Oda Ekonomike Amerikane thirrje Maqedonisë, hiqi taksat për kosovarët/
Bllokimi i mallit nga Kosova dhe i lëvizjes së lirë të qytetarëve që duan të shkojnë në Maqedoni është veprim anti-evropian, thotë shefi i qeverisë në Prishtinë, i cili bëri thirrje që kjo gjendje të tejkalohet sa më parë.
Kryeministri Hashim Thaçi mendon se raportet e mira ndërfqinjësore që janë acaruar së fundi, duhet t’i kthehen normales, por vetëm nëse ato janë në të mirë të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.
“Besoj se ka vullnet për tejkalimin e kësaj gjendje të padëshirueshme, mund të them për shtetin e Kosovës por, aspak ndihmuese për qasjen anti-evropiane të Maqedonisë në raport me shtetin e Kosovës. Kështu që ftoj që të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur, dhe të gjendet zgjidhja. Por gjithmonë duke respektuar interesat e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri i tregoi kabinetit të tij se ka biseduar në telefon me homologun maqedonas Nikolla Gruevski për këtë punë, por nuk sqaroi nëse po të njëjta fjalë ia tha atij sikur që po i thotë të mërkurën.
Kryeministri Thaçi megjithatë bëri të ditur disa detaje nga kjo bisedë e zhvilluar ditë më parë, ku sipas tij, si ai ashtu edhe Gruevski janë të shqetësuar nga situata e krijuar dhe se të dytë janë pajtuar që zgjidhja të gjendet shumë shpejt.
Këto probleme, siç tha ai, mund të zgjidhen brenda 24 orëve.
“Jemi dakorduar [me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski] që të vazhdojnë takimet në nivel sa më të lartë politik dhe të përmbyllet mundësisht sot ose nesër”, tha kryeministri Thaçi.
Shoqata e transportuesve të Maqedonisë po mban të bllokuar rrugët që çojnë në pikëkakimet kufitare në Han të Elezit dhe Glloboçicë prej të hënës mbrëma, dhe nuk lënë asnjë mjet transportues që të hyjë apo dal nga Maqedonia për në Kosovë.
Kjo pas kundërpërgjigjes së Prishtinës zyrtare për të mbyll kufirin për produktet maqedone, që erdhi si pasojë e futjes së një takse rrugore për shtetasit e Kosovës.
Oda Ekonomike Amerikane thirrje Maqedonisë, hiqi taksat për kosovarët
Oda Ekonomike Amerikane vlerëson se heqja e vendimit maqedon që detyron qytetarët kosovarë të paguajnë taksë sa herë hyjnë në Maqedoni “do të krijonte hapësirën e nevojshme për të dyja palët që të ulen dhe negociojnë për zgjidhjen e mospajtimeve dhe tejkalimin e situatës momentale”.
Përmes një njoftimi dërguar mediave, Oda Ekonomike Amerikane vlerëson se vendimi maqedon për këtë taksë është politik dhe ai “nuk ka të bëjë asgjë me çështjet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë”.
“Çfarëdo reagimi ose veprimi politik ndaj veprimeve që kufizojnë tregtinë e lirë, siç është vendosja e taksave për hyrje, apo edhe regjimi i mundshëm i vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës, të ndërmarra në mënyrë arbitrare nga shtetet anëtare të CEFTA-së, e që shkelin dispozitat e CEFTA-së mbi çështjet e konsultimit ose arbitrazhit mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në raportet tregtare ndërmjet dy shteteve, në këtë rast Kosovës dhe Maqedonisë. Veprimet e tilla politike nuk lejojnë shtetet anëtare që të zgjidhin kontestet e tyre përmes mjeteve ligjore të parapara në kuadër të marrëveshjes CEFTA”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.
