Hamid Alaj
New York/
Të mësuarit në paralele të kombinuara në shkollat e trevës Krajë-Shestan është e njohur që më heret. Kjo metod e të mësuarit është e njohur nga të gjithë ne. Sistemi i të mësuerit në paralele të kombinuara kryesisht është praktikuar në ciklin e ultë të shkollave fillore, kryesisht në paralele të ndara të shkollave amë të kësaj treve, të asaj të shkollës amë në Ostros-Krajë dhe të shkollës amë në Gjuraçit-Shestan. Që në fillim do të përmendi-ceki ato paralele të ndara fizike të shkollave amë të kësaj treve (Krajë-Shestan), shkolla të cillat në mënyrë sistematike organizuan mësimin në paralele të kombinuara, në njëren nga ato shkolla në gjuhën shqipe (Krajë) e në anën tjetër në gjuhën serbosllave (Shestan). Në trevën e Krajës kemi këto shkolla ku nxënësit zhvillonin mësimin në paralele të kombinuara, si paralelja e ndarë fizike në fshatin Ftjan, Kështenjë, Bobosht, Arbnesh dhe ajo e Skjesë, kurse në trevën e Shestanit kemi paralelet e ndara fizike në fshatin Muriq Posht, Pinç-Muriq Nalt dhe në Ljare. Të mësuarit është një nga format e njohjes, të cilën njeriu e ka të pandarë nga jeta,1 duke mësuar në të gjitha fushat e jetës, si në shkollë, shoqëri, në shkenca të ndryshme, në aktivitete sportive etj., gjë që këtë llojë të mësuarit e vazhdon gjatë tërë jetës së tij. Organizimi i mësimit në paralele të kombinuara nuk ishte edhe gjithaqë i lehtë. Ky lloj organizimi në sistemin shkollorë kërkonte sakrifica dhe vështirësi të mëdha si dhe angazhim shumë i madh si dhe vullnet i plotë në mënyrë që suksesi i nxënësve si dhe suksesi i organizimit të mësimit të mos mungojë. Mësimdhënësi në këtë lloj organizimi të mësimit përballej me sfida të shumta sepse ka të bëjë me zhvillimin e mësimit me dy e ndonjëherë me më shumë klasë. Mësimi në klasë të kombinuara ka lind në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, si një rugëzgjidhje që do të siguronte rritjen e efektshmerisë së të mësuarit dhe veçanërisht, të punës së mësuesit. Baza teorike dhe eksperimentale e këtij sistemi të të mësuarit lidhet me emrat e Kappelit, Shapin-it, Auderson-it, Trump-it dhe baunham-it. Në fillimet e tij u përhap shpejt në SHBA, në Angli, Suedi dhe RFGJ.2 Të mësuarit në paralele të kombinuara synon kapërcimin e të metave të të mësuarit, monotoninë, vështirësitë si dhe ngushtimin e punës brenda në klasë që konkretisht lindin nga grupimi në klasë nga një numër i madh i nxënësish. Grupimi i një numri të madh nxënësish në një klasë pengon suksesin dhe arritjet e rezultateve të të mësuarit të nxënësit. Të mësuarit në këtë mënyrë duhet të jetë i mirë organizuar dhe i ndryshëm. Brendia e të mësuarit në paralele të kombinuara nuk është një problem i vogël i të mësuarit. Ajo paraqet një problem padagogjik në shoqërin në përgjithësi e në veçanti aty ku zhvillohet dhe praktikohet ky llojë i të mësuarit, i cili ka tërhequr vëmendje të posaçme në çdo periudhë të zhvillimit shoqëror, jo vetëm tek opinioni pedagogjik i mësimdhënësve, por edhe më gjërë, si tek opinioni shkencor, të dijetarëve në fusha të ndryshme pedagogjike të sociologëve etj. Brendia e të mësuarit në paralele të kombinuara përbëhet nga planet e organizimit të