FUSHATË PËR GRUMBULLIM FONDESH PËR GAZETËN”DIELLI”-
-KRYETARI I VATRËS Z. ELMI BERISHA E NIS FUSHATËN ME $ 2,000.00(DY MIJË)–
DR.PASHKO CAMAJ $ 1,000.00(NJË MIJË)
Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës z. Elmi Berisha, i sapo kthyer nga një vizitë në Kosovë dhe Shqipëri, u interesua për gjendjen financiare të gazetës Dielli dhe në një bisedë me kryeredaktorin e Gazetës, Dalip Greca, pasi mësoi gjendjen reale financiare, lëshon këtë Thirrje:
THIRRJE
E nderuar Kryesi e Vatrës
Të nderuar anëtarë të Këshillit,
Të dashur Kryetarë të degëve të Vatrës,
Të dashur miq, simpatizantë të Vatrës;
Duke marrë parasysh faktin se ky ishte një vit i vështirë për shkak të Pandemisë së Koronavirusit, duke qenë se veprimtaritë e Federatës janë zhvilluar në shumicën e rasteve virtualisht, por kur ka pasë mundësi edhe praktikisht në selinë e Federatës; ne kemi pas fat se Gazeta DIELLI nuk e ndërpreu për asnjë ditë aktivitetin e saj, ajo ishte pranë vatranëve, pranë komunitetit, përcolli ngjarje, lajme të dhimbshme, u dha lamtumirën më të dashurëve tanë që i humbëm në betejën me COVID-19,përshkroi ecurinë Pandemisë, dhe jo vetëm kaq, por ekipi i gazetës solli përmes faqeve të Diellit dhe botimit online zërat e inteleigjencës shqiptare në mbarë botën, intervistoi mjekë, shkencëtarë, artistë, profesorë, të cilët me këshillat dhe përvojën e tyre na orientuan dhe vazhdojnë të na orientojnë edhe sot përmes gazetës tonë të dashur 111 vjeçare-Diellit tonë, Diellit që ngroh Vatrën dhe komunitetin.
Që DIELLI i Vatrës të vazhdojë të shkëlqejë, të ketë vazhdimësi edhe në shekullin e dytë të jetës, ne duhet të mendojmë për të nesërmen e saj. Dhe që të mos gjendemi para të papriturave të pakëndshme, siç ka ndodhur në të shkuarën, ne duhet ta mbështesim redaksinë e Diellit duke i siguruar asaj fondet e vazhdimësisë.
Si Kryetar i Vatrës unë po e shoqëroj këtë Thirrje me 2 mijë Dollarë. Shpresoj se të gjithë vatranët, miqtë dhe simpatizantët e Vatrës, komuniteti, sipas mundësive, ta mbështesin këtë fushatë pasi Dielli është vlerë Kombëtare, është realisht Historia e Shqiptarëve të Amerikës që prej vitit 1909.
Le t’ia nisim që sot!
Me shumë respekt
Kryetari i Vatrës
ELMI BERISHA
New York, 9 Tetor 2020
-Fushates iu bashkengjit edhe nenkryetari Dr. Pashko CAMAJ me $1,000.00
Kontributet mund te paguhen ne websitin e Vatres- federatavatra.org ose mund te dergohen me chek-
Pay- VATRA,
Memo: Fushata per Diellin
dhe dergohet ne adresen:
VATRA
2437 Southern BLVD
BRONX,NY 10458.