Komunikata vlerëson më tej se “duke pasur parasysh, ndikimet negative që ka situata momentale në ekonomitë e të dyja vendeve, por edhe pasojat që mund të ketë kjo situatë në raportet afatgjata midis të dyja vendeve, e që janë në kundërshtim me vlerat e fqinjësisë së mirë në të cilën ndërtohet Bashkimi Evropian, Oda Amerikane u bënë thirrje autoriteteve në Kosovë dhe në Maqedoni që duke shfrytëzuar kornizën ligjore të paraparë në kuadër të marrëveshjes CEFTA, të zgjidhin sa më shpejtë të jetë e mundur të gjitha kontestet tregtare”.
SAMI says
POKTO JERZI SIKUR KI IKAN LAN POPULLIN ME VUJTUR SE KI NUKA VIZIJON KOMBTAR E AS EKONOMIK POR KA MATRAPAZLLAQE POLITIKE SE ASNJIHER NUKI KA MBROJTOR INTERESAT E POPULLIT.
Sali Ramadani-Kercova says
Postmortum bllokadës mafioze-fashizoide të kufirit shqiptaro-shqiptar në Bllacë, midis Shkupit dhe Hanit të Elezit e Kaçanikut Legjendar:
(MOS)MARRËVESHJA ME SKENAR DILETANT E NAIV:
N. GRUIOS-HASHIM TH.
(PËR MARKETING TË MJERË POLITIK-sic?!)
Kurdo që Nikolla Gruevski (lexo: Nikolas Gruios)organizon ndonjë komplot, barikadë, bllokadë, protestë ose të ngjajshme, me rekomandimin ose urdhërin nga Beogradi, Atina ose Moska, ai përgatitet për zgjedhje të reja, nga të cilat pret të fitojë në kohë dhe t’i fitojë ato, pasi e din edhe epilogun e manipulimit me regjistrat zgjedhorë, duke manipuluar me të gjallë dhe të vdekur, me mashtirme, presione dhe vjedhje, pasi edhe ashtu, dikatori perfid dhe i kamufluar në emër të “demokracisë” e ka “edhe hunin, edhe konopin?!
Kësaj radhe është mbyllja e njëanshme njëjavore e kufirit shqiptaro-shqiptar në Bllacë, midis Shkupit dhe Hanit të Eklezit me Kaçanikun Legjendar, pa e pasur fare dertin se në të dyja anët e këtij kufiri të përkohshëm adminitrativ e të imponuar, pa e marrë para sysh se që nga Iliria, Scupi, Shkopi i dikurshëm, apo Shkupi i sotëm ka qenë kryeqytet i Mbretërisë Iliro-Dardane, që nga Bakarno Gumno e deri te Molla e Kuqe, përtej Nishit, gjegjësisht i Vilajetit të Kosovës në kohën e Perandorisë Otomane dhe se në kontinuitet edhe sot e gjithë ditën ka qenë dhe mbetet, me rrethinë, me shumicë shqiptare (sic?!), sikurse edhe e tërë Ilirida Shqiptare, me mbi 50 % shqiptarë, sado që “statistikat zyrtare” janë të rrejshme, të falsifikuara, e cila është temë e veçantë dhe sui generis?!
Nëse herave tjera kemi dëgjuar nga të tjerët, në forma dhe informacione të ndryshme, kësaj radhe e përjetuam dhe e perceptuam edhe personalisht, duke e parë me sytë e ballit, duke e dëgjuar me veshët tanë dhe të ngarkuar mbi shpinën tonë?!
Kështu ndodhi edhe të premten e 13.09.2013, nga ora 07:00-10:00, duke pritur dhe kërkuar “zgjidhje”, duke u “lutur” dhe sharë, duke u maltretuar dhe lozur me nervat e të gjithëshqiptarëve në kufirin e mallkuar shqiptaro-shqiptar në Bllacën e Lokohaustit fashizoid?!
