Nga Eugen Shehu/
Shqiptarët e besimit ortodoks të qytetit të Beratit kanë vepruar me kurajo,duke shpallur hapur Autoqefalinë që në vitin 1922.Prej kësaj periudhe ata kanë vepruar në emër të saj dhe i kanë dhënë kuptimin besimit Ortodoks në shtetin amë Shqipëri.Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare është një dimension i institucionalizuar i besimit ortodoks tradicional shqiptar,i cili erdhi si nevojë e kohës,për shkak të presionit të kishës ortodokse greke e cila edhe sot e kësaj dite mban të mbyllura në sirtarët e saj Statutin e Shenjtë të miratuar që në vitin 1922 nga patriotë ortodoksë shqiptarë në inaugurimin e saj në qytetin e Beratit.
„Ky Kongres plotësoi aspiratat e ortodoksëve shqiptarë sepse vendosi përfundimisht të drejtën e ligjshme të shqiptarëve ortodoks për përdorimin e gjuhës shqipe në kishë.Me vendim Nr.807 të datës 18.09.1922 këshilli i Ministrave bëri njohjen zyrtare shtetërore të vendimeve të Kongresit të Beratit dhe miratoi ato plotësisht sepse ishnin mbështetur në parimin e pavarsisë së shtetit Shqiptar“ .(A.Q.SH.fondi 251,dosja 1254,viti 1922).
Misionarët më në zë të saj janë Fan S..Noli,Visarion Xhuvani,Ikonom Vasil Marku,Papa Josifi,Papa Harallambi e dhjetra patriotë të tjerë përfshi dhe qeverinë e kohës e sidomos roli i Zogut si Ministër i Mbrendshëm në atë kohë,dhe numrin e dhjetra intelektualëve patriotë të besimit ortodoks shqiptarë të cilët nën frymën e pastërt kombëtare bënë fakt një traditë shekullore të kombit tonë në rrugën e besimit fetar.Ishin po ata atdhetarë që në vite kishin dhënë kontribut shumë të çmuar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare,në mbrojtjen e saj,duke dëshmuar kësisoj lidhjen e saj shpirtërore me kombin dhe Shqiptarizmën.Berati ky qytet i lashtë shumë shekuj para Krishtit si dhe njëri nga qytetet më të lashta të Evropës,jepte provën më të lartë të mbrojtjes së autoqefalisë,të besnikërisë Kombëtare në ruajtjen e vlerave nga vetë besimtarët ortodoks beratas të cilët me sakrificë njerzore ruajtën,nga bisha komuniste,Kodikët e shenjta të Beratit.Në këtë akt kombëtar u vranë shumë njerëz besimtarë e klerikë,që këto vlera të mëdha kombëtare mos binin në duart e pabesimtarëve komunist.Shqipëria sot lirshëm mund të krenohet para tërë botës së qytetëruar,si një vend që edhe në lashtësi është drejtuar me ligje e kode të shkruara dhe të pashkruara ndaj dhe ka mbijetuar mbi të gjitha perandoritë dhe pushtuesve të ndryshëm.Përpjekjet Greke nuk pushonin kundra K.O.A.SH.,në kundër liturgjisë në gjuhën shqipe ballë të këtyre përpjekjeve antishqiptare u vu përballë Visarioni i emëruar edhe nga Mbreti Ahmet Zogu i I-rë.
Ndërkaq ortodoksët e Vlorës me Tol Arapin që kishin në krye,dërgonin një telegram At Vasil Markos të datës 10 qershor.1926 ku mes të tjerave thuhej;“Krisanthi vjen në Korçë,kini kurajo patriotike dhe mos bini viktimë e dhelpërive fanariote.Kemi lindur shqiptarë,rrojmë dhe do të vedesim shqiptarë.Statuti i Beratit për të cilin jemi betuar nga ana jonë nuk cenohet“.Të gjitha sulmet që vini një pas njëje nga Athina e Stambolli Mbreti zog u rrezistoi ashpër duke thënë „“Aq më ban ç’mendon Patriarkana.Në Shqipni jam zot vetë dhe komandoj unë“.(70 vjet të Kishës Ortodokse Autoqefale,Tiranë më 1993,faqe 71).
