Dielli/
“TREGIMET E TRANZICIONIT” janë botimi më i fundit i autorit Stefan Çapaliku dhe Botimeve “Fishta”.
Ky vëllim me tregime përbëhet nga tre kapituj të mëdhenj: “libri i ëndërrimeve”, “libri i dyshimeve”, “libri i dështimeve” dhe është shkruar në harkun kohor të njëzet e pesë viteve nga Shkodra në Tiranë.
Në “Librin e ëndërrimeve” bëjnë pjesë tregimet: PSE ME NE DHE JO ME ATA?!, TË FLUTUROSH, ÇFARË KËNAQËSIE!, MËKATET E TË KAFSHUARIT, ÇARÇAFË PREJ LINI, NJË ËNDËRR AMERIKANE, EROS DHE THANATOS.
Në “Librin e dyshimeve” kemi tregimet: ZHURMAT E KATIT SIPER, VETVRASJA E MBASDITES, LEOPOLDI, PO SIKUR TË KEM QENË SPIJUN?!
Kurse në “Librin e dështimeve” gjenden RA FJALA TE EUTANAZIA dhe DITËLINDJA E FUNDIT
Në hyrjen e librit autori shprehet se: “Te ky koleksion tregimesh, të shkruara përgjatë një çerek shekulli, banoj unë, miqtë, hera herës armiqtë, të dashurit, dhe gjithë ato që do doja t’i kisha gjatë rrugës.
Në to rri një njeri i brishtë, ëndrrimtar, i dashuruar, aventurier, i heshtur, i dëshpëruar, nervoz, dhe lumturisht i gënjyer.
Është një njeri i dalë nga një sistem i tmerrshëm, që e kish mësuar të fliste ulët, dhe që i kishte dhënë si dhuratë të fundit një koleksion frikërash sot e kësaj dite të paindentifikuara nga ana e tij.
Është njeriu i gjendur papritmas brenda një lirie të pamatë dhe absurde, ku mund të bëje çdo gjë dhe nuk ia dilje të bëje asgjë.
Është edhe njeriu që njihet me lirinë fluturimthi, në udhëtim.
Është ai që do të europianizohet me çdo kusht. Me një plastikë të brëndshme jashtzakonisht të zhvilluar. Njeriu që po pëlcet t’a eksteriorizojë qënien e vet.
Është aktori me një plan të dytë si tallaz deti, me një monolog të brendshëm shumë dinamik dhe me një aparencë të ngathët dhe dembele.
Është njeriu që përballon dy tranzicione njëherësh, atë biologjik dhe atë politik.
Është njeriu që ka shkëmbyer rrugën më të mirë me rrugën më të shkurtër për të shkuar në Europë.
Është njeriu i prerë në besë, i zhgënjyer, i fyer dhe i rrahur në thelbin e vet ekzistencial.
Është djaloshi i therur në bark, gjatë një zënke idiote në një tavernë në cep të rrugicës, që vrapon, duke mbajtur zorrët në duar.
Është ai që nuk do të vdesë, edhe pse askush nuk e pret te dera e spitalit.
