Nga Ahmet ZANI/
Griselda Marashi vajza tropojane vetëm 13 vjeçe ka tërhequr vemendjen e shumë apasonantëve të cirkut të Tiranës. Prej tre vitesh ” Tigri” siç e kanë pagëzuar dhe shoqet e saja të shkollës me talnetin e pashembullt në shfaqet e cirkut me akrobacirat e guximshme të vajzës.
Griselda studjon në klasën e tetë të shkollës Lagush Poradeci nxënëse e shkëlqyer në mësime dhe nga tre vite i përkushtohet akrobacisë në cirkun e Tiranës duke u renditur krah talentëve me përvojë.
Prindërit e saj tregojnë për talentin e rrallë të vajzës së tyre e cila nuk ka kohë të lirë duke ju përkushtuar mësimeve dhe stërvitjes si akrobate. Ne si prindër tregon mamaja e saj Leta jemin të kënaqur nga pasioni i saj si dhe iniciativa në guximin pë veprime shumë profesioniste. Sakaq ne si prindër jemi shumë mirënjohës mësueses Klea Rexhapi e cila kujdeset mjaft për Griseldën gjatë oravëve të mësimit dhe programit stërvitor. Që në vogli vjaza kishte mjaft pasion akrobacinë dhe tashmë realizon ushtrime të vështira.
Kjo nxënëse e shkollës nëntë vjeçare përpos talentit të akrobates është pasionante dhe e modelingut pranë samervestit në Tiranë.
Një artiste e lindur e ciula kërkon të krahasohet me artistë profesonistë mjaft emocionuese dhe ambicioze. 13 vjeçarja kjo vajzë e urtë mjaft punëtore e shkathët, e dashur për shoqërinë dhe familjen, me intuitën dhe p[asionin e saj pritet të bëhet e njohur në arenën e cirkut si dhe një modele e shkëlqyer.