“Rrallë kush e di çfarë fshihet pas kësaj “ulje” në detyrë” – nga posti i zv/kryeministres zonja Teuta Arifi, tash do të dërgohet me “komand” nga lart, në kandidate për post një zyrtar i një niveli lokal – Kandidate për Kryetare në Komunën e Tetovës me 70 mijë banorë..
Nga BEQIR SINA, New York/
BENSONHURST – BROOKLYN NY : Që gratë në politikën shqiptare janë vetëm për “kozmetikë” politike , kjo nuk ka shumë nevojë për dëshmim dhe nuk do shumë për të shkruar dhe u menduar. Ashtu si në kohën e monizimit me perjashtim se atëhere me gratë politikane shpesh herë “na mbytën me injorancën”(Lenka Çuko, Themie Thomai, Emine Guri e tjera), dhe kjo sidomos në Shqipëri, po që nga ideologjia e tyre nuk qëndronte larg edhe një farë ish- Jugosllavie që nuk egziston më.
Duket se trashgëmnia e së cilës, megjithëse kan kaluar mbi 20 vjetë që komunizmi ra, kjo “sëmundje kanceroze” është e vështirë të zhduket nga mendjet e ideologjizuara edhe sot, të paktën kështu mendojë unë teksa e shoh të rrënjësuar tek qëndrimet dhe veprimet e disa politikanëve tonë sot – Të cilët si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, që vetëm se kan ndrruarr “xhaketat” – nga “xhaketat e vjetra” si u pëlqen gazetarve t’u thërrasin në “xhaketat e reja”……
Dhe kjo nuk do shumë mend për të parë . Sidomos, tash në dy dekadat e fundit, gratë megjithse në disa raste janë edhe më të zonjat se burrat në politikë e kudo, dhe ndonjë rast edhe më të zonjat se kryetarët e partive të tyre, prapseprap ato janë sa për të “mbuluar” ato pa-aftësitë e kryetarëve të Partisë. Të cilët, duke përfituar nga autoriteti i tyre, deri “diktatorial” i mënyrës se si e drejtojnë dhe e udhëheqin ata partinë, arrin deri aty në të shumtën e rasteve, t’i përdorin aftësitë e këtyre grave veçanërisht para opininon ndërkombëtar dhe i mbajnë “nën hije” në opinionin e brendëshëm.
Mbasi kështu si veprohet me gruan shqiptare sot në politik – asnjëherë nuk do të kemi rastin të shohim as kandidate për kryetare partie, e jo më si në vendin kampion të demokracisë Shtetet e Bashkuar, kur një grua” arriti që të jetë kandidate për Presidente ose u bë edhe Sekretare e Shtetit”. Shembulli më tipik i kësaj praktike – ose mbeturine nga e kaluara do t’a quaja, në botën e gruas shqiptare në politikë është zonja Teuta Arifi. E cila, tashmë njihet ndërkombëtarisht, se ajo është një ndër gratë më të suksesshme shqiptare, të paktën në Maqedoni – Unë për mendimin tim do t’a quaja “Një grua e hekurt”, kuptohet në pozicionet që ka pasur ajo – e vendos në të njëjtin me atë si politikanja britanike ish kryeministresha Margaret Thatcher ose si ish Zonja e Parë e SHBA, Hillary Clinton, ish Sekretaria e Shtetit , që “mateshin” me burrat në politik. Pra, si një ” Madeline Albright” e vogël shqiptare, që kudo në kaneclaritë botërore ka treguar kalibër të lartë politikë
Mirëpo, për t’i ikur sado pak superlativave dhe lëvdatave “që ta thyejn kokën”, mendojë se për ne shqiptarët e Amerikës, që patëm rastin t’a njohim zonjën Arifi në pjesmarrjen e saj dhe ligjeratën në 100 Vjetorin e krijimit të Vatrës dhe fjalimin më të duartrokitur në mbrëmjen e përvjetëshme të KKSHA, ligjeratat e saj në Departamentin e Shtetit, në institutet Amerikane më prestigjoze, nuk na vjen çudi kur flitet në këtë mënyrë “ulje në detyrë’ do ta quaja unë edhe për zonjën e nderuar Teuta Arifi.
Mbasi të gjithë e njohim si njeriu i parë i proceseve që drejtojë Maqedoninë drejt Evropës, politikanja që kurr nuk e uli zërin e saj për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, megjithse ajo u “shigjetua” dhe u pa me një “sy tjetër” jo vetëm nga pushtetmabjtësit e Gruevskit, por, edhe nga njerëz brenda partisë së saj meqense janë pjesë e kualicionit qeveritar.
Mbasi tash ajo çka hedh hije dyshimi dhe e vë në “pikëpyetje” të ardhmen e saj poliitike si një “Yll në ngjitje” i thonë Amerikanët, është se zonja Teuta Arifi – nga zv/kryeministre për Euro-Integrimet në Maqedoni, dhe sekretare për Çështje Evropiane, pas zyrtarizimit të kandidaturës për Komunën e Tetovës, e ka të ardhmen e saj mes zgjedhjes apo jo si një Kryetare Komune- vota do t’a përcaktojë atë. Por ja edhe fitojë për mua ajo është humbje në një Komunë që nuk i ka më shumë se 70 mijë banorë. ( unë urojë të humbasë dhe shancet janë të tilla në Tetovë – dhe dëshira ime është që ajo t’i kthehet përsëri karjerës së saj).
