
Partia Levizja e Legalitetit në Shqipëri, në bashkëpunim me Degën e Krujës të kësaj partie, organizuan një takim në Krujë, me rastin e 50 vjetorit të ndërrimit të jetës të Tribunit të Lirisë, major Abaz Kupit.
Takimin e drejtoi sekretari i përgjithshëm i formacionit Partia Levizja Legalitetit z. Lurian Mena! Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Partisë Lëvizja Legalitetit z. Shpetim Axhami. Pastaj u dëgjua një kumtesë nga prof. Bajram Xhafa. Në nderim të atdhetarit të madh e muarën fjalën edhe disa zotërinjë të tjerë. Mes të cilëve z. Sulejman Xhixha, pjesëtar të familjes Kupi, Petrela, Skura, etj.
Në këtë takim u shpërndanë edhe disa “Medalje Nderimi” për kontributor të formacionit Partia Levizja E Legalitetit, në kuadrin e Triumfit të Legalitetit nga z. Axhami! Një nga folësit në këtë takim, pata nderin të jem edhe unë. Fjalë të cilën po ja përcjellë organit tuaj, me synimin që bashkë me kronikën e cituar më lart, të keni mirësinë, ta botoni në faqet e gazetës tuaj të nderuar!
Vijon fjala ime. – Inderuar z. Axhami, kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit të Shqipërisë! Të nderuar pjesëmarrës të mbledhur në nderim të komandantit të rezistencës së shqiptarve, në mbrojtje të atdheut nga pushtimi fashist!
Më vjen mirë që sot, para këtij auditori të nderuar, të organizuar nga Partia Lëvizja e Legalitetit të Shqipërisë, në bashkpunim me Degën e Krujës të kësaj partie, kam nderin të përkulem me respekt, para veprës dhe kujtimit të Tribunit të Lirisë, major Abaz Kupit!
Mbështetur në njërën nga porositë e themeluesit të prozës dhe poezisë shqipe Pjetër Budit, i cili na kshillonte: hapni sytë e shikoni ju që doni me shiku. Hapni veshët e dëgjoni ju që dini me dëgjuar. E duke shikuar e lexuar, si dhe duke dëgjuar, me që i kemi mbajtur veshët hapur, na jepet rasti t’i themi 2 fjalë në nderim të udhëheqsit të rezistencës së luftës për liri të shqiptarëve. Misionarit të palëkundur të mbretit Zog I, në mbrojtje të atdheut, major Abaz Kupit!
E meqë i kemi mbajtur veshët hapur, kemi dëgjuar të thonë, se nëna e major Abaz Kupit para lindjes së tij, kishte parë një ëndërr. Asaj i ishte shfaqur një engjull dhe i kishte thënë: se ju do sillni në jetë një djal, që do të bjeri në zjarr, por nuk do të digjet. Do të bjeri në luftë, por nuk do të vritet dhe do të bjerë edhe në det dhe nuk do të mbytet!
Dhe këto profeci që iu shfaqën nënës së tij në ëndërr, çuditërisht u vërtetuan në jetën Abaz Kupit! Ai i kaloi me sukses të gjitha këto rreziqe, deri sa si sot e 50 vite më parë, më 9 janar 1976 do të ndërronte jetë nga një vdekje natyrale. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
Le të kujtojmë se në marrëveshje me Shyqyri Pezën, ishte Abaz Kupi, ai që siguroi bazën ku do të zhvillonte punimet Konferenca e Pezës. Atdhetarizmi i tij e çonte Abaz Kupin, të bashkëpunonte me çdo shqiptar, me çdo rrymë politike, për lirinë e vendit! Besnikëria e tij ndaj mbretit Zog I, kishte në themel sentencën e tij, “Atdheu mbi të gjitha”!
Theksoi se Enver Hoxha që punonte si cigareshitës në dyqanin e Esat Dishnicës, në këtë periudhë, ia njihte meritat e luftës për liri major Abaz Kupit. Në arkivat e shtetit, nëse nuk e kanë hequr kalemxhijtë e diktaturës, gjendet një thirrje ku mes të tjerash Enver Hoxha ka shkruar: Pushka e Bazit të Sanës për liri, është ndjerë në bregdetin e Durrsit dhe valët e Detit Adriatik e kanë përcjellë jehonën e krismës së saj, në malet e Shqipërisë e kudo, ane kënd atdheut.
Pas prishjes së Marrveshjes së Mukjes nën kshillat e emisarve Jugosllav, Enver Hoxha lëshon një urdhër tjetër drejtuar komandës së formacioneve partizane, ku mes të tjerash, ai shprehet: Të pushkatohet çdo person që ka qënë qoftë edhe një ditë të vetme me Abaz Kupin! Kjo ka qënë e përfshirë në një libër me dokumenta, kopja e të cilit duhet të gjendet në Bibliotekën Kombëtare, në qoftëse nuk e kanë hequr edhe këtë.
Mund t’i them 2 fjalë edhe për njërin nga rithemeluesit e parë të Partisë Lëvizja e Legalitetit pas nëntëdhjetës. Sami Kupi në njërin nga gjygjet që janë zhvilluar kundër tij, kërcënimit që i është bërë duke i kujtuar se ti je bir i familjes reaksionare Kupi dhe nip i Abaz Kupit.
Ai është përgjigjur në sallën e gjygjit: E kam për nder që jam bir i Familjes Kupi dhe nip i Abaz Kupit, vepra e të cilit me luftën që ka bërë, meriton një monument, në krah të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut! Atëherë edhe fundi juaj do të ketë ardhur!
Ndaj më lejoni të kujtoi me respekt dhe të përkulem edhe para kujtimit të Sami Kupit e Kryetarit të parë të Partisë Lëvizja Legalitetit dega Krujë, që përfshinte edhe rrethin e Kurbinit asokohe, të ndjerin Naim Hoxha, që tashmë nuk jetoin. Faleminderit për vëmendjen dhe ndjesë për kohën që u mora!