Myftiu Naim Tërnava ka bërë disa deklarata fyese për historinë shqiptare, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës.
Tërnava, i cili përfaqëson besimtarët shqiptarë të Kosovës, ka folur në këtë ceremoni sikur të ishte përfaqësues otoman.
Sipas tij, Sulltan Murati I nuk është pushtues dhe Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare.
“Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e Zotit se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit zot”, ka deklaruar Tërnava.
Ai ka shtuar se “është obligim për ta kujtuar Sulltan Muratin, i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav, që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur”.
“Me ardhjen e Sulltan Muratit, zullumqari i quajturi car Lazar u fshi nga faqja e dheut”, u shpreh myftiu Tërnava duke shtuar se për 500 vjet të tjera “shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkëqeverisën këto troje”. /Express/
Mark Gjonaj says
Dihet se keto jane kontigjent i Turqise. Epo nuk ka ene qe ta zeje kete llum per ta dizinfektuar se, Turqia po t’u donte te miren, ketheheshe ne vendin e saje mbas “ndihmes” dhe shikojeni qe nuk ka kontenjer qe te zeje keto plehra kane 25 vjet qe gjaksorin e tyre dhe krejt shqitarise e paraqesin si nje “udhetare” shetites e sodites ne Ballkan, ku e lau me gjak ai sulltan. Po pse nuk ikin kosovaret nga ai tubim qe po perseritet shpesh deri dhe ne ndikim per te ndryshuar historine!
Namiku says
Nuk mund te ndryshohet e verteta, turqia ishte pushtues.
Ternova don me ndryshu historin me u ba ma terper mik me turqin,jo, jo.
Shikoni mardheniet shba dhe japoni, dikur ne luften e dyte boterore ishin armiq, sot aleat.
Shikoi historin e sklleverve ne shba,ku silleshin nga afrika dhe shiteshin si bagetia sot presidentin e shba e ke zezak.Ka edhe shume shembuj te tjere.
Duhet te themi tani se pamvaresisht se turqia ishte dikur pushtues por sot ne kemi mardhenie te mira.
Pra e verteta nuk duhet te ndryshohet,aht gabim i pafalshem.