-I dashur Egbo:”Titulli shijohet edhe me banane”/
Nga Albano KOLONJARI- Tirana u shpall zyrtarisht kampione e Shqiperise ne futboll. Bardheblute u rikthyen pas 11 vitesh tek titulli kampion ne Kategorine Superiore. Me 15 gusht Tirana do te festoje 100 vjetorin e krijimit te klubit bardheblu, dhe kjo ishte dhurata me e bukur qe klubi me me shume tituj ne Shqiperi 25 te tille mund ti bente tifozeve te saj. Ne ndeshjen e fundit Tirana barazoi me Bylisin ne “Air Albania” me rezultatin 1-1. Trofeun e titullit kampion, kapitenit te Tiranes Erando Karabeci ia dorezoi Presidenti i Republikes Ilir Meta. Gega suprizon Partizanin, akord me Kukesin.Skender Gega pritet te jete tranjeri i ri i Kukesit. Verilindoret u renditen ne vendin e dyte dhe do te luajne ne Europa Lige. Pritet qe pas deshtimit te sezonit aktual, Kukesi te largoje tranjerin aktual Orges Shehi. Pak dite me pare drejtori i Partizanit Rama, theksoi se:”Gega i ka dyert e hapura tek Partizani”. Por mesa duket Skender Gega, ka vendosur te drejtoje Kukesin. Kjo eshte here e trete qe Kukesi dhe Gega ulen ne tryeze per bisedime. Dy heret e para negociatat kane deshtuar, por kete here duket se palet jane shume prane akordit. Gega eshte pare ne tavoline me zevendes tranjerin e Kukesit Rrahman Hallaci, dhe kjo ka bere qe hipoteza per nje bashkepunin midis Kukesit dhe Geges te jete faktive. Ne gare me Gegen por postin e tranjerit te Kukesit eshte edhe Alban Bushi qe me heret ka drejtuar U-21. Eksod ballshiot.Pas perfundimit te takimit me Tiranen, gjashte futbolliste jane larguar nga skuadra e Bylisit. Portieri Miraka, futbollistet Mozone, Peci, Shkalla, Peposhi dhe Goxhaj nuk do je jene pjese e skuadres ballshiote per sezonin e ardhshem. Partizani kater gola, per kater lojtare. Partizani humbi me rezultatin 4-1 ndeshjen e fundit me Skenderbeun ne Korce. Ne perberje te skuadres se kuqe kishte shume lojtare te rinj. Stafi i Partizanit u dha me shume hapsire lojtare qe jane aktivizuar shume pak ne kete sezon. Nga ana tjeter drejtuesit e kuq mesohet se kane vazhduar bisedimet me tranjerin aktual te Skenderbeut Ilir Daja, duke shikuar mundesine qe ai te drejtoje sezsonin e ardhshem Partizanin. Ne listen e te kuqve jane edhe kater futbolliste te Skenderbeut, behet fjale per futbollistet Asion Daja, Nazmi Gripshi, Dejvi Bregu dhe Bajram Jashanica. Por ne listen e Partizanit mesohet qe eshte edhe ish mesfushori i Kombetares Sabjen Lilaj, i cili ka shprehur deshiren per te riluajtur ne Kategorine Superiore. Vllaznia meson kundershtarin.Vllaznia do te luaje perballe Beselidhjes me daten 2 gusht, ne nje duel per te fituar nje vend ne Kategorine Superiore. Ne ndeshjet Pay-off Beselidhja fitoi me rezultatin 3-2 perballe Pogradecit ne nje ndeshje shume te luftuar nga te dyja palet. Vllaznia barazoi ne ndeshjen e fundit perballe Flamurtarit ne Shkoder me rezultatin 1-1. Bruno Dita largohet nga Skenderbeu. Bruno Dita do te luaje sezonin e ardhshem me skuadren e Shkendije se Tetoves. Ndaj Partizanit Dita luajti ndeshjen e tij te fundit me korcaret. Dita luajti me Skenderbeun per tre sezone duke qene nje lojtar me peshe.
