-Kryeministri Haradinaj takim me përfaqësuesit e organizatës amerikane The Heritage Founndation: Kosova është e orientuar për ekonomi të lirë dhe ka krijuar ambient të përshtatshëm për investime/
-Takime edhe në Odën Ekonomike të Kosovës dhe në Odën Amerikane në Kosovë/
PRISHTINË, 17 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/ “Liria ekonomike e Kosovës ka marrë vlerësim pozitiv nga Heritage Founndation, duke u ranguar më mirë se disa vende të rajonit dhe BE-së. Kjo është dëshmi e orientimit tonë për ekonomi të lirë, duke marrë për model ekonomitë më të mëdha në botë si ajo e ShBA-ve”, kështu tha Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e organizatës amerikane The Heritage Founndation, të kryesuar nga James Carafano, zëvendës president dhe udhëheqës i Institutit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme dhe Anthony Kim, menaxher i hulumtimeve dhe autor i publikimit Indeksi i Lirisë Ekonomike.
The Heritage Foundation është Institucion konservator i hulumtimit dhe edukimit në Uashington që harton dhe promovon politikat publike të bazuara në parimet e ekonomisë së lirë të tregut.Liria ekonomike e Kosovës është vlerësuar për herë të parë në Indeksin e vitit 2016. Në renditjen botërore për vitin 2018, Kosova zë vendin e 56 me gjithsejtë 66.6 pikë.Kryeministri Haradinaj ka informuar Carafano dhe Kim për progresin e Kosovës në fushën e të bërit biznes, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe për përkushtimin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.Kryeministri Haradinaj gjatë këtij takimi, duke theksuar nevojën e investimeve amerikane në Kosovë, tha se investimet e tyre, ne veçanti në miniera dhe energji dhe jo vetëm me energjinë me thëngjill, por edhe në energjinë e ripërtëritëshme, si dhe në sektorë të tjerë, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.“Zona e Veçantë ekonomike Amerikane dhe investimi nga Contour Global, janë vetëm disa nga ato që Qeveria i ka ndërmarrë për ta fuqizuar partneritetin ekonomik me ShBA-të dhe dëshmi e përkushtimit tonë për të krijuar ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për investitorët e huaj, në këtë rast investitorët amerikanë”, ka shtuar Kryeministri Haradinaj.Ai tha se Qeveria është e përkushtuar për stabilitet politik dhe institucional, një funksionim më i mirë i gjyqësorit, luftimi i krimit dhe korrupsionit dhe përmirësimin e infrastrukturësEdhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi priti sot në takim delegacionin e organizatës prestigjioze të SHBA The Heritage Foundation.“Mbajtëm takim për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit, sidomos të ripozicionimit të Kosovës në hartën globale ekonomike dhe një bashkëpunimi intensiv, sidomos me institucionet amerikane, organizatat e shoqërisë civile në Amerikë që ndihmojnë liritë ekonomike dhe ndihmojnë në përmirësimin e imazhit të Kosovës”, tha RukiqiKryetari i Odës Ekonomike të Kosovës theksoi se The Heritage Foundation mund të ketë rol substancial në promovimin e ndërmarrësisë në Kosovë, se ka ndikim në politikën amerikane dhe në shumë vende të botës, përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende Kosovën.Delegacioni i organizatës amerikane The Heritage Foundation vizitoi edhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë për të diskutuar lidhur me mjedisin afarist dhe të investimeve në Kosovë si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve në të ardhmen.Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, njoftoi delegacionin lidhur me kontributin e Odës Ekonomike Amerikane në përmirësimin e mjedisit afarist në vend dhe përpjekjet e saj për të nxitur bashkëpunimin ekonomik ndërmjet bizneseve të Kosovës dhe atyre nga SHBA./b.j/