Më vonë në vitin 1935 Naltmadhnija e tij,Mbreti Zog,kërkoi përsëri njohjen e Autoqefalisë nga Patriarkana kur dërgoi në Stamboll Koço Kotën e Josif Kedhin. Kështu që me largimin e Visarionit më 12 prill të vitit 1937,Patriarkana e Stambollit miratoi Tomusin.Këhtu formuan dhe Sinodin e tyre.
E formuar më 12 shtator të vitit 1922,ajo ushtroi autoritetin e saj në territoret shqiptare,duke i rrezistuar me shumë dinjitet presionit,shantazhit, dhunimit deri në vrasje të klerikëve shqiptarë prej kishës ortodokse greke, e cila sipas gjykimit të saj paradoksal,pretendon se kudo ku ka ortodoks ata janë grekë.Në këtë kuadër duke vlersuar këtë dokument autentik,shihet e nevojshme që çdo besimtar të veprojë në mënyrë atdhetare,duke bërë të njohur çdo dokument të kësaj natyre dhe duke i bërë ato pjesë e pandarë të trashëgimisë sonë kulturore e fetare.Të tilla dukumente pranojnë dhe dëshmojnë mbi aktivitetin atdhetar të mëmëdhetarëve shqiptarë edhe të besimit ortodoks.Përmes fakteve dhe dokumentave arrijmë të kuptojmë themelimin,ecjen,autoqefalinë e deri tek ditët e sotme të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare,që ka vepruar në mënyrë institucionale,duke vlersuar koh pas kohe kontributet e besimtarëve të saj në interes të shqipërisë.Kjo pasuri kombëtare dëshmon edhe një herë se ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë,por se një pjesë e tyre janë të manipuluar apo abuzuar me besimin e tyre të dëm të kombësisë së vet.Raste të tilla kemi mjaft të dukshme,sidomos në gjatë dy decenieve të fundit.
Tendenca e turavrapit të qarqeve shovene greke dhe segmentëve dashakeqës brenda fesë dhe në politikë (Janullatosi me Fenë,Vangjel Dule me Politikë dhe Omonia me minoritarët),për greqizimin e jugut të shtetit amë Shqipërisë,të sinkronizuara me ftohtinë politike,(ligji i luftës),ekonomike (në sistemin bankar dhe industri) dhe ajo Fetare (priftërijn grek të emëruar në hierarkinë e lartë kishtare,dhe uzurpimin e pronave shoqërore,ngritjen e varezave të paqena etj),janë hapsirat që mbajnë peng ende sot e kësaj dite peng çështjen çame,çështjen e minoritetit dhe të emigracionit shqiptar,por dhe marrëdhëniet me dy shteteve dhe çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës.Në këtë çështje i referohemi vetëm të vërtetës të mbështetur në faktet historike dhe politike të rëshqitjes së Autoqefalisë jo vetëm me ndryshimet statutore të Kishës të vitit 1950 por dhe ajo më e keqja që pësoi më ndryshimet e bëra më 12.korrik.1992,nga ajo kohë e stërgjatur tranzicioni demokratik e socio-ekonomik,kombi ynë vuan nën agresionin grek në hapsirë të gjërë,jo vetëm atë shpirtëror dhe psikologjik,por jeta shqiptare po e ndjen morsën greke në të gjitha segmentet shoqërore dhe institucionale e politike.