Si u “zhvillua” procesi triorësh dhe, për ta shkurtuar në minimum reagimin, po e bëj me pika të radhitura në mënyrë objektive dhe kronologjike:
1). Në të gjitha pikat e kufirit shqiptaro-shqiptar e të Doganës, kësaj radhe, si kurrë, tjetër herë, (sic?!) ishin të “sistemuar” si “doganierë”-kujdestarë, vetëm shqiptarët, sikur të ishte ndonjë festë sllavo-m-ortodokëse,
2). Me rastin e reagimit, pyetjeve të mia për sqarime dhe lëshim urgjent të kufirit për qarkullim të lirë të njerëzëve dhe mallërave, garantuar edhe me marrëveshje ndërkombëtare, të cilat ky farë “shteti” i brishtë, apo kjo fare “qeverie” katastrofike, i ka nënshkruar dhe ratifikuar në Parlament (lexo: Partallment, a Partall pa mend, siç e kam theksuar vazhdimisht gjatë mandatit tim të parë dhe të fundit katërvjeçarë ..1994-1998… dhe, siç dihet publikisht, nga mikrofonat e foltores së tij:(shih inçizimet dhe stenogramet zyrtare të kohës me rreth 2.000 faqe me debate shkencore ), veçanërisht, Shqiptarët, vetëm i rrudhnin krahët, kryesisht, hiq, ndonjë përjashtim të vetmuar, të cilët, nuk mund të intervenonin, të kryenin punë, ta hapnin kufiririn, të kalonin shqiptatarët me veturat me tagra të regjistrimit nga ana e organeve kompetente të Republikës së Kosovës, bile, në refren të pyetjeve të mia, por edhe reagimeve të udhëtarëve tjerë shqiptarë, “topin e gjuanin” te kryeshefat, shefat dhe eprorët tjerë sllavo-m., bile njëri duke e thekuar me sjellje të jashtëzakonshme gjentile dhe respekt specifik”, sepse më njihte dhe respektonte deri në kulminacion si ex (de facto)Deputet i Popullit Shqiptar etj.,duke i kapur epoletat me dorë dhe bërë me shenjë u shpreh me shumë guxim:”Sa më takon mua, z. Sali, unë, po të jetë e nevojshme i gjuaj këto grada menjëherë në m…, por kjo nuk varet nga unë, sepse kanë vendosur të tjerë”, ndësa unë e plotësova:”Jo vetëm ti, por që nga ti me shokë dhe komplet stafi dhe “përfaqësuesit” tjerë shqiptaruca e deri te “Delija” (lexo: Alija-Daja), duhet t’i hiqni “gradat”, të jepni dorëheqje dhe në krye, me mua, të dalim në protesta, demonstrata, marshime, padëgjueshmëri qytetare etj., edhe në këmbë skaj më skaj Iliridës Shqiptare, derisa të japin dorëheqje që të gjithë dhe të paralizohet i tërë shteti, i cili edhe ashtu gjendet në agoni, por ia mbajnë shpirtin me zor shqiptarët dhe shqiptarucat servila, kolaboracionistë, marionetë etj….”
3). Pasi i numrova në ballë të “Doganës” plotë 80 vetura, tre autobusa dhe dy minibusa, në reagimin tim edhe te “zëvendës”shefi shqiptar në “zyrën e tij”, por ai m ë tha se nuk mund të bëjë kurgjë para se të vjen në ndërrim shefi apo kryeshefi (lexo: sllavo-m.-sic?!), i cili, në insistimin tim, tha, se do të më lajmërojë sat ë vjen, por këtë nuk e bëri as edhe pasi kishte ardhur, as edhe pas dyorëve dhe kurrë (sic?!)
4). Pasi i vërejta nga rreth 100 m. largësi kamionin e kryqëzuar në rrugë dhe rezervën e tij më pas, pasi në pikëkalim qysh në ora 07:00 e kisha dorëzuar pasaportën biometrike, kalova pa i përfillur sërish dhe shkova tek dy kamionxhinjtë, duke iu prezantuar si ex (de facto) Deputet i Popullit Shqiptar etj., duke kërkuar që t’i heqin kamionat nga rruga, por, pas neglizhencës, heshtjes dhe mospërfilljes së tyre, iu kërcnova se po të ketë udhëtarë të mjaftueshëm, se shumica kaluan në këmbë, kamionat, bashkë me ju, do të gjendeni saora, në fund të humnerës së thellë rreth 20 m. Sigurisht se u trishtuan, se kjo edhe mund të ndodhte dhe sikur më lutën se ata nuk janë fajtorë, se kështu ka vendosur shefja e tyre nga Shoqata e Autotransportuesëve të M., Biljana Muratovska, e cila, siç shtuan, pritet të vjen së shpejti?!
