenar për veten, nuk ka as edhe një rrugë kryesore të parametrave moderne. Që të mund të jemi edhe më krenarë për gjenezën tonë, duhet modoemos të kthehemi në origjinë, e që të jemi dhe më krenarë për të. Që mund ta ndërtojmë të ardhmen tonë, duke nisur që nga ndërlidhja jonë shoqërore, gjë e cila do të na lidhte edhe emocionalisht, edhe do të zhvillonte vendin tonë ekonomikisht, por para së gjithash ekonominë e qytetarëve dibranë dhe më gjerë. Që qytetarët e të gjithë krahinës së Dibrës të mund të kenë një rrugë që i lidh me kryeqytetin shqiptar, Tiranën, duhet një investim nga ana e qeverisë së re. Për të rritur ekonominë e një vendi historik si Dibra, një zonë me një shkëlqim historik të kaluar të katandisur në zonën më të varfër në vend, duhet ndërtuar një rrugë e gjatë vetëm 72 kilometra, që lidh Dibrën me Tiranën. Qeveritë në krye të vendit kanë ikur dhe kanë ardhur dhe nuk janë kujtuar për këtë rrugë, arterie kryesore në Arbërinë e mesjetës. Gëzim Alpion, profesor dibran në Universitetin e Birninghamit, ndërmori peticionin mjaft me rëndësi të hedhur në “Change.org” për ti dhënë firmat e nevojshme qeverisë së dalë nga zgjedhjet e qershorit për nevojën imediate të Rrugës së Arbërit. Firmos edhe ti për këtë peticion, të cilin profesori Alpion “e dërgoi” deri në Indi, por edhe C.M Paul, një ekspert që merret me figurën e Nënë Terezës në Britaninë e Madhe, që shprehet ndër të tjera se kjo rrugë është lidhëse me Tiranën e Shkupit, qytetit ku lindi Nënë Tereza, pikërisht në Indinë, ku si për koecidencë ndodhet edhe një vend me emrin Albania. Qytetarë shqiptarë kudo që të ndodheni, pavarësisht origjinës, dhe një thirrje të veçantë për qytetarët e Dibrës, të firmosin peticionin, aq me rëndësi për qytetin dhe për ju vetë. Firmosni të ardhmen dhe presporitetin tuaj përmes peticionit të Rrugës së Arbërit, rilindjes së vërtetë të Dibrës, e lënë në një mëshirë të fatit, edhe pse një trevë e bëshme me histori. Rizgjoni traditën, historinë, lëvizjen, kulturën dhe tregtinë me firmën tuaj. Vulosni sot një rrugë nesër, vulosni sot të ardhmen e Dibrës dhe të gjithë zonës që përfshin kjo rrugë, Matit, e Gostivarit, deri në Tetovë. Të jemi sot bashkë për një erë të re, atë të shtrimit të një afrie në mes vetes, shtrimit të një rruge që e bën më të lehtë zhvillimin e zonës. Të “kthehemi” në gjenezën tonë, por me një infrastrukturë të re, si pjesë vitale e rilindjes ekonomike të shqiptarëve…
Mehmet Lami says
Mbeshtes plotesisht iniciativen e profesor Gezim Alpion per
peticionin drejtuar Qeverise Shqiptare per ndertimin e rrug
es se Arberit. Kjo rruge lidhese midis Tiranes dhe Shkupit
ka rendesi jetike per te sotmen dhe te ardhmen dhe
presporitetin e gjithe zones ku kalon kjo rruge.