Por, rrallë kush e di çfarë fshihet pas kësaj “ulje” në detyrë, kur ajo nga posti i zv/kryeministres zonja Teuta Arifi, tash do të dërgohet me “komand” nga lart, në kandidate për post një zyrtar i një niveli lokal – pra Kandidate për Kryetare në Komunën e Tetovës. Dhe, rallë kush e di se çfarë “direktivash’ janë dhënë nga lart, mbasi tani e ardhmja e saj politike – ka shumë “dilema” aq sa edhe zv/kryeministrja për Euro-Integrime Teuta Arifi, edhe sot thanë mendiumet shqiptare, qe e vetmja “që nuk deshi të komentojë largimin e mundshëm nga Sekretariati për Çështje Evropiane, pas zyrtarizimit të kandidaturës për Komunën e Tetovës”.
Reth asaj që unë e quaj “rrallë kush e di çfarë fshihet pas kësaj “ulje” në detyrë” në mendje më shkojë një intervistë të saj dhënë në një kanal televizivë kombëtarë në Tiranë – Top Channel, kur zonja Teuta Arifi deklaroi : “Unë po lodhem duke luftuar kancerët e Politikës, se këto kanceret kimik nuk më lodhin fare.” Dhe tjetra:”Do të vazhdoj të shpreh mendimin tim të drejt ashtu si është pamvarësisht nëse kjo i prish shum punë Kryeministrit apo dikujt tjetër (Këtu mendojnë unë – hyn edhe kryetari i BDI-së zoti Ali Ahmeti).”
Pra, siç duket znj, Arifi të lë përshtypjen se” tani për tani është e vetmia ploitikane dhe madje grua, që i bën sfid “burrave” dhe që mundohet të nxjerr BDI-në në rrugë të drejtë……! Zonja Teuta Arifi, ka deklaruar se :’ Kam qenë pjesë e shumë iniciativave për rritjen e numrit të grave në Kuvend si dhe në vendet tjera vendimmarrëse. Duke luftuar për të arritur këtë qëllim disa më kanë thënë se kanë problem që në vendet e tyre të punës të gjejnë gra të shkolluara për ato pozita, dhe unë gjithnjë jam përgjigjur se duhet të kërkojnë gra të cilat janë të shkolluara aq sa ata(pra burrat), jo sa unë.”
Dhe shtonë se:’ Për të qenë një femër e suksesshme, në radhë të parë duhet të jetë profesionalisht mirë e përgatitur, sepse, nëse mirë e njeh profesionin dhe ke afinitete – suksesi nuk do të mungojë. E dyta, të mbajë integritetin dhe qëndrimin e saj, pa marrë parasysh se a e pëlqejnë a jo. Unë asnjëherë nuk kam bërë kompromis me qëndrimet e mia dhe nuk jam sjellë në mënyrën që dikush t’më pëlqejë dhe t’më përkrahë. Gratë nuk duhet të hyjnë në këto punë që dikush t’i pëlqejë dhe të thonë sa të bukura janë, por që të zgjidhin probleme. Dhe e treta është aspekti i harmonizimit familjar,shumë me rëndësi është të krijojë familjen e saj, duhet të organizojë kohën dhe të sigurojë mbështetje nga familja.”
Mirëpo, politika e lartë e BDI, nuk mendon kështu, si zonja Tetua Arifi, BDI -ja ashtu si Tirana dhe Prishtina, gratë i shef dhe i dëshiron në plotikë vetëm në nivelet e mesme dhe të ulta deri në ato nivele lokale ose komunale, sepse, kur vjen puna në nivelet e larta, ato janë që të drejtohen vetëm nga Burrat.
Zgjedhja për Kandidate për Kryetare në Komunën e Tetovës nga posti i zv/kryeministres për Euro-Integrime të zonjës Teuta Arifi, e cila nuk deshi të komentojë largimin e mundshëm pas zyrtarizimit të kandidaturës për Komunën e Tetovës, për mendimin tim, tregonë se :” Gratë, edhe nëse ndonjëherë mbulojnë poste nominalisht të rëndësishme, asnjëherë nuk kanë dorë atë personalitet që kanë burrat, në qeveri dhe parti, nuk kan atë personalitet të lirë në vendimmarrje, çka është edhe treguesi kryesor i peshës që ato do të kishin në politikë dhe në qeverisjen e shtetit.
Por, nuk janë vetëm postet e dukshme dhe të padukshme të pushtetmbajtësve (kryeministër, ministra të ministrive kyçe, kryetarë gjykatash të larta, soe Bashkive si Tirana dhe Prishtina etj.), ato që tregojnë më së miri burrërinë e plotikanëve tonë – Janë edhe këta politikan dhe politikanëbërës, sidomos tani në Maqedoni(BDI) të paktën tek ne shqiptarët, të cilët megjithëse janë edhe në strukturat e dukshme dhe të padukshme të Qeverisë së Shkupit, veprojnë nëpërmjet lobeve të tyre, së bashku me klanet etyre, vënia e “brrylave” deri tek emërimet me nepotizëm, dhe “komandimin” nga bosët e parasë së madhe, duket se ata që shpesh herë, edhe përcaktojnë edhe vendosin deri tek edhe në të ardhmen e të ndonjë politikaneje të kalibirit siç është ky rasti i zonjës Teuta Arifi.
shinasi tahir says
aloo keko pre juve pun a ka muci te me kotatosh numr eshte 071923013