5). Kur u ktheva gjithnjë e më i mllefosur, në pikëkalim, përveç meje dhe tre bashkëudhëtarë të mijë, nuk kishte më shumë se 5-6 vetë, 3 shoferëve të autobusave dhe 2 të minibusave, në plot 80 vetura nuk kishte mbetur njeri, sepse, si tejet të durueshëm që jemi ne shqiptarët, se “Durimi është ari”, por “Edhe durimi ka kufi”, duke pasur punë urgjente në Shkup etj., kishin kaluar në këmbë, duke mos pasur shpresa se do të hapet kufiri shqiptaro-shqiptar?! Me kaq pak udhëtarë, të cilët u solidarizuan, por kamionat e blinduar dhe të konstruktuar enkas për kësi qëllimesh të ulta e ndjellakeqe, nuk mund të shtyheshin e të rrokulliseshin nën rrugë, për tu berë copë-copë?!
6). Në ndërkohë, dikush tha se në zyrën e (krye)shefit, kanë hyrë ca përfaqësuesë të OSBE-së, pas tyre edhe një femër me pamje bajate maloko-fshatareske, e cila duhej të ishte ajo farë Biljana Muratovska?!
7). Pasi shkova shpejt sërish te “shefi”, i cili nuk më informoi, siç më premtoi para njëore-dy, ndërsa në insistimin tim që pikërisht duhet të hyej në atë zyrën, më larg, në thellësi dhe duket sekrete, të kontaktoj edhe me të ESBE-së, sikur heshti, ose duke i rrudhur krahët, sikur filloi të lutet, se nuk ka mundësi dhe se duhet akoma të pres?!
8). Pasi u ktheva tek bashkëudhëudhtarët, të cilët e pritnin “rezultattin” urgjent nga unë, sepse në Shkup, Tetovë etj. kishin termine me peshë jetike, dikush e vërejti se ajo farë “shefice” kishte ikur me vrap, si e trentë, si e marrë, duke u strehuar dhe fshehur në anën tjetër të “Doganës”, të cilës i bërtita me zërin tim të lartë prej artisti deri në dy oktava “Muratovska, Muratovska! Ndalu”!, Por mjeranja u ndal vetëm kur e arrita me hapat e mijë prej atleti?!
9. Pasi iu prezentova ngjajshëm, shkurt dhe me shpejtësi, edhepse më njihte bukur mirë dhe se e kishin infomuar zyrtarët se e pres unë para se të arrinte në “Doganë”, në refrenin tim, sëpari gjentil, të qetë dhe gati me lutje intelektuale, duke mos marrë frymë normalisht nga shpjetësia dhe tmerri, duke e pranuar, si me zor, se zhbllokimi i kufirit nuk varet nga ajo dhe kur ia shajta të tërë me radhë që nga Gruiosi, ministri etj., duke e kursyer, domosdo, në sharje vetëm “dajxhojcën”, të cilën e kam si Nënën (lexo:Tatën) time të ndjerë dhe heroike, pasi etika, morali, ndërgjegjja dhe afërsia familjare nuk më lejoi, duke e pranuar me arrogancë edhe shuplakën potenciale, apo rrahjen e rrezikshme, eventualisht edhe me vdekje, halli i shkinës së shkinës së shkafit, apo kopiles me ndonjë “Murat”, duke ikur me të katra për tu “strehuar” tek shoferët kamionxhinj sllavo-m. dhe 2-3 taksistë shqiptarë apo shqiptaruca, për të cilët, për rreth një jave kjo bllodadë ishte “gjah” i mirëseardhur?! Ajo nga 5-6 metro pasi u largua me fjalën bukur vulgare “Ma, gonise, bre!!!” (theje qafën), për çka. Po të ishte kur e arrita, më afër do ta hante, sëpaku një shuplakë të nxehtë, nga e cila, përshkak të dorës sime të rëndë si çeliku edhe mund të rrëzohej e alivanosur, ose edhe e vdekur në tokë?!
