Me diell apo shi, te premten e 14 shkurtit, merrni masa per te shkuar ne kohe ne pune, ne shkolle ose per te kryer sherbime te tjera. Transporti urban ne Tirane do te jete i paralizuar per 24 ore. Punonjesit e te gjitha linjave brenda kryeqytetit do te jene ne greve pasi sipas tyre nuk kane marre pagen prej disa muajsh. Lajmerimi eshte bere nga sindikata e Transportit, nje dite me pare. Nderkohe, greva 24 oreshe pritet te shkaktoje kaos ne transportin publik. Por jashte kameres, punonjes te linjave urbane deklarojne se pezullimi i punes, nuk eshte nisme e tyre, por vendim i pronareve ne bashkepunim me sindikaten, si forme presioni per rritjen e çmimit te biletes. Nje dite para greves 24 oreshe, qytetaret kane protestuar para ministrise se Transportit per mosrritjen e çmimit. Ndersa numri dy i bashkise, Eno Bozdo, ka perseritur qendrimin ndaj qeverise per plotesimin e kerkesave operatoreve te transportit publik per subvencionim dhe jo rritje te çmimit. Ministria e Transportit po harton nje draft, ne te cilin thuhet se çmimin e biletes per linjat urbane nuk e percakton qeveria, por pushteti vendor.