Nga Ilir Levonja/
Për Edi Ramën një foto me Barack Obamën është ajo e ditës. Nga ana tjetër disa deklarata në lidhje me Trump, Basha dhe ai. Nuk janë asgjë më shumë veçse praktika absurde e sojit Rama. Se për çfarë u duhet shqiptarëve nga toka e lirisë, trekëndëshi Rama – Basha – Trump?! Këtë e di vetëm mister absurdi … Kryeministri ynë. Ndërkohë gjithë simpatizantët e tij vlojnë si një sukses të jashtëzakonshëm, pritjen në zyrën ovale. Madje e cilësojnë si thyerje protokolli. Megjithëse është lehtë e verifikueshme, në programin ditor atë on-line të Shtëpisë së Bardhë. Po, po sot gjithçka është e verifkueshme. Aq më tepër me protokollin. Të cilin zakonisht amerikanët. Punojnë nga gjashtë muaj deri në 1 vit më përpara. Klikoni këtë link www.whitehouse.gov/live…. dhe do të gjeni programin ditor.
Çfarë është parësore për t’u theksuar! Për Shqipërinë sigurisht është një arritje pritja e dhe ulja në bisedime midis shtetarëve tanë. Kjo duhet të shërbejë për përsosjen e kulturës politike tek ne. Jo për t’i dhënë vetes një suport elektoral. Suksesi imagjinar edhe pse fytyra e Obamës dhe Xho Bajdenit janë miqësore në foto dhe teksa shtrëngojnë duart me ne. Raportet dhe dosjet janë të sistemuara prej kohësh. Dhe më vrastarja mendësi e administratës amerikane, është deviza se po nuk luajte vet, me këmbë e me duar. Thjesht do mbetesh një aradhë dosjesh. Dhe do vazhdosh të blesh me para e manovrime ndërfutjen në axhenda presidentësh apo të Shtëpisë së Bardhë. Këtë ata e dinë shumë mirë. Megjithëse kësaj radhe, është gjaku i atyre djemve që suportuan Amerikën në fitoret dhe dështimet e saja. Këtyre viteve të pluralizmit politik në Shqipërinë e stërshtrydhur reformash të dështuara. Barak Obama jo më shumë se njëzetë e katër orë më parë pranoi dështimin amerikan në botën arabe.
Jo rastësisht vizitës së Edi Ramës i parapriu ajo e liderit të opozitës muajin mars 2016.
Amerikanët janë mirë imformuar në gjithçka. Le të mos hyjmë zgjedhjeve që janë një gangrenë kaq e shpifur. Në mjeshtri manipulimesh, mbushje e degdisje kutish. Ku një ishkryeministër e quan fare normale marrjen e një personi nga rruga dhe të votoj si e kur të dojë për ty. Ose edhe për mua… Mjafton të përmendim edhe reformën në drejtësi që ka ngelur një këllirë e nerur në bregdetin shqiptar. Megjithatë, me burra kaq reformatorë siç e quan veten një shtetar i dështuar shqiptar, Barak Obama nuk e ka problem të qeshi. Madje argëtohet me strategjinë e reformatorëve shqiptarë që krruhen me Trumpin si e si të jenë larg vëmëndjes nga pashallëku i tyre. Obamës departamenti i taksave ia çukit kokën çdo vit. Kurse në Shqipëri shtetari ynë mbush dyshekun dhe fle mbi euro, lekë, franga, stërlina etj. Kurse poshtë, ata që quhen popull kanë filluar t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit me zyrën ovale. Me takimin Rama Obama. Me syzat e Gregorit dhe gratë e Shkelzenit. Megjithatë, askush nuk bën një dallim esencial. Se Obamës që njohu dështimet dhe arritjet. E duarktroikiti edhe Kongresi. E quajnë President. I ngrihen në këmbë të majtë e të djathtë. I nderohen ligjit dhe vendit. Iu desh katër a pesë vite që të zbardhej nga thinjat. Kurse Edi Rama edhe pse ka në pushtet nga 1998-ta. Sa mezi i plasën thinjat. Dhe ato nga Ben Blushi dhe jo hallet e juaja.
Jakov from Israel says
Ilir–Je nje pene e forte dhe te admiroje per faktin se jua perplas pa frike ne surrat (jo ne fytyre se kete ata nuk e kane )genjeshtareve dhe atyre qe vijne ne Amerike dhe mendojne se i shtojne vehtes pike ne biografite e tyre se po takojne ate apo kete .Ku qendron suksesi ketu ,as qe e kuptoje fare diskutimin e nje gazetari ne programin Opinion date 14 prill?E ngriti ne qiell basketbollistin -kryemiser qe nderton prane shtepise fusha per tu trajnuar se ben vaki te luaj me ndonje skuader amerikane si mbajtes i thesit te topave te ekipitAte qe i ben Blushi atij ,nuk ja ka bere as gjithe opozita shqiptare qe nuk eshte ne gjendje ta qerroje ate nga fusha e lojes me karton te kuq pergjithmone si uzurpator te pushtetit ne Shqiperi me aq dinakeri e mashtrime sa e meriton te hyje ne njerin prej rretheve te Ferrit te Dantes ,me kravaten e kuqe te komunistit ,si te te jatit dhe nga e jema si nip sternip i antarit me te vjeter e me te mbaruar te Birose Pulatike ,Shokut Spiridhon Kolekes qe e beri Dhermiun prone te tija personale ku dhe pushuesit ne kampin e bukur te Dhermiut paralajmeroheshin te mos shkelnin teritorin ku ishin vilat e tij se zoterise i prishej qetesia .Ja keta jane
Pusht-Shtetaret e sotme shqiptare qe gllaberojne shuma marramendese ,natyrisht jo ligjorisht nga buxheti i sakatuar i shtetit .Vetem syzet e te birit 60000$ do te mbanin nje fshat te tere per me shume se nje muaj .Ku i ka gjetur ato para kur as Presidenti amerikane nuk i merr ato ne dy muaj rroge ???????? Na thuaj xha Ramadan ,me cfare teknikash i vjedh ato pare kur populli yt 46% nuk kane as 5$ ne dite per te ngrene ,paguar ilacet ,taksat e rrobat e tyre