10. Shkinën e shpëtoi vetëm etika, morali im, se ishte në pyetje ngjinia më e dobët femërore, duke ia sharë me radhë sërish, që gjithë, iu kërcnova: “A din se çka do të ndodhte, po të ishte në vendin tëndë, këtu afër, Gruiosi?! Do të kalonte shumë më keq se Andov(o-viçi), Petkovski(o-viçi), Cërvenkoski (o-viçi), Gligorov(içi) në sallën e Parlamentit a Partall Pamendit të M.?!
11. Kësaj radhe tejet në mënyrë koncize, si epilog, për hir të realitetit objektiv, për hir të së vërtetës absolute, mund të theksoj në mënyrë taksative:
Përveç Gruiosit dhe mercenarëve shqiptaruca, për këtë tragjedi-komedi, të cilën do ta përsërisin, sa herë që të kenë nevojë dhe interes për marketing të ulët politik, fajtore e pafalshme është edhe “Qeveria” marionete e “Republikës” së Kosovës (lexo:neokoloni e Serbisë”!), nën diktatin tejet sekret të “Kaputos”, të kamufluar, por edhe diletant dhe naiv, sepse nuk mjaftojnë vetëm ato pozat e cofëtinës së Gusarkës humbalaqe dhe pa legjitimitet nga populli, por Hashim Th., do të duhej, jo vetëm se të reagonte shpejt dhe pa vonesë, duke vrapuar me helikopter deri te kufiri shqiptaro-shqiptar, duke e vënë në gatishmëri jo vetëm policinë dhe ushtrinë, por ringjallur edhe UÇK-në, nëse i ka mbetur një fije autoriteti, se mund të kthehej sëpari kundër tij e më pas në kufi, së cilës do t’i bashkangjitej si me shpejtësi rrufeje edhe UÇPMB-ja e mllefosur e 2.000-it, edhe UÇK-ja e tradhtuar e 2001-it, duke u rreshtuar në pikat kufitare, sëpaku, që nga Albaniku e Medvegja dhe deri te Qafa e Thënës (sic?!)
12).Pas asgjësimit të qindra-mijëra artikujve me anën e sulmeve të hakerëve elektronikë, M., e njohur si njëra nga 33 shtetet e botës me këtë metodë të palejueshme normative ndërkombëtare, dyshoj se mafia sllavo-m shqiptaruce, duke e përcjellur mungesën time dy-trijavore në Kërçovë, për shkak të tragjedisë së madhe dhe të pakompenzueshme në Prishtinë, e kurdisi këtë bllokadë ad hoc për ndonjë të zezë edhe më madhe, mirëpo, poashtu ad hoc edhe e hoqi, pas reagimit tim të ashpër, duke iu trishtuar realitetit të pashmangshëm, kur gjendet në prag të dështimit total politik dhe të kolapsit katastrofik ekonomik, gati-gati në agoni, sikur i alivanosuri kur gjendet në mes të detit dhe për të shpëtuar nga mbytja dhe vdekja, orvatet të kapet për shkumën e tij, ose për një fije kashte?!