vetë mësimdhënesit, nga programet mësimore, të cilat duhet vetë mesimdhënësi duhet ti realizojë në atë rast si dhe tekstet mësimore të cilat mësimdhënësit duhet t’i përdorë në ato raste. Nga kjo shihet qartë se secila formë e veprimtarisë së të mësuarit në brendinë e vet ka planin e saj, për të bërë të mundshëm realizimin e plotë të detyrave edukative të arsimit të cilat shtrohen para cilësdo shkollë ku zhvillohet mësimi në paralele të tilla. Edhe në shkollat e trevës Krajë-Shestan kemi një përballje të tillë të sistemit shkollorë. Ky sistem i të mësuarit në këtë trevë është zbatuar që në fiilim të hapje së shkollave fillore në brendin e trevës në fjalë (Krajë-Shestan). Për zbatimin e kësaj forme të të mësuarit meritë të madhe kanë brezat e vjetër të mësimdhënësve në këtë trevë. Duhet pasë parasysh se brezat e vjetër të mësimdhënësve janë përballuar me vështirësi të shumta, por dëshira për të përhapur dijen tek brezat e ri aty ku punonin dhe për të vazhduar punuar në profesionit e tyre të mësuesit ua lehtësonte pak a shumë këto vështirësi të dalur para tyre. Ato kanë punuar shumë dhe me zell në profesionin e tyre. Organizimi i orëve mësimore në klasë të kombinuara duhet të jetë i mirë organizuar dhe të jetë në përputhshmëri të programit mësimorë të klasës me klasë. Këtu duhet theksuar kombinimi i klasës së parë me të dytën ose i klasës së dytë me të tretën, kurse kombinimi me klasë të katërt i përket një cikli më të lartë se klasëve te parapërmendura. Ky llojë kombinimi të klasëve në gjirin e vet përfshihet cikli i ultë të mësimit shkollor. Vështirësitë e aplikimit të metodave mësimore me paralele të kombinuara janë të shumta dhe varen nga kombinimi i klasëve duke pasë parasysh se a janë adekuat apo jo në zhvillimin e procesit mësimore. Disa nga ato vështirësi mund të jenë si mosha e nxënësve, rrethi shoqëror i tyre, sepse shoqërohen me shokë-nxënësa të klasës tjetër, pastaj është numri i vogël i nxënsave në njëren nga paralelet e kombinuara, pra jo numër të barabartë nxënësish në klasët e kombinuara e shumë e shumë të tjera si këto. Andaj, si një nga metodat më të avancuara të mësimit me paralele të kombinuara është ai i kombinimit të klasës së parë me të dytën, sepse planprogrami mësimor për këta klasë është i përafërt dhe nxënësit e njërës klasë përfitojnë nga klasa tjetër shumë gjëja. Me këtë rast mësimdhënësi duhet të ketë të përgaditur mirë hartimin e planit të punës, në mënyrë që të kënaqë nxënësit e të dy klasëve. Planifikimi i mësimit me paralele të kombinuara duhet t’i përshtatet edhe rrethanave ku vepron shkolla dhe gjuhën në të cilën zhvillohet mësimi edhe pse planprogramet janë të njëjta për të gjitha shkollat fillore. Mirëpo, nëse krahasojmë mësimin me klasë të kombinuara në shkollat fillore në trevën e Shestanit me atë të shkollave fillore në trevën e Krajës, do të shohim se mësimdhënësit do ta kenë më vështirë punën në klasë të kombinuara në shkollat e trevë së Shestanit se sa ato në shkollat e trevës së Krajës. Këto vështirësi shfaqen nga arsyeja se në shkollat e trevës së Shestanit të gjithë nxënësit janë të kombësisë shqiptare kurse mësimi zhvillohet në gjuhën sllave, çka paraqet vështirësi