Një koncert për Shenjtoren Nënë Terezë, që bashkoi Shqiptarë e indianë, katolikë, krishterë e muslimanë, të gjithë moshat e të gjithë trëvat . Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze si dhe Misioni Katolik “E lumja Nanë Terezë” në Toronto nën kujdesin e Don Xhovanit, mikpritës I këtij eventi, organizuan një koncert për të nderuar Shenjtërimin e Nënë Terezës, që u zyrtarizua më datën 4 Shtator 2016 në Vatikan, një ngjarje e madhe historike për gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë. E veçanta e këtij koncerti është përfshirja e shumë pjesëmarrësve për ti dhënë këtij koncerti një kuptim më të madh bashkëpunimi e për të shprehur mirënjohjen e pakufishme për jetën dhe veprën e ndritur të Nënë Terëzës, e cila bëri që Shqiperia një vend I vogël të ketë një Shenjtore të madhe. Moderimin e beri Ylli I kinematografisë, shqiptaro kanadezja Ana Gola e cila e filloi me thënjen e nënë Terezës: By blood, I am Albanian. By citizenship, an Indian. By faith, I am a Catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the Heart of Jesus.Ana ftoi pjesëmarrësit për të dëgjuar Hymnin e nënë Terezës të kënduar nga e madhja Inva Mula. Pasi falenderoi në emër të SHBSHK pjesëmarrësit në këtë koncert që janë te shumtë në numër duke filluar me aktorin e mirënjohur Xhemi Aga, ish nënkryetar I kësaj shoqate, regjisorin Ervin Meço, Korin e femijëve të Torontos nën drejtimin e palodhur të znj.Ina Xoxa, korin e fëmijëve të kishës katolike drejtuar nga znj. Florinda Gjergji, grupin e shoqatës Indiano-Kanadeze, “Rhythm” të mundësuar nga Znj.Shashi Bahtia, lidere e këtij komuniteti. Nxënësit e shkollave shqipe në Toronto, përfaqësuar nga znj..Polina Muça, grupin e valleve “Shqiponjat e Vogla” nën drejtimin e koreografit të mirënjohur Ramazan Këllezi, president I SHBSHK. DJ ViSi I cili është I pranishëm në shumë aktivitete të shoqatës dhe në menyrë të veçantë Z.Ilir Lena producent I “Pasqyra Shqiptare” për ndihmën dhe mbështetjen e madhe që I jep kësaj shoqate duke përcjellë në çdo vater shqiptare aktivitetet e saj. Ky falenderim shumëfishohet pasi të gjithë ata që organizuan dhe punuan për këtë koncert kanë një emërues të përbashkët, janë Vullnetarë. Ana Golja, pranoi me kënaqesi edhe këtë radhë ftesën si shumë herë të tjera për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti kushtuar Nëne Terezës jo vetëm duke moderuar por edhe duke kënduar një këngë të re të saj enkas për këtë event.Koncerti u vazhdua me. Valle me motive të Tiranës me koreografi të Ramazan Këllezit nga grupi I valleve Shqiponjat e Vogla, me një Recitim për Nënë Terezën nga Henry Pasha. Një përshëndetje nga znj. Shashi Bahtia përfaqësuese e komunitetit Indian, e cila falenderoi Shoqatën Shqiptaro Kanadeze për këtë bashkëpunim dhe në veçanti Dr.Ruki Kondaj, Presidente Nderi e SHBSHK për inkurajimin dhe nxitjen për të bashkëpunuar për këtë koncert në respekt të Shenjtotes Nënë Terezë, për të cilën e ndje shumë e privilegjuar. Programi vazhdoi me grupin Rhythëm i shoqatës Indiano- te cilët interpretuan tre valle tradicionale. Valle me motive kosovare nga Shqiponjat e Vogla, e me tej Pjesa Teatrale- Një pjezës e dramaturgut Bashkim Kozeli, regji të Ervin Meços, Koreografi të Ramazan Këllezit, interpretoi grupi tetral I shoqatës, aktori i mirënjohur Xhemi Agaj, te rinjtë Marvisa Llupo,Olivia Xoxa,Scott Xoxa, Gerd Bizi dhe Sara Llupo Poezi per nene Terezen nga Fjona Brajoviq pergatitur nga Polina Muça Kori I fëmijeve të Totontos drejtuar nga Inan Xoxa, orkestroi këngët Entela Galanxhi me këngë për Nënë Terezën, I think you’re wonderful, jemi një s’jemi dy etj.Valle O kce moj çike- Grupi I valleve soliste Artes Këllezi, dhe me një mbyllje të mrekullueshme ku të gjtthë artistët dhe organizatorët sëbashku kënduan këngën tashmë shumë të mirënjohur Xhamadani Vija- Vija. ANA falenderoi pjesëmarrësit për prezencen dhe uroi të shihemi në aktivitetet e tjera të SHBSHK. FALEMINDERIT të gjtihëve që e bëtë të sukseshmëm këtë koncert për nder të Shenjtores Nënë Terezë.
Ruki says
Faleminderit Gazeta historike e Vatres dhe e gjithe shqiptarise per pasqyrimin e aktivitetit per te Shenjten Nene Tereze!
Cuni says
Per shoqaten shqiptare te Hamiltonit nuk flitet neper gazeta, nuk marrin “tituj e dekorata” te pamerituara por ne 5 vjet kane tashme shtepine e shqiptareve. E pra ata skane te kaluar komuniste e sbejne karriere as kerkojne vende pune (cdo deputeti qe takojne) por bejne pune vullnetare per komunitetin e tyre. Nderi ju qofte atyre!