13. Dhe krejt në fund, le të iu falenderohen, armiqtë dhe tradhtarët, angazhimeve të mia të shumëta kombëtare, universale-krijuese letrare-shkencore, gazetareske-publicistike etj.ej., dërguar, por edhe publikuar në dhjetra media elektronike dhe të shkruara, me qindra artikuj, komente-artikuj, komente etj. në më prestigjiozet shqiptare etj., duke përfshirë edhe dy tragjeditë më të rënda familjare të kohëve të fundit dhe e treta mund të jetë në prag, se më ka hipur një shëndet,fuqi, elan, kreacion etj. i mbinatyrshëm, duke hequr dorë përkohësisht nga strategjia jetike për Reformimin, Riorganizimin dhe Rreshtimin e Drejtë të Subjekteve (jo)Politike, siç e ka publikuar në shumë media elektronike edhe të shkruara edhe Kabineti…im dhe si me shpejtësi rrufeje, kur gjendem në nivelin kulminativ mbi kulminativin e afirmimit dhe respektit gjithëkombëtar shqiptar, krejt në baza paqësore, si gjatë gjithë jetës, do ta themeloja një subjekt unifikues në të gjashtë shtetet, në katër, realisht, me shumicë shqiptare dhe në Mërgatën-Diasporën e Madhe shumëmilionëshe Shqiptare, pa e udhëhequr unë, bile as edhe anëtarësuar në te, as edhe si anëtar i thjeshtë, se atëherë mjer Grujevskat, mjer Hashimat, mjer…
Sepse,
Që të dyve iu ka rënë reaitingu deri në fosile dhe si “fishek i fundit”, me ose pa vetëdije, nga kanalet e ndryshme para humnerës më të thellë, iu ka mbetur vetëm skenari i fundit mafioz, me marrëveshje tejet sekrete, tejet të kamufluar, por edhe diletante e naive, e cila nuk mund të gëlltitet, nuk mund të hahet më as nga nga njeriu dhe qytetari më i thjeshtë!
Me respekt,
Sali Ramadani-Kërçova &Kabineti…
1. i ex(de facto)DEPUTETIT të Popullit Shqiptar (…1994-1998…),
2. i ex(d.f.)KP-PRESIDENT i Republikës (199, 2004…),
3. Kryethemelues-KRYETAR i PARË dhe i Përjetshëm Nderi I SHSH”SH”-BUSHB-o “Gj.Kastrioti-
Skënderbeu”- BeÇBaKoSHB-a-BUSHA , “Xha Rexha”, “Xixa”(…25.11.1960…, në 2015=55-vjetori?!),
4. AMBASADOR i Federatës Botërore të Paqjes (2003…), i vetmi nga FYROM-i, si Deputet më sasior-
dhe më cilësor i të gjitha kohërave?!,
5. BASHKËTHEMELUES i Universitetit Historik Shqiptar në Tetovë (shih inçizimet), krahas Rektorit Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, si më sasiori, Deputeti, si më cilësori dhe vendimtari në Kuvendin Themelues (më 26.11.1994), në protestat e 200.000 shqiptarëve të Tetovës dhe Iliridës (më 19.02.1995), pas varrimit të Heroit të Universitetit, Abdylselam Eminit, si i vetmi pjesëmarrës-deputet dhe orator, duke e evituar gjakderdhjen dhe masakrën e sëpaku 1.000 qytetarëve të pafajshëm shqiptarë para policisë serbo-sllavo-m. në Tetovë, siç publikoi edhe shtypi ditor i kohës(sic?!),
6. KRYETAR i Shqiptarëve të KËRÇOVËS(1996…), duke i deklasuar si i pavarur të tri partitë shqiparuce
(sic?!),
7. de facto KRYETAR i Kërçovës së RIBASHKUAR (2013-2017), me publikime, lutje për kandidim të rreth 15 shqiptarëve shumë cilësorë, refuzime, se tmerr shtetëror-partiak, kandidimi i paevitueshëm, pengesa antiligjore për (mos)marrjen e 350 nënshkrimeve (sic!), si kurrë më parë, me bllokadë totale dhe me presione fashizoide edhe për Listën e 23 kandidatëve të pavarur për Këshillin Komunal, kontributi vendimtar midis 6 faktotrëve (N. Gruevskit-lexo: Nikolas Gruios, me budallallëkun e tij për dëbimin e shqiptarëve, mërgatës-diasporës, motivimit të vendasëve, turqve dhe romëve, RDK-së dhe PDSH-së?!), lënda edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Strazburg, pritet miratimi i padisë dhe përsëritja e zgjedhjeve në Kërçovë për Kryetar dhe Këshillin Komunal, duke mos u kandididuar Deputeti…, tanimë, jo me99%, por 99,99%, por përkrahur një tjetër kapacitet cilësor dhe
