Nga Astrit Lulushi/
Çdo shpirt, veç të metave, përmban aspekte të veçanta të cilat nuk rezultojnë në të njëjtat gjëra, dhe që duhen vëne në dukje kur ai niset për në botën e panjohur.
Ndërkohë, si roja që vendoset në varreza, lind nevoja për një lloj kujdestari a mbrojtësi të pasurisë që i vdekuri ka lënë pas.
Po, mos u çudit, çdo njeri kur vdes lë një farë prone, kujtimin, dhe kërkon që ndaj kujtesës të tregohet kujdes. Për atë që nuk ka mbrojtës, gjykata duhet t’i sigurojë një të tillë. Sepse drejtësia është më e besueshme sesa lotët që kaq shpejt thahen.
Kjo gjykatë është Historia, dhe të vdekurit janë të mjerët, me të cilët gjykatësi duhet të merret; të shkruajë mbi të vdekurit e harruar, të japë ndihmesën për ata që nuk flasin, t’i çvarrosë, t’i mbushë me frymë për një jetë të dytë. Disa prej tyre lindën në kohë të papërshtatshme; të tjerë të lindur në kufij midis kulturave, ose në rrethana të ndryshuara me shpejtësi, të cilat shkaktojnë harresën e së shkuarës.
Historia ringjall lavdinë e tyre të patrashëguar; i jep jetë. Eshtë drejtësia e cila bashkohet me ata që nuk jetuan në të njëjtën kohë me të, që ofron shpërblim për disa që shkëlqyen aq shpejt vetëm për t’u shuar. Ata kërkojnë të jetojnë përsëri, dhe njeriu të ndjejë se është i afërt, mik, nëse flet për ta.
Gjithnje kuintesence.