të dyfishtë, mësues-nxënës dhe nxënës-mësues. Vështirësia mësues-nxënës paraqitet në atë mënyrë që mësuesi orët mësimore i zhvillon në gjuhën sllave, kurse nxënësit pak, sa mos të themi hiç fare e kuptojnë atë gjuhë, kurse vështirësia tjetër nxënës-mësues paraqitet në atë mënyrë që nxënësi nuk është i aftë të përgjigjet në atë gjuhë që është zhvilluar procesi mesimor. Mirëpo, organizimi i mësimit me paralele të kombinuar duhet të jetë i organizuar sikur mësimdhënësi të jetë duke punuar me një paralele si bie fjala me paralele të pestë apo të gjashte e në të vërtetë punon me paralele të kombinuar. Nëse planifikimi i mësimit realizohet sipas programit shkollor, atëherë patjetër se edhe në paralele të kombinuara suksesi nuk do të mungoje. Ky sukses i arritur në këtë mënyrë ndoshta nuk do të mund të krahasohet njëjtë me atë të paraleleve të veçanta, por me organizim të mirëfilltë duke zbatuar reformat përkatëse edukativo-arsimore, mesiguri se suksesi do të arrihet deri në nivelin e duhur. Mësimdhënësit profesional të cilët punuan dhe punojnë me paralele të kombinuara në shkollat e trevës Krajë-Shestan, duhet të luajnë rolin kryesor në ngritjen e suksesit të nxënësit. Ata gjatë orëve mësimore duhet të jenë të pandarë me nxënësin sepse nxënësi i nënshtrohet fatit të vet në duart e mësuesit. Nga ky “fat” nxënësi është më i vëmendshëm në orët e mësimit dhe në të njëjtën kohë nxënësi përparon, arrin rezultate të kënaqshme dhe suksesi i tyre është i pranishëm. E kundërta e këtij “fati” mund të jetë, nëse ndodhë që mësuesi të jetë i paaftë dhe të mos e zotërojë lëndën përkatëse ashtu siç duhet, dhe në këtë aspek nxënësi nuk është i aftë të kuptojë mësimin dhe del në pah se suksesi nuk ëshjtë i pranishëm. E gjitha kjo mund të ndodh duke pasur të pranishëm një mësimdhënës të dobët në zhvillimin e orëve mësimore. Të mësuarit në paralele të kombinuara në shkollat e trevës Krajë-Shestan kanë lindur si rrezultat i lartësisë së dy shkollave amë të kësaj treve, terenit shumë të thyer të saj si dhe numri i vogël i nxënësve poashtu ka kushtëzuar ngritjen e paraleleve të kombinuara në këtë trevë (Krajë-Shestan). Paralelet e kombinuara në këto shkolla janë të bashkuara nën drejtimin e një mësuesi, por ka pasur raste ku klasat janë bashkuar edhe nën drejtimin e dy mësuesëve. Raste të tilla kemi pasur pothuaj se në të gjitha shkollat e kësaj treve. Numri i klasave që bashkohen, duke pasur parasysh kushtet në të cilën zhvillohet mësimi, mund të jetë dy, tre ose katër klasave. Edhe kjo dukuri e bashkimit të klasave ka qenë e pranishme në shkollat e trevës Krajë-Shestan. Kombinimi i klasave bëhet dy e nga dy, duke filluar prej ciklit të ultë të shkollës fillore. Kombinimi i këtyre klasave, ku japin mësim një apo dy mësues, bëhet në atë mënyrë, duke bashkuar klasat: I-III dhe të II-IV. Ky lloj i të mësuarit në shkollat e trevës në fjalë (Krajë-Shestan), është i pranishëm vetëm në ciklin e ultë të shkollës fillore. Ky bashkim i klasëve fillon që nga klasa e parë e vazhdon deri në klasën e katërt, në paralelet e ndara fizike të shkollave amë të kësaj treve. Numri i vogël i nxënësve i ka detyruar drejtuesit e shkollave amë që të