(Një drejtësi e vonuar, një drejtësi e mohuar… është në pritje….)/
Nga Violeta MIRAKAJ/
Ditën e enjte , mbasdite me 3 Mars 2016 . në 1539 Longworth House Office Building, Washington D.C. u promovua filmi dokumentar : – “The Unidentified” :– Përgjegjësia për krime lufte. Çfaqja e këtij filmi dokumentar ështe realizuar prej rrjetit të gazetarisë ivestigative BIRN‘s, organizuar nga komisioni Tom Lantos – shqyrtimi i të drejtave të njeriut.
“Të Paidentifikuarit” heton disa prej krimeve më të egra,të rënda dhe tëpazgjidhshme deri tani, tregon dëshmi nga civil shqiptarë, jep skenat makabre që kanë përjetuar në këtë kohë kosovarët, kanë përjetuar në trojet e tyre. Sekuencat e filmit – dokumentar na çojnë në disa fshatra rreth Pejes, ku u vranë më shumë se 180 shqiptarë të cilët u masakruan në mënyrën mëbarbare nga paraushtarakët e ushtrisë Serbe, të urdhëruar nga shteti. Trupat e masakruar ose i dogjën ose u zhvendosën, dhe një pjesë e tyre u gjendëndy vjet më vonë në disa qendra të trajnimit policor në Serbi. Skenat e këtijfilmi– dokumentar, të ngjethnin dhe të dukej se po kalonim solsticin e dimrit, një natë të gjatë dimri….
Dokumentari për krimet ne Kosovë ishte si rezultat i punes dyvjeçare të njëgazetareje nga Serbia, Marija Ristic. Ajo ka mundur të mbledhë dëshmi tëparaushtarakëve serbë, të cilët kanë marrë pjesë në krime gjatë konfliktit nëKosovë ne vitin 1999. Skenat dëshmuese të krimit në këtë vend vijnë njera pas tjetrës, pavarësisht arësyes përse kanë dëshmuar, të bën përshtypjedëshmia e disa paraushtarakëve kriminel, gjë që fakton natyrën çnjerëzore tëngjarjeve të vitit 1999, në Kosovë, si dhe ata nuk kanë qenë vetëm, po kanëqenë të shumtë, të cilët jetojnë të qetë dhe të patrazuar…
Pas dhënies së filmit – dokumentar pati pyetje dhe diskutime nga tëpranishmit, të cilët ishin nga kombësi të ndryshme. Midis të tjerave, Marije Ristic thekson se ajo ka bëre një film për kriminelet që bënë krimet dhe ende shetisin të lirë, për krimin në Kosovë. Një ndër të pranishmet, e cila padyshim që nuk mund të mungonte në këtë event, ishte Vlora Çitaku,Ambasadore e Republikes së Kosovës në U.S.A ; midis të tjerave kërkon t’u kujtojë të pranishmëve dhe të gjithëve se krimet u bënë nga të gjithë palët epërfshirë në këtë luftë, por ekziston një ndryshim i madh mes krimeve tënxitura nga shteti dhe akteve individuale. Ajo që kishim në rastin e Serbisëishte një krim i mbështetur nga shteti jo vetëm në Kosovë, por edhe nëBosnje e Kroaci , dhe ishte po e njejta infrakturë institucionale, e njejta udhëheqje.etj.. Diane Orentlicher, Profesore e të drejtës Ndërkombëtare teUniversiteti Amerkan, bëri një përshkrim si dhe theksoi luftën kundër krimit dhe krimineleve
Fatos Bytyqi, dëshmon për tragjedin personale familjare, se në këtëraprazalje ka humbur tre vëllezer, Ylli, Mehmeti dhe Agron Bytyqi; secili ka qenë qytetar amerkan. Ata janë ekzekutuar dhe hedhur në një varr masiv nëKorrik 1999. Për vite me rradhë, ai së bashku me vellain e tij, Ilirin, për 17 viteme rradhë kanë avokuar për drejtësin e vëllezërve të tyre. Pra një drejtësi e vonuar, një drejtësi e mohuar… është në pritje
Ariton Ismaili, banues ne Uashington shprehet se dhe ai ka humbur disa pjesëtarë të familjes në këtë barbarizëm,edhe se në të gjithë botën ndodhin krime, krime ka kudo, por më vjen mirë që dikush ngrihet dhe ngul këmbë qëkëto krime dhe të tjera duhen të denohen, pavarësisht se ku ndodhen ,e sado larg janë….Nuk ishin gjëra dosido, por shume të rënda …tragjike.
Ky film – dokumentar si dhe nga bashkebisedimi midis te pranishmeve, ne Longworth House Office Building, theksohet se krimi, dhe veçanërisht krimi shtetëror duhet ndëshkuar. Por duhet të nënvizojmë dhe një herë thënien e Ismail Kadares, shkrimtarit tonë të shquar se: “ Bota do t’i vlerësojëshqiptarët aq sa Shqiptarët vlerësojne veten.”
lekmirakaj says
Sa mire nje serbe demaskon krimet e serbve.Shkrim i mire Violrta.
Fa&Do says
Filmi dokumentar paraqaet nje pjes
te tragjedis se kosoves.Serbet Vrane dhe
shqiptaret Brenda ne shqiperi,shkelen hapsiren
ajeore avionet bombardus .
Rendsi ka qe ky film documentar u
promovue ne k o n g r e s i n
e Shteteve Bshkuara te Amerikes dhe punimet
e ketij promovimi Jan dhene ne Vija kryesore
nga Ms.Violeta Mirakaj Kritike letrare.
Me qen se jemi ne festen e gruase -diten
nderkombetare te grave 8 marsi- duhet ti
thote serbise qe,te kerkojn falj-pendes te
thell per 20000 gra t perdhunuara,me keq se
ISIS.
Europa Mban qendrime terhiq e mos keput me
kosoven.??
Kosoves I kerkon shume leshime e,kerkesa
e nuk qe nuke I kane ato shtete qe jane antare.
Nuke Denon Serbian por i kerkon llogari
victimes.??? Denotes puck padrejtsisht.
kjo duke nga qendrimi I shteteve qe akoma
nuke e Kane njohur republiken e kosoves.
akoma me keq disa shtete antare te
evropes Si greqia,rumania,spanja,sllovakija,
qipro,??
Pra e Europa Ska te drejt te lobojn sepse
Serbia deklaron haptas nuke e njoh bashk me
Benjamin e saj bosnjen-herxekovinen.Europa
nuke i ben 5 shtetetet e veta qe I ka antare,
duke mos permndur shetetet e tjra.
Eshte me vend ti thuhet Serbis qa pa plotsuar
kushtin e njohjes P a v a r s I s e se
Repuublikes se Kosoves nuke pranohesh ne Europe.
Pse Europe e lejoj Serbian te aplikojn per ne Europe??
??
ose te lobojn per mos pranimin e kosoves ne OKB, organizmat,nderkombetare duke dale haptas
kunder Europe.
New York
Mach 8,2016