moral dhe nën pranga të gjithë shkelësit e dispozitave të KZ dhe atyre kushtetuese (sic?! ,
8. i HOMOLOGUT më të denjë të të Madhit Hasan Prishtina, me 62-100 elemente komparative-
shkencore, të publikuara në dhjetra, qindëra…media elektronike dhe të shkruara
shqiptare dhe botërore,
9. i KRIJUESIT UNIVERSAL ( me mbi 100 vepra të zhanreve të ndryshme, për botim mbi 20 sish me
poezi),
10. P O E T (“KOSOVA-zemra dardane-ilire”, botuar më 31.08.1999, në Prishtinë, si e para pas Luftës
Heroike, me 90 vjersha dhe poem(th)-a, botuar dendur, në vend në gjashtë, në një vëllim
ribotim në 7-9 sish,
11. i b. SHKENCOR etj. i IAP, ASHAK, ASHSH, IHSH, LKSH…, në përfundim vepra voluminoze në ca
vëllime:”ÇËSHTJE SHQIPTARE (Si? Të zgjidhen!)”, nga tribuna, sesione, konferenca,
simpoziume shkencore (ndër)kombëtare (…1991-2013…), duke referuar, diskutuar dhe
pritur në mënyrë madhështore edhe nga vetë kolegët-referues (ndër)kombëtarë(-sic?!),
12. i KRITIKUT TË TEATRIT, si më sasiori, bile edhe më cilësori shqiptar, ndofta edhe botëror, me rreth 7
vepra të publikuara në “Rilindje”, “Bota e RE” të Prishtinës, “Gazeta55“dhe “Art-Kulturë” të Tiranës,
etj., kryesisht me rreth 20 emra konspirativë (sic?!),
13. DRAMATURG, me 5-6 drama, po aq për fëmijë dhe radio-drama, njëra “Orari”, botuar në përmbledhjen antologjike “Fëmijët në skenë”, Prishtinë-Q.ZI, 1968, me pseudonimin “Sylë Rama”, fill pas veprës së Josip Reljes, të interpretuara në ca vende në Kosovë, Iliridë…,
14. Aktor- R E C I T U E S, në shqip, kroatisht, gjermanish, frengisht, sllavo-m. etj. në skena shqiptare dhe
të huaja, duke i mahnitur edhe gjermanë, edhe kur u pranua në Teatrin Eksperimental Studentor
prestigjioz evropian Zagrebiensis Universitas Studiorum, me traditë afro gjysmëshekullore (sic?!)
15. GAZETAR-PUBLICIST në dhjetra-qindëra media shqiptare dhe të huaja të shkruara dhe elektronike, 16. FOLKORIST, me botime në ca vëllime të Institutin Albanologjik të Prishtinës (1970…, lauret si i dalluar
posaçërisht, ku janë arkivuar rreth 600 faqe në prozë e poezi popullore,
17. Nëntë herë i ARRESTUAR (1960-1988, më 14.03.1969, bile, me 45 policë serbo-sllavo m. dhe një shqiptaruci mjeran-kundërkandidat, të armaatosur deri në dhëmbë dhe dy divizionet ushtarake jugosllavenë gjendje gatishmërie “për çdo rast”, kur ishte së dyti herëkandidat potencal për Deputet dhe Fitore të sigurt-sic?!) ), gjashtë herë i DËNUAR (1972-1995),
18. me 15 SEANCA GJYQËSORE 19-ditëshe (1969-1973), njëra 5 ditë pa ndërprerë (3-7.11.1969),
19. me 9 AVOKATËN-“mbrojtës”, edhe më i Madhi i Kosovës, H.Kryeziu dhe i Evropës, F.Filla,
20. me 72 ditë GREVË TOTALE URIE, njëra 37 ditëshe, pa ndërprerë, para vdekjes së sigurt dhe reaguar ashpër deri te organet më të larta federative dhe J.B.Titua, avokati H. Kryeziu, por jo edhe F. Hristovski (sic!),duke u gjendur para vdekjes në qelinë e Burgut Hetues Famëkeq “Sh.Orizari”-Shkup,
21. mbi 40 herë PARA VDEKJES, si enigmë, a sfingë, përsëri mbeti gjallë, për ta shpëtuar Kombin (sic?!)