Stefan Çapaliku është autor i:
Letërsi
Asgjë më shumë se kaq s’ka ndodhë, Sh. B. Fishta. Shkoder, 1993. Poezi
Kohë e ndalur, Sh. B. Fishta. Shkodër, 1994. Poezi
Kronikë në lindje, Sh. B. Fishta, Shkodër, 1996. Roman
Fjalë për fjalë-Word for word, Botimet Toena. Tiranë 2000. Poezi dhe prozë
Tregime për Anën. Botimet Onufri, Tiranë 2002. Tregime
Quelqu’un de passage. Albiana-CCU. Marseille, Francë, 2002. Roman
The shoes. One act capriccio. Sh.b. Fishta. Tiranë, 2002. Dramë
Utopos. Pismo nr. 76/77. Belgrade. Serbia 2004. Dramë
Pesë drama dhe një korn anglez, IdeArt, Tiranë, 2004. Drama
Buty. Dialog. 11 Listopad. Poland 2004. Dramë
Allegretto Albania dhe drama të tjera, Fishta, Tiranë, 2006. Drama
Pesë komedi të përgjakshme, Botimet Fishta, Tiranë 2010. Drama
Allegretto Albania. Dramaturgie contemporana din Balcani. Teatrul azi. Buchuresti. Romania 2010. Dramë
Sveti Don obezglavljeni & Prica o gubitnicima ili Ne pljujte po zemlji! Izbor iz savremene albanske poezije i drame. Podgorica 2011. Drama
Tri drama, Mediacenter, Prishtina 2014. Drama
Allegretto Arnavutluk, Mitos Boyut, Istambul, 2016. Dramë
Secili çmendet simbas mënyrës së vet, Botimet Fishta, Tiranë, 2016. Roman, 1
Secili çmendet simbas mënyrës së vet, Botimet Fishta, Tiranë, 2017. Roman, 2
Trilogia Albanica, Editions L’espace d’un instant, Paris 2017. Drama
Secili çmendet simbas mënyrës së vet, Botimet Fishta. Tiranë, 2018. Roman, 3
Chacun s’affole à sa manière, roman. Meet, Paris, France 2018. Roman
Svako poludi na svoj nacin. Clio, Belgrade. Serbia, 2018. Roman
Cекој полудува на свој начин. Ars lamina. Скопје. Македонија, 2018. Roman
Laisse la porte ouverte. Në Zurih/Tiranë. MEET, France, 2018. Monodramë
Ognuno impazisce a modo suo. Lubrina Bramani. Itali, 2019. Roman
Teatri i pakryer 1. Rezna. Tetovë, 2020. Drama
Danimarka, toka jonë. Bardbooks. Prishtinë, 2020. Dramë
Svako poludi na svoj nacin. Nova Knjigs, Podgorica. Mali i Zi, 2020. Roman
Teatri i pakryer 2. Rezna. Tetovë, 2020. Monodrama
Skadarski karnevali. Biblioteka Mess. Sarajevë, 2020. Komedi
Mbyllur për pushime. Botimet Fishta. Tiranë, 2021. Roman.
Ese dhe studime
Fishta satirik, Universiteti i Shkodrës, 1995.
Prijës për gjeografinë dhe sociologjinë e letersisë shqipe, Hylli i Dritës, Tiranë 1997.
Letërsia e interpretuar, Albas, Tiranë 1998
Letërsia shqiptare 2. Sh. B. Librit Shkollor, 1998 (bashkautor)
Letërsia bashkëkohore shqiptare. Albas. Tiranë, 2003. (bashkautor)
I vetëm në Europë, Ombra GVG, Tiranë 2005
Estetika moderne, Sh.B Librit Universitar, Tiranë 2006.
Artet. SHB “Erik”, Tiranë, 2009. (bashkautor)
Libri i vogël i dramatikës, Sh. B Librit Universitar, Tiranë, 2011.
On Albanian Contemporary Art, QSA. Tiranë, 2014
Z.M.H dhe teatri ’30. Botimet Fishta, Tiranë 2015
Ars Albanica, Albass, Tiranë 2017
Sita estetike. Akademia e Shkencave. Tiranë, 2019
Një antologji e vogël e vdekjes. Botimet Fishta, Tiranë, 2020
Një antologji e vogël e jetës. Botimet Fishta, Tiranë, 2020
Imago & Verbum. Galleria Zeta, Tiranë, 2020.
Renzo Collura, një artist i humbur në Shqipëri. Botimet Fishta, Tiranë, 2020
Serafin Fanko. Felini i teatrit shqiptar. Botimet Fishta, Tiranë, 2021
Art in post-communist Albania. Lambert Academic Publishing. Berlin, 2021