planifikojnë kurse mësuesit të ushtrojnë këtë sistem të mësuari. Barra kryesore mbetet gjithherë tek mësuesi i cili e ushtron këtë sistem të mësuari, sepse puna në paralele të kombinuara ka qenë dhe mbetet fusha specifike më e vështira dhe më e ngarkuara e arsimit fillor. Sistemi i shkollimit me paralele të kombinuara është zhvuilluar që heret në shkollat e trevës së Krajës dhe atë të Shestanit, dhe zhvillohet aktualisht me dy klasa, por ka raste ku zhvillohet edhe me më shumë klasa të bashkuara, si shkak i numrit të vogël të nxënësve. Si rregul pedagogjik është që një mësues zhvillon mësim me klasën e parë dhe të tretë, ndërsa mësuesi tjetër (nëse mësimin e zhvillojnë dy mësues H.A.), zhvillon mësimin me klasën e dytë dhe të katërt. Kurse, rasti tjetër i zhvillimit të arëve mësimore me paralele të kombinuara mund të jetë kur mësimin e zhvillon një mësues, me atë rast shkolla ka edhe tre klasa të bashkuara dhe u jep mësim një mësues. Ky sistem i të mësuarit rrjedh si kushtëzim i numrit të vogël të nxënësve për të plotësuar paralelen përkatëse. Mirëpo, në të kaluarën ky sistem i të mësuarit kushtëzohej edhe nga mungesa e kuadrit mësimor. Puna me paralele të kombinuara në shkollat e trevës Krajë-Shestan, kryesisht ka qenë karakteristike për shkollat-paralele të ndara të shkollave amë të kësaj treve, për shkollat e fshatrave. Puna me paralele të kombinuara në brendin e saj përfshin një mori problemesh, si bie fjala oraganizimi i suksesshëm i orëve mësimore, kombinimi i qëlluar i klasëve, kushtet në të cilat zhvillohen orët mësimore etj. Mësuesit të cilët caktohen të punojnë me paralele të kombinuara duhet të kenë përvojë punë në këtë sistem të mësuari, ndërsa në realitet në shkollat e trevës së Krajës dhe të Shestanit, ku zhvillohet mësimi me paralele të kombinuara, janë të ngarkuar që me paralele të tilla të punojnë mësuesit e rinjë, të cilët nuk e kanë përvojën e duhur. Sa më i madh të jetë puna praktike e mësimdhënësit me paralele të kombinuara aq më i madh është suksesi i nxënësve. Mësimi me paralele të kombinuara mund të realizohet edhe me kombinimin e klasëve sipas lëndëve; shoqërore dhe atyre natyrore. Mirëpo, gjithësesi puna e mësimdhënësit me paralele të kombinuara ka qenë dhe mbetet fusha më specifike dhe më e vështira e arsimit fillore. Në shkollat e trevës Krajë-Shestan ndeshemi edhe me mësidhënës të cilët në vitet e tyre të punës kanë punuar edhe me dy, tre, apo me katër klasa bashkë, me një numër të konsidesrueshëm nxënësish, gjë që patjetër shkaktonte një punë shumë të madhe për atë mësimdhënës, andaj edhe suksesi dihej se ku arrinte. Problemi pedagogjik që i shtrohet mësuesit në këtë rast, i cili punon me dy, tre apo katër klasa të kombinuara është realizimi i programeve mësimore të shkollës, sepse ai duhet t’i realizojë këto programe mësimore të shkollës, në të njëjtën mënyrë dhe nivel si mësuesi që punon me një paralele, pra me një klasë. Pra, programi është i njëjtë si për mësuesin që punon me një klasë si për mësuesin që punon me paralele të kombinuara, çka e bën më të vështirë dhe më të veçantë punën e mësuesit për edukimin dhe arsimimin e nxënësve. Puna e mësuesit me paralele të kombinuara nuk