22. me 10 MUAJ E GJYSMË NË QELI, 4,5 muaj jashtë “Kushtetutës” dhe 1,5 muaj jashtë Kodit të PP (sic?!)
23. mbi 50 vite NËN HETIME TË PRANUARA ZYRTARE, me DOSJE të Trashë rreth 1.000 faqe (sic?!)
24. me LËNDË GJYQËSORE etj., të ASGJËSUAR (sic?!) rreth 5.000 faqe?
25. FITUES MORAL I TË GJITHA SFIDAVE, duke e GJUNJËZUAR Republikën dhe Federatën antishqiptare!
26. i MAHNITËSIT të DIPLOMATËVE të spikatur evropian dhe botërorë: K.Hillit, H. Sokallskit, A.Sutonit, Padijës etj.etj., duke i gjunjëzuar dy të OSBE-së dhe ca gjermanë (edhe nënkryetarin e Bundestagut dhe të SDP, Heinrich Hose…), bile në gjermanisht edhe para kamerave TV-ve, në sallën solemne të Parlamentit të FYROM-it-Shkup, katastrofalisht (sic?!)…
27. Etj. etj…
PS (postscriptum, si sqarim). Faleminderime dhe mirënohje gjentile mediave elektronike, të shkruara dhe më prestigjioze, që nga Ilirida Shqiptare dhe deri në SHBA, të cilat i publikojnë artikujt, komentet-artikuj, komentet etj., të Kabinetit-K.Informativ-K.të Ekspertëve dhe të miat personalisht, deri në versionin më të gjerë.
Ky reagim, për shkak të peshës bukur specifike dhe interesimit të opinionit, preferohet të publikohet në rubrikën gjegjëse, më të frekuentuar dhe më jetëgjatë, siç është psh. ajo e INA-së-“Ekskluzive”.
Ato, të cilat kanë publikuar më shumë dhe në mënyrë më dinjitoze mund të lajmërohen edhe me e-mail, por edhe me telefon, për marrëveshje të veçantë dhe bashkëpunim permanent.
Dërgimi dhe publikimi i përsëritur i logjistikës së Kabinetit… etj., duhet kuptuar si vazhdim i nënshkrimeve të tyre, mbështetje morale dhe modesti, duke filluar që nga nr. 1:…”ex (de facto) Deputeti i Popullit Shqiptar etj… dhe deri te nr. 26: “ i Mahnitësit të diplomatëve evropianë dhe botërorë”…, por, varësisht nga fizionomia dhe hapësira e medias edhe mund të hiqet, ose botohet më rrallë, ndërsa tekset që përsëriten ose janë të cunguara, duhet kuptuar si lëshime të paevitiueshme teknike-kompjuteristike, për çka kërkojmë ndjesë paraprake nga redaksitë respektive dhe opinioni lexues.
Ndërsa atyre të cilave nuk iu konvenojnë shkrimet tona, mund të na paraqiten që mos i lodhim, duke iu faleminderuar dyfish, sepse publikimi i shkrimeve tona shkon në interes të lexuesve dhe të redaksive, ndërsa mosbotimi në favorin tonë, sepse përgatiten për botim në ca komplete letrare, shkencore-publicistike etj.
TUNG!