TË TJERËT PËR NE/
NGA JAN KWESTARZ/
ESE/ TË SHKRUAJ TY EVA/
Mazllum Saneja: ‘Letra Evës’, Edicioni ‘Komograf’- Varshavë 2015./
Mazllum Sanejën, poetin dhe përkthyesin e njohur emigrant mund ta krahasojmë me shkëmbin e vetmuar në oqeanin njerëzor. Dallgët e shqetësuara
përplasen pareshtur duke përshkuar brigjet. Po ato vazhdojnë të jenë të pamposhtura, dhe asgjë nuk mund t’i mposht. Duken se ato janë larg, shumë larg
nga njerëzia, të vetmuara. Megjithatë, kjo nuk është kështu. Sepse nuk ka shkëputur krejtësisht kontaktin me botën. Brenda botës ekziston një femër si një engjëll-mbrojtës , ku i drejtohet poeti dhe, i shkruan letra, ndonëse nuk dimë se a thua i dërgon këto letra? Po, si do t’i dërgoj nga shkëmbi i vetmuar?
Në çdo rast, dikush që mund t’i besoj krejtësisht, të ia thotë sekretin e fjalëve, të cilat nuk mund t’i thotë në kontakt me të tjerë, fjalët e dashurisë. Kjo femër quhet
Eva. Emri i Evës gjendet në Bibël, fuqimisht e pranishme në letërsi, në art, në kulturë.Vlen të kujtojmë, kur lexojmë vëllimin poetik të Mazllum Sanejës ‘Letra Evës’.
Çdo letër fillon me fjalët “Të shkruaj Ty” , ky refren i veçantë dhe i rëndësishëm për poetin, të cilën aq shumë herë e përsërit me ngulm.
Të shkruaj Ty : i kredhur në pikëllim; nga larg / nga viset e mia; për lutjen; për mëngjesin; që çdo ditë le të përshëndetet me ty… Nuk do t’i citoj të gjitha.
Lexuesi i vëmendshëm ka para vetvetes lirika subtile të një cilësie të lartë. Zatën, lirikat e Mazllum Sanejës na përkujtojnë sonetët e Petrarkes, ‘Letrat e Elzës’
të Aragonit deri te rrëfimet e Paul Eluard-it, deri te frazat subtile të Federico Garcia Lorces. Lirikat e Mazllum Sanejës janë krijime më sublime të një sprove më të lartë. Është kjo një poezi, ku nderi është nder, dinjiteti – dinjitet dhe guximi – guxim, ai guximi krijues i poetit të paepur. Këto vlera , Mazllumi me siguri i mësoi qysh në fëmijëri, dhe këto vlera askurrë nuk i harroi deri më sot dhe, gjithnjë provon dhe përpiqet që botës të ia përkujtoj, ndonëse kjo botë marramendëse nuk e dëgjon zërin e tij, klithmën e tij të mbytur diku në një skaj të botës, sepse kjo botë, bota e sotme ka kohë që është duke e ndërtuar të ardhmen në gënjeshtër dhe tradhti, urrejtje dhe përbuzje, duke u kredhur gjithnjë në luftra, vrasje, përsekutime, indiferencë. Sikur të kërkoja ndonjë krahasim poetin do ta shihja si pasardhës të poeteshës sonë Anna Swiersycyznska të cilën lart e vlerësoi nobelisti ynë Czeslaw Milosz.
Poezitë më të dhembshme dhe më të çiltërta dhe të privuara nga sentimentalizmi mbase janë ato ku poeti Saneja kthehet në vitet e fëmijërisë ‘në kohë zie të bukës/nga skamja’, atëbotë kur ‘fotografinë e Jeseninit/e mbante në gji’/, e jo më pak janë poezitë prekëse dhe emociononjëse që i referohën prejardhjes së poetit, bredhëritjet e tij nëpër botë udhëve të mërgimit përplot vuajtje dhe vetmi, shtegtimet e tij në mes të Kosovës dhe Polonisë, dhe ato përejtimet e tij në netët pagjumë, ato letrat e poetit qe ia adreson mikes së tij, letra që të therin në zemër.
Shumë tema të rëndësishme që i referohën gjendjes fizike dhe shpirtërore të njeriut bashkëkohës, fateve të tij në botë, gjejmë në këtë poezi, shumë fjalë të tilla për t’ i mbajtur mend dhe dendur përsëritur.Veçanërisht sot, kur shtegtimi kah Evropa Perëndimore i qindra e mijëra refugjatëve të përsekutuar dhe të dëbuar nga vendlindja, që braktisin vatrat e tyre nga luftrat dhe uria.
Së këtejmi, ia vlen t’i lexojme poezitë tronditëse të Mazllum Sanejës, i cili vetveten e quajti ‘poet pa atdhe’.
Sikur të kthehesha një çikë prapa atje thellë në antikitet do ta shihja poetin në rolin e Odiseut, atëherë Eva – mikja e poetit Penelopa, ndonëse nuk di se a thua Odiseu ishte në gjendje për të shkruar.
Në çdo rast, lirika e poetit Saneja vete ndonjëherë rangut të Ankesave të Jeremeut, e kjo nuk është një lavdërim i vogël.
Në këtë vëllim poetik fjalë kyqe çfarë janë : dhembja, trishtimi, dëshpërimi, ethet, vuajtja, uria,mërgimi, bredhëritjet, frika, vetmia, shqetësimi, brenga diktojnë imazhe të vijëzuara, të cilat nuk mund t’i
fshehish për një ditë pune, të cilat i gjejmë nëpër gazetat dhe mediat e përditshme brenda të ashtuquajturës politikë e madhe. Sot kur fjala dhe zëri i poetit po humbet në një skaj të botës si një klithmë e mbytur, kur vendin e tij e ka zëvendësuar bota virtuale dhe e pandjeshme e internetit , që gjithnje e më teper po e fundos dhe gremis vlerat më humane dhe më sublime njerëzore. Gjithnjë para nesh shtrohet pyetja: a thua në botën apokaliptik jo të krijuar përmes poetit, që ndodh realisht pa pjesëmarrjen e tij, vallë a ka ndonjë shpresë për ne, atëherë ku mund ta kërkojmë? Në vëllimin poetik të Mazllum Sanejës – shpresa është vetë dashuria, sepse kjo të trimëron dhe të mban gjallë megjithë sëkëllditë dhe vuajtjet e përditshme, gjejmë edhe elementin poetik të të kërkuarit – të kërkuarit e shpresës, ringjalljes së jetës, besimit dhe ngritjes të sistemit të vlerave njerëzore.
Poeti Saneja me gjakim i kthehet botës së fëmijërisëm, sepse aty gjen prehjen e ëndërrimeve të veta, te ai djep i parajsës. Le të dëgjojmë poetin:
2.
Të shkruaj Ty
që të përshkruaj
një fotografi
nga fëmijëria
vendlndja
para luftërave
pylli me pisha
dhe vendverimi
babai fle
në bankën e lulishtes
nën drurin e blertë
nëna
shikon nga fshehtësira
unë
në verandë
shikoj botën përreth
im vëlla
sjell me vete
shportën me dredhëza
dhe kjo është
e gjitha
JAN KWESTARZ
( Ese i botuar ne revisten letrare LITERATURA nr.2 Varshavë 2016)