është e lehtë. Ajo lyp njohuri të përgjithshme të programeve mësimore, njohuri në punë, në metodat e zhvillimit të mësimit si dhe me metodat e punës frytdhënëse që zbatohet në paralelet e kombinuara. Mësuesi është i obliguar të njohë programin mësimor, klasë për klasë dhe lëndë për lëndë. Njohja e programit mësimor dhe planifikimi i orëve mësimore është kusht themelor për çdo mësues i cili punon me paralele të kombinuar për realizimin e susesshëm të mësimit. Kjo është një nga përgaditjet shumë të rëndësishme të mësuesit. Mësuesi duhet të përgaditet për çdo klasë, duke filluar nga njohje e përgjithshme e detyrave mësimore për çdo orë mësimi, duke llogaritur edhe kohën e shpjegimit të lendës, duke shfrytëzuar me kujdes 45 minutat e orës së mësimit. Mësuesi është i detyruar të punojë njëkohësisht me dy, tre ose me më shumë klasë të kombinuara, në të njëjtën kohë për disa orë në kushte të njëjta pune me këto klasë të kombinuara duke filluar dhe duke përfunduar me të njëjtat klasë njëkohësisht. Nxënësit e shkollave të trevës Krajë-Shestan që janë prezent gjatë orëve mësimore në paralele të kombinuara, që nga mosha më e vogël, klasa e parë e deri në klasën e katër, një moshë më madhore, janë të detyruar të përballojnë mbingarkesa për të gjitha lendët, për arsye se mësuesi i tyre nuk komunikon vetëm me një grup moshe por me të gjithë të pranishmit, gjë që njëkohësisht po ai mësues nuk komunikon me një klasë (me nxënësit e një klase H.A.) për 45 minuta, por gjysmën e asaj kohe ose edhe më pak të asaj kohe. Kurse ato nxënës që nuk janë të përfshirë në paralele të kombinuara komunikojnë me mësuesin e tyre për 45 minuta të plota sa zgjatë një orë mësimi. Më parë në shkollat e trevës Krajë-Shestan, mësimdhënësit që punuan me paralele të kombinuara nuk e kanë pasur as përgaditjen profesionale të nevojshme, andaj edhe kjo ishte një vështirësi për nxënësit dhe për mësimdhënësit që të zhvillonin mësimin profersional ashtu siç e kërkonte nevoja pedagogjike. Përveç kësaj nxënësit kishin vështirësi edhe në mungesën e mjedisit shkollor të përshtatshëm për zhvillimin e orëve mësimore, mjeteve mësimore, orendive mësimore, mungonin investimet më të domosdoshme për krijimin e kushteve minimale për të mësuar, riparimi i godinave shkollore, ngrohja, ndriçimi, uji, etj., gjë që vështirësonte deri në një masë të konsiderueshme mësimnxënien e fëmijëve që ndiqnin këto shkolla. Shumë nga këto mesimdhënës ishin të detyruar të punonin në kushte të tilla. Këto nuk ishin vetëm nga treva e Krajës por edhe nga trevat e tjera për rreth saj, si nga Ana e Malit, Ulqini, Tivari e më gjërë, kurse në trevën e Shestanit punonin mësues nga trevat e ndryshme të Malit të Zi, si bie fjale nga Cermica, Virpazari, Titogradi (Podgorica) etj. Organizimi i punën me paralele të kombinuara përbën një ndër komponentët kryesore për mësuesin gjatë zhvillimit të orëve mësimore. Ky organizim i mirë i punës së mësuesit lidhet drejtëpërdrejtë me thellimin e njohurive të tij. Organizimi i mirë i punës nxit inisiativën e nxënësit për të mësuar si dhe nxit vëmendjen më të madhe të tyre për të qëndruar në klasë. Nxënësit, pasi u jepen detyrat e parapara në orët e