***
I dashur Egbo:”Titulli shijohet edhe me banane”
Opinion nga Albano Kolonjari
“Ne Shqiperi ka racizem. Ne nje ndeshje ne transferte me hodhen banane dhe me peshtyne. Zyrtaret e ndeshjes nuk bene asgje sepse ishte nje ndeshje jashte fushe dhe aty kishte shume tifoze”, shprehet per gazetarin Ben Ugbana, tranjeri kampion i Tiranes Emmanuel Egbo. Deklarata e tij botuar ne gazeten Ripples Nigeria (por edhe BBC) ka lene nje shije shume te hidhur ne ambientin sportiv shqiptar. Por a eshte vertete se Egbo ka vuajtur racizmin ne Shqiperi? 47 vjecari Emmanuel Egbo erdhi per here te pare ne Shqiperi ne vitin 2001 dhe per tre sezone mbrojti porten e Tiranes duke luajtur me bardheblute 157 takime. Pas largimit nga Tirana, per tre vjet luan me Al Masary ne Egjypt dhe rikthehet ne Shqiperi per te qene portier i Bylisit per kater sezone 2007-2011 (52 ndeshje). Pasi le futbollin e luajtur, ne vitin 2010, emerohet tranjer portieresh i skuadres se Bylist. Kater vjet me vone ne vitin 2014 Tirana i beson per pese sezone Emmanuel Egbo rolin e tranjerit te portiereve ne nje prej kubeve me emer dhe histori brilante ne Shqiperi. Ne gjysem sezonin e ketij viti, Tirana emeron Egbo tranjer te pare. Fale aftesive dhe ekspreriences se fituar ne Shqiperi por edhe kualiteteve qe ekipi i Tiranes ka, Egbo arrin te fitoje titullin Kampion ne Shqiperi. Pak a shume Egbo ka jetur ne Shqiperi rreth 17 vjet, flet shqip shume mire, jeton ne Tirane dhe ka nenshtetesine Shqiptare. I solla keto statistika per te bere disa pyetje:”Nese ne Shqiperi Egbo ka vuajtur nga racizmi, si e shpjegon Egbo faktin qe jeton ne vendin e shqiponjave per nje periudhe 17 vjecare dhe ka pranuar te jete nenshtesash shqiptar? Egbo ka luajtur 209 ndeshje si portier(Tirana dhe Bylisi), dhe ka nje kariere 10 vjecare si tranjer portieresh (Bylis&Tirana). Ndaj tij eshte hedhur nje here nje banane, edhe peshtyre apo edhe eshte share. A eshte ky nje tregues i racizmit ne Shqiperi? “Historia e Egbo eshte sukses ne nje vend si Shqiperia, ne aspektin shqiptar eshte mirepritur, edhe ne aspektin fetar, askush nuk e ka cenuar ne besimin e tij qe e shpreh gjate ndeshjes, duke cenuar ndonje parim te olimpizmit sportiv”, shprehet profesor Perparim Kabo ne emision “Procesi Sportiv” duke i kerkuar Egbo te terhiqet nga deklaratat e tij, ose te denohet rende:”. Ne rastin me te mire te terheqe kete gje qe ka thene, nese jo te marren masa ekstreme ndaj ketij njeriu qe akuzon nje shoqeri te tolerances. Ne si shoqeri mund te kemi shume te meta por kete nuk e kemi” vazhdon profesor Kabo. Egbo nuk eshte i vetmi sportist me ngjyre qe ka luajtur dhe jeton ne Shqiperi. Shume ekipe futbolli ne Shqiperi Partizani, Tirana, Laci, Flamurtari etj kane lojtare me ngjyre te cilet ne shumice e rasteve, jane pjese e “sharjve nga tifozte kundershtare, apo edhe nga tifozet e tyre” gjate 90 minutave te futbollit, por askush deri me sot nuk kishte akuzuar shoqerine shqiptare per racizem. Nje nga virtytet e shqiptareve ka qene dhe eshte bujaria qe ata tregojne me te huajt dhe Egbo e di kete shume mire. Mbase Egbo eshte dehur nga fitimi i titullit kampion. Mbase per Egbo “yjet kane zbritur ne toke dhe ai eshte mbreti i ri i Afrikes, pasi ai shprehet se:”Afrikanet e mi te dashur me thone se “nuk e ke idene se çfare ke bere per ne duke fituar kete kampionat”. Eshte njesoj sikur Obama fitoi dhe u be president i Amerikes”. Mbase klubi i Tiranes duhet ta zgjoje Egbo nga gjumi dhe ai te shikoje realitetin shqiptar ku jeton dhe punon prej 17 vjetesh, me syte e jo nje kampioni. Deklaratat e tij ne radhe te pare demtojne figuren e klubit te Tiranes dhe ulin ndjeshem suksesin e tij ne krye te bardhebluve. Egbo e di mire qe eshte ftuar ne te gjitha dasmat qe futbollistet e Tiranes apo edhe Bylist kane bere . Ai ka qene ne nje tavoline me shqiptaret, ka kercyer me shqiptaret:”Kam qene kur u martua Fortuzi, Sina, Pinari, Halili. Dasmen time e bera ketu, nje miks midis