Fillozofia e erët e „Megaliidhesë“ dhe „Vorioepirit“ po vepron hap pas hapi për ç’kombëtarizimin,asimilimin dhe shtrembërimin e memorjes historike shqiptare.Nuk është e vështirë sott ë përcaktohen drejtimet themelore ku vepron kjo filozofi dogmatike,raciale e mbarsur me ideologjinë fetare me frymë greke.Nën petkun e klerikëve të ortodoksisë greke,strukturat qeveritare greke synojnë që në Shqipëri të ngjallin tendencën e rritjes së besimtarëve në besimin ortodoks me të gjitha format (madje duke ua ndryshuar dhe emrat në kufi,apo toponimet etj) që ky kontingjent të jetë një mbështetëse e sigurtë në të ardhmen për tendencën greke të besimit të njësuar me shtetin grek. Ortodoksia greke pra synon shkombëtarizimin e besimit ortodoks tradicional shqiptar për të vurë në jetë projektet dhe idetë e neobizantizmit.Nga ky kënd themi se argumenti ideologjik në bazë të vlersimit që i bëhet besimit fetar në Shqipëri është i pranishëm,por asnjëherë ajo nuk mund të pranohet apo vëhet në pyetje sipas metodologjisë bizantine greke.Ai ka marrë formën e tij të shprehjes së bashkëjetesës fetare e cila deri më sot nuk i ka shkaktuar vështirësi çështjes shqiptare,përkundrazi toleranca e tepërt dhe boshe e politikës shqiptare është ajo që ma së shumti i ka hapur rrugë rrezikut të greqizimit të jugut shqiptar duke mos i kushtuar vëmendje depërtimit të nacionalshovenizmit grek nën petkun fetar,kjo ka hapur dhe rrugën ortodoksisë greke, e cila koh pas kohe tenton të përfshihet në skandale politike,si pjesë e veprimtarisë,siç thamë dhe më lartë,por edhe kapjen e sam ë shumë të institucioneve jo vetëm politike por edhe shtetërore.
Emërtimet e priftërinjëve grekë,tashmë shfaqen hapur qëndrimet arrogante të kishës në TiranëTradicionalizmi i ortodoksisë shqiptare vazhdon të goditet në sy të opinionit shqiptar dhe atij ma gjërë.Tashmë nuk ka vënd për dyshime se Sinodi i shenjtë përbëhet në shumicë nga priftërinj grekë.Në kohën e Monarkisë në statutin kishtar thuhej „“liturgjia të mbahej vetëm në gjuhën shqipe“ dhe mëtj vazhdonte „ Kryepeshkopi dhe prftërinjë të jenë së paku tre breza gjak shqiptari“ (Mbreti Zog I i Shqiptarëve“Tiranë 1993).
Tanimë kemi një realitet krejtësisht të ri dhe të dhimbshun,kur kisha drejtohet nga priftërinj grek në shërbim të qarqeve „vorioepirote“këto marifete politike të politikës hegjemoniste greke ka vite që janë kthyer në një rrezik permanet për sigurinë kombëtare shqiptare.Zgjidhjet e konflikteve mes shteteve „për fqinjësi të mirë“ kërkon dhe një subkoshiencë politike,gjë që fatkeqësisht nuk vërehet nga fqinjët e shqipërisë dhe shqiptarëvet,e kjo nënkupton në të kundërtën e saj që s’mund të kalojnë kursesi pa lënë gjurmë të hidhura në memorjen historike të popujve që dëshirojnë dhe aspirojnë Lirinë dhe harmoninë e kombit të vet.
Politika dhe institucionet qeveritare shqiptare,duhet patjetër me fanatizëm të respektojnë kodin kombëtar të shqiptarëve,që më pas brezat që vijnë të jenë më të rahatshëm në perspektivën dhe shëndetin e tyre kombëtar.Përballë kësaj,si parësore mbetet misioni i intelegjencës shqiptare,angazhimi i saj në edukimin patriotik kombëtar për të rritur vitalitetin krijues në dimensionet e saja nacionaliste,gjë që do të shmangte vakumet në hapsirën e mbrojtjes së interesave kombëtare.Ky kontribut intelektual e patriotik si një pararojë e një rezerve të fuqishme për të arritur në ato lartësi përgjegjësie,do ti bënte shqiptarët të ndjehen dhe më dinjitoz kudo ku ata shtrihen në gjeografinë etnike natyrore dhe jashtë saj,dhe mbi të gjitha do të ishte arma më e fuqishme në luftë kundra albanofobisë ballkanike.
Rastet e njëpesnjëshme kohëve të fundit të përballjes me shovenizmat greke dhe së fundmi ai i Përmetit,që sinjalizojnë ogurzinë duhet të na vetëdijësojnë se strofulla e tyre gjendet tek tellalli i Djallit i ulur këmbëkryeq në Tiranë.Janullatosi duhet sam ë parë larguar nga shteti shqiptar duke e shpallur persona non grata.Shqipëria asht e Shqiptarëve.
Bern-Zvicër
Lelo says
JU PERSHENDES PER IFORMACIONIN E SAKTE HISTORIK.