KUVENDI/
Nyje 28 Kuvendi i Vatrës mblidhet nje here ne mot dhe përbehet nga delegatët e cdo Dege të njohur të rregullushme nga Komissioni dhe e cila të ketë numrin e duhur anetaresh.
Nyje 29 Vendin dhe Kohen e Kuvendit e cakton Kuvendi i meparshem, ose neqoftë nje nevoje e shtërnguar e cakton nje votë e kerkuar dhe e derguar me postë nga Pleqësia e Degeve. Në qoftë se se as Kuvendi i shkuar ka caktuar gjesendi as Deget kane dhene leje për nje caktim, kuptohet se Kuvendi do të mbahet ne Boston ne javen e pare të korrikut.
Nyje 30 Delegatët ne Kuvend s’mund të pranohet vec se nje njeri që ka qëne anetare i rregullt të paktën dy vjet dhe ka paguar të paktën gjashtë kestët e fundit.
Nyje 31. Prova, ne eshtë Delegati nje anetar i rregullshëm ne dy vjetët e fundit, do ti kerkohet ne Arshivat e Vatrës.
Nyje 32 Nje anetar i rregullshëm për me tëpër se dy vjet , në qoftë se u largua nga Amerika fiton të drejtat e nje anetari të vjetër posa paguan dhe shkruhet përseri anetar që muajin e pare që kthehet ne Amerike.
Nyje 33. Nje anetar i rregullut i semur ne nje spital vazhdon se qëni anetar i Vatrës pa paguar sa ndodhet ne spital, po e humbet anetarsine posa del nga spitali në qoftë se s’ paguan kestin se afërm.
Nyje 34 Kredencialet e Delegatëve të Kuvendit i kqyr Kryetari me Komisionin ne Zyrat e Vatrës para se të hapet Kuvendi dhe i vertëton sit e rregullshme ose të pafuqishme.
Delegati , ne mos u pranoftë duhet t’i bindit ketij vendimi të paktën si mase provizore dhe ka të drejtë ti kerkoje Kuvendit i cili munt të përmbus vendimin e Komisionit.
Ankimi mund t’i behet Kuvendit me të shkruar dhe Delegati i papranuar mund të thirret nga Kuvendi që të shtroje shpjengimet e tij; po nuk mund të hyje ne Kuvend i pautorizuar, dhe cdo hyrje me pahir nga ana e tij do të denohet heqjen e anetarsise si nje turbullonjes dhe shkeles i rregullave dhe si nje njeri i paqytëtëruar.
Nyje 35 Chairmani përkohshem i Kuvendit eshtë Kryetari i Vatrës, i cili e hap Kuvendin me nje fjalim ku përmbledh veprimet e Federatës. Pastaj me vota te hapura zgjidhet Chairman-i i regullt i Kuvendit dhe pas ketij Sekretari dhe Reportëri i Kuvendit.
Nyje 36 Ne Kuvend merr pjese dhe Komisioni i Vatrës i cili s’ ka votë dhe mund të marre pjese ne bisedime vetëm për të dhene shpjegime.
Nyje 37 Kuvendi shikon hesapet dhe veprimet e vitit të shkuar , ben hetime, pyet Kryetarin dhe anetaret e tjere të Komisionit dhe pastaj voton pelqimin dhe mospelqimin e hesapeve dhe të veprimeve.
Nyje 38 Kuvendi pasi ben vendime ose ndryshime për vitn e ardhshem , zgjedh Komisisonin e ri , i cili shtron nje buxhet për bisedim dhe miratim përpara Kuvendit.