mësimit, duke qenë në përshtatje me moshën, i kryejnë ato, mësojnë ndonjë vjershë, mësojnë ndonjë fraza etj., gjë që këto duhet të jenë të motivuar për këto detyra të dhëna nga mësuesi, por ato nuk duhet të mbingarkohen sepse kjo mund të ju zbeh dëshirën për të mësuar në atë lëndë dhe krahas asaj ju zbeh dëshirën që të qëndrojnë në klasë dhe orët mësimore ju duken të merzitshme. Kështu, krahas kësaj puna e mirëorganizuar nga ana e mësuesit gjatë orëve të mësimit e nxit fuqin krijuese të nxënësit duke i dhënë vullnet atij nxënësi që punën e nisur me detyrat e dhëna ta çojë deri në fund. Mirëpo, çdo mësues që punon me paralele të kombinuara, punën e organizuar duhet ta ketë të planifikuar në mënyrë që t’i shërbejë përforcimit të lëndës sipas metodave pedagogjike. Kjo nuk është një punë e lehtë për organizim të mirë të punës sepse kërkon një vëmendje të veçantë nga ana e mësuesit, si në shpjegimin e lëndës (mësimit të ri) së re ashtu edhe organizimn e mirë të punës. Krahas këtyre vështirësive, kjo mënyrë e organizimit të punës në procesin mësimor ka edhe disa anë pozitive, si bie fjala, nxënësi i klasës së ultë, duke qëndruar në të njëjtin mjedis me nxënësit e klasave më të larta, mëson edhe më shumë rreth regullave të shkollës. Mësuesit i cili punon me paralele të kombinuar i duhet mirë të organizojë çdo punë me nxënësit që të ketë mundësi të punojë direkt sa me një klasë po aq edhe me klasën tjetër gjë që kërkon organizimin dhe drejtimin e klasëve në mënyrë më cilësore duke u bazuar sipas regullave pedagogjike. Ai duhet t’i oganizojë dhe mbajë të angazhuar të gjithë nxënësit në punën e tyre që çdo nxënës duhet të dijë se çfarë është duke bërë, duke kryer detyrat e dhëna nga mësuesi në mënyrë që arritja e suksesi të jenë në nivelin e duhur. Në këtë mënyrë, ai mësues që punon me paralele të kombinuar në mënyrë të veçantë duhet të jetë me pergaditje të plotë i cili duhet me kujdes të bëjë kontrollin e detyrave që u jep nxënësve si ato në klasë po ashtu edhe atyre në shtëpi, për të parë shkallën e përvetësimit të njohurive të nxënësit. Një rëndësi e veçantë te mësimdhënësit që punojnë me paralele të kombinuar është edhe vlersimi i nxënësve. Mësimdhënesi synim kryesor duhet të ketë nxitjen e nxënësit për të mësuar sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që nxënësit të përfshihen sa më shumë dhe me dashamirësi në procesin mësimor. Ai duhet të jetë sa me real në vlersimin e tyre duke përdorur teknikat e vetëvlerësimit sepse i ndihmon nxënësit të fitojnë shprehi për të mësuar më shumë. Për t’i realizuar dhe përballuar me sukses të gjitha këto detyra të shtruara përpara mësimdhënësve që punojnë me paralele të kombinuara në trevën Krajë-Shestan, kërkohet nga ato që të pergaditen me programe të caktuara pedagogjike, sepse nuk duhet harruar se shumica e këtyre mësimdhënësve në shkollat e trevës Krajë-Shestan, që punojnë me paralele të kombinuara, përbëjnë dati gjysmën e kontigjentit të këtyre mësuesve në këto shkolla. Kjo përmban një ndër çështjet kryesore të suksesit në procesim mësimor me paralele të kombinuara.
[Pjesë nga libri:–H. Alaj “Zhvillimi i shkollave dhe arsimit në trevën e Krajës dhe të Shestanit”]