dasmes tiranase, nigeriane dhe filipinase. Kishte edhe kenge shqiptare ne dasmen time” eshte shprehur pak dite me pare vete Egbo kur ka treguar nje pjese se jetes se tij. E pra Egbo nese ne Shqiperi do te kishte racizem ashtu sic thua ti, askush nuk do te kishte ftuar ne dasem apo askush nuk do te vinte ne dasmen tende. Nese ne Shqiperi do te kishte racizem ashtu sic thua Ti, sot Egbo ti nuk do te drejtoje Tiranen, nuk do te kishe nenshtetesine shqiptare. Egbo ne kemi pare dhe do te vazhdojme te shohim ne futbollin europian skema kur tifozet hedhin portokalle, banane, uje, shishe ndaj kundershtareve me ngjyre apo pa ngjyre. Kemi pare skema kur tifozet jane futur ne fushe dhe kane sulmuar lojtaret ..kemi pare shume…Kemi pare dhe degjuar qe edhe futbollistet shqiptare te shahen me liber shtepie, gjate nje ndeshje, dhe ndaj tyre te hidhen edhe shishe me uje, gure etij. Kemi pare qe tifozerite te shahen me fjalor te rende banal, por asnjehere nuk kemi pare qe lojtaret me ngjyre ne Shqiperi te sulmohen me banane, portokalle etij. Ti e di mire qe nje tifoz i vetem, apo edhe nje rast i vetem nuk simbolizon shoqerine shqiptare. Ne Shqiperi ashtu si ne te gjithe boten mund te kete racizem, apo diskriminim, por ne rastin tend JO. Egbo mbase titulli kampion te ka dehur, dhe njeriu kur eshte i pire flet dhe nuk di se cflet. Por kujdes, por kujdes nga bananja. Mos e hidh e mos e shkel sepse rreshqet dhe eshte e veshtire te ngrihesh. Egbo te e di mire qe Titulli te shijon shume edhe me nje banane ne 17 vjet. Ti e di mire qe tranjeret shqiptare jane diskriminuar ne punen e tyre me shume se Ti. Ata mund te jene thyer ne personalitetin, nga presidentet e ekipeve, jane share nga familja ne shumicen e ndeshjeve, jane goditur ne fushen e lojes, por asnjehere nuk kane hedhur balte mbi shoqerine shqiptare. Prandaj Egbo zgjohu nga gjumi. Yjet jane serisht ne qiell, dhe nuk kane zbritur ne toke.
‘Fans threw banana at me, spat on me’ – Egbo on racial discrimination in Albania.
By Ben UgbanaEmmanuel Ndubuisi Egbo, coach of newly crowned champions of Albanian league, KF Tirana, has narrated his experiences of racism during the course of the season.
47-year-old Egbo led Tirana to a historic triumph, becoming the first African manager to lead an European team to league victory and securing a spot in the UEFA Champions League.
But the former Nigeria goalkeeper said he did not achieve the feats without first overcoming some racial assaults.
“There are people who don’t want me to win because of my colour,” he told BBC Sport.
“There is racism. One game they threw a banana at me. They spat at me.
“The officials of the Albanian FA did not do anything, because it was an away game and they had a white set of fans.
Read Also: NFF congratulates coach Egbo on historic feat with KF Tirana in Albania
“The police and security were there – and nobody did anything. They were afraid of the fans there. I couldn’t do anything. I just had to accept it.”
In the report, Egbo went on to narrate how one time when getting on a bus in the city with a backpack, two men behind said in Albanian: “this one might be from Al Qaeda.”
“I said to them, ‘have you finished’? (in his fluent Albanian).
“They wanted the ground to open up for them to disappear.”
He said that he had been contacted by many African and black coaches since his historic feats last weekend.
“My fellow Africans said, ‘you don’t know what you’ve done for us by winning this championship’,” he said.
“It is just like when Obama won the Presidency in America. That’s exactly how it is seen here.”
KF Tirana won the league last weekend having been threatened by relegation earlier in the season, before Egbo took over as manager.
Egbo, who had previously been a caretaker coach at the club, having joined them as goalkeeper coach in 2014, took over properly following the sacking of the previous manager in late 2019, with Tirana eighth in the 10-team division.