Midis nesh…/
———————-
Nën mbrëmjen e qetë/
një siluetë në ardhje/
mjegulloi/
sytë e mi./
I përhumbur një çast mbeta/
shtrydha fort kujtesën./
Në dy kahje ishim/
rrënduar shilarsit kohë/
njeri-tjetrinshihnim mallisht/
karpet të kuq shtruam/
midis nesh/
pendesën./
Këtë natë
————–
Këtë natë vetminë s’e dua,
pa praninë tënde
atacioni m’u bë i huaj.
Treni i orës më la
u trishtova.
Nuk do shoh sytë e tu
s’do puth dot as buzët
më margaritarët në botë.
Plateja e heshtur
përgjon ëndrën
kthehem të dal në ajër të pastër
tunduar nga çjerrje sirenash
të zbus dhimbjen është e kotë.
Sot
——–
Të harrojmë sot;
ç’punë bëmë, ç’mot është,
ç’thonë gazetat e ditës,
të një nate të mbrapshtë
mëritë.
Të ndryshojmë pak,
lule e puthje të dhurojmë
zemrën ta bëjmë të florinjtë,
është e Shën Valentinit ditë.
Fation Pajo/ Shkurt, 2014